Maria Stojanoviç, Danas
Vuiçiçi, Rama dhe Zaevi kanë mbajtur deri tani tetë takime dhe nuk ka ndodhur asgjë me rëndësi, thotë për gazetën “Danas”, Franc-Lotar Altmani, analist gjerman dhe ekspert për marrëdhëniet në rajonin tonë.
Në këtë mënyrë e komenton ai samitin më të ri të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, në Shkup i cili po mbahet në kuadër të iniciativës “Mini Shengen”. Altmani thekson se Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova “nuk deshën, ose nuk patën mundësi të bashkohen” në iniciativën Mini Shengen.
“Përse në vend të Mini Shengenit të mos punohet për Tregun e Përbashkët Rajonal, gjë për të cilën është arritur të bihet dakord në vitin 2020, nën “çadrën” e Procesit të Berlinit? Tregu i Përbashkët Rajonal nënkupton realizimin e qëllimeve të njëjta si edhe Mini Shengeni, por në të janë të përfshirë edhe shtete antare të BE, gjë që do të duhej të ishte me rëndësi për vendosjen e një zone të gjërë ekonomike mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, me lidhje ekonomike të ngjashme me ato që ka BE-ja me Islandën dhe Norvegjinë. Pra përse bëhen këto përpjekje për “të shpikur” një “armë të re për bashkëpunimin” në vend që të intensifikohen thirrjet drejtuar Bashkimit Europian për t’i ofruar mbështetje këtij rajoni dhe përse të mos shfrytëzohet në mënyrë më të vlefshme Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC)”, porosit ai.
Në lidhje me informacionet se do të ndryshohet emri Mini Shengen, Altmani thotë: “Ndoshta Vuçiçi, nëpërmjet këtij emri të ri, ose më mirë të themi etiketimi, përpiqet ta kalojë këtë iniciativë në terren ekonomik, por mendoj se kjo nuk do të ketë dobi”.
Ky samit në Shkup shoqërohet edhe me Forumin ekonomik rajonal, në të cilin marrin pjesë 300 kompani. Pritet që Vuçiçi, Rama dhe Zaevi të nënëshkruajnë sëpaku tri marrëveshje ekonomike.
Kujtojmë se Millomir Mandiç, një prej themeluesve të Qendrës analitike studimore “Demostat”, në një artikull të tij të pak kohëve mëe parë, ka nënvizuar se ajo që deri tani është quajtur Mini Shengen në të ardhmen do të emërtohet Bashkësia Ekonomike Rajonale.
Marko Çadezhi, Kryetar i dhomës së industrisë së Serbisë, deklaroi për RT të Serbisë se një prej marrëveshjeve është ajo që ka të bëjë me lehtësitë në importe dhe eksporte e cila “parashikon mënyrën sesi do të funksionojnë dhe komunikojnë laboratorët e akredituar, në cilën mënyrë do të funksionojnë mes tyre institutet veterinare, inspektimet fitosanitare dhe kjo është tashmë pjesë e implementimit”. Sikurse nënvizon ai, hap me shumë rëndësi është Memorandumi për lejet e punës, “pra praktikisht krijimi i tregut unik të punës”, dhe jemi shumë afër përpunimit të Memorandumit për njohjen e kualifikimeve, në mënyrë që me këtë të kemi të njëjtat standarte në njohjen e kualifkimeve dhe njohjen reciproke të diplomave të këtilla”.
Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA
https://www.danas.rs/politika/altman-nece-biti-velike-koristi-od-promene-imena-mini-sengen/