Anabella Jellinçiç[i]
Bisedimet ndërmjet zyrtarëve amerikanë, ukrainas dhe europianë mbi përfundimin e luftës në Ukrainë u ndërprenë të mërkurën sepse sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio hoqi dorë befas nga udhëtimi për në Londër, ndërsa bisedimet degraduan – informoi sot Reuters-i britanik. Mos shkuarja e Rubios nxiti shtyrjen e takimit më të gjërë të ministrave të punëve të jashtme të Ukrainës, Britanisë Francës dhe Gjermanisë, megjithëse bisedimet vazhduan në nivel më të ulët.
Ulja e nivelit të bisedimeve vjen në një moment kritik, vetëm disa ditë pasiqë presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Uashingtoni mund të largohet nëse së shpejti nuk do të ketë përparime në bisedime. Trumpi e përforcoi presionin të dielën kur tha se shpreson që Moska dhe Kievi gjatë kësaj jave do të arrijnë një marrëveshje për përfundimin e luftës tre vjeçare.
Një burim afër diskutimeve tha se ulja e nivelit të bisedimeve erdhi pasiqë Ukraina të martën pëprunoi një dokument për europianët në të cilin thotë se nuk do të ketë diskutime për çështje territoriale “deri në ndërprerjen e plotë dhe pa kushte të zjarrit”. Burimi në fjalë shprehet se nervoziteti i dukshëm amerikan mund të dëshmojë për atë se qëndrimi ukrainas nuk është në përputhje me atë që përfaqësuesit e Uashingtonit janë marrë vesh me rusët.
“Ukraina e gatshme të negociojë, por jo të dorëzohet”
Duke folur sapo erdhi në Londër me ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes, këshillitari i presidentit ukrianas Andrij Jermak tha se bisedimet do të orientohen mbi mënyrat e arritjes së ndrprerjes pa kushte të zjarrit si hap i parë drejt paqes. “Edhe përkundër të gjithave do të punojmë për paqen”, bëri me dije ai nëpërmjet rrjeteve shëqorore. Por duke theksuar largësinë në qëndrimet mes palëve, zëvendësja e kryeministrit ukrianas Julija Svidirenko tha se Kievi nuk do ta njohë sovranitein rus mbi Krimenë, gadishulli ukrainas të cilin Rusia e ka anketuar në vitin 2014.
Kjo njohje ishte pjesë e propozimeve që Shtetet e Bashkuara u’a paraqitën europianëve javën e kaluar, thanë disa bruime të afërta me bisedimet. “Ukraina është e batshme të negociojë- por jo edhe të dorëzohet”, shkroi Sviridenke në rrjetin X
Propozime të vështira
Disa nga propozimet e Uashingtonit ishin të papranueshëm për vendet europiane dhe për Kievin, bëjnë me dije shumë burime. Ministri francez i punëve të jashtme Jean – Noel Barrot tha të martën se europianët i kanë shpjeguar me detaje Uashingtonit atë çfarë mendojnë për aspektet e marrëveshjes poteciale të paqes mbi të cilët nuk mund të negociohet.
Bisedimet e Londrës kishin si qëllim të punonin për tejkalimin e dallimeve dhe të gjendeshin zona të cilat mund të kënaqnin Moskën dhe të hapnin bisedime serioze, thanë diplomatat.
Përveç Krimesë, kanë mbetur edhe dyshime të tjera të mëdha, përfshirë edhe këmbënguljen e Rusisë për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Europian kundër saj që para përfundimit të marrëveshjes, gjë të cilën Europa e kundështron vendosmërisht, thanë diplomatët.
Ide të cilat nuk do ti pëlqejnë Moskës
Javën e kaluar Uashingtoni propozoi vendosjen e zonës neutrale të termocentralit bërthamor në Zaporizhija në Ukranë, aktualisht në pushtimin rus, sipas diplomatëve europianë. Presidenti urkainas Vollodimir Zelenski tha të martën se do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Shtetet e Bashkuara për rivënien në punë të termocentralit në fjalë.
Disa nga idetë e Uashingtonit ndoshta gjithashtu nuk do t’i pëlqejnë Moskës. Dy diplomatë thanë se ShBA-të nuk po e shtyjnë më tej kërkesën ruse për demilitarizimin e Ukrainës dhe se nuk kundërshtojnë forcat europiane si pjesë e garancive të ardhshme të sigurisë për Ukrianën.
Witkoff nuk ishte pjesë e negociatave në Londër. Por, në shinat paralelel të diplomacisë së Uashingtonit me Moskën, ai do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin këtë javë në Rusi, lajmëroi Shtepia e Bardhë.
Reaksioni rus për takimin e dështuar në Londër
Përfaqësuesit e Uashingtonit, Londrës, Parisit, Gjermanisë dhe Ukrainës nuk mundën të takohen në Londër që të bisedonin për çështjen urkainase sepse palët nuk arritën të kenë konsensus mbi çështje të caktuara. Këtë deklaroi në konferencën për media, zëdhënësi i presidentit rus Dmitrij Peshkov.
“Me sa kemi kuptuar akoma nuk ishte e mundur të përafroheshin qëndrimet rreth disa çështjeve, kësisoj ky takim nuk u mbajt”- tha zëdhënësi i Kremlinit. Gjithashtu nënvizoi se takimi në Londër duhej të mbahej në “mënyrë që ShBA-të të vazhdonin me përpjekjet e tyre ndërmjetësuese” transmeton TASS-i.
Ministrat e punëve të jashtme të Francës dhe Gjermanisë, Jean Noël – Barrault dhe Annalena Bearback, vendosën të mos shkojnë në Londër për bisedimet mbi zgjidhjen e çështjes së Ukrianës – në prapaskenë ishte shtyrja e vizitës në Britaninë e Madhe të Marko Rubios – transmentojnë mediat ruse.
BE kundërshton negociata për heqjen e sanksioneve
Disa burime ruse theksojnë se Bashkimi Europian refuzon të negociojë për heqjen e sanksioneve kundër Rusisë madje edhe nëse ndodh ndërperja e zjarrit, në ndryshim kjo nga qëndrimi i ShBA-të të cilët këmbëngulin në zbutjen e sanksioneve derisa procesi paqesor të përfundojë – transmetojnë mediat ruse dhe kujtojnë se ShBA-të, sipas citimeve nga Reuters-i, nuk e mbështesin kërkesën rusë për demilitarizimin e Ukrainës dhe nuk kundërshtojnë përfshirjen e forcave europiane në garancitë e ardhshme të sigurisë për Kievin – gjë që mund të shkaktojë pakënaqësi në Kremlin.
Gjithsesi bisedimet zhvillohen ngadalë dhe marrëveshja paqesore të cilën e premtoi Trumpi këtë javë duket pak e mundshme. Ndërkohë. Sipas WSJ-së, Londra dhe Parisi do të mund të mbështetin ruajtjen e linjës aktuale të luftimeve në këmbim të garancive të sigurisë dhe ndihmës për Ukrainën. Por pa njohjen juridike të territoreve të pushtuara, vetëm de fakto (si në rastin e Luftës së Koresë).
Pikëpamja e ShBA-ve është më pak e përcaktuar: nuk ka garanci sigurie dhe detyrime për rinovimin e Ukrainës. Njëkohësisht, mediat perëndimore shkruajnë se Uashingtoni mund t’a njohë Krimenë si territor rus, por nuk do t’i bëjnë presion Ukrainës t’a bëjë një gjë të tillë.
[i] https://www.geopolitika.nes/vijesti/zasto-je-propao-londonski-summit/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA