Marko Millanoviç- [i]
Para dy ditësh gazeta “Danas” publikoi tekstin e propozimit franko-gjerman të Marrëveshjes bazë mes Serbisë dhe Kosovës, tekst të cilin gazeta në fjalë e kishte marrë nga kanalet diplomatike. Teksti i publikuar dukej qartë se ishte përkthyer nga anglishtja dhe ky përkthim nganjëherë nuk është krejtësisht i mirë. Por tani, pas fjalimit drejtuar popullit të Presidentit Vuçiç të hënën në darkë, gjatë të cilit citoi në mënyrë relativisht precize nene të veçanta të propozimit, është e qartë se teksti i publikuar në “Danas” është vërtetë autentik, ndoshta jo i plotë ose me disa gabime të vogla. I njëjti konkluzion del edhe nga intervista e kryetarit të komisionit të parlamentit për Kosovën dhe Metohinë, Millovan Drecun dhënë po atë ditë, i cili, sipas fjalëve të tij, e kishte parë tekstin e propozimit në origjinal.
Presidenti Vuçiç deklaroi gjithashtu se propozimi i kësaj marrëveshje i është dorëzuar atij nga ana e përfaqësuesve europianë dhe ameriknë sëbashku me njëfarë ultimatumi: pranojeni këtë propozim ose do të pezullohet rregjimi i vizave për shtetasit e Serbisë në Bashkimin Europian, do të ndërpritet procesi i antarsimit në BE dhe aprovimi i fondeve të saj, do të tërhiqen investimet amerikane dhe europiane në Serbi, gjë e cila do të shkaktonte dëm të madh dhe ndoshta edhe kollaps të ekonomisë serbe. Nëse të dërguarit perëndimorë e kanë kërcënuar kaq seriozisht Vuçiçin ose jo, ne këtë ne nuk mund ta dimë me siguri, për shkak të raportit të tij, deri tani të dobët, me të vërtetën. Ne thjesht nuk mund ta dimë një gjë të tillë përderisa ndonjë zyrtar amerikan apo europian të na e pohojë përmbajtjen e pasojave kërcënuese, ose të mos e pohonë ndonjë media që ka burime të besueshme në qeveritë e huaja. Por mirë – po e supozojmë se presionet ndaj Serbisë dhe, ndoshta edhe presionet ndaj Kosovës, janë vërtetë të këtij intensiteti.
Në këtë tekst unë do të përpiqem të shpjegoj thelbin e propozimit të Marrëveshjes bazë, para së gjithash nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare. Qëllimi im në këtë rast nuk është të bind ndokënd, qoftë në Serbi apo në Kosovë, që ta pranojë ose jo Marrrëveshjen në fjalë. Kjo është punë e çdo qytetari. Qëllimi im, përsëris, është të shpjegoj thelbin e këtij propozimit dhe ai është si më poshtë:
E para, është e qartë se këtu nuk bëhet fjalë për marrëveshje përfundimtare, apo marrëveshje juridiko-detyruese, në formën e një marrëveshjeje ndërkombëtare, mbi nënënshkrimin e së cilës muajt e fundit është folur shumë. Në këtë rast bëhet fjalë për një marrëveshje të karakterit politik – më që ra fjala – të tilla siç kanë qënë të gjitha marrëveshjet e deritanishme mes Kosovës dhe Serbisë për këtë çështje. Nga kjo Marrëvëshje bazë rrjedh qartë se se nënëshkrimi i marrëveshjeës përfundimtare, juridikisht detyruese, do të duhet bërë në të ardhmen.
E dyta, teksti i Marrëveshjes bazë bazohet në modelin e Marrëveshjes bazë të dy Gjermanive të nënëshkruar në vitin 1972, e cila madje, në disa nene të veçanta, është kopjuar fjalë për fjalë, por në ndryshim nga ajo (e dy Gjermanive. Shën. i përkth) ka qënë Marreveshje ndërkombëtare mes dy shteteve. Pasojë e kësaj Marrëvshjes bazë (mes dy Gjermanive) ishte pranimi i dy Gjermanive në Kombet e Bashkuara, por, siç do të shpjegoj më poshte, kjo nuk është ndoshta ecuria përfundimtare e nënshkrimit të Marrëveshjes tonë bazë, sëpaku jo në një afat të shkurtër ose të mesëm.
E treta, nënëshkrimi i një marrëveshje të tillë nga ana e Serbisë nuk do të përbëjë njohjen e Kosovës, ashtu si e koncepton njohjen e drejta ndërkombëtare, megjithëse në kuptimin politik, si edhe të gjitha marrëveshjet e deritanishme, do të ishte një hap tjetër në këtë drejtim dhe do të ishte pranimi i aftësisë së Kosovës që marrëveshje të tilla t’i nënëshkruajë (gjë e cila deri tani ka ndodhur). Në këtë kuptim Marrëveshja bazë nuk përmban atë që është kërkesa kryesore e palës kosovare – njohjen – e cila Kosovës nuk i duhet vetëm për arësye simbolike por edhe për arësye praktike.
E katërta, kërkesa kryesore dhe risia themelore e kësaj Marrëveshje bazë është te neni që thotë se Serbia nuk do ta kundërshtojë hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Këtu para së gjithash mendohet për Kombet e Bashkuara, megjithëse kjo nuk përmendet në mënyrë eksplicite. Detyrimi bazë i palës kosovare është ai ekzistues, dhe ky është krijimi i një forme të vetëadministrimit të serbëve në Kosovë. Të gjitha të tjerat në tekstin e Marrevshjes bazë janë përgjithësuese ose çështje simbolike që për ndokënd ndoshta janë me rëndësi e për dikë tjetër jo, por praktikisht nuk kanë ndonjëfarë pasoje thelbësore.
Në këtë moment pra, para Serbisë qëndron zgjedhja nëse duhet të pranojë të ndërmarrë detyrimin politik që të mos kundërshtojë më hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ose do të pranojë pasojat negative që mund të vinë pas këtij refuzimi. Këtu është me rëndësi të vërehet se pranimi i Kosovës në OKB, në BE, ose cilëndo organizatë tjetër ndërkombëtare, varet vetëm pjesërisht nga mnoskundërshtimi i Serbisë dhe se ky pranim nuk është se do të duhet të ndodhë detyrimisht sepse për të vendosin shtete të tjera të cilët në tërë këtë histori kanë interesat e tyre. Nga ana tjetër, zgjedhja e Kosovës është ose ta pranojë këtë marrëveshje, e cila nuk përmban në vetvete njohjen dhe e cila nuk mund të garantojë pranimin e Kosovës në OKB, por sipas saj do t’i duhet të bëjë lëshime në lidhje me detyrimin tashmë të ndërmarrë për krijimin e Bashkësisë së komunave serbe.
Përsëris, për këtë çështje çdo qytetar le të vendosë vetë.
Marrëveshja politike bazë bazohet në Marrëveshjen bazë gjermane.
Sikurse theksova më lart, është e qartë se modeli i propozimit ka qënë Marrëveshja bazë mes dy Gjermanive (Grundlagenvertrag) e vitit 1972, por është gjithashtu e qartë se këtu, në ndryshim nga rasti gjerman, bëhet fjalë për një marrëveshje politike dhe jo për një Marrëveshje ndërkombëtare. Këtë mund ta pohojmë nga krahasimi i detajuar i tekstit të propozuar të Marrëveshjes bazë dhe tekstit të Marrëveshjes mes dy Gjermanive (shih https://www.cvce.eu/content/publication/1999/1/1/3b9b9f0d-6910-4ca9-8b12-accfcb91d28e/publishable_en.pdf)
Qëllimi i kësaj Marrëveshje ishte normalizimi i raporteve mes Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore. Thënë shkurt, Gjermania Perëndimore, edhe përkundër detyrimit kushtetues të organeve shtetërore për të punuar për bashkimin e Gjermanisë, hoqi dorë nga pozicioni sipas të cilit vetëm ajo mund të përfaqësonte Gjermaninë si të tërë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sipas të cilit refuzonte marrëdhëniet me ata shtete që e kishin njohur Gjermaninë Lindore. Kthesa e politikës gjeremanoperëndimore drejt shkrirjes së marrëdhënieve me Lindjen (Ostpolitik) shpuri në nënëshkrimin e Marrëveshjes bazë dhe në pranimin e të dy Gjermanive në OKB në vitin 1973.
Përputhjet e dukshme ndërmjet dy teksteve mund të shihen edhe te preambula si dhe te nenet operative të të dy instrumenteve. Përshembull, paragrafi 1 i nenit 1 të Marrëveshjes bazë (K-S theksimi është imi Xh.F.).) është kopjuar fjalë për fjalë nga neni 1 i Marrëveshjes bazë (Gj): “Palët do të zhvillojnë mes tyre marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë mbi bazën e të drejtave të njejta”. Paragrafi i dytë i këtij neni shton detyrimin (tashmë ekzistues) specifik për kontekstin serbo-kosovar: “Të dyja palët do të njohin reciprokisht dokumentet e rëndësishëm dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe vulat doganore”. Njëlloj është edhe me paragrafet 2 dhe 3. Neni 4, paragrafi 1 i Marrëveshjes bazë (K-S) është kopjuar nga neni 4 i Marrevshjes bazë (Gj): “Palët nisen nga supozimi se asnjëra prej tyre nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj”. Por për këtë paragrafi i dytë përmban pikërisht detyrimin më më konkret (për palën serbe më të vështirin): “Serbia nuk do ta kundërshtojë antarsimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare”.
Si mund ta kuptojmë se në rastin që po shqyrtojmë bëhet fjalë për një marrëveshje politike dhe jo për një marrëveshje ndërkombëtare juridiko-detyruese? E para emërtimi i këtij instrumenti është Marrëveshje, e cila mund të jetë si politike ashtu edhe juridike, ndërsa emërtimi i Marrëveshjes gjermane, është marrëveshje (Vertrag), gjë në praktikë përdoret ekskluzivisht për marrëveshjet juridiko-detyruese. E dyta, ndërsa neni 10 i Marrëveshjes (K-S) nuk e përmban nenin e ratifikimit dhe hyrjes në fuqi juridike, ndërsa një nen të tillë e ka në Marrëveshjen gjermane. E treta dhe më e rëndësishmja, është neni 6, paragrafi 1 i Marrëveshjes bazë (K-S) i cilit thotë shprehimisht:
“Megjithëse kjo Marrëveshje përbën hap të rëndësishëm drejt normalizimit, të dyja palët do të vazhdojnë procesin e dialogut që shpie drejt BE-së me një vrull të ri gjë që do të shpjerë te marrëveshja gjithëpërfshirëse juridiko-detyruese për normalizmin e marrëdhënieve”.
Pra, marrëveshja juridiko-detyruese mbi normalizimin është diçka duhet të vijojë pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje bazë. Ajo është vetëm një hap i mesëm drejt marrëveshjes përfundimtare, të tilla siç kanë qënë marrëveshjet e deritanishme mes Serbisë dhe Kosovës, që nga Marrëveshja e Brukselit, pastaj ajo që u nënshkrua ulur në stolin përballë tavolinës së Donald Trampit e deri te marrëveshja për targat.
Nënëshkrimi i Marrëveshjes bazë nuk do të jetë kundër Kushtetutës së Serbisë
Po e lëmë mënjanë faktin nëse nënëshkrimi i kësaj Marrëveshje do të jetë ide e mirë ose jo, por themi se gjithsesi ky akt nuk do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë. Kushtetuta e Serbisë në preambulën e saj thotë se “Krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë, ka pozitën e autonomisë thelbësore në kuadër të shtetit sovran të Serbisë dhe nga një pozitë e tillë e Krahinës së Kosovës dhe Metohisë rrjedh detyrimi kushtetues i të gjithë organeve shtetërore që të përfaqësojnë dhe të mbrojnë interesat shtetërore të shtetit të Serbisë në Kosovë dhe Metohi në marrëdhëniet e brendshme dhe ato të politikës së jashtme”, por kjo preambul, e cila gjithsesi nuk është juridikisht detyruese, edhe e formuluar në mënyrë të këtillë mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, më gjërë apo me ngushtë. Neni 114 i Kushtetutës së Serbisë me tej e përmend Kosovën në betimin e presidentit në momentin e marrjes së detyrës, ndërsa neni 182 e përmend Kosovën si krahinë autonome.
Në vetvete Marrëveshja bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve nuk është akt që bie në kundërshtim me Kushtetutën serbe sepse për nga natyra dhe përmbajtja e saj nuk devijon në mënyrë radikale nga marrëveshjet tashmë ekzistuese mes Serbisë dhe Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Serbisë gjykoi (me 11 vota por dhe 4 kundër) se Marrëveshja e Brukselit nuk ishte në kundërshtim me Kushtetutën, sepse bëhej fjalë për një marrëveshje politike dhe jo për një akt juridik. E njëjta gjë vlen edhe për Marrëveshjen bazë. Në këtë kuptim vë në dukje se edhe Gjykata Kushtetuese (më kurajoze më më kompetente) federale gjeërmane e vitit 1973, gjykoi se Marrëveshja bazë mes dy Gjermanive – që në të vërtetë ishte juridikisht detyruese, në ndryshim nga rasti jonë – ishte në përputhje me Kushtetutën (Ligjin bazë – BverfGE 36,1) të Gjermanisë. Mendoj se për nga shkaqet politike dhe juridike është tërësisht e qartë se Gjykata Kushtetuese e Serbisë nuk do të mund të thotë asgjë tjetër edhe në këtë rast, nëse ndokush do ta pyeste mbi kushtetutshmërinë e Marrëveshjes bazë mes Serbisë dhe Kosovës.
Çështja e kushtetutshmërisë bëhet serioze në rastin e nënëshkrimit të një Marrëveshje përfundimtare juridike mes Serbisë dhe Kosovës, por, në këtë moment, jemi akoma larg saj.
Mosnjohja (akoma)
Me nënëshkrimin e Marrëveshjes bazë Serbia formalisht, as në mënyrë eksplicite dhe as implicite, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, si koncept sikurse e kupton njohjen e drejta ndërkombëtare sipas së cilës ajo është shprehje e vullnetit të një shteti që ndonjë entitet tjetër ta emërtojë shtet. Kjo edhe përkundër nëneve të Marrëveshjes në fjalë (nenet 1-3) të cilët sipas shembullit të Marrëveshjes bazë mes dy Gjermanive përmendin të drejat të njejta të palëve, udhëheqjen nga qëllimet dhe parimet e pohuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, apo në detyrimin për zgjidhjen paqesore të konflikteve. Me një lexim të vëmendshëm të këtyre neneve, në mënyrën sesi e bëjnë këtë juristët, është e qartë se Serbia në asnjë moment nuk e quan Kosovën shtet.
Nga ana tjetër, preambula e Marrëveshjes bazë e thotë qartë se palët pranojnë këtë marrëveshje “duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykimin e qëndrimet e ndryshme të palëve mbi çështjet bazë, përfshirë edhe çështjen e statusit”. Me këtë nen është ruajtur pozicioni i Serbisë sipas të cilit Kosova nuk është shtet i pavarur. Kjo nga ana juridike është thjesht kështu sepse, përsëris nuk ekziston një shprehje e qartë dhe e përcaktuar e Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. Me fjalë të tjera, nëse ndonjë gjykatë ndërkombëtare do të duhej të vendoste mbi atë nëse Serbia e ka njohur Kosovën me nënëshkrimin e kësaj Marrëveshje apo atyre paraardhëse përgjigja do të ishte jo, dhe kjo pa ndonjëfarë dileme të madhe.
Kështu janë punët nga pikëpamja thjesht juridike. Nga pikëpamja politike nënëshkrimi i kësaj Marrëveshje, si dhe i atyre paraardhëse, të cilat nuk ishin thjesht të karakterit teknik, është me siguri një hap drejt konsolidimit të shtetësisë së Kosovës. Nëse ndokush e konsideron këtë të dëshirueshëm ose jo, ky është një tren që është larguar kaherë nga stacioni.
Pranimi i Kosovës në OKB dhe BE
Me këtë vimë te neni më i rëndësishëm i kësaj Marrëveshje, në nenin 4, paragrafi 2 i cili thotë: “Serbia nuk do ta kundërshtojë antarsimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare”. Megjithëse Kombet e Bashkuara nuk përmenden në mënyrë eksplicite (si as edhe Bashkimi Europian) është e qartë se këtu para së gjithash është fjala për OKB-në dhe të ashtuquajturat agjensi të specializuara të saj. Për Kosovën pranimi në OKB ka rëndësi të madhe praktike. Nga ana tjetër, pranimi i Kosovës në Këshillin e Europës është, sipas fjalëve të z. Vuçiç, gjë tashmë e kryer nga ana diplomatike. Por kjo nuk është kështu as me OKB-në (ndërmjet tjerash sepse pavarësinë e Kosovës deri tani nuk e kanë njohur afro gjysma e antarëve të OKB-së), as me pranimin eventual të Kosovës në BE (sepse deri tani pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur 5 nga 27 shtetet antare të BE-së: Spanja, Sllovakia, Rumania, Qipro dhe Greqia).
Sipas nenit 3 të Kartës së OKB-së, shtetet pranohen në këtë organizatë me vendimin e Asamblesë së Përgjithshme (të marrë me dy të tretat e votave të shteteve të pranishëm në përputhje me nenin 18, paragrafi 2 i Kartës), dhe me propozimin paraprak të Këshillit të Sigurimit (i cili duhet të merret me më së paku 9 nga 15 vota, pa votën kundër të ndonjërit prej antarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, të cilët kanë të ashtuquajturën të drejtë të vetos). E këtu kam parasysh para të gjithëve Kinën dhe Rusinë, që mund të pengojnë pranimin e Kosovës në OKB madje edhe sikur këtë ta votojnë një e treta e shteteve antare të KS. Nga ana tjetër, pranimi në BE, krahas tërë procedurës së stërmundimshme dhe përmbueshjes së standarteve të rëndësishme, kërkon edhe miratimin e të gjithë shteteve antare. Kjo do të thotë se cilido prej shteteve antare të BE-së që nuk e njohin Kosovën ka ndikim vendimtar në pranimin e Kosovës në këtë organizatë.
Këtu është thelbësore të vëmë në dukje tri gjera kyçe. E para është se neni i Marrëveshjes bazë sipas së cilës Serbia nuk do “t’i kundërvihet” antarsimit të Kosovës në organizatata ndërkombëtare, është vërtetë i paqartë dhe mund të ketë interpretime të ndryshme. Kjo me siguri do të thotë se Serbia ka detyrimin që formalisht të mos votojë kundër pranimit të Kosovës p.sh. në OKB (nuk mund të votojë pro- mund të abstenojë ose të mos votojë). Por është i paqartë edhe nëse fakti ky detyrim përfshin edhe ndonjëfarë lobimi të Serbisë ndaj vendeve të tjera, d.m.th. a e ndalon ky nen Serbinë të përpiqet për të bindur shtetet e tjera të mos votojnë për antarsimin e Kosovës.
E dyta, shumë shtete që nuk e njohin Kosovën këtë nuk e bëjnë detyrimisht sepse mendojnë se pavarësia e Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por sepse kanë probleme të tyre secesioniste dhe duan të evitojnë faktin që Kosova të bëhet precedent për zgjidhjen e këtyre problemeve. Çfarëdo Marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës e cila nuk përbën akt të qartë njohje dhe pranimi vullnetar nga ana e Serbisë për pavarësinë e Kosovës – gjë që Marrëveshja bazë nuk është, sikurse e kam shpjeguar më lart – për këto shtete ndoshta është e pamjaftueshme. Me fjalë të tjera, pavarësisht nga fakti se Serbia mund të kërkojë diçka, le të themi nga Kina apo Indija, këto shtete mund ta marrin në konsideratë për shkak të problemeve të tyre (Tajvani, Tibeti, Kashmiri) ata do të vazhdojnë edhe me tej ta konsiderojnë të papërshtatshme të mbështesin antarsinë e Kosovës në OKB, sëpaku deri atëherë kur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të mos nënëshkruhet ndonjë Marrëveshje përfundimtare detyruese. E njejta procedurë vlen edhe për antarsimin e Kosovës në BE.
E treta, përsëris se për pranimin e Kosaovës në OKB është i nevojshëm miratimi i të gjithë antarëve të përhershëm të KS të OKB-së, e në këtë rast mbi të gjitha kam parasysh Rusinë. Projekti imperialist rus në Ukrainë, i cili përfshin çështje të sovranitetit territorial dhe konflikti i saj me Perëndimin mund të shpien drejt asaj që Rusia, edhe në rast të ndryshimit të qëndrimit të Serbisë, të mos e dëshirojë pranimin e Kosovës në OKB. Madje edhe atëherë kur Serbia të kërkonte në mënyrë eksplicite pranimin e Kosovës, Rusia, për gjykimin tim, do të nuk do të dëshirojë ta japë miratimin, në pritje që këtë pranim ta përdorë si adut në bisedimet me Perëndimin, të cilat në një moment do të duhet të zhvillohen në të ardhmen. Thënë shkurt, unë nuk shoh sesi Kosova mund të pranohet në OKB derisa të mos ketë njëfarë zgjidhje të krizës ukraino-ruse, dhe nga ajo kam frikë se jemi akoma shumë larg. Ose, thënë ndryshe, pranimi i Marrëveshjes bazë nga ana e Serbisë nuk e bën të mundshëm faktin se Kosova mund të bëhet antare e OKB-së. Mendoj se qytetarët e Serbisë dhe qytetarët e Kosovës një gjë të tillë e kuptojnë mirë.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://pescanik.net/komentar-na-predlog-osnovnog-sporazuma-izmedju-srbije-i-kosova/