Padiskutim se rivaliteti ruso-amerikan do te ndihej dhe në fushen e shkences, sidomos sot kur të gjithë janë në garë për të gjetur vaksinen më efektive për të luftuar pandemine e Covid-19.
Pak ditë pasi u njoftua se kompania amerikane Pfizer ka krijuar vaksinën e cila ofron 90% mbrojtje nga koronavirusi, Rusia ka deklaruar ditën e sotme se vaksina e saj Covid është 92% efektive, çka e bën atë më të mirë se vaksina e zhvilluar nga kompania amerikane Pfizer.
Nga 20 infeksione të regjistruara deri tani, vetëm dy u shfaqën në persona që kishin marrë vaksinën e quajtur Sputnik V. Rezultatet u bën me dije nga ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko, i cili tha se Sputnik V është zgjidhje efikase për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Megjithatë, shkencëtarët kanë vënë në pikëpyetje zbulimet, duke paralajmëruar për pasiguri të konsiderueshme për shkak të numrit të vogël të të infektuarve në test.
Pfizer bëri të ditur të hënën rezultatet e vaksinës, që thoshin se është është 90% efektive.
Çdo numër mbi 60% për një vaksinë është arritje e madhe, pasi do të thotë se ajo mund të nxitë imunitetin e tufës në popu
Drejtori i Institutit Gamaleya, Aleksandr Gintsburg, ka thënë se rezultatet e një periudhe kohore kanë treguar efikasitetin e vaksinës Sputnik V dhe se doza masive do të shpërndahen në gjithë Rusinë në javët në vazhdim.
Shkencëtarët kanë shprehur shqetësimet e tyre pasi Moska ka nisur vaksinimet në masë, para përfundimit të të gjitha fazave të testimit të vaksinës.
“Besoj se ka pasur presion politik pas publikimit të deklaratës nga Pfizer dhe BioNTech më herët gjatë kësaj jave për të bërë krahasime me të dhënat e tyre”, ka thënë Bodo Plachter, zëvendës-drejtor i Institutit për Virologji në Universitetin Mainz në Gjermani.
Rusia ka qenë shteti i parë që ka miratuar vaksinën për koronavirus, e cila është përdorur nga publiku në këtë shtet.