Matia Sheriç–[i]
“Mbani lart me krenari flamurin e socializmit me karakteristikat kineze dhe luftoni sëbashku për ndërtimin e vendit modern socialist në të gjithë aspektet”- Kjo është moto e Partisë Komuniste të Kinës (PKK) e cila shfaqet rregullisht në dokumentet dhe deklarata zyrtare kineze duke theksuar kësisoj karakterin socialist të rregullimit politiko-shoqëror të Republikës Popullore të Kinës (RPK). Meqënëse në Kinën moderne është në pushtet partia komuniste, shumë analistë e quajnë Kinën një vend vetëm “nominalisht komunist”, i cili ka pranuar parimet dhe praktikën e kapitalizmit dhe ka ruajtur formën socialiste. Një pikëpamje e tillë është aforfe dhe e gabuar. Modeli ekonomik kinez nuk është identik me modelin kapitalist perëndimor që zbatohet në Europë dhe në Amerikën Veriore dhe ka një sërë veçorish. Me emërtimin zyrtar “socializëm me karakteristika kineze” modeli ekonomik që është miratuar në Kinë në vitin 1978 ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme Kinën dhe mbarë botën. Është pikërisht ky model që çliroi potencialet kineze deri në lartësi që nuk përfytyroheshin më parë. Kina është shndërruar në fuqi ekonomike botërore në gjeopolitikë. Njëkohësisht nuk ka hequr dorë nga praktika dhe idealet socialiste. Ku qëndron sekreti?
Rrënjë historike
Para së gjithash duhet të theksojmë faktin se kinezët nuk u bënë ekonomikisht të fuqishëm një fund të shekullit 20, por që në kohët e vjetra e kanë treguar veten si popull me dijeni dhe shprehi ekonomike të jashtëzakonshme. Para afro 200 vitesh, në vitin 1820, ekonomia kineze ishte më e madhja në botë. Në këtë kohë pamja politike e botës ishte tejet ndryshe nga kjo e sotmja. Shtetet e Bashkuara sapo kishin filluar dalngadalë ekspansionin territorial dhe demografik, grekët filluan kryengritjen kundër osmanllinjve, Brazili shpalli pavarësinë ngë Portugalia, ndërsa hekurudha e parë moderne filloi të funksionojë në Angli ku Revolucioni industrial po përjetonte kulmin e tij. Ndërkohë, në Kinë, dinastija Qing po i afrohej shekullit të tretë të pushtetit të saj perandorak, ndërsa kinezët kishin pjesën më të madhe në prodhimin bruto botëror. Kina përjetoi stanjacion dhe prapambetje në krahasim me Perëndimin e zhvilluar në gjysmën e dytë të shekullit 19 dhe në pjesën e parë të shekullit 20 kur ishte në qendër të shumë luftërave. Megjithatë, gjithçka ndryshoi në vitin 1978 kur filloi periudha e përparimit dhe e arritjes së Amerikës dhe Europës Perëndimore. Sot, ekonomia kineze është dyta për nga madhësia në botë dhe më e madhja për nga pariteti i fuqisë blerëse.
Republika Popullore e Kinës në kohën e Mao Ce Dunit
“Me rastin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës trashëguam nga Kina e vjetër një ekonomi të vjetër dhe pa industri në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kishim mungesa në grurë, inflacioni ishte akut ndërsa ekonomia në kaos. Dhe në zgjidhëm problemet e ushqimit dhe të punësimit të popullsisë, stabilizuam çmimet e mallrave dhe unifikuam përpjekjet financiare dhe ekonomike dhe ekonomia u rrit me shpejtësi. Ku u mbështetëm? U mbështetëm te marksizëm-leninizmi. Disa njerëz pyesin, përse zgjodhëm socializmin. Në u përgjigjemi se ishim të detyruar sepse kapitalizmi nuk do të shpinte Kinën askund. Sikur të kishim nisur rrugën kapitaliste nuk do të kishim qënë në gjendje t’i jepnim fund kaosit në vend dhe të eleminonim varfërinë dhe prapambetjen. Për këtë përsëritnim vazhdimisht se duhet të jemi të lidhur me marksizmin dhe të ruajmë rrugën socialiste. Megjithatë, me marksizëm nënkuptojmë marksizëm i cili është i integruar në përputhje me kushtet klineze dhe me socializëm mendojmë në socializmin që është i qepur sipas kushteve dhe karakterit specifik kinez”.
Këto fjali i ka shkruar krijuesi i reformës kineze Ten Hsiao Ping në vitin 1978. Megjithatë, meqënëse RP e Kinës është themeluar në vitin 1948, mund të thuhet se pothuajse për tridhjetë vjet ekonomia e saj nuk i shfrytëzoi kapacitetet e saj ashtu si duhej (thënë me fjalor të butë). Pushteti komunist vërtetë që stabilizoi Kinën dhe solli zhvillim, por besnikëria e verbër ndaj idealeve të marksizëm-leninizmit nuk solli përparim ekonomik por prapambetje në krahasim me shtetet fqinjë në Lindjen e Largët (në mënyrë të veçantë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Taivanin). Ekonomia kineze u godit rëndë nga lëvizjet e udhëheqësit Mao Ce Dun, eksperimentet e të cilit, “Kërcimi i madh përpara” dhe “Revolucioni kulturor”, në vend që të sillinn përparimin sollën katastrofa, varfëri dhe vdekje të miliona njerëzve. Këta dy eksperimente ishin kaq shkatrrimtarë saqë disa e konsiderojnë Mao Ce Dunin të njejtë me Stalinin dhe Hitlerin, ndërkohë që sot ai në Kina ka statusin e hyjnisë (sëbashku me Teng Siao Pingun)
Teng Siao Ping dhe reformat e tregut në vitin 1978
Megjithatë, me vdekjen e Maos në vitin 1976, u ofrua shansi për ide të reja. Udhëheqja e partisë e kishte kuptuar se Kina kishte mbetur prapa në krahasim me të gjithë shtetet në rajon dhe duhej bërë diçka. Në muajin dhjetor të vitit 1978, në plenumin e 11 të KQ të PKK, nën udhëheqjen e re të Tengut u vendos të ndryshohet drejtimi i ekonomisë. Sistemi i ri ekonomik do ta vinte theksin të një hapje më e madhe dhe bashkëpunim me shtetet e tjera, rritjen e përpjekjeve për përvetësimin e teknologjive dhe pajisjeve udhëheqëse në botë dhe përmirësimin e arësimit me synim modernizimin. Gjithashtu u konstatua edhe nevoja për të ulur nivelin e kontrollit qendror dhe rëndësia e nxitjes së efekteve ekonomike nëpërmjet eleminimit të pengesave burokratike. Kina u bë qendër e prodhimit botëror, duke u specializuar për prodhime intensive të orientuara për eksport të mallrave gjë që i mundësoi rritjen e kapaciteteve prodhuese. Thënë shkurt, strategjia kineze bazohej në tërheqjen dhe shitjen e mallrave të lira në mbarë botën. Gjendja në vitin 1978 nuk ishte e përshtatshme. Atëbotë tri të katërtat e komplekseve industriale ishin nën kontrollin e shtetit – ishin kompani të mëdha në pronësi shtetërore që i drejtonte në mënyrë absolute shteti. Shembull pra tipik i modelit ekonomik stalinist. Bujqësia e kolektivizuar po i zinte frymën lirive të sipërmarrjes.
Duke filluar me eleminimin e kooperativave bujqësore, Kina implementoit gradualish reforma. Reformat liberalizuan çmimet, garantuan autonomi më të madhe për sipërmarrjet në pronësi shtetërore, u rrit sektori privat, u hap tregu dhe investimet e huaja si dhe u zhvillua tregu i aksioneve dhe sistemi modern bankar. Por jo më pak e rëndësishme, pushteti lokal fitoi kompetenca më të mëdha nga pikëpamja e autonomisë fiskale sëbashku me nxitje në mënyrë që të tërhiqeshin investimet dhe të rritej ekonomia gjë që i shkoi shumë për shtat sektorit privat. Nga reformat fillestare të vitit 1978 deri në krizën botërore financiare ekonomia kineze pati një rritje vjetore prej 10% gjë që ishte tri herë më e madhe sesa mesatarja botërore. PBB kinez kërceu nga 147,3 miliardë dollarë në vitin 1978 më 4,9 mijë miliardë dollarë në vitin 2009. Meqënse reformat inkurajuan përdorimin më efikas të punës dhe kapitalit, shumica e rritjes kineze është realizuar nëpërmjet prodhimit të përgjithshëm të uzinave. Investimet kapitale gjithashtu kontribuan për rritjen megjithëse ato në vetvete nuk janë të mjaftueshme.
Socializëm me karakteristika kineze
Socializmi me karakteristika kineze dallon nga socializmi burimor i Karl Marksit dhe Frederik Engelsit si dhe nga socializmi i Maos dhe ai sovjetik. Veçoria e formës kineze të socializmi i ka rrënjët të trashëgimia unike historike dhe veçoritë e tjera kineze, nga kultura te politika. Sipas klasikëve të marksizmit, parakusht për zhvillimin e shoqërisë socialiste është sistemi kapitalist i zhvilluar. Por, Kina nisi ndërtmin e socializmit në vitin 1949 si shoqëri gjysëm koloniale dhe gjysëm feudale. Për këtë kushtet kineze dallonin nga parakushtet e themeluesve të marksizmit. Ky është dallimi i madh i cili i mundësoi socializmit të ketë veçoritë e tij. Thënë shkurt, socializmi kinez është formë e veçantë e socializmit i cili është i justifikuar dhe i bazuar në ekonominë dhe shoqërinë e prapambetur të Kinës në momentin kur komunistët morën pushtetin në mesin e shekullit 20. Qëkur filluan reformat e tregut në vitin 1978, PKK bëri gjithçka që të vazhdonte adoptimin e parimeve bazë të socializmit me karakteristikat kineze. Duke përmbledhur sukseset dhe dështimet e socializmit në Kinë dhe në shtetet e tjera socialiste, KPK hapi dhe nisi me sukses rrugën unike të socializmit me karakteristikat kineze.
Frazën “socializëm me karakteristikat kineze” për herë të parë e tha arkitekti i reformave Teng Siao Ping në Kongresin e 12 popullor të viti 1982. Tengu hodhi poshtë këndvështrimin historik sipas të cilit ekonomia e tregut është sinonim i kapitalizmit dhe se socializmi mund të realizohet vetëm nëpërmjet planifikimit qendror. “Ekonomia e planifikuar nuk është definicion për socializmin sepse ajo ekziston edhe në kapitalizëm. Planifikimi dhe focat e tregut janë që të dyja mënyra për të kontrolluar aktivitetet ekonomike” – shpjegoi tengu. Thënë më saktë, socializmi është një grumbull rregullash të përbashkëta të vendosura nga ana e PKK-së, ndërsa karakteristikat kineze janë parimet bazë të socializmit në të cilat ai vërtetë ekziston në Kinë. Nga pikëpamja ekonomike Kina zbaton tregun dhe sipërmarrjen e lirë ndërsa pronësia publike (shtetërore) mbizotëron. Kina është po aq komuniste sot në vitin 2023, sa ç’ka qënë në vitin 1993, apo në vitin 1973, megjithëse liberalizimi ekziston, por nuk ka sistem shumëpartiak dhe demokraci klasike. Nga pikëpamja kulturologjike, Kina ka ruajtur vlerat socialiste në bërthamën e saj ndërkohë që respekton dallimet dhe zgjeron bazat e përbashkëta.
Kina ka nxjerrë nga varfëria një numur më të madh njerëzish sesa cilido vend tjetër.
Në kohën e fillimit të reformave të tregut, në vitin 1978, Kina ishte vend i varfër. Prodhimi Brendshëm Bruto (PBB) për frymë të popullsisë ishte i njgashëm me Zambian dhe më i vogël sesa dy të tretat e atij afrikan. Kina pati një rritje të fuqishme vjetore të PBB-së saqë kjo shifër nga viti 1978 deri në vitin 2022 u rrit 83 herë, duke kaluar nga 155 USD në vitin 1978 në 12.813 në vitin 2022. Kjo pati si pasojë se 800 milionë njerëz dolën nga varfëria. Arritjet e jashtëzakonshme që pati Kina janë të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër. Në qendrat urbane të Kinës praktikisht vërfëria u eleminua. Por, rritjen kineze e nxitën qytetet bregdetare në Lindje ndërsa përparimi në zonat rurale ende lëkundej. Të ardhurat për frymë vazhdojnë të jenë nën mesataren vjetore dhe kështuqë ka ende hapësirë për përparim. Është fakt që OKB-ja arriti qëllimin e saj të mijëvjeçarit për të përgjysmuar numurin e njerëzve që jetojnë në varfëri më shumë në sajë të Kinës pjesa e së cilës në zvoglimin e popullsisë të varfër botërore ishte 70% në vitet 1990-2005. Rezultati nuk është aspak befasues po të kemi parasysh se Kina ka rreth 18% të popullsisë botërore. Me numurin aktual të popullsisë prej 1,4 miliardë Kina është shteti i dytë në botë për nga madhësia e popullsisë. Një numur të njejtë banorësh e kanë Amerika Veriore dhe Jugore, Europa Perëndimore, Australia dhe Zelanda e Re marrë sëbashku.
Kriza botërore financiare dhe sfida të reja
Ndërsa rritja e ekonomisë kineze deri në vitin 2008 dhe Krizës financiare botërore e cila shpërtheu atë vit bazohej në fitimin e arritur mbi bazën e prodhimit, me fillimin e krizës rritja u ngadalësua dhe kjo kryesisht është e nxitur nga investimet. Duke ndjerë efektet e rënies së eksportit për shkak të recesionit global, qeveria kineze miratoi një paketë stimuluese me sasi të mëdha të shpenzimeve në infrastrukturë dhe ndërtimtari. Investimet kapitale ndihmuan në nxitjen e rritjes së arritur, por nga viti 2011, kapitali shtesë u bë burimi i vetëm i rritjes sepse u zvoglua prodhimtaria e uzinave. Megjithatë, modeli i rritjes i bazuar në kredi dhe investime tejet të mëdha është i paqëndryeshëm parë në një periudhë afatgjatë. Në realitet borxhi kinez u rrit nga 7 mijë miliardë në vitin 2007, në 28 mijë miliardë në vitin 2014. Duke u përballur me kërkesën e dobët globale dhe borxhet e mëdha, Kina gjendet para sfidave të nevojës për riorientim të ekonomisë me eksporte dhe investime të huaja sipas modelit që e vë theksin të shpenzimi i qytetarëve (megjithëse kjo zgjidhje nuk duhet detyruese dhe eksporti duhet të jetë dhe të mbetet aduti kryesor kinez). Ky është një problem i përbashkët me të cilin përballen ekonomitë në rritje e sipër që duan të bëjnë një kërcim nga të ardhurat mesatare në ato të larta.
Probleme sektorin shtetëror
Ndër sektorët e ekonomisë që kanë rritje më të shpejtë janë shëndetsia, teknologjia, arsimi dhe argëtimi të cilët kanë fituar rëndësi në planifikimin ekonomik. Rritja e ngadalësuar e PBB-së kineze pas vitit 2009 ka goditur seriozisht industritë si ajo e çelikut, qymyrgurit dhe çimentos. Këto janë sektorë me rëndësi strategjike kyçe për qeverinë qendore nën të cilën gjenden kompanitë që janë pronë shtetërore. Këta sektorë sot janë të tejngarkuar dhe me produktivitet të ulët. Që nga viti 1990 kompanitë shtetërore janë konsoliduar nëpërmjet mbylljes së uzinave joproduktive dhe bashkimit të shumë firmave në një të vetme, por zvoglimi i kapaciteteve u ndërpre kur shpërtheu kriza e viti 2008 dhe kur qeveria nisi programin për zbutjen e efekteve të krizës financiare. U financua ndërtimi i uzinave të reja megjithëse kërkesa e tregut nuk e sugjeronte një gjë të tillë. Kompanitë shtetërore janë më pak rentabël në krahasim me ato private dhe pjesa e humbjeve të tyre u rrit duke filluar që nga viti 2010. Megjithatë, pronësia shtetërore mbi ekonominë, e cila u rrit qëkur administrata e kryeministrit Hu Jintao erdhi në pushtet në vitin 2003, nuk është zvogëluar por përkundrazi është rritur pas shpërthimit të Krizës botërore financiare.
Sektori privat– motori kryesor i ekonomisë
Në vitet 2010-2012 sipërmarrjet në sektorin privat kanë prodhuar mes 2/3 deri në 3/4 e PBB-së kineze dhe ato janë meritore për 90% të eksportit kinez. Sektori terciar (shërbimeve) tani përbën shumicën e PBB-së, shërbimet financiare tani japin më shumë se 80% të përfitimit ekonomik. Sektori terciar (i shërbimeve) është gjithashtu edhe burimi më e madh i punësimit sepse në të punësohen 47% e të punësuarve, 24% janë të punësuar në bujqësi ndërsa 28% në industri. Një gjendje e tillë është krijuar në sajë të ngjarjeve të kohëve të fundit. Duke rritur të ardhurat, konsumi i qytetarëve është orientuar drejt shërbimeve. P.sh, familjet qytetare shpenzojnë 40% të konsumit të tyre në shërbime si puna e arsimit, shëndetsisë, argëtimit dhe udhëtimeve. Ky është një kërcim prej 20% në raport me gjendjen e 25 viteve më parë.
Rritje e re, e ngadaltë por e qëndrueshme
Qëkur Si Qinpingu erdhi në postin e presidentit në vitin 2013 ka theksuar vazhdimisht synimin e tij drejt reformave duke shkaktuar rritje ekonomike të ngadaltë por të qëndrueshme. Orientimi drejt tregut të konsumit ka çuar në rënien e prodhimit dhe projekteve infrastrukturore. Gjatë erës së Si-së, qeveria kineze ka vazhduar të shfrytëzojë kompanitë shtetërore për t’i shërbyer synimeve jotregtare, ndërsa kontrolli i PKK-së ndaj kompanive shtetërore është rritur krahas ndërmarrjes së disa hapave drejt liberalizimit, sikurse është rritja e pronësisë së përzierë në ndërmarrjet shtetërore. E-tregtia kineze është rritur ngadalë në krahasim me atë në BE dhe në ShBA, me rritje të shpejtë duke filluar që nga viti 2008 e më tej. Në fund të vitit 2020 Kina ka nënëshkruar marrëveshje të mëdha mbi tregtinë e lirë me BE-në, si dhe me 15 vende të ndryshme të zonës së Azi-Pacifikut. Në vitin 2020, në mesin e krizës së koronës, Kina ishte e vetmja ekonomi botërore që përjetoi rritje të PBB-së: 2,3%. Në vitin 2021, rritja e PBB-së kineze arriti shifrën 8,3% (më e madhja në dhjetëvjeçar), ndërsa suficiti tregtar kinez arri në shifrën rekord prej 687,5 miliardë USD. Vitin e kaluar rritja e PBB-së ishte 3%. Lufta tregtare me ShBA-të që filloi në kohën e administratës Tramp rezultoi me rritjen e lidhjeve ekonomike mes BE-së dhe Kinës.
Kursimi bruto i valutës kineze, jenit, është në nivelin 45% e PPBB-së dhe është ndër më të lartët në botë. Megjithatë, reformat e ardhëshme do të duhet ta ulin këtë numur në mënyrë që të inkurajojnë konsum më të madh. Pjesa e konsumit në PBB-në momentalisht është në nivelin 40% të tij. Në ndryshim nga kinezët, përshembull kursimi bruto amerikan është afro 17% e PBB-së, ndërsa kursimi i qytetarëve amerikanë është 2/3 e PBB-së. Këti të dhëna flasin për atë sesa shumnë ndryshojnë kinezët nga amerikanët. Problem është edhe fakti se 5% e kinezëve më të pasur kursen reth 70% të të ardhurave të tyre. Sistemi linear i taksimit i cili zvoglon pabarazinë në Kinë, ka ndihmuar në uljen e shkallës së kursimit dhe ka stimuluar konsum më të madh. Përfundimisht, në mënyrë që të inkurajohet sipërmarja qeveria do të duhet të orientojë mbështetjen e saj nga kompanitë e mëdha në pronësi shtetërore drejt atyre private në mënyrë që të zhvillojë financim të barabartë dhe të ulë borxhin. Gjithashtu, do të duhet të tërheqë investitorët e huaj në tregun e saj të aksioneve gjë e cila do t’u sigurojë kompanive private mjetet financiare të nevojshme.
Kina – eksportuesja më e madhe në botë dhe në vendin e dytë në botë për importin.
Momentalisht, ekonomia kineze është ekonomi i të ardhurave mesatare të larta. Bëhet fjalë për ekonomi tregu socialiste të cilën e drejtojnë planet pesëvjeçare të qeverisë. Sipas vlerësimeve për vitin në vazhdim 2023, nga pikëpamja e PBB-së nominale ekonomia kineze është e dyta në botë (19,3 mijë miliardë USD), ndërsa sipas BPP-së, PFB (pariteti i fuqisë blerëse) ekonomia kineze është më e madhja në botë me 33 mijë miliardë USD dhe këtë status e zotëron që në vitin 2016. Që nga viti 2010, Kina është eksportuesja më e madhe në botë dhe e treta për nga importi i i shërbimeve komerciale. Nga 500 kompanitë më të mëdha në botë, 145 syresh e kanë selinë në Kinë.
Partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kinës janë ShBA-të, BE-ja, Japonia, Koreja e Jugut, Taivani dhe India. Kina është ndër dhënësit dhe marrësit më të mëdhenj në botë të investimeve të huaja direkte. Në vitin 2022, investimet direkte kineze jashtë vendit ishin 146,5 miliardë dollarë- me një rritje afro 1% me një vit më parë. Pjesa më e madhe e këtyre investimeve ka shkuar në Azi, Afrikën Subsahariane, Europë dhe Amerikën Veriore. Një pjesë e madhe e investimeve kineze shkon në formën e financimit për zhvillimin. Theksi i Pekinit te investimet e huaja është edhe përpjekja për të krijuar Rrugën e re të mëndafshit. Në vitin 2021, Kina tërhoqi 181 miliardë USD investime të huaja direkte. Kina nga vendi i të varfërve është bërë vendi i të pasurve. Sipas vlerësimeve të revistës Forbes, në muajin prill të këtij viti sipas numurit të multimiliarderëve Kina është vendi i dytë në botë dhe ka 495 të tillë. Numurin më të madh të multimiliarderëve e kanë ShBA: 735 syresh. Kina është vendi i parë në botë për rezerva në devizë në valutë të huaj: 3,4 mijë miliardë USD.
Konkluzion
Shumë analistë, socializmin kinez e identifikojnë me kapitalizmin dhe Kinën e emërtojnë shtet kuazi-socialist. Kësisoj pohojnë se bëhet fjalë për kapitalizëm me karakteristika kineze dhe jo për socializëm. Por, modeli ekonomik kinez është mjaft i ndryshëm nga kapitalizmi i tipit perëndimor. Më shumë për shkak të faktit se në Kinë është ende i pranishëm planifikimi qendror dhe shteti është faktori kyç që dikton atë se në cilin drejtim duhet të zhvillohet jo vetëm sektori publik por edhe ai privat. Që nga reformat socialiste të tregut dhe hapjen ndaj botës në vitin 1978, praktika ka treguar se kombinimi i pronësisë shtetërore dhe sektorit privat është zgjidhja e duhur për çlirimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e produktivitetit të Kinës moderne. E udhëhequr nga teoria e socializmit me karakteristika kineze, Kina është bërë një prej ekonomive më të zhvilluara në botë. Është shënuar përparim mahnitës dhe përmirësim i standartit të jetës së qytetarëve të zakonshëm në këta pesëdhjetë vitet e fundit.
Deri në vitin 2030 pritet që Kina përsëri, pas 200 vitesh, të ketë ekonominë më të madhe në botë. Pushteti me në krye presidentin Si Qinping do të duhet të vazhdojë kërkimin e reformave strukturore që ka nisur Teng Siaopingu para më shumë se tridhjetë viteve. Duhet të rritet konsumi vendas, të zvogëlohen kursimet dhe borxhet, të reformohet sektori shtetëror dhe të realizohet një rritje e balancuar dhe begati për të gjithë qytetarët. Por këto detyra të tranzicionit nuk kanë për të qënë të lehta. Modeli ekonomik kinez mund të jetë një alternativë shembull për modelin ekonomik perëndimor i cili sot dominon botën. Kina, me ndihmën e reformave, fuqinë punëtore të lirë, dijet dhe mjeshtëritë, inovativitetin dhe këmbënguljen është bërë fuqi ekonomike botërore. Por nuk ka mbetur gjithsesi vetëm uzinë e lirë për mallra amerikane brenda globalizimit por fuqinë ekonomike ka arritur ta shndërrojë edhe në fuqi politike. Kinezët mund të shpresojnë se pas 10 apo 15 vitesh Kina do të bëhen fuqia e parë gjeopolitike duke zëvendësuar ShBA-të.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.neës/analize/m-seric-radikalna-transformacija-kine-od-zemlje-siromaha-do-najmocnije-gospodarske-sile-svijeta/