Dragan Biseniç – [i]
Lufta në Ukrainë po shndërrohet gjithnjë e më shumë në luftë për infrastruturën. Pas gazsjellësit Rryma e Veriut, u shkatërrua edhe diga më e madhe ukrainase Kahovka, e cila ishte nën kontrollin e rusëve në afërsi të vijës së frontit dhe e cila furnizonte me ujë të pishëm Ukrainën jugore dhe Krimenë e aneksuar, duke e përmbytur këtë zonë dhe duke kërcënuar seriozisht termocantralin bërethamor që gjendet afër saj. Dëmtimi i digës Kahovka shkaktoi ngritje të nivelit të ujërave të cilët përmbytën një qytet të vogël dhe njëzet fshatra, gjë e cila shkaktoi evakuimin e 17.000 njerzëve.
Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra tjetrën për sulmin. Përse është e rëndësishme diga Kahovka? Paradoskalja është se si njëra palë ashtu edhe tjetra kanë dëme nga ky shkatërrim. U përmbytën btalione të tëra ruse, ndërsa u kërcënua furnizimi i Krimesë me ujë, nëse Ukraina ka ndërmend ta çlirojë. E gjitha kjo është edhe një mister tjetër në këtë konflikt jotransparent.
Shkatërrimi i digës filloi në nëntor
I ndërtuar në vitin 1954 me synim furnizimin me energji elektrike të Jugut të Ukrainës, me gjatësi tri kilometra Nova Kahovka, i njohur edhe si Kahovka, është njëri prej gjashtë hidrocentraleve mbi lumin Dnjepër, i cili zgjatet nga Bjellorusia në Veri, deri në gjirin e Dnjeprit dhe Detin e Zi në Jug. Objekti u vu nën kontrollin e forcave ruse disa javë pas pushtimit të filluar me 25 shkurt 2022. Është dëmtuar që më parë: në fund të muajit tetor ose në fillim të nëntorit. Por, rreth 11 nëntorit, shpërthimi, të cilin me siguri e kanë shkaktuar forcat ruse në tërheqje e sipër, shkatërroi një pjesë të trasesë hekurudhore që kalonte sipër digës.
Kjo bëri që disa analistë të shprehen se ndoshta diga është shëmbur vetvetiu – për shkak të mungesës së kujdesit, me synim ose jo- në mënyrë të veçantë edhe për faktin se rezervoari i sipërm ishte i mbushur plot e përplot për shkak të shkrirjes së dëborës në pranverë.
Pas tërheqjes nga bregu perëndimor, forcat ruse u fortifikuan në bregun e kundërt, ku ishin të zëna me ndërtimin e fortifikimeve dhe krijimin e fushave të minuara në mënyrë që të pengonin ndonjë kalim potencial të lumit nga ana e trupave ukrainase. Po ashtu shfrytëzuan bregun lindor për të bombarduar qytetin Herson, të çliruar në muajin nëntor si dhe zonat përreth tij.
Diga mbante një rezervoar masiv i cili është burim strategjik ujor për zonën e Hersonit në jug të Ukrainës dhe gadishullin e Krimesë, ndërsa përmbytjet potencialisht mund të bllokojnë forcat ukrainase që duan të rimarrin nën kontroll territoret e humbura. Dëmi i shkaktuar rriti frikën e ndonjë incidenti nuklear, sepse në afërsi gjendet termocentrali bërthamor i Zaporozhjes – termocentrali më i madh bërthamor në Europë. Përmbytjet gjithashtu mund të kenë implikime në kundërofensivën e filluar të forcave urkainase me synim rimarrjen nën kontroll të territoreve të pushtuara nga Rusia gjatë invazionit 15-mujor.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski fajësoi Rusinë për shkatërrimin e digës dhe thirri mbledhjen urgjente të Këshillit për sigurinë kombëtare. “Bota duhet të reagojë”, shkroi ai në rrjetet shoqërore, duke shtuar se Rusia kreu një “shpërthim të brendshëm të strukturës së digës” në orën 02:50 sipas orës lokale.
“Ky është një akt terrorist. Kjo është një tjetër krim lufte nga ana e rusëve”, shtoi ai duke akuzuar Rusinë se ka kryer një akt “ekocidal”. “Rusia është në luftë me jetën, me natyrën me qytetërimin”, shtoi ai.
“Rusia duhet të largohet nga toka ukrainase dhe duhet të vihet para përgjegjësisë për terrorin që po shkakton. Operatori ukrainas i hidrocentralit tha se centrali i lidhur e digën është “shkatërruar plotësisht”.
“Diga nuk mund të rinovohet, është shkatërruar plotësisht… Konstruksionet hidraulike janë dëmtuar”, tha për TV Ihor Sirota, shef i Ukrhidroenerg-ut.
Sabotazh
Nga ana e tij Kremlini gjithashtu akuzoi Ukrainës për “sabotazh të qëllimshëm”, duke pohuar se forcat ukrainase e kanë shkatërruar digën pasiqë medemek kanë pësuar humbje të mëdha në kondërofensivën e tyre të nisur para 48 orësh.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se bëhet fjalë për një “katastrofë”, ndërsa presidenti turk Erdogan në një bisedë me Putinin propozoi formimin e një komisioni ndërkombëtar i cili do të hetonte shkatërrimin e digës.
Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peshkov paralajmëroi gjithashtu se ky akt mund të ketë “pasoja tejet serioze për dhjetra mijëra banorë, pasoja ekologjike dhe pasoja të ndonjë natyre tjetër që tani duhen shqyrtuar”. “Rregjimi i Kievit duhet të mbajë të gjithë përgjegjësitë”, u tha Peshkovi gazetarëve.
Lajmi për dëmin erdhi pasiqë Rusia pohoi se Ukraina ka filluar kundërofensivën e shumëpritur.
Ukraina pohoi se qëllimi i Rusisë është të “krijojë pengesa” për ofensivën e Kievit për të rimarrë territoret e pushtuara nga focat moskovite. Kievi më heret, që në muajin tetor të viti të kaluar, akuzoi Moskën për minimin e digës ndërsa në afërsi të saj zhvillohej ofensiva e forcave ukrainase që përpiqeshin të rimerrnin territoret e humbura.
Rusia e mohoi këtë. Bllogerët e luftës ishin të ndarë në mendimet në lidhje me implikimet e mundshme të përmbytjeve në kundërofensivën e pritshme të forcave ukrainase. “Nuk ka kuptim që asnjëra prej palëve ta shkatërrojë digën”, tha Rusllan Levijevi, themelues i Conflict Intelligence Teama, i cili bën kërkime në lidhje me ushtrinë ruse.
Rusia e cila kontrollon bregun e majtë të lumit Dnjepër, deklaroi se më shumë se 22.000 banorë në 14 zona gjenden në zonat me rrezik potencial nga përmbytjet, por nuk ka rrezik përmbytjesh në zonat kryesore të populluara.
Krahas përmbytjeve, shkatërrimi i digës shkaktoi frikë edhe për ndonjë incidenti të mundshëm nuklear sepse termocentrali bërthamor në Zaporozhje bazohet në rezervoarin e Kahovkës për sistemin e ftohjes. Agjensia ndërkombëtare e OKB-së për energjinë atomike deklaroi se ekspertët e saj “po ndjekin me vëmendje situatën”, porse “nuk ekziston rrezik direkt për sigurinë bërthamore në termocentral”. Drejtori i fabrikës që ka emëruar Rusia, Juri Çerniçuk, përsëriti atë që deklaroi agjensia e OKB-së dhe tha se “në këtë moment nuk ekziston kërcënim sigurie për termocentralin bërthamor në Zaporozhje”. “Niveli i ujit në rezervoarin për ftohje nuk ka ndryshuar”, tha ai dhe shtoi se “situatën e kontrollon personeli”.
Çerniçuku tha gjithashtu se sistemi i ftohjes me ujë nuk është në kontakt direkt me mjedisin rrethues dhe se ai mund të mbushet nga burime alternative.
Operatori bërthamor ukrainas Energoatom ndërkohë deklaroi se niveli i ujit në akumulimin Kahovka “po zvoglohet shumë shpejt, gjë që përbën një kërcënim shtesë për termocentralin e pushtuar përkohësisht të Zaporozhjes”.
Ndërtime të mëdha të kohës së komunizmit.
Hidrocentrali Kahovka është një prej “ndërtimeve komuniste”, ose “projekteve të mëdha ndërtimore të erës staliniane”. Kështu quheshin, që në kohën që Stalini ishte gjallë, një sërë megaprojekte hidrocentralesh, kanalesh dhe objektesh të tjerë bujqësorë dhe industrialë. Janë ndërtuar mes viteve 1940 dhe 1950, shpesh duke shfrytëzuar punën e detyruar pa pagesë. Hidrocentralet e mëdha në BRSS filluan të ndërtohen në vitet 1920 dhe kishin lidhje me planin e elektrifikimit dhe industrializimit: industria kishte nevojë për energji elektrike.
Në vitin 1948 ndërtimin e nxiti edhe programi i “rregullimit shkencor të natyrës”- plani i Stalinit për shndërimin e natyrës. Kjo mes tjerash përfshinte edhe ndryshime klimatike dhe ujitjen e sipërfaqeve të mëdha toke nëpërmjet kanaleve dhe rezervoareve. Pas vdekejs së Stalinit ky plan u ndërpre, por gjithsesi vazhdoi ndërtimi i hidrocentraleve.
Si rezultat, nga fillimet e viteve 1920 e deri në mesin e viteve 1970, në Dnjeprin e Poshtëm është ndërtuar kaskada prej gjashtë rezervoarësh me hidrocentralet: Dnjeproprogres (1941 dhe 1943, i hedhur dy herë në erë), pastaj – qendrat Kahovska, Kremençug, Kanev, Kijev dhe Dnjeproxherxhinsk (tani Dnjepropetrovsk). Qendra më e madhe e kaskadës është Dnjepropetrovski, me digë të lartë 60 metra. Lartësia e digës Kahovka është 30 metra.
Për ndërtimin e hidrocentralit Kahovka kanë punuar afro 12 mijë njerëz – dhe në ndryshim nga projektet e tjera ndërtimore nuk është shfrytëzuar puna e të burgosurve, nënvizojnë historianët e komunizmit sovjetik.
Dekreti për ndërtimin është nënshkruar me 20 shtator 1950. Projekti përfshinte ndërtimin e hidrocentralit Kahovka (përfshirë edhe ndërtimin e hidrocentralit me vend për montime dhe sallën e makinerive dhe një kanal kalimi për anijet), si dhe kanalet e Ukrainës së Jugut dhe të Veriut – dhe që në vitin 1951, kur mbeteshin edhe dy dekada deri në përfundimin e projektit, të tre këta obvekte ishin shënuar në serinë e kantiereve ndërtimore të mëdha të komunizmit.
Ndërtimet e komunizmit ndikuan në mënyrën më radikale në pejsazhin përreth. Kur u mbush rezervoari i hidrocentralit Kahovka në vjeshtën e vitit 1955 dhe në pranverën e vitit 1956, u përmbyt zona historike e Veliko Llugës, e lidhur me historinë e Zaporoshko Seçës.
Të dhënat mbi fshatrat e përmbytur janë të ndryshme – nga 27 deri në 90 vendbanine. Është përcaktuar se nën ujë janë vënë 257.000 hektarë nga territori i Dnjeprit – përmbytje e ishujve me truall prodhues dhe toka bujqësore.
Komentatorët të cilët kanë vlerësuar këtë katastrofë shprehen se vetëm ai që nuk ka ndërtuar asgjë, mund të shkatërrojë në këtë mënyrë.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.danas.rs/svet/da-li-rat-u-ukrajini-sve-vise-postaje-rat-za-infrastrukturu/