Ambasada Gjermane njofton përmbylljen në mënyrë të suksesshme Bisedimet Qeveritare për Politikat Zhvillimore 2020 midis Qeverisë Federale Gjermane dhe Qeverisë Shqiptare. Bisedimet konkluduan në një premtim financiar për Bashkëpunimin për Zhvillim mes Gjermanisë dhe Shqipërisë në vlerën e 58,2 milionë eurove për dy vitet në vijim.
Ambasadori Peter Zingraf u shpreh me këtë rast: „Qeveria Federale ka dhënë kontribute domethënëse në zhvillimin e Shqipërisë dhe së bashku kemi arritur shumëçka. Gjermania qëndron në krah të Shqipërisë edhe në kohët e vështira të pandemisë së COVID-19 dhe vazhdon të mbetet edhe në të ardhmen një partner i besueshëm. Gjermania vë në dispozicion jo vetëm fonde të shumta financiare dhe ekspertizë të fushave specifike, por edhe konsulencë kritike. Në këtë kontekst ne e inkurajojmë Shqipërinë të vijojë me vendosmëri rrugën e nisur të reformave drejt BE-së, në mënyrë të veçantë atë të reformës në drejtësi dhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.“
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj deklaroi: “Qeveria Shqiptare ka afirmuar angazhimin e plotë ndaj Agjendës 2030 dhe arritjen e Objektivave për Zhvillimin e Qendrueshëm, gjë që reflektohet në angazhimin për të siguruar burime financiare për përshpejtimin e këtyre objektivave. Gjatë 32 viteve të bashkëpunimit tonë dypalësh të zhvillimit, Gjermania mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm dhe më të afërt, si dhe një nga donatorët më të mëdhenj dypalësh të Shqipërisë”.
Njoftimi;
I Ngarkuari për Evropën Juglindore në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin Volker Oel u shpreh se: „Premtimet finaciare janë një shenjë e solidaritetit tonë më Shqipërinë dhe rolin e saj si partner strategjik në rajon.“
Qeveria Federale Gjermane dhe Qeveria Shqiptare kanë biseduar ditën e sotme në mënyrë të suksesshme rreth Bashkëpunimit për Zhvillim të dy vendeve. Ministrja e Financave Anila Denaj dhe i Ngarkuari për Evropën Juglindore në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin Volker Oel realizuan në mënyrë të suksesshme Bisedimet Qeveritare lidhur me politikat zhvillimore. Bisedimet u përmbyllën me një premtim financiar për Bashkëpunimin për Zhvillim mes Gjermanisë dhe Shqipërisë në vlerën e 58,2 milionë eurove për dy vitet në vijim.
Ambasadori Peter Zingraf u shpreh me këtë rast: „Qeveria Federale ka dhënë kontribute domethënëse në zhvillimin e Shqipërisë dhe së bashku kemi arritur shumëçka. Gjermania qëndron në krah të Shqipërisë edhe në kohët e vështira të pandemisë së COVID-19 dhe vazhdon të mbetet edhe në të ardhmen një partner i besueshëm. Gjermania vë në dispozicion jo vetëm fonde të shumta financiare dhe ekspertizë të fushave specifike, por edhe konsulencë kritike. Në këtë kontekst ne e inkurajojmë Shqipërinë të vijojë me vendosmëri rrugën e nisur të reformave drejt BEsë, në mënyrë të veçantë atë të reformës në drejtësi dhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj deklaroi: “Qeveria Shqiptare ka afirmuar angazhimin e plotë ndaj Agjendës 2030 dhe arritjen e Objektivave për Zhvillimin e Qendrueshëm, gjë që reflektohet në angazhimin për të siguruar burime financiare për përshpejtimin e këtyre objektivave. Gjatë 32 viteve të bashkëpunimit tonë dypalësh të zhvillimit, Gjermania mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm dhe më të afërt, si dhe një nga donatorët më të mëdhenj dypalësh të Shqipërisë”.
I Ngarkuari për Evropën Juglindore në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin Volker Oel u shpreh se: „Premtimet finaciare janë një shenjë e solidaritetit tonë më Shqipërinë dhe rolin e saj si partner strategjik në rajon.“
Premtimet financiare u bënë për projekte të përbashkëta në sektorët e ujësjellës- kanalizimeve, zhvillimit ekonomik dhe mbështetjes së bisedimeve të anëtarësimit në BE në kapitujt ekonomikë të Acquis. Po kështu do të vijohet më tej bashkëpunimi me vendet fqinje në kuadër të projekteve rajonale – si për shembull në temat e integrimit në BE, luftës kundër krimeve të rënda dhe ndotjes së deteve. Por temë tjetër e bisedimeve – krahas integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian – ishin edhe sfidat që e presin vendin, qofshin ato lidhur me një klimë të përshtatshme investimesh, mbrojtjen e mjedisit apo hapat e vendosur përpara në luftën kundër korrupsionit. Të dy palët ranë dakord që Shqipëria në dekadat e shkuara ka arritur suksese mbresëlënëse në rrugën e saj drejt ekonomisë sociale të tregut dhe demokracisë parlamentare. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përballjen me sfidat që ndodhen ende para saj.
Një projekt tjetër në përgatitje e sipër ka të bëjë me sektorin e energjisë. Këtu Banka Gjermane për Zhvillim KfW planifikon t’i japë Ministrisë shqiptare të Financave një hua në vlerën e 100 milionë eurove, sapo të jenë përmbushur kërkesat përkatëse të reformave.
Bisedimet e fundit ndërqeveritare u zhvilluan në vitin 2018. Qeveria Federale ka mundur të bëjë ndërkohë premtime financiare të konsiderueshme në vlerën e 144 milionë eurove. Për t’u theksuar në mënyrë të veçantë janë ndihmat e menjëhershme në funksion të rindërtimit pas tërmetit (11 milionë euro) dhe ato lidhur me pandeminë e COVID-19 (10,5 milionë euro).
Sfondi:
Gjermania ishte vendi i pare, që nisi Bashkëpunimin për Zhvillim me Shqipërinë, pikërisht që në vitin 1988. Prej atëherë Gjermania ka vënë në dispozicion fonde në një vlerë të përgjithshme prej më shumë se 1 miliardë euro. Këtyre u shtohen kontributet domethënëse në kontekstin e organizatave ndërkombëtare si BE, OKB, Banka Botërore dhe OSBE. Gjermania është kësisoj donatori më i madh bilateral. Projektet realizohen më së shumti përmes GIZ-së udhe KfW-së. Bashkëpunimi për Zhvilliim përqendrohet në këta sektorë: a) Energjia (këtu: zgjerimi dhe modernizimi I rrjeteve të shpërndarjes dhe transmetimit; rritja e eficencës së energjisë; konsulencë e dimensionit politik lidhur me Acquis të BE-së dhe Komunitetin Evropian të
Energjisë); b) Uji, kanalizimet, mbetjet (këtu: Rindërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve
të ujësjellësit, kanalizimeve dhe menaxhimit të mbetjeve; Konsulencë për ministritë
dhe organet e ndryshme si dhe për administratën komunale dhe bashkiake); c)
zhvillim i qëndrueshëm ekonomik (këtu: përmirësimi i sistemit të arsimit dhe edukimit,
në mënyrë të veçantë arsimit profesional; mbështeteje e sipërmarrjeve të reja; nxitje
e zhvillimit rural dhe aksesit në kredi; përshtatje e legjislacionit ekonomik me Acquis
të BE-së).
Disa prej historive të shumta të suksesit:
- në dy vitet e fundit 610.000 qytetare/ë të 20 bashkive kanë përfituar nga përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe menaxhimit të mbetjeve;
- që prej vitit 2017 kemi bërë të mundur që me ndihmën tonë më shumë se 6.500 njerëz të gjejnë vende pune apo të mbështeten në çeljen e sipërmarrjeve të tyre;
- më shumë se 2,1 milionë konsumatorë/e përfitojnë nga përmirësimi i furnizimit me energji elektrike duke patur më pak ndërprerje të energjisë elektrike, më pak luhatje të tensionit si dhe një kapacitet të shtuar në rrjet.
© Argumentum