Ardhja e vjeshtës duket që ka mobilizuar rajonin në marrjen e masave ndaj Covid-19. Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut në 48 orët e fundit kanë qenë unison duke paralajmëruar para qytetarëve ashpërsimin e masva në përballjen ndaj Pandemisë Covid-19.
Kështu Kryeministri i Shqipërisë në një dalje të papritur ditën e shtunë, (10.10)paralajmëroi rritjen e masave ndaj covid-19. ‘Nga e enjtja maska e detyrueshme në çdo ambient, edhe në rrugë’, kush nuk bindet Gjobë”
Duke filluar nga e enjtja (15 tetor) e javës së ardhshme, maskat do të jenë të detyrueshme në çdo ambient jashtë apo brenda. Këtë e bëri me dije Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm (10 tetor) në një deklaratë për shtyp me ministren e shëndetësisë. Ndërkohë që të mërkurën do të publikohet akti normativ ku do të përcaktohen më gjerësisht masat që do merren nga qeveria si dhe përjashtimet e vendeve se ku nuk do të përdoren maskat.
Në rast të shkeljes së masave do të aplikohen gjoba për çdo qytetar të cilat do të faturohen tek faturat e dritave. Ai tha se masat do të jenë më të rënda për punonjësit e shtetit se sa qytetarët e tjerë.
Së pari situata e përgjithshme në Europë dhe më gjerë ka rifilluar të bëhet shqetësuese. Ishte e parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të rriteshin. Por nëse në disa vende po rikthehen masat shtrënguese dhe po rishfaqet kërcënimi i një karantine, ajo që ne duhet të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme. Një karantinë e dytë do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë dhe për shtetin. Nuk dua të bëj historikun e asaj që ka ndodhur por duhet të kujtoj që në fazën e parë ja dolëm me sukses të përballemi me goditjen e parë të armikut të padukshëm dhe të sistemojmë sipas të gjithë skenarëve të përshkallëzimit të pandemisë të sistemit tonë mbrojtës në spitale. Nëse në fillim ishte infektivi ishte stacioni i mbrojtjes, ne sot kemi 4 spitale COVID. Me ftohjen e temperaturave dhe kalimin e kohës së njerëzve që rrinë në vendet e mbyllura. Qoftë dhe njerëzit që mendojnë se kjo është një konspiracion duhet të mendojnë për ekonominë e familjes së tyre. Një mbyllje e përgjithshme nuk do kursejë askënd. Më mirë sot të hedhim një hap tjetër dhe të jemi të gjithë bashkë solidarë se sa nesër të gjendemi brenda mureve dhe të shohim rihapjen e kanalit prej nga do rrjedhin të ardhurat e familjes. Jemi në kushtet kur kemi angazhuar gjithçka për të përballuar pasojat e tërmetit. Kini parasysh që para dy ditësh është shënuar dita me numrin më të lartë të infektimeve në botë. Maksimumi do i bëjmë maskat me detyrim. Puna është bërë fantastike nga ana e volumit të masave të marra. Falja e gjobave që bëmë. Natyrisht në dëshirën e mirë që vetëdija e çdo qytetari, pronari të cilësdo hapësirë private dhe të brendshme të bëjë punën e vetë pa pasur nevojë për masa represive. Fatkeqësisht një pjesë nuk e kuptuan kështu dhe ja kanë “hedhur” vetes dhe familjes së tyre” – tha Rama.
Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se në ditët në vijim do të shqyrtohen dhe protokollet e trajtimit të pacientëve me koronavirus.
“Prej momentit të parë ka pasur një analizë. Ne protokjollet spitalore i shohim dhe i rinovojmë në mënyrë ciklike. Njësoj dhe protokolleve ambulatore. Protokolli me stade, do të shpërndahet në të gjithë sistemin shëndësor. Do të kemi një rishikim të protokolleve. Nuk ka një terapi të shënjestruar për trajtimin e COVID. Kemi vetëm trajtim të simptomave prandaj rishikohen vazhdimisht. Parimi në mjekësi është mos dëmto. Rishikimi i këtre protokolleve do sjellë një risi në barnat që do të përdoren si dhe trajtimet” tha Manastirliu
Gjithashtu ajo tha se aktualisht janë dhe 150 mjekë dhe staf mjekësor në pritje që të angazhohen në luftën kundër koronavirusit.
“Puna po bëhet në 360 gradë duke vlerësuar çdo moment dhe element me të gjithë seriozitetin që i takon. Vijon të forëcojmë kapacitetet tona me mjekë dhe infermierë. Vijon trajnimi i tyre. Për të mbështetur ata kemi dhe 150 staf mjekësor për të trajnuar në mbështetje të tyre. Nuk duhet të biem në vetëkënaqësinë e faktit që Shqipëria vdekshmëria është më e ulët në raport me numrin e infektimeve. Kërkohet durim, kurajo, sakrificë. Maska do jetë detyrim. Edhe sikur të jemi të hapur dhe të sëmuremi, kjo e dëmton karantinim. Nuk kanë ndryshuar rregullat nga fillimi i pandemisë. Ka një lodhje me pandeminë në të gjithë botën. Ne duhet ta rikthejmë dhe njëherë. Vendosja e maskës, duke vendosur thonjëzat që rastet përjashtuese do njiheni në vijim” – tha Manastirliu
Po ashtu Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti paralajmëron shtrëngim të masave pasi sipas tij “Rreziku nga një valë re e Covid është shumë i madh”
Hoti nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook thotë se në javët e ardhshme mund të ketë një rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë dhe si rezultat i kësaj pritet edhe shtrëngimi i masave.
“Prandaj, të gjithë duhet të kemi mirëkuptim për shtrëngimin e masave në javët në vijim, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarë, kontroll rigoroz i shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga covid-19 dhe masa të tjera. Inspektoratet dhe institucionet e tjera mbështetëse, qëndrore dhe lokale, do të përgatisin planet e tyre të veprimit për të mbikëqyrë zbatimin e masave”.
Edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pothuajse e përcakton të ardhmen: “ Na pret një vjeshtë e paqartë, do të përballemi me shumë sfida”
“Botën po e pret një vjeshtë e paqartë, në të cilën do të përballemi me shumë sfida, lufta me pandeminë vazhdon dhe po intensifikohet. Këtë duhet ta kemi mision të parë çdo ditë derisa ta fitojmë edhe këtë luftë me këtë armik të padukshëm. Por si bota edhe ne do të përballemi me këtë vetëm nëse bashkëpunojmë dhe nëse i respektojmë masat, pikërisht nga ky vend i revolucionit dhe përpjekjes për liri dua të dërgoj mesazh për të gjithë, kjo është beteja jonë e sotme, kemi armik të padukshëm me të cilin presim të luftojmë së bashku, institucionet dhe qytetarët”, tha mes tjerash Zaev .
Ndersa Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka paralajmëruar se nëse masat aktuale nuk mjaftojnë për të penguar përhapjen e koronavirusit, hapi i radhës do të jetë mbyllja totale.
“Unë sinqerisht besoj se kjo pako e propozuar e masave, kufizimet, rritja e kompetencave të inspektorateve, por edhe thirrja e vazhdueshme e qytetarëve që t’u përmbahen këtyre masave që janë praktikisht një hallkë kyçe në këtë zinxhir, do të japë rezultate. Hapi tjetër është karantina e plotë, mbyllja e plotë. Ne tani ende jemi larg, por dalëngadalë po na mbarojnë mundësitë.”-tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Megjithate duhet thëne se këto paralajmërime unison të kryeministrave të rajonit nuk është se janë të bazuara ndaj ndonjë studmi apo statistikave të vendit përkatës por çdo vendim i tyre nxitet nga liderit Europian siç është rasti i Kancelares Merkel.
Kujtojmë se këto dite, Kancelarja Angela Merkel dhe kryebashkiakët e 11 qyteteve të mëdha ranë dakord për kontrolle më strikte në zonat urbane me numër të lartë infeksionesh. Berlini, Frankfurti dhe qytete të tjera arrijnë nivele alarmuese.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha, se do të prezantohen masa të reja për ato qytete ku rastet e virusit Corona janë përkufizuar me përqendrim të lartë infektimesh.
Për qytetet me më shumë se 50 raste për 100 mijë banorë brenda një periudhe shtatë ditore – një nivel i arritur tashmë në Berlin, Frankfurt e shumë qytete të tjera – duhet të zbatohen menjëherë kufizime më të ashpra. Gjithsesi, plani lë të hapur për intepretim masat që duhen marrë, në vend të renditjes së mundësive. Ai përfshin rregulla më të rrepta mbi mbajtjen e maskave dhe distancimit fizik, mundësinë e madhe për dalje me orar dhe kufizime në shitjen e alkolit në bare e restorante, në rastet kur një gjë të tillë e vlerësojnë autoritetet. Ata ranë dakord që duhet të merren në konsideratë edhe kufizime më të ashpra sa u përket në grumbullimeve publike dhe private.
Pra ndryshe nga realiteti europian, qeveritë e Ballkanit bazohen vetem tek stina vjeshtë-dimer duke paralajmëruar kështu se me ftohjen e motit, presupuzohet dhe një valë e dytë e Pandemisë Covid-19.
Si duket nuk ka si të ndodhë ndryshe, Viti 2020 konsiderohet tashmë viti i Pandemisë ose me saktë viti zero. Ndaj asnjë surprizë nga paralajmërimet e liderve tanë. Pranvere-Verë apo Vjeshtë-Dimër nuk ka rëndesi, virusi do ta plotësoje “ciklin” e tij pavarësisht solsticit veror-dimëror.
© Argumentum