Zoran Meter, Gjeopolitika.news
Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA*
Përqëndrimi i një force të madhe ushtarake ruse në kufi me Ukrainën ishte përfundimisht nxitësi i iniciativës më të re diplomatike mes Moskës dhe Uashingtonit- tani plotësisht me rregulla loje të reja.
Me 13 prill, në orët e mbrëmjes, në kulmin e ashpërsimit të raporteve amerikano-ruse për shkak të krizës së rrezikshme në Ukrainë, presidenti amerikan Xhozef Bajden thirri në telefon kolegun e tij rus Vladimir Putin (të cilin 20 ditë më parë në një intervistë dhënë ABC-së e quajti “vrasës) dhe i ofroi bisedime për stabilizimin e marrëdhënieve dhe mbajten e një samiti të përbashkët në një nga vendet e treta, ky me siguri ishte lajmi i muajit, për të mos thënë i vitit.
Menjëherë më pas erdhi lajmi që përcaktonte datën përfundimtare të tërheqjes së plotë të ushtarëve amerikane dhe të aleancës së NATO-s nga Afganistani- pas ndërhyrjes pothuajse njëzet vjeçare që nuk realizoi asgjë nga ato që ishin planifikuar: as asgjësoi talebanët e terrorizmin dhe as e futi vendin në rrugën e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, siç ëmërtohet zakonisht synimi në rastet e çfarëdo ndërhyrjeje të “botës së lirë” kundër “tiranisë”.
Edhe ky lajm, gjithsesi është konkurent për lajmin e vitit, por në këtë rast nuk do të merremi me të. Sepse edhe vetë ata ka kohë që e kanë paralajmëruar- që në kohën e ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trampi, i cili për shkak të tërheqjes së amerikanëve nga Afganistani ishte shënjestër e kritikave të ashpra të demokratëve dhe mediave të tyre. E sulmuan nga pozicioni i bisedimeve me terroristët (talebanët) që morën pjesë në sulmet ndaj SHBA-ve në muajin shtator 2001, dhe sot të njëjtën gjë po bëjnë edhe dialoguesit amerikanë në emër të administratës së Bajdenit (raundi pasardhës i bisedimeve me talebanët, i organizuar nga amerikanët, parashikohet të mbahet me 25 prill në Stamboll). Por politika hipokrite nuk është temë e kësaj analize.
Po atë ditë që njoftoi datën e tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Afganistani (deri me 11 shtator të këtij viti) dhe vetëm dy ditë pas ftesës së lartpërmendur drejtuar Putinit, Bajdeni bëri një lëvizje akoma më të papritur: nënëshkroi urdhërin për vënien e sanksioneve të reja edhe më të ashpra kundër Rusisë.
Me këtë veprim, nëse marrim parasysh të gjitha sa më sipër, u bë një përshtjellim kaq i madh, saqë pakkush e merr vesh, përfshirë këtu edhe aktorët kryesorë të kësaj “loje”të madhe, e cila ka kohë që nuk është më e tillë sepse është bërë gjithnjë e më pak e kontrolluar, ndërsa nxitet më shumë nga inercia e inatit, hakmarrjes, ndjesisë së humbjes së gjithëfuqishmërisë dhe dominimit. Të gjitha strategjitë e deritanishme u shëmbën si kulla prej letre sepse ishin ndërtuar në truallin prej rëre të ambicjeve joreale dhe lakmisë së stërmadhe dhe jo mbi themelin e fortë të qëndrimit racional ndaj problemeve dhe po të njëjtave metoda për zgjidhjen e tyre.
Megjithëse koha është tejet e pakët për të studiuar se ku po shpien raportet e tanishme amerikano-ruse në kontekstin e ngjarjeve të të reja, megjithatë unë po guxoj të analizoj gjendjen e re të krijuar si “normale” mbi motivet, qëllimet dhe pasojat e mundshme.
Themelet e shkatërruara të bashkëpunimit shumëdekadësh mininal të nevojshëm.
Raportet amerikano-ruse (më parë BRSS) janë bazuar gjithmonë në tre blloqe bazë: i pari sigurimi i stabilitetit strategjik bërthamor; i dyti sigurimi i furnizimit me energjentë për Europën në kohën kur secila nga krizat e Lindjes së Afërt ndikonte aq shumë në çrregullimin e tregtisë së naftës; dhe i treti, raporti ndaj vendeve të tjera.
Sot kjo skemë e bashkëpunimit minimal të nevojshëm- e rëndësishme për stabilitetin e gjjithë botës- është bërë e tëra lëmsh. Përshembull, janë asgjësuar në mënyrë të njëanshme të gjitha marrëveshjet ushtarake mes SHBA-ve dhe Rusisë, dhe vetëm në muajin shkurt të këtij viti, shprehimisht në momentin e fundit të mbarimit të saj, u arrit të shpëtohej edhe marrëveshja e fundit kryesore nga fusha ushtarake – Marrëveshja mbi armatimin strategjik bërthamoor e njohur si START-3. Megjithatë, ajo vetëm u zgjat automatikisht edhe për pesë vitet e ardhshme dhe kjo në formën ekzistuese dhe, sikurse ishte planifikuar fillimisht- nuk u arrit të plotësohej ose të miratohej një marrëveshje e re e këtij lloji që do të përfshinte një zvoglim shtesë të numurit të mbushjeve bërtamore në të dyja palët për një afat prej dhjetë vitesh.
Gjithashtu është çrregulluar edhe blloku i dytë themor i marrëdhënieve të nevojshme amerikano-ruse: Rusia ishte, dhe në një masë të mirë vazhdon të mbetet, furnizuesi kryesor i Europës me naftë dhe me gaz, por sot në këtë fushë SHBA-të janë në një masë të madhe konkuruese duke patur parasysh faktin se edhe amerikanët janë bërë prodhues dhe eksportues i madh i këtyre energjentëve.
Dhe në fund, rregullimi i rregullave të lojës amerikano-ruse në lidhje me problemin e vendeve të treta, domethënë kapërcimi i “vijës së kuqe” rreth shteteve kyçe rajonale nuk funksionon më: shembujt më të mirë janë veprimet e njënshme amerikane në lidhje me Irakun, Libinë, Sirinë,… kriza ukrainase, qëndrime plotësisht të kundërta në lidhje me të ashtquajturën çështje iraniane, Korenë e Veriut, Venezuelën etj.
Ukraina është problemi gjeopolitik global numur 1
Për këtë temë kam veçuar si kyçe krizën ukrainase, e cila javët e fundit po kërcënon me një përshkallëzim të ri jo vetëm në bazenin e Detit të Zi por edhe më gjërë. Ukraina që nga koha e revolucionit në Sheshin Majdan të vitit 2014 është bërë shembulli tipik i kapërcimit amerikan të së lartpërmendurës “vijë e kuqe” në mënyrën më drastike dhe më të rrezikshme, pas së cilës, thënë thjesht, në raportet amerikano –ruse kurrë më nuk do të ketë kthim në kohët e vjetra dhe vendosje të ndonjëfarë besimi. Kjo do të thotë se kriza epokale ukrainase është bërë një prej problemeve më të rrezikshme globale geopolitike-ndërkohë vetëm “e ngrirë”-, e cila, heret apo vonë, do të duhet të “shkrihet” dhe të ecë në rrugën e zgjidhjes së saj në një mënyrë apo në një tjetër. Potenciali i kësaj krize, si edhe roli i saj, janë kaq të mnëdh saqë fitorja e njërës prej të dyja palëve-SHBA-ve ose Rusisë- de facto përcakton edhe fituesin global gjeopolitik, me gjjithë respektin për vatrat e tjera rreziklarta të krizave, qofshin këto të Lindjes së Afërt ose të Largët.
Moska, paralelisht me forcimin e retorikës antiturke të administratës së re amerikane, ka ndryshuar plotësisht strategjinë e bërjes së dialogut me SHBA-të dhe BE-në, duke folur hapur se koha e bisedimeve të pafrytshme, të cilët rregullisht përmbyllen me sanskione të reja ka mbaruar, dhe tani e tutje do të bisedohet ekskluzivisht nga pozitat e mbrotje së interesave kombëtare ruse, domethënë ashtu siç bëjnë edhe SHBA-të. Nxitësi i këtyre ndryshimeve ishte afera e nisur verën e kaluar e quajtur “Navaljni”, pas së cilës çdo përpjekje për dialog kuptimplotë dhe konstruktiv u bë e pakuptimtë. Rusia shpërsoi qëndrimet e saj, shuajti me metoda të vendosura përpjekjet për destabilizim të brendshëm nëpërmjet protestave masive në mbarë vendin, me thirrjen e vetë Navaljnit, gjë që, siç pritej, shkaktoi një ortek kritikash të Perëndimit kundër Moskës me fraza të zakonshme mbi shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e rregjimit autoritar etj.
Pas kësaj, atje ku Rusia dha përgjigjen më të ashpër, ishte pikërisht përshkallëzimi i krizës në Lindje të Ukrainës, e lidhur kjo me përpjekjen për qetësim ushtarak të qeverisë në Kiev ndaj rajoneve të deklaruara proruse në Donbas.
Moska u përgjigj në një mënyrë si kurrë më parë deri tani: me lëvizjen e forcave ushtarake masive në kufi me Ukrainën, si dhe me deklaratat e hapura të Putinit se Ukraina nuk ka për të mbijetuar si shtet nëse përpiqet të zgjidhë më forcë problemin e rajoneve kryengritëse. Ai paralajmëroi hapur edhe për një ndërhyrje të mundshme ushtarake ruse nëse vjen puna deri te “srebrenicizimi i situatës” në Donbas.
Kësaj sfide Uashingtoni iu përgjigj me deklarata për mbështetjen e plotë të tërësisë territoriale të Ukrainës dhe i bëri thirrje Moskës të tërhiqte menjëherë trupat e saj ushtarake, që sikurse nënvizohej, ishin 150 mijë syresh. Rusia, në rajonin e Voronezhit, afro 150 kilometra larg kufirit me Ukrainën (pra jo bash në kufi), kishte shpërndarë dy korparmata të saj si dhe divizone tankesh e desantësh në kuadër, siç nënvizonte Moska, të stërvitjes ushtarake të rregullt vjetore. Këto forca ushtarake, thënë realisht ishin shumë larg kufirit që të ishin në gjendje të realizonin ndonjë sulm të befasishëm në thellësi të territorit ukrainas dhe përfundimisht, sëpaku deri tani, kanë karakter difensiv, ose, thënë më mirë, sinjal paralajmërues që ushtria ukrainase të mos fillonte ndonjë sulm kundër forcave proruse në Lindje të vendit të cilat vërtetë janë inferirore në numur por jo nga pikëpamja ushtarako-teknike. Megjithatë edhe ky justifikim si dhe gjendja reae në terren nuk i pëlqeu aspak Uashingtonit dhe për pasojë ai reagoi me deklarimin e dërgimit të dy luftanijeve të pajisura me raketa sulmuese Tomahowk në Detin e Zi-USS Donald Cook dhe USS Roosvelt.
Megjithatë kjo lëvizje jo vetëm që nuk solli qetësimin e situatës dhe zbutjen e retorikës, por shkaktoi edhe kundërpërgjigjen e rusëve- madje më të ashpër sesa pritej. Zëvendësministri rus i punëve të jashtme Sergej Rjabkov një ditë më vonë paralajmëroi Uashingtonin që ti mbante larg brigjeve të Krimesë anijet e tij sepse, në të kundërt, mund të inte puna deri në incidente serioze. Njëkohësiosht Rusia paralajmëroi stërvitje dyjavore detare në Detin e Zi të realizuar nga flota e detare përkatëse me bazë në Sevastopol, të cilave iu bashkuan edhe dhjetë anije nga flota e Kaspikut të cilat shumë shpejt kaluan nga deti Kaspik dhe Azov në Detin e Zi nëpërmjet kanalit Vollga-Don.
Rastësisht ose jo, po atë mbrëmje u zhvillua edhe thirrja telefonike e famshme e Bajdenit për takim me Putinin me qëllim përpjekjen për stabilizimin e gjendjes dhe vendosjen e bashkëpunimit në çështje si, sikurse tha, në interes të SHBA-ve por edhe në lidhje me probleme të marrëdhënieve dypalëshe. Jo shumë pas këtyre fjalëve erdhi edhe deklarata amerikane për ndalimin e dërgimit të dy luftanijeve të mësipërme në Detin e Zi.
Në qarkullim janë dy teza përse Bajdeni e ftoi Putinin.
- Frika nga rreziqet tejet të mëdha për interesat amerikane në rast të një radikalizimi të mëtejshëm të situatës;
- Ofrim i rremë i “dorës së pajtimit” për të fituar kohë.
Jam pasues i së parës, pavarësisht nga vendosja e sanksioneve të reja dhe kundërsanksioneve mes dy vendeve, gjë që duket sikur është “një hap para, dy hapa prapa”, mbi të gjitha në raport me politikën amerikane ndaj Rusisë. Ja përse:
e para, dështimi i përpjekjeve që të ndryshpojjë pariteti shumëdekadësh në forcat bërthamore të të dy superfuqive në përfitim të SHBA-ve;
e dyta, Bajdeni dhe ekipi i bashkëpuntorëve të tij janë më se të vetëdijshëm për faktin se, prej kohësh, asnjë çështje e rëndësishme globale, nuk mund të zgjidhet pa pjesëmarrjen e Rusisë, gjë që shihet, përveç Ukrainës, edhe në truallin e Sirisë, Vnezuelës, për problemin e Iranit etj (ajo që Trampi ka pas paralajmëruar prej kohësh, duke e justifikuar këtë me lëvizje të orientuara drejt përpjekjeve për normalizim të marrëdhënieve me Moskën, gjë që ndeshi në gjykime të ashpra nga ana e demokratëve);
e treta, në kushtet e paritetit bërthamor SHBA-të kurrë dhe në kurrfarë rasti nuk kanë për tu konfliktuar ushtarakisht me Rusinë, e më së paku për Ukrainën që nuk është as antare e aleancës së NATO-s. Kësisoj, kurrë asnjë ushtar i aleancës së NATO- në Ukrainë nuk ka për të luftuar kundër Rusisë dhe këtë, kjo e fundit, e di shumë mirë;
e katërta, në këto rrethana, në rast të një ndërhyrje ushtarake të Moskës do të vihej në pikëpyetje edhe mbijetesa e qeverisë proamerikane në Kiev, e cila më shumë mundësi do të binte. Pamundësia e Uashingtonit për të mbrojtur partnerin e tij, për të cilin betohet prej kaq kohësh, do ti dërgonte një mesazh tejet negativ aleatëve amerikanë në Europë dhe në Azi, në kuptimin e mbrojtjes reale të tyre nga kërcënimet e jashtme- si të Rusisë, të Kinës apo të ndonjë të treti. Me këtë besimi, edhe kështu i lëkundur në kohën e administratës Tramp, do të binte dhe ndoshta edhe do të humbiste në mënyrë të pakthyeshme. Bajdenit i duhet ta ruajë qeverinë ukrainase, por pa ushtrinë amerikane e cila do të mund të hynte në konfrontim me atë ruse. Pikërisht për këtë ishte Bajdeni që thirri Putinin;
dhe përfundimisht, e pesta; pothuajse në të njëjtën kohë që Rusia vuri në lëvizje fuqitëe saj të mëdha ushtarake në afërsi të kufirit me Ukrainën, si dhe stërvitjet dyjavore në Detin e Zi, në anën tjetër të botës, në Kinë, përballë Taivanit, ushtria kineze filloi stërvitje akoma më masive dhe më të mëdha nëpërmjet të cilave stërviste desantimin në Taivan dhe kundërvënien ndaj një armiku të mundshëm. Me fjalë tjera, Uashingtoni ka të hapur dy lojëra të rrezikshme lufte, pak a shumë që të dyja të provokuara pikërisht nga retorika dhe lëvizjet e tij, dhe ky pozicion (potencialisht konflikt ushtarak me dy rivalët kryesorë dhe shtete posedues të armëve bërthamore në oborrin e tyre) kurrsesi nuk i shkon për shtat.
Pra, Moska pret nga Bajdeni të qetësojë orekset e Kievit sepse ai mund ta bëjë një gjë të tillë nëse dëshiron (në të vërtetë edhe ai vetë ka qëë sukreatori i politikës në Ukrainë në kohën e revolucionit të vitit 2014 si zëvendëspresident në administratën e Obamës dhe fjala e tij në Kiev është ligj). Në të kundërt këtë do ta bëjë Mposka vetë, pa rreziqe të mëdha dhe kësaj, kushdo qoftë në Perëndim, nuk do ta pengojë, përvçse duke rritur politikën e sanksioneve. Ushtria ukrainase do të luftonte kundër kryengritësve prorusë, por jo kundër ushtrisë ruse, duke pritur me shpresë që ta ndihmonin ushtarët e NATO-s dhe ata amerikanë, gjë që nuk do të ndodhte.
Përveç kësaj, komunikimi direkt në kreun mes SHBA-ve dhe Rusisë, çaktivizon plotësisht synimet iracionale të “xhuxhëve gjeopolitikë” të cilët, dy superfuqitë me veprimet e tyre rreziksjellëse, mund ti shtyjnë në ndonjëfarë konflikti ushtarak me synim realizimin e ndonjë prej qëllimeve të tyre politike. Dhe kjo jo vetëm në rastin e Ukrainës. Kësisoj “xhuxhësh”, të cilët do të fërkonin duart nga gëzimi në rast të ndonjë ndeshje ushtarake mes SHBA-ve dhe Rusisë, ka gjithandej në mbarë botën, kësisoj kjo ndeshje do të sillte dhe katastrofë globale.
Përsa i përket tezës së dytë të përmendur më lart, atë mbi “ofrimin e dorës” Putinit në mënyrë të gënjeshtërt me qëllim për të fituar kohë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe epidemiologjike e gjithçkaje në shoqërinë amerikane dhe në kohën që zhvillohet “përditësimi” e raporteve amerikane me aleatët, asaj nuk i besoj aspak, përveç faktit që Bajdeni për nga vetë natyra e tij nuk është tip që bën bllofe si puna e atyre të Trampit, as Putini nga ana tjetër, nuk është aq naiv sa të mos shohë “matanë kodrës” se çfarë “vlen apo nuk vlen”.
Sanksionet flasin për pozitën e ndërlikuar të Bajdenit.
Sanksionet më të reja amerikane kundër Rusisë flasin për një pozitë aspak të këndshme të Bajdenit, të cilit, nga njëra anë i duhet të aktrojë “burrështetasin e ashpër” që shqetësohet pa ndërprerje për interesat amerikane dhe i cili, në ndryshim nga Trampi, ndëshkon me shumë dëshirë Rusinë për “sjelljen e saj kryelartë”, dhe mbi të gjithë në mënyrë që opinionit publik (para së gjithash atij amerikan) ti nivelojë faktin se personalisht e ka pas kritikuar ashpër Trampin për shkak të kontkteve të tij me Putinin me synim pajtimin. Nga ana tjetër, Bajdenit i duhet të jetë shumë i vëmendshëm dhe të pengojë dështimin përfundimtar të raporteve amerikano-ruse që mund të kishte pasoja të paparashikueshme për mbarë botën. Kjo nuk ka ndodur kurrë as në kohën e Luftës së Ftohtë me ish BRSS-në. Pra, do të thoja se: Bajdeni dëshiron të bashkëpunojë me Putinin por duke ruajtur tonin e ashpër.
Ka edhe nga ata që mendojnë se lajmërimi i njëkohëshëm i sanksioneve antiturke dhe i datës së tërheqjes se ushtarëve amerikanë dhe të NATO-s nga Afganistani është përpjekje e Bajdenit për ti tërhequr vëmendjen opinionit publik nga fakti se bëhet fjalë për dështim ushtarak në Afganistan duke mos harruar se nuk është përmbushirasnjë prej qëllimeve të synuara politike. Kur kësaj i shtohen edhe viktimat e kota në palën amerikane dhe miliarda dollarët e shpenzuar më kot, të cilët fare mirë mund të ishin injektuar në sistemin shëndetsor, arsimor amerikan apo edhe në projekte ekonomike, është e qartë sesa e pakëndshme është e tërë kjo historia me Afganistanin për estabilishmentin amerikan dhe në sytë e opinionit publik, të atjeshëm.
Turqia në një pozitë të pakëndshme – shpreh neutralitet
Se me çfarë do të përmbyllet “saga” gjeopolitike amerikano-ruse këtë askush nuk e di. Megjithatë, sesa e rrezikshme është bërë gjendja e raporteve mes tyre, e dëshmon edhe deklarata e ministrit turk të punëve të jashtme Mevld Çavushogll me datë 15 prill, kur për televizionin tuuurk TRT deklaroi se Turqia është neutrale në lidhje me krizën mes Ukrainës dhe Rusisë.
Me këtë akt Ankaraja i “dha një shuplakë” Uashingtonit dhe aleatëve në NATO të cilët definitivisht- deklarativisht, politikisht dhe logjistikisht mbështesin Ukrainën, ndërsa i kërkojnë Rusisë ndërprerjen e sjelljes agresive dhe tërheqjen e ushtirsë së saj. Mund të thuhet se me shpalljen joformale të neutralitetit në krizën ukrainase- Turqia formalish shpall neutralitetin edhe në konfliktin gjeopolitik mes SHBA-ve dhe Rusisë në të cilin nuk synon të përzihet. E për këtë ka arësye të forta. Ti shohim se cilat:
në lidhje me pozitën e të Turqisë, të cilën shumë veta në Perëndim e konsideronin në klinç ushtarak me Rusinë, javën e kaluar paralajmëroi edhe kryeredaktori i medias proqeveritare Yeni Shafak Ibrahim Karagjyl, duke shkruar si më poshtë:
“Të gjithë kërcënimet e SHBA-ve janë drejtuar kundër nesh. SHBA-të dhe NATO-ja ndoshta dëshirojnë ta shtyjnë mënjanë Rusinë nga Perëndimi. Por kjo gjithashtu do ta shtyjë edhe Turqinë drejt një zgjidhje vdekjeprurëse. Ata do të përshkallëzojnë tensionet në Detin e Zi deri në atë masë saqë do ta vendosin Turqinë para alternativës: “A jeni me ne apo me Rusinë?” Për këtë Turqia, vendi që ka ndërmarrë iniciativa të mëdha gjeopolitike, nga Nagorni- Karabahu deri në Libi, nga Siria deri në detin Egjé, do të hynte në një rrugë qorre. Në masën që kriza ukrainase synon që Rusinë ta vërë në qoshe të ringut, po aq e keqe është edhe kundër Turqisë”.
Vetëm një ditë më vonë pas këti teksti paralajmërues të medias turke, Mevlud Çavushoglluja dha nëpërmjet televizionit deklaratën mbi neutralitetin turk dhe shtoi: “Turqia mbështet integritetin territorial të cilido vendi-Ukrainës, Rusisë e gjithë të tjerëve. Ndërtojmë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe me Ukrainën. Raportet tona me cilindo shtet nuk duhet të ndikojnë në raportet me vendet e tjera. Në krizën mes Rusisë dhe Ukrainës ne nuk mbështesim asnjërën palë”.
Dhe nëse Amerika humbet Turqinë, një hallkë me rëndësi në luftën e saj hipotetike me Rusinë në tërë bazenin e Detit të Zi, e çfarë mbetet atëherë se mund të bëjë, në kuptimin ushtarak, për Ukrainën? Natyrisht pakgjë ose aspak
Për këtë samiti Bajden-Putin nuk ka alternativë, pavarësisht nga “përkrahësit e vijës së ashpër” në të dyja anët, pavarësisht nga “xhuxhët gjeopolitikë’ dhe interesat e tyre, sanksionet dhe retorikës frikësuese. Dhe gjithsesi duhet mbështetur.
Luftëra, kërcënime me luftë dhe dominim të disave ndaj të tjerëve tashmë ka mjaft. Bota, edhe kështu është shumë e çoroditur.
Burimi: https://www.geopolitika.news/analize/z-meter-americko-ruski-odnosi-potpuni-krah-ili-suradnja-bez-geopolitickih-patuljaka/
Z.XHELAL FEJZA është diplomat karriere, njohës shumë i mirë i rajonit dhe Ballkanit. Ka Punuar prej 26 vitesh (1993-2019) si diplomat në MPJ, dhe në ambasadat e RSH në Zagreb, Sarajevë dhe Beograd. Ai gjithashtu ka përkthyer disa libra të njohur si: Përkthyer nga Boshnjakishtja: “Feja, njerëzit dhe atdheu”- autori Mustafa CerićPërkthyer nga kroatishtja: “Konstantin Balša” – autor Milano Šuflaj .Përkthyer nga kroatishtja: “Shkatërrimi i Jugosllavisë” -autori Stjepan Mesić, ish-president i Kroacisë (2000-2010) .Përkthyer nga serbishtja: “Shtëpia e përkujtimit dheharresës ”, autor Filip David, 2017
© Argumentum