Ana Otasheviç, Demostat [i]
Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA
Vizita e parë e Xhozef Bajdenit në Europë qëkur ka ardhur në postin e presidentit të Shteteve të Basahkuara të Amerikës po kalon pa ndonjë dramë. Raportet transatlantike janë më të qeta qëkur Trampi nuk është më i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë, por gjithsesi kjo nuk do të thotë se Bashkimi Europian do të kthehet plotësisht në orbitën amerikane nga e cila është larguar në kohën e mandatit të presidentit paraardhës.
Në samitin e vendeve më të zhvilluara G7 në Britaninë e Madhe që vazhdoi deri të dielën, Emanuel Makroni dhe Boris Xhonsoni garuan se cili do ta fitonte më shumë mbështetjen e presidentit amerikan, i cili erdhi në Europë për të shpallur kthimin e ShBA-ve në skenën ndërkombëtare, pas erës së unilateralizmit të Trampit dhe parullës “Amerika në vendin e parë”. Turneu i madh amerikan vazhdon me samitin e NATO-s, të cilën Bajdeni dëshiron ta reformojë dhe modernizojë, me takimet me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe takimin me Vladimir Putinin në Gjenevë me 16 qershor, të cilin presidenti amerikan e ka quajtur “vrasës”, i nevrikosur nga sulmet sajber për të cilët dyshohen rusët. Takimi, të cilin Bajdeni e ka shpallur si rast të mirë për ti thënë çfarë ka për ti thënë kolegut rus, pasqyron më shumë ndasinë që mbretëron në skenën ndërkombëtare sesa thjesht rutinën diplomatike.
Bajdeni dëshiron ti ndreqë raportet me Bashkimin Europian ku e njohin dhe e presin krahëhapur dhe ndërkohë u dërgojnë mesazhe kundërshtarëve të tyre. Deri para vetëm gjashtë muajsh në raportet mes aleatëve në brigjet e kundërta të Atlantikut mbrtetëronte mosbesim i madh. Trampi shihte te NATO-ja një aleancë tashmë të tejkaluar, ndërsa presidenti francez fliste për “vdekje klinike” të aleancës transatlantike që drejtohet nga Uashingtoni. Me ardhjen e Bajdenit NATO riktheu hovin e saj. Madje edhe Franca pohon se sovraniteti europian nuk është në kundërshtim me NATO-n.
Por situata nuk është ajo që ka qënë para Trampit. Europianët e kanë të qartë se “Amerika në vend të parë” nuk është zhdukur. Bajdeni dëshiron të rigjallërojë konceptin me SHBA-të në krye, por në Europë është pjekur vetëdija se Uashingtoni nuk duhet ndjekur verbërisht. Unilateralizmi ka mbijetuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe si shembull mund të shërbejë edhe tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani me urdhër të Bajdenit, pa u rakorduar me aleatët të cilët kanë edhe ata trupat e tyre në atë vend. Europianët e shohin me rezerva fiskimin amerikan me Kinën. Megjithëse kanë të njëjtin këndvështrim në lidhje me politikën e Pekinit, gjithsesi nuk dëshirojnë që Uashingtoni ti tërheqë në një Luftë të Ftohtë të re, gjë e cila është e vetmja temë rreth së cilës demokratët dhe republikanët kanë rënë dakord.
Mesianizmi amerikan i irriton europianët. Anketat tregojnë se “nuk ka efekt Bajden” në opinionin publik europian. Ka kaluar koha e inluzioneve rreth demokracisë amnerikane, nga ana tjetër ekziston mundësia që Trampi të mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në mandatin pasarëdhës.
Emanual Makroni në qëndrimet publike bën fjalë për “sovranitet europian” përballë Kinës, Rusisë por edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithëse me këtë tezë nuk janë dakord të gjithë në Bashkimin Europian. Në prag dhe gjatë samitit G7 Makroni nënvizoi se Europa duhet ti mbrojë interesat e saj dhe të zhvillojë një “autonomi strategjike” në fushën e industrisë ushtarake dhe teknologjisë. Bashkimi Europian që e ka rritur prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave drejt vendeve më pak të zhvilluara, ka kritikuar “sovranitetin vaksinor” të SHBA-dhe dhe Britanisë së Madhe që u treguan paksa shpirtvegjël në këtë drejtim.
Edhe një shembull tjetër i asaj se Bashkimi Europian nuk do ta ndjekë në gjithçka ShBA-të janë edhe ajo lidhur me sanksionet e Uashingtonit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përfaqësuesi i Komisionit Europian, Petër Stano, deklaroi se në BE nuk mendohet për këto masa pas urdhërit amerikan me të cilin zgjaten dhe zgjerohen sanksionet e ShBA-ve ndaj Ballkanit Perëndimor, urdhëresë të cilën Bajdeni e nënëshkroi para se të nisej për të ardhur në Europë. Këto masa ndëshkimore, të cilat janë në fuqi që nga viti 2001, nënkuptojnë ndalimin e hyrjes në territorin e Shteteve të Bashkuara dhe ngrirjen e pronave dhe financat në territorin e tyre të atyre për të cilët Uashingtoni vlerëson se punojnë kundër interesave amerikane. Si shkaqe të mundshme janë theksuar korrupsioni, shkelja e të drejtave të njeriut, kërcënimi i “paqes, stabilitetit dhe integritetit territorial” të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe “gërryerja e proceseve dhe institucioneve demokratike”. Nën goditje mund të gjenden edhe ata që shkelin marrëveshjet ndërkombëtare, si puna e Marrëveshjes së Dejtonit apo asaj të Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut të vitit 2018. Zgjatja e sanksioneve ndaj Ballkanit Perëndimor- këtë herë administrata amerikane ka përfshirë edhe Shqipërinë si pjesë e kësaj hapësire gjeopolitike- dhe zgjerimi i tyre flet për vazhdimsinë e politikës amerikane e cila sanksionet i sheh si formë e presionit politik.
Aleatët europianë vërtetë nuk ndjekin vendimet e administratës amerikane, por puna është se sa larg mund të shkojnë ata me realizimin e sovranitetit. Raporti i liderve europianë ndaj ShBA-ve është i dykuptimtë: irritohen kur ajo u afrohet shumë, shqetësohen kur u qëndron larg. Kështu është puna edhe me idenë e Makronit mbi sovranitetin strategjik europian: të gjithë janë pro nëse ai nuk i largon amerikanët.
[i] https://demostat.rs/sr/vesti/analize/povratak-sad-i-evropski-suverenitet/1199