Ambasadori rus, z. Mikhail Afanasiev në një interviste për MCN Tv , ka folur për marrëdhëniet ruso-shqiptare, raportet e Rusisë me Europën dhe projektet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, por edhe për vaksinën ruse “Sputnik V” .
Megjithëse marrëdhëniet midis vendeve tona po përjetojnë një periudhë të vështirë, duhet thëne se shtetet tona nuk kanë pretendime territoriale ndaj njëri-tjetrit, pra nuk ekzistojnë midis nesh konflikte apo kontradikta të pazgjidhshme.”, thekson Ambasadori Afanasiev.
“Do të tregohem i sinqertë – marrëdhëniet midis vendeve tona po përjetojnë një periudhë të vështirë. Megjithëse, parakushte objektive për këtë nuk ka: shtetet tona nuk kanë pretendime territoriale ndaj njëri-tjetrit, nuk ekzistojnë midis nesh konflikte apo kontradikta të pazgjidhshme.”..
“Shpresojmë që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill autoritetet e vendit do të kenë mundësinë të trajtojnë temën e komisionit ndërqeveritar, dhe më pas të mund të kthehemi së bashku në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojmë të gjitha çështjet e ngutshme të bashkëpunimit tonë.P ër fillimin e rimëkëmbjes së tyre do të ishte rifillimi i punës së Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor.
Ne kemi besim se Shqipëria do të gjejë te Rusia një partner të besueshëm dhe objektiv, parimi kryesor i politikës së jashtme të të cilit ka qenë dhe mbetet mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve të tjera. Ne nuk i diktojmë askujt si të jetojë dhe nuk japim këshilla, nëse nuk na kërkohet.”
Pavarësisht se politkisht duket Shqipëri-Rusi janë larg njëra-tjetres, nuk mund të themi të njëjten gjë për pjesen kukturore dhe historike që Iidh këto dy vende. Kjo demonstrohet me faktin se në Rusi në dy universitete të vendit, studiohet gjuha shqipe, ka specialistë -shkencëtarë të shquar për rajonin e Ballkanit dhe, në veçanti, për Shqipërinë, vë në dukje ambasadori.
“Sigurisht, Shqipëria në tërësi mbetet një lloj “terra incognita” për qytetarët rusë. Ende ruhet një copëz e madhe e pazbuluar, me të cilën mund të njiheshin njerëzit që jetojnë në Rusi. Sidoqoftë, në dy universitete të vendit tonë studiohet gjuha shqipe, ka specialistë -shkencëtarë të shquar për rajonin e Ballkanit dhe, në veçanti, për Shqipërinë. Para pandemisë, numri i qytetarëve rusë që vizitonin Shqipërinë për qëllime turizmi rritej çdo vit e më shumë“…
Ndërsa për t’iu pergjgjur skeptikeve për të ashquajturen” influence ruse” në Ballkan, Ambasadori Afanasiev përgjigjet duke thëne se Rusia praktikisht është në “shtëpine” e saj, duke qene se është në afersi të Gadushillit Ballkanik, është një pjesëmarrëse e natyrshme në të gjitha proceset që ndodhin këtu, të cilat nuk mund të mos prekin interesat e saj.
“Rusia shtrihet në afërsi të Gadishullit Ballkanik, ndaj është një pjesëmarrëse e natyrshme në të gjitha proceset që ndodhin këtu, të cilat nuk mund të mos prekin interesat e saj. Çdo përpjekje për të na përjashtuar nga këto procese është e destinuar të mos ketë sukses.”
Lidhur me luftën që po bëhet për vaksinat kundër Covid-19, Ambasadori vlerësoi faktin që pavarësisht kësaj lufte kundër vaksinës ruse, me rendësi është se sot kjo lufte po zëvendësohet me ndërgjegjësimin për nevojën jo vetëm të bashkëveprimit, por edhe të prodhimit të përbashkët të vaksinave ruse
“Ne nuk ishim iniciatorët e luftës së vaksinave, e cila, për fat të keq, lindi menjëherë, pasi Rusia njoftoi krijimin e vaksinës “Sputnik-V”. Ne nuk synojmë të marrim pjesë në këtë luftë. Rëndësi ka që refuzimi i preparateve ruse kundër kovidit, i cili u demonstrua në fazën fillestare të vaksinimit, gradualisht po zëvendësohet me ndërgjegjësimin për nevojën jo vetëm të bashkëveprimit, por edhe të prodhimit të përbashkët të vaksinave ruse, të cilat, padyshim, kanë vërtetuar efikasitetin e tyre.”, perfundon Ambasadori rus z. Mikhail Afanasiev.