Zoran Meter, Gjeopolitika[i]
Janë të pabesueshme akrobacitë e përfaqësuesve të lartë të BE-së, ndër të tjerët (dhe më kryesori) edhe të vetë Borellit. Jo shumë kohë më parë, ai ishte personalisht për vizitë zyrtare në Moskë ku bisedoi e shefin rus të diplomacisë Sergej Lavrovin me synimin për të rregulluar marrëdhëniet tërësisht të prishura mes Moskës dhe Brukselit, dhe menjëherë pas kthimit në Bruksel, ia turr “me dru e gurë” Rusisë madje duke kërkuar edhe sanksione të reja.
Bashkimi Europian duhet të kërkojë mënyra të të marrurit vesh në mënyrë reciproke me Rusinë në lidhje me çështjet që janë të domosdoshme për të, deklaroi komisioneri i BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë Josep Borell. Kjo është një temë tejet e ndjeshme për BE-në: “Përse presidenti amerikan Xho Bajden është takuar me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa liderët europianë nuk mundkan?” shtron ai pyetjen retorike në një intervistë për median spanjolle El Pais të enjtën me 29 korrik 2021.
“Përsa i përket Rusisë, Këshilli Europian kishte për detyrë të përgatiste raportin që analizonte gjendjen aktuale dhe shanset për marrëdhënie me të që janë janë në pikën më të ulët të disa viteve të fundit. Para paraqitjes së këtij raporti, Franca dhe Gjermania deklaruan synimin e tyre për të propozuar një takim me presidentin rus dhe 27 vendet (antare të BE-së)”, deklaroi shefi i diplomacisë europiane.
“Propozimi franko-gjerman u refuzua gjë që tregoi edhe njëherë se marrëdhëniet me Rusinë janë një temë e ndjeshme për disa vende antare. Mund të mendohet, nëse Xho Bajdeni u takua me Putinin, përse atëherë nuk mundkan liderët europianë? Por mes Bajdenit dhe Rusisë qëndron Oqeani Atlantik, ndërsa disa vende europiane janë të ndara me Rusinë vetëm prej kufirit”, deklaroi Borelli.
Thekson se BE-ja e kupton nevojën që Rusia të marrë pjesë në zgjidhjen e një sërë problemesh duke u shprehur si më poshtë:
“Duhet të kërkojmë mënyra të mirëkuptimit reciprok me Rusinë mbi çështjet që janë të nevojshme për ne”.
“Gjithashtu nuk jam i sigurtë se cili është formati më i përshtatshëm (për vendosjen e dialogut), (si sipas të cilit. Shën i autorit) Putini të rrethohet nga 27 vendet (e Bashkimit Eruropian). Sëpari këto 27 (shtete) duhet të merren vesh mes tyre se çfarë ti thonë Putinit”, shton Borelli, duke sugjeruar qartazi se këtë detyrë duhet ta marrin përsipër liderët e BE-së ose të vendeve kyçe të saj.
Borelli prek edhe çështjen e sanksioneve duke thënë:
“Politika nuk mund të bazohet vetëm në sanksione. Por vjen një moment kur ata duhen vendosur, sepse në të kundërt kjo do të thoshte se kufizoheni vetëm me deklarata”- thotë shefi i diplomacisë së BE-së.
Këtu do të shtoja,
Janë të pabesueshme akrobacitë e përfaqësuesve të lartë të BE-së, ndër të tjerët (dhe kryesori) edhe të vetë Borellit. Jo shumë kohë më parë, ai ishte personalisht për vizitë zyrtare në Moskë ku bisedoi e shefin rus të diplomacisë Sergej Lavrovin me synimin për të rregulluar marrëdhëniet tërësisht të prishura mes Moskës dhe Brukselit.
Por që të nesërmen në Bruksel foli për gjoja “poshtërimin” që kishte përjetuar atje (ndërkohë që bëhej fjalë vetëm për faktin se Lavrovi kishte paraqitur këndvështrimin rus për raportet BE-Rusi dhe kishte theksuar se që tani e tutje Moska me Brukselin do të bisedojë “si të barabartë”, duke mos duruar kritika dhe kushte që vinë nga pala europiane të cilat nuk janë gjë tjetër veçse kërkesa për heqjen dorë nga ana e Rusisë prej interesave të saj të ndërtuara me durim; Moska në këtë takim e hodhi “topthin” në anën e Brukselit duke thënë se varet nga ai niveli i cilësisë së marrëdhënieve reciproke dhe se ajo ndërkohë do të bashkëpunojë me ata vende të BE-së që janë të gatshme për bashkëpunim; Borellit nuk iu lejua një takim me Aleksej Navaljnin, i cili është duke kryer dënimin me burg prej dy muajsh, sepse Moska këtë e vlerëson si përzierje në punët e brendshme të Rusisë) dhe “me gurë e me drurë” iu turr Rusisë dhe kreut tëe saj shtetëror. Dhe jo vetëm kaq- bëri thirrje që BE-ja ti vendosë sanksione shtesë Moskës.
Gjithashtu, kujtojmë se jo shumë kohë pas samitit Bajden-Putin të muajit të kaluar në Gjenevë, kancelarja gjermane Anxhela Merkel propozoi të ftohet presidenti rus Vladimir Putin në një takim me krerët e BE-së, gjë që e mbështeti edhe presidenti frencez Emanuel Makron. Atë të dy atëbotë takimin e Gjenevës e vlerësuan si themeli i mundshëm për normalizimin e marrëdhënieve mes Federatës Ruse dhe Perëndimit. Në samitin e BE-së kjo iniciativë de facto u hodh poshtë (megjithëse nuk u formulua në këtë mënyrë), por u deklarua se gjoja të dyja palët duhet të punojnë paraprakisht për realizimin e kushteve që bëjnë të mundur të mbahet një takim i tillë.
Është e qartë se nuk kishte si të ndodhte ndryshe (gjë që e cilësoi edhe vetë Moska me tu përmendur kjo inicitivë), duke patur parasysh ndërtimin e brendshëm të Unionit, domethënë faktin që lëvizjet e tij në politikën e jashtme duhet të miratohen me konsensus të të gjithë shteteve antare, gjë që praktisht është e pamundur kur vjen puna për raportet me Rusinë por edhe jo vetëm më atë. Me fjalë të tjera Bashkimi Europian ka problemin për të cilin foli në mënyrë të mjegullt edhe vetë Boreëlli, duke bërë befasisht si i ndriçuar, ndërsa ka kohë që edhe të verbërit e shohin se për çfarë bëhet fjalë.
BE-ja, kështu siç është, ku pak luan rolin e aleatit të madh të amerikanëve (lexo të bindurin ndaj) dhe pak luan lojtarin e pavarur gjeopolitik global, është praktikisht në një pozicion as në qiell dhe as në tokë, domethënë me probleme të mëdha që kërcënojnë në vetvete ekzistencën e saj në çështjet kyçe: të sigurisë (problemi i Rusisë, problemi i migrantëve…) dhe ekonomike globale (bashkëpunimi me Kinën në raportin për të cilin Uashingtoni e shtyn në konflikt në të gjithë nivelet e interesave të tij).
Më saktë- këto probleme Bashkimi Europian dhe elita politike e tij formalisht ia ka lënë në ndorë për zgjidhje Uashingtonit, por joformalisht vazhdon të dëshirojë të vendosë në mënyrë aktive për zgjidhjen e tyre, i vetëdijshëm për dëmin që i shkaktohet interesave të tij nëse përjashtojhet nga këto procese.
Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/razgovori/eu-ni-na-nebu-ni-na-zemlji-borrell-ako-se-biden-sastao-s-putinom-zasto-to-ne-mogu-vode-eu/