Zoran Meter, Gjeopolitika[i]
Historia ka treguar se Izraeli disa herë ka ndërmarrë aksione dhe operacione ushtarake në mjedisin përreth tij jo vetëm në rastet kur ka patur miratimin paraprak të Uashingtonit, por edhe atëherë kur ky i dyti i është kundërvënë operacionalizimit të tyre.
Ndërkohë, politika gjithandej nëpër botë po „profanizohet“ me shpejtësi, ndërsa shqetësimi i përbashkët për interesat kombëtare gjithnjë e më shpesh po zëvendësohet me shqetësimin për interesat personale ose interesat e një grupi të caktuar njerëzish.
Në një prej analizave të paradokohëshme kam pas theksuar se, me largimin e Deonald Trampit nga kreu i ShBA-ve, pa dyshim do ti vijë radha edhe largimit të kryeministrit izraelit dhe mikut të madh të Trampit, Benjamin Netanjahut, ndaj të cilit administrata e Bajdenit që nga fillimi i mandatit të saj ka shfaqur një dozë ftohtësie.
Rënia e Netanjahut ndodhi para dhjetë ditësh dhe kjo për shumë arësye: përveç shkaqeve të brendshme, të lidhura me shumë skandale dhe procese gjyqësore kundër tij për shkak të akuzave për kryerjen e veprave serioze penale, një rol pa aq vendimtar patën edhe faktorët e jashtëm. Izraeli si shtet në kushtet e tanishme të ndërlikuara rajonale dhe dhe ato proceseve gjeopoltike globale, thjesht nuk mund t’ia lejojë vetes komoditetin e opozitës ndaj politikës së jashtme të demokratëve amerikanë në pushtet, siç ishte në kohën kur përballë Netanjahut ishte administrata demokrate e presidentit Barak Obama. Atëbotë, sjell në vëmendje, kreu shtetëror izraelit, iu kundërvu ashpër nënëshkrimit nga ana e amerikanëve të marrëveshjes bërthamore me Iranin, gjë për të cilën Izraeli pati mbështetjen vetëm të Arabisë Saudite gjë që gjithsesi doli se ishte e pamjaftueshme. Qëndrimin e Natanjahut në pushtet nuk e ndihmoi as operacioni i paradokohëshëm ushtrarak kunndër Hamasit palestinez në Rripin e Gazës, që zgjati 11 ditë, dhe që ai e paarqiti si sukses personal, i cili duhej të demonstronte trimërinë dhe vendosmërinë e tij politike në mbrojtje të interesave dhe sigurisë kombëtare.
Parë në përgjithësi, qeveria e re izraelite, me në krye Naftali Bennetin, trashëgoi një vend i cili aktualisht po përballet me një krizë shumëdimensionale dhe me sfida strategjike, para së gjithash nga ana e Iranit, gjë që kërkon përgjigjet përkatëse të shpejta dhe të menduara mirë.
Paralelisht me procesin e eleminimit poltik të Netanjahut u bë përherë e më i dukshëm edhe forcimi i intensitetit të kontakteve mes administratës së Bajdenit dhe kryeministrit të ri izraelit dhe ekipit të tij. Bajdeni thirri një telefon Bennetin vetëm disa orë pasi ai bëri betimin kryeministror (kujtojmë se, Netanjahun e pati thirrur në telefon disa muaj pasi hyri një Shtëpinë e Bardhë, në këtë kuptim, ose sipas këtij kriteri, pothuajse duke e barazuar atë me presidentin turk Erdogan, të cilin Bajdeni definitivisht duket nuk e duron dot në postin e kreut të shtetit të Turqisë – aleate me rëndësi ushtarake e SHBA-ve), gjë që është sinjal më se i qartë se Bajdeni e llogarit Bennetin si ndihmë në përpjekjet e tij për sendërtimin e interesave amerikane, gjë e cila, me shumë siguri, nuk do ti pëlqejë aspak qarqeve konservatore izraelite, për të mos folur pastaj për ata nga radhët e së ashtuquajturës linjë e ashpër dhe partive politike ortodokse me karakter fetar të cilët, në një masë të madhe apo të vogël, kanë ndihmuar Likudin djathisto-centrist për të qëndruar në pushtet.
Megjithatë, Benneti nuk mund ti lëshojë plotësisht “frenat e dorës“ dhe t’ia lërë në dorë Uashingtonit drejtimin e politikës së brendshme dhe të jashtme izraelite. Izraeli nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë edhe përkundër aleancës së madhe të padyshimtë të të dy vendeve dhe faktit se ShBA-të janë garanti më i madh i ekzistencës izraelite. Sepse, historia ka treguar disa herë se Izraeli ka ndërmarrë aksione dhe operacione ushtarake në vendet përreth tijjo vetëm atëherë kur ka patur paraprakisht miratimin e Uashingtonit, por edhe në rastet kur ky i dyti i ka kundërshtuar ato haptazi. Me fjalë të tjera Izraeli, në sajë të, më së shumti, forcave të tij dhe artit të të bërit politikë shtetërore, ka qënduar aty ku është në ditët e sotme, dhe kushdo që përpiqet t’ia mohojë këtë, duke pohuar se një gjë e tillë është fryt i ShBA-ve apo i ndokujt të tretë, gabon rëndë. Përveç kësaj Izraeli edhe në rastet kur te administratat amerikane nuk ka partnerët idealë politikë, gjithmonë ka patur dhe ka mbështetjen e organizatave të fuqishme të hebrenjve amerikanë të cilat prej kohësh, me pasuritë e tyre financiare kanë shtrirë rrënjët e tyre në grupimet e fuqishme politike, më së shumti te vetë Partia demokrate dhe antarët e saj (jo vetëm në Kongres), si dhe në mediat amerikane më me ndikim. Çfarëdo ngritje politike e ndonjë politikani, grupimi të ndonjë grupi bashkëmendimtarësh madje edhe, nëse dëshironi, edhe të vetë Partisë demokrate (sado të ketë të reaksione negative ndaj politikës izraelite) sot është thjesht i papërfytyrueshëm pa mbështetjen e kapitalit hebré. Për këtë kur ndokush shprehet se ShBA-të në ndonjë moment mund t’ia kthejnë shpinën Izraelit nëse ky do të tregohet i padëgjueshëm thjesht e ka gabim: për ShBA-të Izraeli ka kohë që nuk është çështje e politikës së jashtme por e politikës së brendshme, e kësisoj me Izraelin nuk operohet sipas metodave që zbatohen ndaj shteteve të tjerë të padëgjueshëm. Pra mbrojtja e shtetit izraelit është e padiskutueshme ndaj të gjitha sfidave, përfshirë, natyrisht, edhe atë iraniane, ndërsa shkalla e bashkëpunimit reciprok ushtarak dhe ekonomik mund të varet vetëm nga kreu politik që gjendet në momentin e dhënë në Jerusalem dhe në gatishëmrinë e tij për promovimin e interesave rajonale amerikane. Këto janë aksiomat më të rëndësishme që duhen patur parasysh gjatë shqyrtimit të marrëdhënieve amerikano-izraelite dje, sot dhe nesër.
Pra, Benetit do ti duhet të jetë i vëmendshëm për të mos rënë plotësisht në kurthin e dorëzimit të plotë të sovranitetit izraelit dhe për këtë me siguri që nuk do të dëshirojë që të pranojë a priori gjithçka që do ti ofrohet nga ana e adminmistratës së Bajdenit, para së gjithash në lidhje me çështjen e Iranit apo atë palestineze (demokratët janë tradicionalisht më shumë të prirur ndaj palestinezëve se ç’janë republikanët).
Megjithatë në përgjithësi në mbarë botën, e kësisoj edhe në Izrael, politika gjithnjë e më shumë po “profanizohet”, dhe kësisoj gjithnjë e më shumë po merr formën e luftës politike- dhe kjo jo më për interesat e përbashkëta dhe kombëtare (megjithëse këto, natyrisht, nënvizohen rregullisht gjatë fushatave elektorale), por për ato personale ose grupet e veçanta të interesit. Kjo është e dukshme edhe tani kur as Netanjahu (si edhe miku i tij amerikan Tramp, i cili deri sot e kësaj dite mohon rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe paralajmëron me të madhe rikthimin e tij “për shpëtimin e Amerikës) nuk pajtohet kurrsesi me humbjen.
Kryeministri Naftali Benet lëvizjet dhe veprimet e opozitës nën udhëheqjen e Netanjahut i quajti “fëmijërore”, duke e akuzuar se po përpiqen të dëmtojnë marrëdhëniet amerikano-izraelite vetëm për të dëmtuar qeverinë izraelite. Beneti reagoi kështu me rastin e informacioneve të rremë se gjoja presidenti amerikan po përgatitet të refuzojë njohjen e rrafshnaltës Golan si territor sovran izraelit, gjë që e ka bërë paraardhësi i tij Tramp. Njëkohësisht me këtë reagoi edhe ndaj akuzave të Netanjahut, sipas të cilave Benneti ka hequr dorë nga e drejta e Izraelit për të bombarduar në mënyrë të pavarur objektet bërthamore iraniane. Departamenti amerikan i shtetit i përgënjështroi deklaratat rreth rrafshnaltës Golan (fillimisht të publikuara nga veb faqja e njohur e së djathtës ekstreme amerikane të cilën e transmetuan edhe disa media izraelite gjë që shkaktoi zemërimin e opinionit publik izraelit).
Netanjahu gjithashtu akuzoi ministrin e ri izraelit të punëve të jashtme Yair Lapidin sepse e ka vënë në rrezik Izraelin duke premtuar se do ti informojë paraprakisht ShBA-të për çfarëdolloj operacionesh të ardhshme ushtarake kundër Iranit. Duket qartë se ai ishte i nxitur nga deklarata e ministrisë izraelite të punëve të jashtme, sipas së cilës Lapidi dhe sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken, në fillim të këtij muaji, ranë dakord të bëjnë një politikë “pa befasira” dhe mbajtjen e kanaleve të rregullta të komunikimit.
Por duhet thënë se edhe kabineti i ri i kryeministrit izraelit me në krye Naftali Bennetin, njëlloj sie dhe qeveria paraardhëse, kundërshton ashpër përpjekjet e administratës së Bajdenit për t’iu kthyer Planit Gjithëpërfshirës të Përbashkët Aksional (JCPOA), i njohur edhe si marrëveshja bërthamore me Iranin. Ndryshimi ndërkohë është se Benneti dhe Lapidi të gjithë konfliktet që kanë me Shtetet e Bashkuara duan ti zgjidhin në heshtje dhe jo me zë të lartë, siç bënte Netanjahu gjatë kohës së mandatit të Barak Obamës, kryesisht nëpër konferenca mediatike. Në ambasadën izraelite në Romë, me datë 27 qershor të këtij viti, ministri i jashtëm izraelit Lapid u takua me sekretarin amerikan të shtetit Blinken dhe i deklaroi “Izraeli ndan vlerat themelore amerikane- lirinë, demokracinë, tregun e lirë, përpjekjet e vazhdueshme për paqe”. Por, njëkohësisht theksoi se Izraeli ka “disa rezerva serioze” në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të cilën që në muajin shkurt të këtij viti po bisedohet në Vjenë.
Blinkeni nga ana e tij tha në këtë takim se marrëdhëniet amerikano-izraelite bazohen në “vlera dhe interesa të përbashkëta”, dhe, duke folur për Iranin deklaroi si më poshtë: “Ne (ShBA dhe Izraeli) kemi të njëjtat qëllime, por nganjëherë dallojmë në taktika dhe mendoj se në raportet mes nesh jemi shumë transparentë dhe direktë…”. Në lidhje me çështjen palestineze Blinkeni tha se Shtet e Bashkuara dhe Izraeli “ofrojnë të ardhmen që u japin të gjithëve- palestinezëve dhe izraelitëve- me të njëtat mundësi dhe dinjitet”. Deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbështesin zgjerimin e “Marrëveshjeve të Abrahamit” (të cilën Izraeli e nënëshkroi në vitin 2020 me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me Bahrenin me iniciativën dhe ndërmjetësinë e ish presidentit amerikan Tramp. Shën. i autorit) gjë që shpuri në normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe disa vendeve arabe. Por theksoi se këto marrëveshje nuk zëvendësojnë zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.
Gjatë ceremonisë të javës së kaluar për hapjen e ambasadës izraelite në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dabi, Lapidi tha: “Po përpiqemi të krijojmë një kulturë tjetër politike (në raport me qeverinë izraelite paraardhëse. Shën. i autorit)”. Megjithatë, vendosi të falenderojë Netanjahun, megjithëse me të ka “disa mospërputhje mendimesh”, sepse ka investuar përpjekje për normalizimin e raporteve me vendet arabe. Gjithashtu falenderoi edhe ish presidentin amerikan Tramp dhe presidentin e tanishëm Bajden dhe shtoi se “Izraeli dëshiron paqe me të gjithë fqinjët e tij”. “Nuk kemi ku të shkojmë. Lindja e Afërt është shtëpia jonë. Jemi këtu për të qëndruar”.
Është interesante të kujtojmë se për problemin e Rripit të Gazës, problemet rajonale dhe ndihmën ushtarake amerikane kanë biseduar edhe më parë ministri izraelit i mbrojtjes Benny Gantz, i cili në ShBA është takuar me këshilltarin e Bajdenit për sigurinë kombëtare Xhek Sallivan dhe antarët e shoqatës së hebrenjve amerikanë-AIPAC. Në takimin me ministrin amerikan të mbrojtjes Llojd Austin në Pentagon, Gantzi kërkoi një miliardë dollarë ndihmë për rinovimin e sistemit antiraketor Iron Dome. Për këtë duhet të sjelim në kujtesë se kjo nuk është hera e parë që Izraeli i drejtohet për ndihmë financiare Shteteve të Bashkuara për nevojat e mbrojtjes pas konfliktit me organizatat paraushtarake në Rripin e Gazës. Pas operacioneve luftarake të ushtrisë izraelite në Ripin e Gazës në vitin 2014 të quajtura “Muri i pandërprerë”, udhëheqja izraelite kërkoi gjithashtu nga Uashingtoni një ndihmë prej 270 milionë dollarësh.
Duhet të shtojmë gjithashtu se Gantzi me këtë rast e quajti Iranin kërcënim ekzistencial, jo vetëm për Izraelin, por për tërë Lindjen e Afërt, madje edhe për vetë popullin iranian.
Zgjedhjet në Iran
Por ndryshime politike në kreun e shtetit nuk kanë ndodhur vetëm në Izrael, por edhe në Iran, por, siç duken puinët tani, jo bash në atë drejtim që do të dëshironte Jerusalemi zyrtar.
Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në këtë vend me 18 qershor 2021, fitoi kandidati konservator 60-vjeçar Ibrahim Raisi, për të cilin votuan 61,9 % e iranianëve që morën pjesë në zgjedhje. Pjesmarrja në zgjedhje ishte shumë më e vogël se në zgjedhjet e mëparshme dhe ishte në masën 48,8% (sipas Press TV). Kjo mund të ketë qënë pjesërisht pasojë e koronavirusit dhe pjesërisht edhe pasojë e thirrjeve për bojkot nga ana e reformistëve në atë vend.
Ndërsa në Rusi dhe në shumicën e vendeve arabe e përshëndetën zgjedhjen e presidentit të ri iranian, ShBA-të dhe Izraeli dënuan zgjedhjet dhe rezultatin e tyre. Uashingtoni u shpreh se ”u vjen keq që iranianët nuk mundën të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ndërsa kryeministri i ri izraelit Bennet nxiti bashkësinë ndërkombëtare për ndërprerje të bisedimeve me Iranin sepse presidenti i ri është “xhelat brutal”, i cili “nëse ishte në gjendje të vriste njëmijë, do të vrasë miliona me armët për shkatërrim masiv”
Ndërsa presidenti i ri iranian, në fjalimin e tij të parë, tha se detyra e tij e parë në politikën e jashtme do të jetë ndreqja e marrëdhënieve me fqinjët arabë të gadishullit. Përveç kësaj, ftoi rivalin kryesor rajonal të Iranit, Arabinë Saudite për të ndëprerë ndërhyrjen ushtarake në Jemen dhe theksoi se nuk do të takohet me Bajdenin edhe nëse ShBA-të i heqin sanksionet ndaj vendit të tij.
Megjithatë, përsa u përket deklaratave fillestare të presidentit të ri iranian ato nuk shfaqin agresivitet. Në konferencësn e tij të parë për mediat me datë 21 qershor tha: “Bota duhet ta dijë se politika e jashtme e Iranit nuk fillon dhe as nuk mbaron me marrëveshjen bërthamore. Jemi të gatshëm për interaksion konstruktiv me tërë botën dhe me të gjithë shtetet e botës për zgjidhjen e problemeve globale dhe na nevojitet marrëveshja bërthamore nëse ajo i përmbush interesat tona kombëtare dhe lehtëson situatën ekonomike të iranianëve”. Shtoi edhe se “Shtetet europiane dhe ShBA-të nuk duhet të jenë të njëanashëm por të shohin se çfarë kanë bërë me marrëveshjen bërthamore. Shtetet e Bashkuara e kanë shkelur me dhunë, ndërsa europianët nuk i kanë plotësuar detyrimet e tyre. U themi Shteteve të Bashkuara se është përgjegjësia e tyre për të hequr sanksionet dhe tu kthehen detyrimeve të JCPOA”.
Megjithëse kritikët e presidentit të ri iranian thonë se ai nuk ka eksperiencë në politikën e jashtme kjo nuk është tërësisht e saktë. Raisi është antar i Këshillit Iranian për Sigurinë Kombëtare (NSC) që prej pesë vjetësh, në takimet e të cilit diskutohet për çështje diplomatike dhe ndërkombëetare. Krahas kësaj, shumë gjëra do të varen se çfarë ekipi do të mbledhë rreth vetes presidenti i ri iranian.
Nga ana tjetër, nuk është diçka e pazakontë që presidentët e shumë shteteve që vinë nga profesione të ndryshme arrijnë të jenë të suksesshëm në ushtrimin e detyrës së tyre, madje edhe në ShBA. Mjhafton të kujtojmë Donald Trampin, biznesmenm me pak eksperiencë në politikën e jashtme lëvizjet e të cilit në politikën e jashtme tani pothuajse po i kopjon administrata e Bajdenit (nga tërheqja nga Afganistani, nëpërmjet “Marrëveshjeve të Abrahamit” poltikën e emigracionit në kufi me Meksikën, konfliktet me Kinën, përpjekjet për ulje të tensioneve me Rusinë e Putinit…) ose Ronald Reganin i cili vërtetë ishte aktor i Hollivudit por megjithatë fitoi në Luftën e Ftohtë në sajë të ekipit të ekspertëve të lartë analitikë që pati grumbulluar rereth vetes, si puna e Xhorxh Shulcit. Në fund të fundit, aktor ka qënë edhe presidenti aktual i Ukrainës Volodimir Zelenski, por fakti që sukseset e tij të dobëta në politikën e jashtme kurrsesi nuk varen (vetëm) nga ai vetë dhe nga rolet e tij të mëparshme komike në TV.
Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/analize/z-meter-hoce-li-nova-izraelska-vlada-prepustiti-vodenje-svoje-politike-sad-u/