Zoran Meter[i]
Përsa i përket vendimeve paraprakisht të pakoordinuara, Bajdeni gjithnjë e më shumë i ngjet atij që askush nuk ka qejf ti ngjasë- paraardhësit të tij të urryer Donald Tramp. Tërhoqi amerikanët nga Afganistani (që ishte ide e Trampit), po forcon efektivat ushtarake në “oborrin” kinez (gjithashtu ide e Trampit), aleatët europianë gjithnjë e më shpesh po i vë para faktit të kryer (praktikë e shpeshtë e Trampit), si për çështjen e gazsjellësit Rryma e Veriut-2 dhe marrëveshjes amerikano-gjermane për atë, që është nënëshkruar në muajin korrik të këtij viti, krijimin e pardjeshëm të “paktit trepalësh” (i ashtuquajturi AUUKUS) mes Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve, nëpërmjet të cilit interesat franceze shtyhen mënjanë.
Parlamenti Europian (PE), përbërja aktuale e të cilit, në masën më të madhe, mban qëndrim të hapur antiturk dhe në përputhje me këtë, shpesh herë miraton rezoluta (për hir të së vërtetës jo të detyrueshme juridikisht) pikërisht të këtij karakteri, shesh herë është shënjestër e kritikave të Moskës e cila pohon se rezolutat në fjalë vetëm “helmojnë” akoma më shumë marrëdhëniet edhe kështu të ndërlikuara mes Moskës dhe Brukselit këto vitet e fundit. Por, pa marrë parasysh këtë, si dhe në deklaratën e para dy ditëve të përfaqësuesit të BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë Josep Borell (deklaruar pikërisht para deputetëve të PE-së) mbi atë se “Rusia është fqinji më i madh i Bashkimit Europian dhe lojtar global me rëndësi”, i cili nuk do të zhduket as edhe, sikurse u shreh me keqardhje, “nuk ka për të ndryshuar brenda natës”, duket se Parlamenti Europian edhe në të ardhmen synon e vazhdojë me besim në rrugën e shtruar të konfrontimit me Moskën.
Kështu, europarlamentari nga Lituania Petras Austrevicius nëpërmjet një amandamenti propozon vënien e sanksioneve kundër atyre europianëve që do të vëzhgojnë zgjedhjet parlamentare ruse në Krimé, amendament që u shfaq në propozimin për Rezloutën mbi marrëdhëniet me Rusinë. Një ditë më parë nga deputetët në Parlamentin Europian u zhvillua diskutimi në Strasburg dhe u miratua projekti i raportit mbi Rusinë që ishte përgatitur nga ish kryeministri i Lituanisë Andrius Kubilius.
Megjithatë, që të mos ketë gabime në lidhje me fjalët e lartpërmendura të Borellit, duhet të saktësojmë se përfaqësuesi i lartë i BE-së, në fjalën e tij mbrojti tezën mbi zgjerimin e sanksioneve me qëllim pengimin e Rusisë, zhvillimin e strategjisë të orientuar drejt uljes së vartësisë nga burimet energjetike ruse dhe përgatitjen për mosnjohjen e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare ruse që do të mbahen në shtator të këtij viti. Në bisedë me europarlamentarët në Strasburg, Borelli vlerësoi se raporti i Kubiliusit është “shprehje pak a shumë e saktë e raporteve me Rusinë”. Borelli mendon se raportet mes Brukselit dhe Moskës janë në nivelin më të ulët dhe se dialogu po bëhet i vështirë, kryesisht, sikurse mendon ai, për shkak të këmbënguljes së Rusisë për të mbjellë përçarje mes vendeve europiane.
“BE-ja, sëbashku me NATO- n dhe partnerët ndërkombëtarë, duhet ta pengojnë Rusinë, në mënyrë që të ruhet paqa dhe stabiliteti në Europë dhe më gjërë, duke përfshirë edhe forcimin e potencialit tonë mbrojtës”, konkludohet në dokumentin e PE-së
Më parë, në seancën e verës, Këshilli për politikë të jashtme i PE-së miratoi këtë rezolutë. Ajo nuk do të jetë e detyrueshme por këto raporte kosiderohen rekomandime për Komisionin Europian dhe Këshillin e BE-së gjatë ndërmarrjes së lëvizjeve në politikën e jashtme.
Pavarësisht nga e gjithë kjo, gjë që do të duhej të dukej si qëndrim i përbashkët dhe i pastër europian (ndaj Rusisë ai edhe ekziston akoma, por kur vjen puna te Kina për këtë është e vështirë të flitet), vështirë të largohet përshtypja se Bashkimi Europian, domethënë Brukseli, vazhdon të luhatet për çështjen e strategjisë mbi njëfarë autonomie, sigurimin e arkitekturës së sigurisë në Europë, e cila –për nga natyra e gjërave (Rusia është fuqi globale) dhe gjeografisë (Rusia është pjesë e Europës) nuk mund të ketë pa pjesëmarrjen e Moskës, dhe dëshirës për tu bërë diçka i madh (lojtar i pavarur global, gjë së cilës edhe vetë ia ka frikën).
Në njëfarë kuptimi do të thoja se në Bruksel më shumë i druhen reaksionit të ShBA-ve sesa Rusisë dhe Kinës. Sepse për Moskën është pak a shumë njëlloj. Ajo gjithsesi nuk ka se çfarë të humbasë, duke patur parasysh se raportet e saj me Brukselin janë reduktuar “në zero”, ndërsa për Uashingtonin nuk ka kurrfarë interesi kjo lojë e BE-së rerth autonomisë së saj strategjike- mbi të gjitha ato që kanë të bëjnë me ato ushtarake dhe të sigurisë, ku për të NATO-ja është forma ideale e veprimit mes aleatësh, si për ShBA-të ashtu edhe për BE-në.
Megjithatë edhe vetë administrata e Bajdenit bën gjithnjë e më shumë lëvizje “të çuditshme”, të cilat gjithsesi nuk janë në favor të forcimit të aleancës ndëratlantike, si puna e tërheqjes së saj të njëanshme nga Afganistani (pavarësisht faktit se Uashingtoni kishte biseduar paraprakisht me aleatët, dhe është e qartë se atyre nuk u kishte mbetur asgjë tjetër veçse të binin dakord me vendimet e amerikanëve).
Përsa i përket vendimeve paraprakisht të pakoordinuara, Bajdeni gjithnjë e më shumë i ngjet atij që askush nuk ka qejf ti ngjasë- paraardhësit të tij të urryer Donald Tramp. Tërhoqi amerikanët nga Afganistani (që ishte ide e Trampit), po forcon efektivat ushtarake në “oborrin” kinez (gjithashtu ide e Trampit), aleatët europianë gjithnjë e më shpesh po i vë para faktit të kryer (praktikë e shpeshtë e Trampit), si për çështjen e gazsjellësit Rryma e Veriut-2 dhe marrëveshjes amerikano-gjermane për atë, që është nënëshkruar në muajin korrik të këtij vit, krijimin e pardjeshëm të “paktit trepalësh” (i ashtuquajturi AUUKUS) mes Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve, nëpërmjet të cilit interesat franceze me Kamberën në lidhje me zhvillimin e flotës ushtarake australiane, gjë për të cilën Kambera u tërhoq në mënyrë të njuëanshme nga marrëveshja fitimprurëse me Parisin të nënëshkruar në vitin 2016 në favor të interesave të biznesit amerikan dhe britanik.
E gjitha kjo rrit akoma më shumë nevozitetin në Bruksel, por akoma më shumë edhe të vendeve kryesore të Unionit interesat e politikës së jashtme të të cilëve me nxitjen e Uashingtonit (të cilit nganjëherë i bashkohet edhe Londra) janë gjithnjë e më shumë të kërcënuara, ose më mirë të themi, kërcënohen të bëhen të varur në mënyrë determinuese nga interesat amerikane dhe britanike edhe nëpërmjet vendimeve të detyrueshme për shkak të përkatësisë në integrimet e përbashkëta (NATO) në të cilat të fortët e BE-së nuk është se kanë fjalën dhe rolin me të rëndësishëm.
Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/analize/z-meter-eu-u-krizi-identiteta-i-svrhe-izmedu-cekica-i-nakovnja/