Zoran Meter [i]
Vetëm një javë pas samitit të parë virtual të 7 dhjetorit ndërmjet presidentit amerikan dhe atij rus, Xho Bajden dhe Vladimir Putin, në të cilin i dyti, “në rendin e ditës”, shtroi si çështje kryesore nevojën për mbrojtjen e sigurisë strategjike ruse nëpërmjet marrjes së garancive të forta juridike si kusht për arritjen e marrëveshjes mbi sigurinë globale strategjike, në Moskë me 15 dhjetor arriti për vizitë Zëvendësja e sekretarit të shtetit për çështjet europiane dhe euroaziatike Karin Donfried. Atë e priti zëvendësi i ministrit të punëve të jashtme Sergej Rjabkov, i cili me këtë rast i dorëzoi asaj propozimin zyrtar rus të marrëveshjes për sigurinë e përbashkët strategjike të cilën ajo e solli në Uashington.
Me datë 16 dhjetor, në Uashington u mbajt takimi i mbyllur i Këshillit për sigurinë kombëtare dhe, është e drejtë të supozohet, se ky aktivitet u mbajt pikërisht për shkak të dokumentit të mësipërm të rusëve, për më tepër që me datë 17 dhjetor kishte zyrtarisht edhe një përgjigje amerikane ndaj këtij dokumenti. Këtë përgjigje e bëri me dije, nëpërmjet një konference për mediat, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Xhejn Psaki, duke deklaruar se administrata amerikane ka marrë propozimet e Rusisë për garancitë e sigurisë dhe se do të diskutojë në lidhje me to me aleatët e NATO-s.
Sipas fjalëve të saj, Moska dhe Uashingtoni janë të aftë të arrijnë rezultate pozitive në bisedimet strategjike për sigurinë. “Për dhjetëvjeçarë të tërë kemi patur mundësinë të komunikojmë me Rusinë për çështjet strategjike. Për dhjetëvjeçarë të tërë kanë ekzistuar precedentë për këtë, diskutime në formate të ndryshme në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe të periudhës pas Luftës së Ftohtë. Nuk ka arësye që të mos jemi në gjendje ta bëjmë një gjë të tillë edhe në të ardhmen për të zvogluar destabilitetin, por këtë do ta bëjmë në partneritet dhe në koordinim me aleatët dhe partnerët tanë europianë”, tha Psaki, duke shtuar se “pa aleatët dhe partnerët tanë europiane nuk do të ketë bisedime për sigurnë europiane”.
“Nuk do të bëjmë kompromis me parimet kryesore mbi të cilët bazohet siguria europiane, përfshirë edhe faktin se të gjithë vendet kanë të drejtën e tyre për të përcaktuar në mënyrë të pavarur të ardhmen e tyre si dhe politikën e jashtme pa përzierje nga jashtë”- theksoi Psaki.
Më poshtë po sjellim pjesët më të rëndësishme të këtij dokumenti të cilin Moska ia dorëzoi Uashingtonit dhe për të cilin dëshiron të bisedohet publikisht, sikurse tha me 15 dhjetor ndihmësi i presidentit rus Juri Ushakov. Pikërisht për këtë arësye ky dokument është bërë publik. Duke e lexuar atë mund të konstatohet se ai përmban në vetvete edhe elementë klasikë të ultimatumit, për më shumë që Sergej Rjabkovi ka deklaruar se ky dokument nuk është një “meny” nga e cila ShBA-të do të mund të përzgjedhin atë që u shkon për shtat, por është një paketë unike sipas parimit “merre ose lëre”, për më shumë që Moska ka vënë edhe afatin e fundit për arritjen e marrëveshjes në fjalë me datë 14 janar të vitit të ardhshëm.
Dokumenti që është në fakt projekt (draft) përbëhet prej 9 (nëntë) pikash (nene) dhe titullohet Marrëveshje për masat për ruajtjen e sigurisë së Federatës Ruse dhe shteteve antare të Organizatës së marrëveshjes atlantikoveriore dhe mund të gjendet në faqen zyrtare të MPJ ruse.
“Federata Ruse dhe shtetet antare të Aleancës Veriatlantike (NATO), më poshtë në tekst “palët”,
duke pohuar synimet e tyre për përmirësimin e raporteve dhe thellimin e mirëkuptimit të ndërsjelltë…
të vendosur për të parandaluar aktivitetin e rrezikshëm ushtarak dhe me këtë të zvogëlohen edhe mundësitë e incidenteve mes forcave ushtarake…
u morën vesh si më poshtë:
NENI 1
Palët në aktivitetet e tyre do të udhëhiqen nga parimi i bashkëpunimit për siguri të njëjtë dhe të pandashme. Ato nuk do të forcojnë sigurinë e tyre një nga një, brenda organizatave ndësrkombëtare, aleancave apo koalicioneve ushtarake,të orientuar kundër sigurisë së palëve të tjera…
NENI 2
Me synim zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve, palët do të përdorin mekanizmat e konsultimeve urgjente dypalëshe ose shumëpalëshe, përfshirë edhe Këshillin NATO-Rusi…
Do të vendosen linja urgjente telefoni për mbajtjen e kontakteve në raste urgjente mes palëve.
NENI 3
Palët pohojnë përsëri se nuk e konsiderojnë njëra tjetrën kundërshtare.
Palët do të ruajnë dialogun dhe ndërveprimin për përmirësimin e mekanizmave për parandalimin e incidente në dhe mbi det të hapur (në radhë të parë në rajonin e Balltikut dhe të Detit të Zi)…
NENI 4
Federata Ruse dhe të gjitha palët që kanë qënë shtete antare të Paktit Atlantikoverior deri me 27 maj 1997, nuk do të stacionojnë forca ushtarake dhe armë në territorin e cilido shteti tjetër në Europë përveç forcave të stacionuara në ato territore deri me 27 maj 1997…
NENI 5
Palët nuk do të stacionojnë raketa tokësore me rreze të mesme dhe të shkurtër në zonat që atyre u mundësojnë të arrijnë deri në territorin e palëve të tjera.
NENI 6
Të gjithë shtetet antare të Aleancës Veriatlantike marrin detyrim të frenohen nga çfarëdo zgjerimi të mëtejshëm të NATO-s, përfshirë edhe pranimin e Ukrainës, si dhe të shteteve të tjera.
NENI 7
Palët që janë shtete antare të Aleancës Veriatlantike nuk do të kryejnë asnjë aktivitet ushtarak në territorin e Ukrainës, si dhe të shteteve të tjera në Europën Lindore, në Kaukazin Jugor dhe në Azinë e Mesme.
Në mënyrë që të përjashtohen incidentet, Federata Ruse dhe palët që janë shtete antare të Aleancës Veriatlantike nuk do të kryejnë stërvitje ushtarake ose aktivitete të tjera ushtarake mbi nivelin e brigadës në zonat e zgjeruara dhe konfiguracionet për të cilat do të arrihet dakordësia të vijës kufitare të Federatës Ruse dhe shteteve që janë në aleancë ushtarake me atë, si dhe palët që janë antare të Aleancës Veriatlantike.
NENI 8
Kjo Marrëveshje nuk ndikon dhe as nuk do të interpretohet sikur ndikon në përgjegjësinë parësore të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare,…”
Konkluzion:
As Uashingtoni dhe as Moska nuk i pranojnë asnjëherë kërkesat ultimative të palës tjetër. Për këtë, edhe ky dokument rus, megjithëse në pamje të parë me karakter ultimativ, duhet kuptuar si platformë për bisedime sikurse e sheh Moska, gjë që nuk do të thotë se pikërisht kjo formë do të jetë themeli përfundimtar për bisedime. Për këtë dëshmon edhe deklarata e datës 17 dhjetor e palës amerikane sipas së cilës propozimim e saj për mbajtjen e bisedimeve do t’ia dorëzojë Moskës javën e ardhshme (ndoshta pas konsultimeve me aleatët europianë)
Aty ku është rreziku më i madh është fakti se, nga pala ruse, nga kreu më i lartë i shtetit, arrijnë deklarata sipas të cilave rreth propozimeve të tyre nuk mund të bëhen kompromise dhe se Moska, mbrojtjen e saj strategjike, nëse nuk arrihet marrëveshja, do ta sigurojë e vetme – pra pa Uashingtonin (fjalët e Vladimir Putinit). Kjo është ajo që të shqetëson në njëfarë mënyre, duke patur parasysh se themeli i bisedimeve është kompromisi, domethënë lëshimi në elementë të caktuar nga të dyja palët, ku është punë tjetër pastaj se kush duhet të bëjë më shumë lëshime e kush më pak. Nga ana tjetër, sikur të ishte fjala vërtetë për parimin “merre ose lëre” bisedimet as që do të ishin të nevojshme sespe janë në lojë vetëm këto dy variante.
Gjithsesi, Moska e ka ngritur shumë lart stekën, por ende jo në atë mënyrë nga e cila Uashingtoni të mos jetë në gjendje të dalë “me dinjitet të papërlyer”. A mos po përpiqet ai të fitojë kohë, domethënë të bëjë sikur po këshillohet me antarët e Aleancës së NATO-s (ku ai është “violinë e parë”, domethënë ka fjalën e parë dhe të fundit), pas së cilës do të bëjë kompromis me Moskën (atëherë kjo gjë formalisht do të ishte vendimi i “përbashkët” i aleatëve Perëndimorë, domethënë në këtë në këtë rast Uashingtoni “lan duart”, sepse bëhet fjalë kryesisht për sigurinë europiane dhe, nëse aleatët europiane dëshirojnë kështu, kush është ai që ti kundërvihet kësaj dëshire të europianëve), apo përsëri “sëbashku” do të aprovojë vazhdimin e politikës së kjonfrontimit të Perëndimit ndaj Rusisë, gjë e cila do të kishte pasoja tejet të paparashikueshmne dhe të rrezikshme- kjo është e vështirë të thuhet.
Meqënëse mediat amerikane dhe europiane edhe pas propozimit të bërë publik të Moskës vazhdojnë me retorikën e ashpër antiruse dhe me shumicë kërkojnë braktisjen e bsedimeve dhe vendosjen e saksioneve tejet të ashpra kundër Moskës, kjo mund të interpretohet në mënyra të ndryshme: ose si presion i qëllimshëm ndaj Moskës që ajo të “zbusë” kërkesat e saj, ose si presion, para së gjithash ndaj administratës Bajden, për të hequr dorë nga bisedimet me Putinin (megjithëse kjo nuk është në interes të shtetit të thellë amerikan).
Personalisht mendoj se është fjala për hamerndësimin e parë të mësipërm, sikurse mendoj se, para së gjithash, në Pentagon (në ndryshim nga Kongresi ku qëndrojnë diletantët, të cilët nuk bëjnë asgjë tjetër veçse lobime për interesat e dikujt dhe garojnë me njëri tjetrin se cili është i pari prej tyre që dëshiron të hedhë bombën atomike në Rusi, gjë për të cilën Kongresi është reduktuar në primitivizëm me të cilin nuk është i ngjashëm as ai në parlamentin kroat), ka profesionistë të lartë të cilët e dinë mirë sesi janë punët dhe se gjërat shumë lehtë mund të dalin nga kontrolli. Nga ana tjetër, Moska para së gjithash kërkon garanci që NATO-ja të mos zgjerohet më tej në Lindje, domethënë në territoret e ish BRSS-së dhe tërheqjen e infrastrukturës së Aleancës Veriatlantike nga kufinjtë e saj Perëndimorë, ndërsa gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme. Vështirë mund të besohet se për shkak të këtyre kërkesave, të cilat nuk është e vështirë të plotësohen (Ukraina dhe Gjeorgjia do të humbisnin të drejtën e hyrjes në NATO, gjë që nuk do të thotë edhe ndërprerje e bashkëpunimit të tyre politik dhe ekonomik me BE dhe SHBA, gjë të cilën Moska nuk e kërkon) ShBA-të të kenë më shumë dëshirë për një konflikt frontal me Rusinë dhe luftë në “territorin e saj”.
Gjithsesi, koha do ta tregojë shumë shpejt se në cilin drejtim do të ecin gjërat në lidhje me këtë çështje. Propozimi amerikan arrin në Moskë që në javën e ardhshme. Uashingtoni gjoja kërkon që rreth kësaj teme të bisedohet “nën tryezë” dhe jo publikisht si dëshiron Moska.
Përveç kësaj, 14 janari, si afati i fundit i përcaktuar nga rusët për arritjen e marrëveshjes, nuk është shumë larg.
Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/top-tema/z-meter-ruski-ultimatum-sad-u-i-americki-odgovor/