Kur kanë mbetur vetëm 6 ditë nga dita kur qytetarët shqiptarë do ti drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare, duket se jane rritur edhe retorikat e politikanëve ndaj njëri-tjetrit dhe si pasojë edhe elektorati i tyre është tejet i ndjeshëm. Ndaj Kreu i Kishës Katolike, Mons George Frendo ka bërë edhe një herë thirrje kandidatëve që të bëjnë një fushatë zgjedhore të pastër, dinjitoze, pa e ulur nivelin në fyerje, sharje, poshtërime të karakterit personal apo familjar.
“Ju lutem, përdorni fjalor që edukon mbeshtetësit tuaj për një sjellje më të ndershme, fjalor që nuk shpie në fanatizëm, sepse filizi i fanatizmit është dhuna, dhe dhuna lind dhunë“, është ky apeli i Mons George Frendos.
PËRSËRIS NJË APEL POLITIKANËVE
Në meshën e Vigjiljes së Pashkëve kam bërë këtë apel: “Na erdhi shumë keq kur lexuam fjalët e disa politikanëve që kanë përdorur një fjalor që nuk nxit respekt për profesionin shumë fisnik të politikanit. U bëj thirrje kandidatëve të bëjnë një fushatë zgjedhore të pastër, dinjitoze, pa e ulur nivelin në fyerje, sharje, poshtërime të karakterit personal apo familjar.”
Politikanët që përdorin fjalor fyes, sharës, poshtërues nxisin fanatizmin, dhe fanatizmi lind dhunë. Kemi parë këto ditë raste të ndryshme dhune në emrin e politikës. Prandaj bëj përsëri apel politikanëve, veçanërisht liderëve të partive: Mos, ju lutem, perdorni fjalor që edukon mbeshtetësit tuaj për një sjellje më të ndershme, fjalor që nuk shpie në fanatizëm, sepse filizi i fanatizmit është dhuna, dhe dhuna lind dhunë (si thonë në anglisht, violence breeds violence).
Mons. George Frendo O.P