Sot, më 11 Dhjetor 2020, z. Arben Ahmetaj, Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe z. Björn Thies, Drejtori i Zyrës së KfW-së në Tiranë nënshkruan virtualisht, në praninë e Ambasadorit Gjerman në Shqipëri, z. Peter Zingraf, marrëveshjen e grantit në shumën e 11 milionë eurove. Kjo marrëveshje do të mundësojë zbatimin e fondeve të dhëna nga Qeveria Gjermane pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor 2019.
Granti do të përdoret për rindërtimin e plote të 3 shkollave në qarqet e Tiranës dhe Durrësit në disa nga zonat që u goditën më rëndë nga tërmeti. Shkollat, të cilat gjenden në Bashkitë e Ishmit dhe Kamzës do të rindërtohen mbi bazën e nevojave që banorët mund të kenë në të ardhmen. Punimet paraprake në vendndodhjet e projekteve kanë filluar tashmë, gjë që lejon fillimin e menjëhershëm të rindërtimit.
Ambasadori Peter Zingraf nënvizoi: “Me mbështetjen tonë ne po dëshmojmë solidaritetin e fuqishëm ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë. Këto tre shkolla, të cilat do të rindërtohen me standartet më të larta, do të jenë një investim për arsimimin dhe të ardhmen e rinisë shqiptare.”
Më 11 Dhjetor 2020, z. Arben Ahmetaj, Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe z. Björn Thies, Drejtori i Zyrës së KfW-së në Tiranë nënshkruan virtualisht, në praninë e Ambasadorit Gjerman në Shqipëri, z. Peter Zingraf, marrëveshjen e grantit në shumën e 11 milionë eurove. Kjo marrëveshje do të mundësojë zbatimin e fondeve të dhëna nga Qeveria Gjermane pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor 2019. Granti do të përdoret për rindërtimin e plote të 3 shkollave në qarqet e Tiranës dhe Durrësit në disa nga zonat që u goditën më rëndë nga tërmeti. Shkollat, të cilat gjenden në Bashkitë e Ishmit dhe Kamzës do të rindërtohen mbi bazën e nevojave që banorët mund të kenë në të ardhmen. Punimet paraprake në vendndodhjet e projekteve kanë filluar tashmë, gjë që lejon fillimin e menjëhershëm të rindërtimit. Ambasadori Peter Zingraf nënvizoi: “Me mbështetjen tonë ne po dëshmojmë solidaritetin e fuqishëm ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë. Këto tre shkolla, të cilat do të rindërtohen me standartet më të larta, do të jenë një investim për arsimimin dhe të ardhmen e rinisë shqiptare.” Mbështetja gjermane për rindërtimin do të zbatohet nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) në bashkëpunim me Fondin Shqiptar për Zhvillim (FSHZH) dhe në një bashkërendim të ngushtë me bashkitë dhe komunitetet e shkollave përkatëse. Mbështetja gjermane për rindërtimin është e koordinuar ngushtë me mbështetjen për rindërtim të ofruar nga partnerë të ndryshëm në vend, të kryesuar nga Bashkimi
Europian (BE).
KfW-ja është një nga bankat për zhvillim lider në botë. Me eksperiencën e saj shumëvjeçare KfW-ja është e angazhuar që në emër të Republikës Federale Gjermane si edhe të Landeve Federale të përmirësojë kushtet ekonomike, sociale, ekologjike si edhe kushtet e jetesës në mbarë botën. Në Shqipëri, KfW-ja zbaton bashkëpunimin financiar dhe siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme. Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar filloi në vitin 1988. Që nga ai vit Qeveria Gjermane ka angazhuar një shumë totale prej mbi një miliardë eurosh për projekte zhvillimi në fushat e Infrastrukturës Bashkiake, Energjisë dhe Zhvillimit të Qendrueshëm Ekonomik.
© Argumentum