Mario Stefanov-Gjeopolitika[i]
Deri në momentin e sulmit ushtarak rus në Ukrainë, Bashkimi Europian, parë nga jashtë, jepte përshtypjen e njëfarë perandorie në ngritje e sipër e cila zgjerohej territorialisht dhe nga pikëpamja e ndikimit dhe e cila ndërtonte një strukturë të brendshme hierarkike, por menjëherë pasi bombat e para shpërthyen në truallin e Ukrainës, menjëherë u bë e qartë se Bashkimi Europian nuk ka aspak fuqi të pavarur.
Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, Bashkimi Europian, i cili deri atëherë vetëlavdërohej për ngritjen e tij në fuqi golbale, jo vetëm që nuk arriti në pozicionin e fuqisë e cila ka rëndësi botërore, por gjatë muajve të kaluar u shndërrua në një fuqi europiane e rangut të dytë.
ShBA-të dhe Britania e Madhe morën në duart e tyre drejtimin e çështjeve kontinentale europiane. Ky është një fakt i pamohueshëm, ndërsa vetëlavdërimet e elitës politike europiane se gjoja vendimet kyçe në lidhje me krizën ukrainase dhe gjendjen në Europë merren mbi baza të barabarta me Uashingtonin dhe Londrën aleate, thjesht nuk i përgjigjen realitetit dhe cilido që i ka sytë në ballë e sheh qartë një gjë të tillë. Brukseli dhe kryeqytetet e Bashkimit Europian vendosin vetëm për aspektet teknike të realizimit të asaj që më përpara kanë vendosur amerikanët dhe britanikët. Bashkimi Europian është asfiksuar nga pikëpamja gjeopolitike.
Deri në momentin e sulmit ushtarak rus në Ukrainë, Bashkimi Europian, parë nga jashtë, jepte përshtypjen e njëfarë perandorie në ngritje e sipër e cila zgjerohej territorialisht dhe nga pikëpamja e ndikimit dhe e cila ndërtonte një strukturë të brendshme hierarkike.
Jugosllavia e kobshme
Tani, pas 24 shkurtit dhe bombave të para të hedhura mbi Ukrainë, është e qartë si drita e diellit se Bashkimi Europian nuk ka fuqi të pavarur dhe se është zhvilluar dhe vazhdon të zhvillohet në parime perandorake, por ama në përbërje të perandorisë më të madhe angloamerikane. Bashkimi Europian në këtë moment po shfaqet si ndërmjetës i perandorisë së ShBA-ve dhe Britanisë së Madhe, si njëfarë nënperandorie e botës së madhe perandorake të Uashingtonit dhe e Londrës.
Dikur, gjatë kohës së Luftës së Ftohtë vendet demokratike dhe të zhvilluara të Europës Perëndimore përbënin njëfarë vitrine të Perëndimit dhe shembull të shteteve të suksesshme, pastaj u shtynë në Bashkimin Europian, zgjerimi i të cilit i tërhoqi në zona krize të botës dhe luftëra të perandorive të dështuara siç ishte ajo sovjetike dhe mini-perandoria rajonale siç ishte Jugosllavia tashmë e shpërbërë. Pikërisht në rastin e ish Jugosllavisë Bashkimi Europian shfaqi pafuqinë e tij e cila, gjithsesi u mbulua nga shefat e saj- ShBA-të dhe Britania e Madhe. Pas kësaj eksperience të keqe dhe shpëtimit angloamerikan të situatës u duk se gjithsesi Bashkimi Europian në të ardhmen do të vepronte më me kujdes dhe me një përqëndrim më të madh të fuqisë.
Dhjetëvjeçarët e kaluar madje dukej se Bashkimi Euopian po zhvillohej si perandori europiane e pavarur. Por konstruksionet perandorake ruse të cilët në tërsëllimën e fundit nisen invazionin e pasuksesshëm në Ukrainë, treguan haptazi se Bashkimi Europian megjithatë nuk është fuqi e pavarur në rritje e sipër por vetëm një proxy perandori e perandorisë angloamerikane. Me zgjerimin e tij në Lindje, Bashkimi Europian u ngatërrua në luftrat e hapësirës postsovjetike dhe u përball me diçka për të cilën ai vetë nuk është i zoti t’ia dalë mbanë dhe në të cilin figuron si përkthyes i politikës amerikane dhe britanike.
Me përpjekjen për zgjerimin e ndikimit të tij në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, në kontekstin e strategjisë së madhe amerikane të rregullimit të këtij rajoni dhe krijimit të një “Lindje të Mesme të re”, Bashkimi Europian mori vetëm thërrimet që mbetën në tavolinë pas veprimtarive amerikane dhe britanike nëpërmjet luftërave në Lindjen e Mesme. Arriti të mbërthejë disa pjesë të burimeve energjetike, mbi të gjitha në Libi, por shumicën e plaçkës e mori për vetë Uashingtoni.
Shtete të kalbura
Krahas fitimeve minimale ekonomike dhe gjeopolitike pësoi dëmin e fundit politik dhe ekonomik nëpërmjet një dyndje emigrantësh në territoret europiane. Kësaj here, pas sulmit rus në Ukrainë, menjëherë në start, Bashkimi Europian lëshoi gjithçka kishte në dorë. Shfaqi jo vetëm pafuqinë e tij të krijimit aktiv të hapësirës gjeopolitike në të cilën zhytet por inkasoi edhe humbje të mëdha politike dhe ekonomike. Lufta në Ukrainë pas invazionit rus është konvergimi i gjithçkaje të keqe për Bashkimin Europian nga luftërat e mëparshme në të cilat është përzierë gjërësisht. Kësaj here bëhet fjalë njëkohësisht edhe për paaftësinë e shprehur qartë, humbjet financiare, valë të reja emigrantësh, humbje masive e ndikimit jo vetëm në nivel global por edhe në territoret e tij europiane. Që gjërat të jenë më keq, kësaj mund ti shtohet edhe kriza për energjentë dhe ushqime si dhe rënia ekonomike. Efekti i Bashkimit Europian është përsëri një zero me xhufkë, ndërsa fitimet gjeopolitike dhe ekonomike, kjo është tashmë evidente, se do ti kenë ShBA-të dhe Britania e Madhe.
Shtetet demokratike të Europës Perëndimore dhe Qendrore, dikur shtetet më të suksesshme të botës, pas tërheqjes në Bashkimin Europian dhe zgjerimin e tij shumëvjeçar perandorak në këtë moment duken si të kalbura, pothuajse shtete të dështuara. Nëpërmjet veprimtarisë së fuqive aleate ShBA-ve dhe Britanisë së Madhe, e cila pas Brexit-it kurrsesi nuk e la mënjanë veprimtarinë e saj në territoret europiane dhe ndikimin në Bashkimin Europian, ata janë shndërruar në shtete me probleme të mëdha. Gjithsesi, ata më të fortët e tij, mbi të gjithë Gjermania dhe Franca, do ti tejkalojnë secili për veten e tij problemet në të cilat u gjendën, por në konceptin e Bashkimit Europian dhe në strukturën e tij do të mbetet edhe një plagë e shëmtuar e mossuksesit të rëndë ekonomik dhe gjeopolitik.
Në të gjitha luftërat në të cilat është përzierë gjërësisht, mbi të gjitha në ato në gërmadhat e perandorisë sovjetike të cilat ende vazhdojnë më gjithë ashpërsinë e tyre, Bashkimi Europian pësoi padyshim dëme të rënda ekonomike dhe gjeopolitike.
Mossuksesi Gjeopolitik
Përveç kësaj, zgjerimi i Bashkimit Europian, i cili në strukturën e tij përfshiu edhe ish shtete të bllokut sovjetik, shpuri në krijimin e fuqive të reja brenda Bashkimit Europian, të cilët me vitalitetin e tye, si politik, ashtu edhe ekonomik, si dhe me mbajtjen e marrëdhënieve të veçanta me ShBA-të dhe Britaninë e Madhe, gradualisht po bëhen zotërit e rinj të Europs. Polonia është në mënyrë evidente në krye të politikën eruopiane dhe një prej antareve më me ndikim të BE-së. Marrëdhëniet e saj të veçanta me Uashingtonin dhe Londrën, njëkohësisht me fuqinë polake brenda BE-së, forcojnë edhe ndikimin angloamerikan. Kur erërat e luftës të largohen nga Ukraina, kur me paratë amerikane dhe të BE-së ajo do të rindërtohet dhe kur, në kuadrin e strategjisë së BE-së për zgjerimin, Ukraina do të antarsohet në BE, ky shtet i madh me potencial të madh ekonomik do të bëhet një fuqi e re brenda Bashkimit Europian.
Pjesë të BRSS-së së dikurshme, bllokut komunist dhe Paktit të Varshvës, të cilët në kohën e Luftës së Ftohtë kanë funksionuar në kuadrin e perandorisë sovjetike, në një të ardhme të afërt, pas zgjerimit të Bashkimit Europian dhe përfshirjen e tyre në strukturën e tij, praktikisht do të drejtojnë Europën dhe do të shtyjnë mënjanë fuqinë e Gjermanisë dhe Francës. Që Bashkimi Europian vërtetë planifikon, në mënyrë gati vetëvrasëse, zgjerimin në territorin e perandorisë sovjektike të dikurshme, dëshmon edhe fjalimi i kancelarit gjerman Olaf Sholc, i cili në takimin e socialdemokratëve europianë bëri thirrje të hapur për zgjerimin e BE-së në drejtim të Lindjes në sëpaku dhjetë shtete sepse medemek kështu Bashkimi Europian do të jetë më i fortë dhe do të ketë më shumë ndikim.
“Bashkimi Europian me 27, 30 apo 36 shtete, i cili atëherë do të ketë 500 milionë qytetarë të lirë dhe me të drejta të barabarta, do të ketë rëndesë tejet më të madhe sesa ka sot”, tha Sholci në kongresin e Partisë së socialistëve europianë i mbajtur në Berlin në mesin e muajit tetor. Tërë seriozitet Sholci deklaroi: “Jam besnik i zgjerimit të Bashkimit Europian. Procesi në të cilin Unioni do të vazhdojë të zgjerohet drejt Lindjes është një situatë në të cilën të gjithë fitojmë”.
Zgjerimi i Unionit
Por, duke gjykuar nga eksperiencat e deritanishme të hyrjes në territoret e krizës botërore, përfshirë këtu edhe kasaphanën e Lindjes së Mesme dhe luftërat mes ish shteteve të BRSS-së në territorin postsovjetik, e vetmja gjë që do të fitojë do të jetë tërheqja e re Bashkimit Europian dhe antarëve të tij në luftëra të reja që zhvillohen ose do të zhvillohen në gërmadhat e perandorisë së shkatërruar sovjetike dhe në territoret e shpërbërjes, tërësisht të parashikueshme, të perandorisë ruse në formën e tanishme të Federatës Ruse. Përpjekjet e pasuksesshme të saj, mes tjerash edhe me agresionin krejtësisht të pasuksesshëm ushtarak në Ukrainë, vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e Federatës Ruse.
Përzierja e Bashkimit Europian në luftërat për trashëgiminë sovjetike hap dyert për ndikim nëpërmjet krizës ndaj antarëve të Bashkimit Europian. Rusia, duke humbur luftën në Ukrainë, praktikisht zhytet në baltën e gjallë të shkatërrimit të saj.
Nëse nuk i ndërpret humbjet e saj në planin ushtarak dhe politik, dhe më tej edhe atë ekonomik që vjen më pas, shpërbërja e Federatës Ruse nuk është proces i pamundur, por në këtë rast Europën do të mbulojë një valë kaosi që ndodh rregullisht pas rënies së çdo perandorie. Zgjerimi nëpër territore përreth Federatës Ruse dhe përpjekja për përfshirjen e shteteve të Kaukazit dhe të Azisë Qendrore, ish pjesë të BRSS-së, në strukturën e BE-së do të përforcojë këtë këtë rrezik dhe Bashkimi Europian do të gjendet përsëri në një kaos luftarak në drejtimet e zgjerimit të tij.
Në planin e politikës së jashtme gjithçka kundërmon në vitin e largët 1914, para përplasjes për mbifuqi të perandorive të mëdha në territoret europiane, aziatike dhe afrikane, ndërsa në planin e brendshëm politik dhe ekonomik gjithçka të kujton periudhën mes dy luftërave botërore. Europa ndodhet para një tragjedie të re për të cilën janë meritorë pikërisht politikanë të këtillë mediokër dhe të padobishëm sikurse janë dështimet e dëshmuara politike – Presidentja e Komisionit Eruropian Ursula von der Lajen apo antidiplomati tragjikomik Josep Borell.
Deluzione politike
Për fatin e keq të Europës dhe qytetarëve të saj, as ata dhe as Europa nuk kanë më rrugëdalje nga ky qerthull në të cilin kanë hyrë, ndërsa popujt europianë munden vetëm, duke fituar kohë, duke vazhduar të gënjejnë vetveten që edhe për deluzionet e tyre politike dhe gabimet trashanike në mënyrë infantile, si në kohën e komunizmit, të fajësojnë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm ndër të cilët i pari edhe më tej është propaganda ruse.
Helbete gjithmonë është fajtor dikush tjetër, gjithmonë forcat e errëta kërcënojnë Europën gjithë shkëlqim. Po atë Europë që polli ideologjinë e komunizmit, fashizmit, nacionalsocializmit dhe më mirë të mosa hyjmë më tej në të kaluarën. Vështirë gjithsesi të harrohet menjëherë trashëgimia e përgjakshme e Luftës Tridhjetëvjeçare dhe era e kolonializmiot europian e cila edhe sot e kësaj dite mbahet me këmbëngulje në këmbë nëpërmjet formash të stërholluara.
Për fat të keq, është e vështirë të mos përsëritet nëse duam të bëjmë një përshkrimin të gjendjes – e njejta skenë si para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore e ndërtuar edhe në territoret europiane- armiku i madh në Lindje, kriza politike dhe ekonomike brenda Europës, klasa e mesme e shkatërruar dhe klasa punëtore e shkelur me këmbë, dhe krahas kësaj edhe kriza e sistemit të pushtetit pikërisht siç është tani brenda shteteve më të fuqishme europiane dhe krijesës së tyre parashtetërore dhe mbinacionale, Bashkimit Europian.
Njëkohësisht Britania e Madhe dhe ShBA-të, pasiqë e morën Europën në duart e tyre gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, atë dhe Bashkimin Europian të saj gjithnjë e më haptazi po e trajtojnë si zgjatim të politikës së tyre dhe si nënperandorinë e tyre, sidomos tani kur morën në dorë edhe politikën europiane pas invazionit rus në Ukrainë. Qendra e hapësirës Euroaziatike shpërtheu përsëri në një mënyrë morbide dhe të modifikuar si në vitin e largët 1914 apo në fund të viteve 30 të shekullit të kaluar. Thënë thjesht, pa Europën nuk ka luftë botërore.
Asnjëherë konflikti i ShBA-ve me Iranin, Rusinë apo Kinën nuk mund të krijojë baza për fillimin e një konflikti luftarak global sesa mund ta bëjë këtë vatra e krizës në Europë. Ka ardhur koha që elitat udhëheëse europiane politike, ekonomike dhe financiare më në fund ti shpjegojnë opinionit publik të tyre se Europën, deluzioni i integrimit në BE, zgjerimi dhe politikat egoiste të shteteve europiane më të fuqishme, e kanë sjellë në statusin e vatrës së krizës botërore.
Vatër krize
Perceptimi se ndonjëfarë konflikti i ri botëror fillon me luftë bërthamore ose me ndonjëfarë shpallje të madhe lufte njëra tjetrës të fuqive globale nëpërmjet përplasjes direkte luftarake mes tyre është plotësisht i gabuar. Për çudi një kuptim i tillë i mundësisë së përplasjes globale mbahet në qarkullim në opinionin publik ndoshta në sajë të mediave të rrymës së qendrës që mbulojnë politikën e elitave udhëheqëse dhe ruajnë kësisoj imazhin paqebërës të Bashkimin Eruopian dhe proceseve integruese europiane.
Në realitet po këto procese e kanë ndarë aq shumë Europën saqë ajo është buzë shpërthimit dhe çdo shkatërrim i rendit paqesor në Europë përherë, në mënyrë të paevitueshme, shpie në shkatërimin e rendit botëror paqesor. Në një konflikt të ri të madh luftarak, me përmasat e luftërave të mëdha të shekullit 20, Europa po zhytet nëpërmjet konfliktit hibrid dispersiv brenda vetë fuqive që e udhëheqin atë dhe që shpesh herë, nëpërmjet ndërmjetësve, përhapet në tërë botën në të cilën përfshihen të gjitha fuqitë globale. Shuma e këtyre ngjarjeve rritet në konflikt të madh botëror për rishpërndarjen e fuqisë dhe të pasurive.
Vetëm Europa, si edhe shumë herë më parë në histori, ka potencialin e vërtetë të përshkallëzimit dhe transformimit të kësaj lufte të heshtur, të padukshme dhe mediatike në konflikt botëror me përmasa epike. Europa është e ka qënë gjithmonë, çfarëdo që ti mveshin vetes të tjerët, qendra kulturore, politike dhe ideologjike e botës. Te ajo gjithmonë ka filluar gjithçka dhe është përfunduar gjithçka.
Ishte Europa ajo që e shpuri botënm në dy luftëra botërore
Europa është atdheu i të gjithë ideve të mëdha që ndryshuan botën, që e përcaktuan nëpërmjet luftarëve dhe gjithë ideologjive që shkundën Europën dhe botën në njëqind vitet e fundit, komunizmit, fashizmit, nacionalsocializmit si fuqitë më të mëdha lëvizëse të ngjarjeve kataklizmike të shekullit 20. Nuk janë të rëndësishme me çfarë force kanë ardhur nga pjesa tjetër e botës ndryshimet politike, kulturologjike dhe paradigma ushtarake me përmasa botërore. Vështirë të evitohet konstatimi se Azia, Afrika dhe kontinenti amerikan në shekullin e kaluar nuk prodhuan asnjë fuqi të re lëvizëse që të ndryshonte botën. Këtë e bëri Europa, e vetmja që e ka këtë aftësi, qoftë ky mallkimi apo lavdia e saj.
Europa, për fat të keë po përjeton atë që quhet “dita e pafundme” e saj. Ajo është përsëri në rrugën drejt luftës, njëlloj si para konflikteve të shekullit 20. Kësaj here si perandori në lindje e sipër nën kontrollin e perandorisë angloamerikane dhe në luftën e madhe me perandorinë ruse nëpërmjet konceptiti të krijuar gjatë erës së Putinit nga gërmadhat e perandorisë sovjetike të shkatërruar. Europa dhe Bashkimi Europian saj sipas dënimit të tyre historik duket qartazi se nuk mundën ta evitojnë tërheqjen në luftën e madhe. Konrad Adenaueri i madh, kancelari i parë gjerman i pasluftës dhe themeluesi i CDU-së, ka thënë se historia, sikurse e njohim ne, është pikërisht shuma e gjithçkaje që mund të evitohej.
Europa sillet njëlloj si personazhi i filmit “Dita e pafundme”.
Të gjitha që thamë më lart përshkruajnë në mënyrë figurative atë që Europa dhe Bashkimi Europian nuk mund ti ikin së kaluarës së tyre dhe nuk janë të aftë të përcaktojnë realisht të ardhmen e tyre dhe se po hyjnë përsëri në atë që më lart e cilësuam si sindromi i “ditës së pafundme”.
Sepse, tërë historia europiane përputhet në mënyrë të përkryer me temën e filmit “Dita e pafundme” (“Groundhog Day”) ku reporteri televiziv cinik, fodull dhe egoist, zgjohet gjithmonë në të njejtën ditë dhe me ecuri plotësisht identike të ngjarjeve, gjë për të cilën është i vetëdijshëm vetëm ai. Nga ky rreth vicioz ai arrin të dalë vetëm kur ndryshoi formatin e tij të sjelljes dhe iu adoptua në mënyrë aktive ngjarjeve. Për fat të keq Europa nuk është në gjendje për këtë, megjithëse u përpoq, por instinkti i përsëritjes gjithmonë të të njëjtave formate e shpie përherë në rrethin vicioz të verbërisë, krijimit të perandorive europiane, zgjerimeve imperiale, luftërave dhe kataklizmave. Dhe e gjitha kjo në sajë të elitave të saj, dikur fisnikëri për nga prejardhja, e tani aristokracisë dinake dhe populiste, në të cilën është shndërruar elita politike europiane. Qyetetarët europianë e kuptojnë së janë të zënë edhe këtë herë robër në ditën e pafundme dhe shumë lehtë mund të ndodhë të shkojnë përsëri me uniformë drejt vatrave të reja europiane të luftës.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i][i] https://www.geopolitika.news/analize/m-stefanov-eu-se-pretvorila-u-drugorazrednu-europsku-silu/