Dragan Biseniç, Danas[i]
Presidenti rus Vladimir Putin e ngriti lart stekën e rreziqeve të sigurisë kur këtë të dielë deklaroi se ishte i sigurtë se edhe sikur forcat ruse do ta kishin mbytur anijen britanike, nuk do të kishte filluar Lufta e Tretë Botërore. Është fjala për incidentin me destrojerin britanik Defender, ndaj të cilit, sipas asaj që thonë rusët, janë shkrehur edhe predha paralajmëruese, madje edhe një avion ka lëshuar një bombë para tij, gjë të cilën ministria britanike e mbrojtjes ne përgënjështroi. Me fjalë të tjera, Rusia ndoshta ka menduar ta mbysë anijen britanike ose të paralajmërojë se këtë mund ta bëjë.
Incidente të armatosura të këtij lloji janë dukuri e rrallë në kohët moderne, madje nuk ka kurrfarë shansesh edhe të ndodhin, gjë që e vendos gjithë këtë ngjarje në kuadrin e konfliktit propagandistik dhe luftës verbale.
Të mërkurën më shumë se 20 avionë rusë dhe dy anije të rojes bregdetare ndoqën Defenderin teksa lundronte në një distancë rreth 19 kilometër larg brigjeve të Krimesë. Qeveria dhe flota detare ruse deklarojnë se anija britanike ka qënë në ujrat territoriale ruse, ndërsa ajo britanike dhe NATO-ja theksojnë se ka qënë në ujërat territoriale.
E gjithë kjo ka të bëjë me statusin e Krimesë pas vitit 2014. Mospranimi i aneksimit rus të Krimesë është pjesa kyçe strategjisë së Detit të Zi që ka miratuar NATO-ja pas vitit 2014. Strategjia në fjalë përfshin prani me rotacion të flotave të shteteve antare të NATO-s dhe pothuajse stërvitje ushtarake gjithëvjetore, si dhe një bashkëpunim të lartë ushtarako-politik me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Një javë para incidentit u zhvillua takimi mes forcave ushtarake ruse dhe një grupi aeroplanmbajtësesh të drejtuara nga HMS Mbretëresha Elizabetë. Britania e Madhe që në muajin prill paralajmëroi dërgimin e anijeve luftarake në Detin e Zi, në një kohë që SHBA-të e shtynin një veprim të tillë për të mos shkaktuar tensione shtesë në rajon.
Anijet luftarake të grupit të Dytë detar të NATO-s hynë në ujërat e Malit të Zi me 28 mars dhe flota detare ruse i pati ndjekur gjatë lëvizjes së tyre. Ishin Fregata kanadeze Toronto, destrojeri i flotës hollandeze Evertsen dhe Fregata spanjolle Santa marija, si edhe Fragata turke Gelibolu dhe anija ndihmëse e Flotës franceze Var. I ndoqën anijet e Flotës detare ruse Ivan Hurs dhe Vasilij Bikov.
Pjesë e kësaj politike është edhe stërvitja aktuale e NATO-s e quajtur “Era e detit” që filloi me 28 qershor dhe do të zgjasë dy javë me pjesmarrjen ne rreth 5.000 ushtarëve, tridhjetë anijeve dhe 40 avionëve.
Por është kuriozitet i madh fakti që dokumente sekrete, që kanë të bëjnë me destrojerin Defender dhe hyrjen e tij të planifikuar në ujërat territoriale në afërsi të Krimesë, humbën të hënën dhe u gjetën të martën. Humbjen e këtyre dokumenteve e lajmëroi zyrtari i lartë i Ministrisë britanike të mbrojtjes. Misioni Op Ditroite ishte temë diskutimi në nivel të lartë që të hënën, tregojnë dokumentet, ndërsa zyrtarët spekulonin për reaksionin rus gjatë kalimit të destrojerit Defender afër Krimesë. Vlerësimi i Ministrisë britanike të mbrojtjes flet për kontakte të shpeshta të forcave detare dhe ajrore britanike dhe ruse që do të bëhen gjithnjë e më agresive.
Në dokumente theksohet se kalimi i destrojerit nëpër rutën detare të planifikuar ka si qëllim të tregojë se Britania e Madhe i njeh ata si ujëra territoriale ukrainase. Gjithsesi të intrigon koincidenca se dokumentet u zhdukën menjëherë pasi të hënën kur u shqyrtua ruta e lundrimit të destrojerit britanik dhe nuk ka kurrfarë detajesh mbi atë sesi u zhdukën se kush i lexoi para të arrinin në atë mëngjez me shi afër një stacioni autobuzi londinez.
A mund ti kenë lexuar rusët ata dokumente? Apo ndokush mund t’ua ketë përcjellë rusëve? A mos ishte kjo një mënyrë për të bërë të njohur përmbajtjen e dokumenteve sekrete dhe kësisoj për të treguar vendosmërinë e Londrës për përgënjështrimin e qëndrimit të Rusisë? Apo kjo është rrjedhje e qëllimshme që e kanë bërë të mundur kundërshtarët të cilët mendojnë se një itinerar i tillë i destrojerit britanik është tejet i rrezikshëm? Ndoshta përpjekje për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik britanik?
Ka mjaft material për një film serial spiunazhi triller mbi ngatërresat ruso-britanike. Mediat ruse mendojnë se përgjigja e vetme është provokimi i organizuar, testimi i reaksionit të rusëve dhe një sulm i ri i histerisë antiruse. Problemi shihet në lëvizjen e gjërë të aksionit, në mënyrë të veçantë pas vizitës së Bajdenit në Europë dhe pjesmarrjen e tij në samitin e NATO-s të muajit të kaluar.
Putini mendon se Ukraina është plotësisht nën kontrollin e të huajve. Opinioni publik rus mendon se shërbimet speciale dhe ushtria ukrainase ka kohë që janë “antarë jo zyrtarë” të NATO-s. Shefi i shërbimit të kundërzbulimit rus Igor Kostjukov deklaroi se SHBA-të po rritin numurin e stërvitjeve në territorin aziatiko-pacifik, të cilat kanë marrë “karakter të theksuar antirus dhe antikinez”. Politikanët rusë, Putini dhe mediat, shtrojnë pyetjen se çfarë bënte destrojeri britanik dhe anije të tjera perëndimore në një zonë kaq larg kufinjve të tyre?
Para se ta shqyrtojmë këtë pyetje, ka rëndësi të marrim në konsideratë disa definicione me rëndësi.
Sipas historianit britanik Endrju Lambert, autor i librit “Shtete-fuqi detare” (2018), kombet e mëdha historikisht janë ndarë në fuqi kontinentalo-tokësore dhe fuqi detate. Fuqitë kontinentale përqëndrohen në strategjinë e bazuar në tokë dhe ushtrinë për kontrollin e territorit dhe të burimeve. Fuqi të tilla gjatë historisë kanë qënë Persia, Roma, Kina dhe Rusia… Fuqitë detare që krijojnë përparësi strategjike nëpërmjet nëpërmjet shfrytëzimit të karakteristikave të tyre të vetme detare për shkak të rrethimit nga ujërat janë deri diku të rralla. Kartagjena, Venecia dhe Britania e Madhe janë ndër shtete e rralla të vogla dhe të mesme që realizuan fuqi të madhe nëpërmjet përdorimit të strategjisë së fuqisë detare.
ShBA-të që nga ekspansioni i tyre në “erën progresiviste”, pohojnë për vete se janë fuqi detare, ndërsa pas Luftës së Ftohtë, madje edhe e vetmja fuqi detare. Fuqia kontinentale mund ta përdorë edhe fuqinë e saj detare- siç ishte rasti i Francës së Napoleonit dhe Bashkimit Sovjetik- por megjithatë të mos bëhet fuqi detare, sepse synimet e saj strategjike gjithsesi mbeten kontinentale.
Duhet kuptuar se koncepte të tilla si fuqi kozmike, fuqi bërthamore, madje edhe fuqi detare nuk mund të futen në strategjinë e përgjithshme nacionale, sepse, megjithëse përfshijnë edhe kompenenten ushtarake dhe diplomatike, atyre u mungon shumë komponentja e madhe ekonomike.
Sot rreth 80% e tregtisë botërore sipas vëllimit dhe 70% sipas vlerës së saj, lëviz nëpër rrugë detare. Krahas kësaj rreth 95% e të dhënave të ekonomisë globale udhëton nëpërmjet kabllove detarë nënujore, një numur gjithnjë e më i madh shpimesh për naftë dhe gaz realizohet nga fundi i oqeaneve.
Tregtia me rrugë ajrore, si dhe lëvizjet e shërbimeve financiare në hapësirën sajber përbën gjithashtu një pjesë gjithnjë e më të madhe të tregtisë, por ato përputhen lehtë me konceptin satregjik të fuqive detare në botën e cila dëshiron të mbrojë interesat amerikane, në radhë të parë kundër rritjes së Kinës dhe deri në njëfarë mase edhe të Rusisë.
Fuqitë kryesore të NATO-s, Britania e Madhe, ShBA-të dhe Franca, sikurse e vlerësojnë vetveten, mbeten të vetmet flota detare në botë që janë në gjendje të veprojnë në mënyrë globale, ndërsa Rusa as nuk ka shanse tu afrohet, madje edhe për një periudhë afatmesme.
Deti i Zi është për Rusinë jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse ai praktikisht është i vetmi kalim detar i saj drejt Mesdheut dhe Europës. Njëkohësisht, megjithëse i mbyllur me Ngushticën e Bosforit dhe atë të Dardaneleve, Deti i Zi është udhëkryq me shumë rëndësi i rrugëve tokësore-detare mes Europës dhe Azisë. Gjatë Luftës së Ftohtë, Deti i Zi ishte rajon kufitar i konfliktit mes dy blloqeve politiko-ushtarake.
Rrjeti i lumenjve që derdhen dhe gravitojnë në Detin e Zi, nga Tigri dhe Eufrati, nëpërmjet rrjedhës së poshtme të Nilit, deri te Danubi, Dnjestri, Doni dhe Vollga, lidhin detin me tokën, ose më saktë, përbëjnë vazhdimin me kontinentet. Në shekujt e kaluar ky rrjet siguronte një kontroll të suksesshëm ndaj territoreve fqinjë dhe kontribuonte në zhvillimin e tregtisë.
Rinovimi amerikan i marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe këmbëngulja që Irani të zbutet dhe ti afrohet Pëerëndimit, ka një ndikim jo të vogël në raportet në Detin e Zi. Bashkimi i Krimesë me Rusinë, pas referendumit të muajit mars 2014, ishte ngjarja që ndryshoi në mënyrë esenciale tërë situatën në rajonin e Detit të Zi. Rusia vendosi ta ndërmarrë këtë hap për shkak të mundësisë që, me përparimin e Ukrainës drejt BE-së dhe NATO-s, mund të mbetej pa dalje në Detin e Zi, gjë që mund ta ndryshonte rrënjësisht pozitën e këtij shteti në botë
E vetëdijshme por potencialin destabilizues që mund të kalonte nga Lindja e Mesme drejt Rusisë- në mënyrë të veçantë në Kaukazin e Veriut dhe të Jugut- Rusia e konsideron Detin e Zi si zonë mbrojtëse, i cili e mbron nga destabiliteti që mund ti vijë nga Jugu. Rajoni i Detit të Zi është jashtëzakonisht me rëndësi për Rusinë, sepse nëpërmjet tij ajo realizon “strategjinë energjetike jugore” të saj, në të cilën janë përfshirë edhe vendet e Ballkanit dhe ato të Europës Juglindore. Rusia dhe vendet e Azisë Qendrore varen në një masë të madhe nga porti rus Novorosijsk për tranportin me anije të grurit dhe naftës. Ndërkohë Rusia investon në infrastrukturë të re në mënyrë që të mbrojë koridorin e saj detar në Detin e Zai dhe të krijojë më shumë rrugë alternative për të anashkaluar Ukrainën.
Një sërë naftësjellësish dhe gazsjellësish që kalojnë nëpërmjet Turqisë, duke përfshirë edhe Rrymën turke, do të forcojnë lidhjet ruso-turke, do të përmirësojnë levat ruse me Turqinë dhe do ti sigurojnë Moskës rrugë sfiduese të reja për anashkalimin e Ukrainës.
Moska beson se kërcënimet nga rajoni i Detit të Zi janë rritur këto vitet e fundit. Afërsia e Detit të Zi me zonat ruse qendrore, do të thotë që një pjesë me rëndësi e Rusisë europiane mund të arrihen nga raketet amerikane me largësihedhje të mesme në det në në tokë. Zyrtarët rusë mendojnë se dislokimi i sistemit të mbrojtjes antiraketore të NATO-s në Rumani përbën depërtim të infrastrukturës strategjike amerikane në fqinjësinë ruse, e cila ka si qëllim të kërcënojë sigurinë e Rusisë. Shqetësimin më të madh e përbën zhvillimi i përshpejtuar i armëve hipersonike të ShBA-ve në kuadrin e strtategjisë “të goditjes së shpejtë globale”. Rusia beson se ajo duhet të shërbejë edhe për vendosjen në anijet që lundrojnë në Detin e Zi.
Eksperti gjerman Aleksandër Rar, duke analizuar samitin e fundit të NATO-s, shprehet se është evidente që aleanca gjithnjë e më shumë po kthehet nga Azia, shumë larg kuadrit tradicional të veprimtarisë së saj. Ai mendon se Perëndimi po përgatitet për një konfrontim serioz me Kinën, por edhe me Rusinë. Rari parashikon që konfrontimi i mëtejmë me Kinën do të sjellë të njëjtat pasoja si në rastin e Rusisë me Krimenë, ose më mirë të themi marrjen nën kontroll të Taivanit nga ana e Kinës.
“Kina gjithashtu do tu përgjigjet sfidave, si iu përgjigj Rusia përpjekjeve të shtyrjes së Gjeorgjisë dhe Ukrainës drejt NATO-. Që të dy këto vende kanë humbur një pjesë të territoreve të tyre. Ajo që ndodhi në Krimé, nesër mund të ndodhë edhe në Tajvan”, pohon Rari.
Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA
[i] https://www.danas.rs/nedelja/mracne-pretnje-iz-crnog-mora/