Boshko Jakshiç*
Baku, Azerbejxhan – Ndërsa bota është e përqëndruar në përpjekjet amerikano-ruse që pas tre vite luftë në Ukrainë të vendoset paqja, ka mundësi që disa qindra kilometra në jug të zonës së luftës të jetë duke u afruar zgjidhja paqesore e një konflikti i cili zgjat prej më se tre dhjetvjeçarësh. Azerbejxhani dhe Armenia para pak kohësh bënë me dije se, pas bisedimesh të gjata dhe të vështira, më në fund kanë rënë dakord për tekstin e marrëveshjes me të cilën do të përmbyllet një dekadë konfliktesh të armatosura të këtyre dy fqinjëve në Kaukazin e Jugut, por vërshimi i befasishëm drejt paqes ende nuk i ka kapërcyer të gjithë pengesat.
“Marrëveshja e paqes është e gatshme për nënshkrim”, thuhet në deklaratën e Ministrisë armene të punëve të jashtme. “Me kënaqësi konstatojmë se bisedimet mbi tekstin… janë mbyllur”, konstaton ministria azerbejxhanase, ndërsa i ndjeri Papa Françesku në mesazhin e fundit të Pashkëve u përpoq të inkurajonte të dyja palët për të lidhur paqen “sa më parë të jetë e mundur”.
“Kur të nënëshkruhet marrëveshja mes Azerbejxhanit dhe Armenisë, nuk do të ketë pengesa për fillimin e bashkëpunimit”, deklaroi në një takim në të cilin mora pjesë Ilham Alijevi duke këmbëngulur të ndryshohet Kushteteta armene dhe të hiqet neni mbi pavarësinë e Nagorni-Karabahut, i cili pati hapur perspektivën që ky rajon të bashkohej me Armeninë. “Topi është në oborrin armen”. Megjithëse i përballur me rezistencën e opozitës nacionaliste, kryeministri armen Nikolla Pashanjan është dakord me ndryshimin e Kushtetutës, gjë së cilë duhet ti paraprijë referendumi i cili realisht ka mundësi të mbahet sëpaku pas një viti.
Paqja vërtetë është shumë afër, por atë e kërcënojnë akoma incidentet kufitare në një kufirin mes tyre me gjatësi 1.000 kilometra dhe i militarizuar seriozisht me mijëra ushtarë në të dyja anët. Bakuja dhe Erevani akuzojnë reciprokisht njëri tjetrin për incidente të cilët, në mënyrë paradoksale, janë bërë më të shpeshtë qëkur është paralajmëruar marrëveshja paqesore. Dy republikat ish sovjetike gjatë 35 viteve të fundit kanë patur dy luftëra serioze ndërmjet tyre në lidhje me Nagorni-Karabahun, zonë azerbejxhanase, e cila më parë kishte popullsi me shumicë të krishterë armene, por në vitin 1990, me mbështetjen e Erevanit, separatistët shpallën pavarësinë dhe ndanë një të pestën e territorit azerbejxhanas nga atdheu amë. Me qinda mijëra azerë muslimanë u dëbuan gjatë konfliktit. Lufta e fundit, ajo e para pesë viteve, përfundoi, pas 44 ditëve, me fitoren e Azerbejxhanit, ku ai riktheu kontrollin mbi pjesën më të madhe të enklavës jomiqësore kaukazaiane. Atëherë nisën negociatat për paqe.
I inkurajuar me pozitën e fituar të fuqisë së rëndësishme energjetike, Azerbejxhani, në hijen e luftës në Ukrainë dhe me ndihmën e Turqisë, në muajin shtator 2023 nisi një operacion të rrufeshëm ushtarak dhe për më pak se 24 orë ritkheu të gjitha pjesët e territoreve të humbura. Rreth 100.000 armenë u dërguan në Armeni, ku sot jetojnë nëpër kampe refugjatësh, megjithëse një pjesë e tyre do të dëshironte të kthehej.
E ballafaquar me atë që në Erevan e quajnë si reagim pasiv të Perëndimit dhe Rusisë ndaj blitzkrig-ut azerbejxhanas, Armenia inicoi “Agjendën e paqes” me synim normalizimin e raporteve me Bakunë dhe me Ankaranë. Si pjesë e kësaj agjende edhe evitimit të përshkallëzimit të mëtejshëm, Armenia, në vitin 2024, gjatë bisedimeve pa ndërmjetës të huaj, pranoi kushtet azerbejxhanase për demilitarizmin e kufirit në sektorin verior, ndërsa në muajin mars të këtij viti Erevani ra dakord me versionin e tekstit, përshirë dhe dy nenet e fundit, të cilët i ofroi pala tejtër.
Bakuja mori shumë lëshime nga Erevani, përfshirë edhe mundësinë e mbylljes së misionit të BE-së në Armeni dhe detyrimin që në marrëdhëniet e ardhshme me Azerbejxhanin të eleminojë çdo referencë për Narogi-Karabahun. Gjithashtu kërkohet shpërndarja e grupit të Minskut të cilin e pati formuar OSBE-ja në vitin 1992 në mënyrë që të zgjidhte konfliktin. Armenia, një prej vendeve më të varfëra të rajonit, në njëfarë mase është e izoluar, sepse kufinjtë e saj ndaj Azerbejxhanit dhe Turqisë janë të mbyllur, ndërsa tregtia kalon vetëm nëpërmjet Gjeorgjisë. Marrëveshja paqesore jo vetëm që do të rinovonte marrëdhëniet diplomatike mes Bakusë dhe Ankarasë, por do ta zgjeronte ndjeshëm mundësinë e bashkëpunimit ekonomik në rajonin e Kaukazit të Jugut i cili ka ambicjen të bëhet një prej rrugëve kryesore të tranzitimit mes Azisë dhe Europës.
E gjithë kjo varet nga finalizimi i paqes azerbejxhano-armene. Perëndimi këmbëngul për këtë paqe duke patur frikë se Rusia, nëse nënshkruhet paqa në Ukrainë, do të fokusohet përsëri në rajon, dhe nuk ka garanci se në këtë rast do të mbështeste paqen dhe hapjen e kufinjve derisa të mos siguronte të gjithë interesat e saj në të dyja palët
“Në këtë kohë duhet të jesh i kujdesshëm dhe t’i shtysh mënjanë ambicjet rajonale për ndonjë kohë më të mirë”, më tha Xhejms Sharpi, ish ambasador britanik në Baku dhe anëtar i Komisionit këshillues të Qendrës së Kaspikut për politikë.
Në këtë rast roli i Ankarasë është kryesor, prandaj shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov bisedoi me kolegun turk Hakan Fidan në lidhje me normalizimin e situatës në Kaukazin e Jugut. Sekterari amerikan i shtetit Marko Rubio gjithashtu kërkoi mbështetjen e Ankarasë gjatë bisedës me Fidanin në fund të muajit mars të këtij viti.
Nëse dalja sa më e shpejtë nga izolimi është motivi i Erevanit, edhe Bakuja duhet të llogarsisë faktorin kohë. Nëse Rusia dhe Ukraina arrijnë një paqe të qëndrueshme, Moska gradualisht do të rioerientohej drejt mbrojtjes së interesave të saj në pjesët e tjera të hapësirës postsovjetike. Kjo do të forconte pozitën e Rusisë dhe do të kufizonte mundësitë e Ankarasë dhe Bakusë për t’i dhënë formë gjeopolitikës rajonale.
Azerbejxhani mbështet raportet e aleancës strategjike me Turqinë, bashkëpunimin e afërt me Izraelin dhe shtetet e Azisë Qendrore, ndërsa vendet e BE-së i ndihmon aktivisht për diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz natyror pas rënies drastike të importit të tij nga Rusia. Armenia, pas humbjes traumatike të Nagorni-Karabahut e ka fokusuar politikën e saj të jashtme drejt ShBA-ve dhe BE-së, në mënyrë të veçantë Francës, ndërkohë që forcon marrëdhëniet me Indinë dhe vendet e Gjirit. Miratimi i tesktit të marrëveshjes së përherëshme paqesore nga njëra anë sjell lehtësime, por shtyrja e nënshkrimit të tij, perspektivën e mnarrëveshjes e bën të pasigurtë dhe lë dyert e hapura për rinovimin e konfliktit ushtarak i cili do të kërcënonte sovranitetin e Armenisë dhe do ta shpinte në humbje të territoreve.
Mosbesimi reciprok është ende i lartë. Fjalët e presidentit Alijev në muajin janar se Armenija përfaqëson “kërcënim fashist që duhet asgjësuar”, dhe pohimi i Bakusë mbi shkeljen e pushimit të zjarrit në Erevan, janë interpretuar si përpjekje për të justifikuar konfliktin. Një gjë është e ditur: Azerbejxhani dhe Armenija kurrë nuk kanë qënë më afër përfundimit të konfliktit më të gjatë të erës postsovjetike. I tërë rajoni do të bëhej më i sigurtë, do të forcohej sovraniteti i të dy vendeve dhe do të zgjeroheshin obesionet e tyre për aleanca gjeopolitike në kohët e tërmeteve të mëdha gjeopolitike.
https://www.politika.rs/sr/clanak/674964/pogledi/da-li-ce-izbiti-mir-na-kavkazu
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA