Zoran Meter[i]
Këtu mund të sjellim në kujtesë urtësinë e njohur popullore- ajo që jepet një herë, nuk mund të kthehet! Megjithatë, a mund të thuhet se është bash kështu, apo kjo është nga ajo loja klasike e “maces me miun”, në të cilën si rregull macja fiton gjithmonë, ndërsa miu përfundon keq.
A po shndërrohet historia, e filluar fundin e vitit të kaluar, për marrjen nga ana e amerikanëve të Kanalit të Panamasë, gjë që e paralajmëroi presidenti i ShBA-ve Donald Tramp, në një farë seriali televiziv, apo me të vërtetë në këtë kuptim do të shohim më vonë lëvizje konkrete të amerikanëve të cilat administrata e re në Uashington do t’i justifikojë me arsye gjeopolitike, ose më mirë të themi me interesat kombëtare dhe sigurinë e amerikanëve?
Në njëfarë mënyrë gjithsesi të krijohet përshtypja se Trumpi kësaj here është tejet serioz, njëlloj si në deklaratat, tashmë aktuale, mbi marrjen e Groenlandës (sëpaku nëpërmjet arritjes së pavarësisë së saj nga Danimarka, në referendumin e ardhshëm të muajit prill të këtij viti, rezultati i të cilit tashmë është pak a shumë i ditur). Këtë iniciativë, Trumpi e filloi që gjatë mandatit të tij të parë, por pak a shumë në mënyrë jo të besueshme, si me kujdes – njëlloj si hedhje e grepit për të parë reaksionin e bashkësisë ndërkombëtare dhe të atyre që kanë lidhje direkte me të.
Nuk ka dyshim se përfundimisht pas Trampit të sotëm, më serioz dhe më të vendosur se gjatë mandatit të parë, ka edhe një grup bahkëpuntorësh të tij, dhe se për të gjithë ata – si edhe për bashkëmendimtarët e tyre – një nga detyrat kryesore do të jetë vendosja e kontrollit amerikan në të gjithë pikat strategjike të transportit. Pra, jo më nga ai kontrolli që ShBA-të e realizonin deri tani nëpërmjet “forcës së butë”, nëpërmjet ndikimit ose kontrollit në organizatat ndërkombëtare, por nëpërmjet atij realit – kontrollit fizik.
Nga ana tjetër është e qartë gjithashtu se edhe Panamaja nuk synon të dorëzohet ashtu lehtë, sepse Kanali i Panamsë përbën një burim të madh të ardhurash financiare. Megjithatë, ajo nuk ka bash kurrfarë force politike dhe ushtarake për t’iu kundërvënë planeve të Trampit, dhe kësisoj shansin e saj e sheh ekskluzivisht te e drejta ndërkombëtare, ose më mirë të themi te institucionet e Kombeve të Bashkuara.
Por, vitet e fundit më shumë se kurrë më parë, e drejta ndërkombëtare interpretohet nga fuqitë e mëdha – para të gjithave pikërisht nga ShBA-të- në mënyrën sipas së cilës nga ajo merret ajo që të duhet dhe kur të përshtatet, e hidhet mënjanë e kundërta – kur nuk është në interesin e tyre. Përveç kësaj, që më parë është i njohur qëndrimi i Uashingtonit, i cili nuk është i kënaqur me OKB-në në formën aktuale, mbi të gjithë në atë që ka të bëjë me numurin e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit – gjë për të cilën kërkon reformat e nevojshme (e kërkojnë një gjë të tillë edhe fuqitë e tjera kryesore por nuk mund të bien dakord se cilat shtete të reja duhet të hyjnë në përbërje të KS).
Për shkak të kësaj krize reale të punës së Këshillit të Sigurimit kur vjen puna te përballja me krizat kryesore globale dhe modelet e zgjiedhjes së tyre, ShBA-të prej vitesh përdorin sintagmën që u imponohet të gjithë shteteve të tjera – “respektimi i rregullave”- pra jo më shprehimisht të drejtën ndërkombëtare, gjë që është po ashtu pjesë e lojës globale amerikane, ose më mirë të themi, e qëndrimit të tyre.
Panamaja kërkon mbrojtjen e OKB-së
Ja edhe shembulli më i mirë se Panamaja nuk ka mënyra të tjera përveçse të mbështetet te OKB-ja, e cila, sikurse u tha më lart – është gjithnjë e më e pafuqishme në imponimin e ligjit ndërkombëtar për fuqitë e mëdha.
Panamaja paralajmëroi Kombet e Bashkuara – sipas letrës që agjensia Rojters kishte rastin ta shihte të martën – në lidhje me deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij inaugurues, kur premtoi se Shtetet e Bashkuara do ta kthejnë kanalin e Panamasë.
Ambasadori i Panamasë në BE Eloy Alfaro de Alba theksoi se sipas kartës themeluese të OKB-së vendet “në marrëdhëniet mes tyre do të përmbahen nga kërcënimet ose përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të cilitdo shtet”.
Letra i është drejtuar Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonijo Guterres dhe u është drejtuar gjithashtu edhe pesëmbëshjetë antarëve të Këshillit të Sigurimit. Panamaja është antare e Këshillit, e cila është e ngarkuar për ruajtjen e paqes ndërshtetërore dhe sigurisë për vitet 2025-2026.
Duke e përforcuar kërcënimin e bërë që para inaugurimit se përsëri do të vendosë kontrollin amerikan mbi kanalin, Trampit të hënën akuzoi Panamanë se ka shkelur premtimet që ka dhënë për kalimin përfundimtar të rrugës ujore strategjike në vitin 1999 dhe i’a ka lëshuar operacionet e saj Kinës – pohim të cilin qeveria panameze e kundërshtoi ashpër. “Nuk i’a kemi dhënë Kinës. I’a kemi dhënë Panamasë dhe do ta marrim përsëri”, tha Trampi vetëm disa minuta pasi bëri betimin për një mandat të dytë katër vjeçar.
Alfaro de Alba ndau mendimin e me presidentin kanadez Jose Raul Mulino në lidhje me kundërshtimin e deklaratave të Trampit. “Dialogu është mënyra për të sqaruar pikat e përmendura pa groposur të drejtën tonë, sovranitetin e plotë dhe pronësinë mbi kanalin tonë”, tha Mulino.
Shtetet e Bashkuara e kanë ndërtuar me shumicë kanalin dhe e kanë administruar territorin që rrethon kalimin. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë nënshkruar disa marrëveshje në vitin 1977, me të cilat i hapën rrugë kthimit të kanalit nën kontrollin panamez. Shtetet e Bashkuara e dorëzuan atë në vitin 1999, pas një periudhe tranzitore të administrimit të përbashkët të të dy vendeve.
Lojë e maces me miun
Këtu, në përfundim (për të patur një ide mbi madhësinë e vendeve të kundërvëna në këtë rast), mund të kujtojmë urtësinë e njohur popullore e cila thotë: ajo që jepet njëherë nuk kthehet më! Megjithatë, a është bash kështu apo në këtë rast kemi të bëjmë me lojë të “maces me miun” në të cilën si rregull macja fiton gjithmonë dhe miu përfundon keq?
Natyrisht është e qartë se kush është miu dhe kush është macja në këtë histori. Ndoshta më e qartë – kush është elefanti që shkatërron gjithçka gjen përpara, dhe cila është dhoma me kristale të shtrenjta së cilës elefanti i afrohet rrezikshëm.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/razgovori/toptema/zoran-meter-moze-li-panama-reci-trumpu-sto-se-da-to-se-vise-ne-vraca/