Prof. Lisen BASHKURTI
Mandati i dytë i Kryeministrit Rama është plot eksperimente të dështuara në rrafshin politik, ekonomik, social, arsimor, shëndetsor, kulturor e në shumë fusha të tjera. Por, eksperimenti më i dështuar mund të quhet ai në fushën e diplomacisë. I etur për të marrë në dorë gjithcka, për të kontrolluar cdo sektor e për të dominuar cdo sferë të aktivitetit publik, me një vetëkënaqësi të dukshme nga Mali i Everestit, Rama, në mandatin e dytë eksperimentoi rëndë me diplomacinë shqiptare. Ai vendosi që të bëhej vetë Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Eksperimenti nisi njëherazi me emërimin në të njëjtën kohë si një ministër në veprim, të Genc Cakaj, i cili u huazua nga anonimiteti, pa zgjedhje në parliament, pa dekret presiencial dhe pa kurrfarë kredencialesh diplomatike. E vetmja gjë e njohur etij ishte origjina nga Kosova. Kështu diplomacia shqiptare hyri në qerthullin e “dy ministrave”, si “shtëpia me dy nuse që e lë shtëmën pa ujë”.
- Rrënimi i strategjisë diplomatikë me BE
Prej tridhjet vitesh shqiptarët kërkojnë të bëjnë Shqipërinë si gjithë Evropa. Prej tre dekadash ëndrra shqiptare Evropiane herë ndritet e herë zbehet nga luhatjet e politikave publike të brëndshme dhe të jashtme drejt BE. Prej kaq shumë kohësh mbi 90 përqind e shqiptarëve deklarohen për integrimin në BE. E në dështim të këtij procesi, qytetarët shqiptarë po zgjedhin të ikin vetë drejt vëndeve të BE. Dështimi ka një emër: qeverisja shqiptare.
Në mënyrë të vecantë dështimi i hapjes së negociatave për antarësim të plotë të vëndit në BE, është bërë një makth i vërtetë për qytetarët shqiptar. Duke nisur nga vitit 2014. Kur vëndi u bë kandidat për në BE, shtatë herë radhazi, Shqipërisë iu refuzua hapja konkrete e negociatave për antarësim të plotë në BE. Pa hyrë në dështimet e brëndshme në rritje, të reflektuara në rritjen e kushteve të BE, nga pesë në pesëmbëdhjetë, po ndalemi vetëm në casjen diplomatike të Shqipërisë ndaj BE.
Diplomacia shqiptare nën drejtimin e dyshes Rama-Cakaj ka rrënuar strategjinë diplomatike ndaj BE. Sistemi diplomatik shqiptar e humbi orientimin ndaj BE, u konfuzua tërësisht përballë strukturave diplomatike të BE, hyri në konflikt të plotë institucional me to. Kur themi humbi orientimin ndaj BE, kemi parasysh se BE është shumë e larmishme dhe dinamike në diplomacinë e saj. Kërkohet veprim diplomatik shumë fleksibël dhe i zhdërvjellët për t’iu adoptuar strategjisë së BE në fushën diplomatike. Kjo ndodh për faktin, se Traktati i BE në fushën diplomatike i lë iniciativë të plotë shteteve antëtare, por pavarësisht kësaj, për cështje të rëndësishme, probleme madhore, kriza serioze që prekin gjithë Kontinentin, BE përafron diplomacinë e vet deri në konsesus të plotë. Vëndet kandidate lypet të reflektojnë këtë diversitet dhe dinamike diplomatike të BE me strategjinë diplomatike të tyre. Shqipëria nuk e ndoqi dot këtë strategji diplomatike të BE, prandaj erdhi duke rrënuar marrëdhënien diplomatike Shqipëri-BE, gati-gati deri në distancim me të.
Kur themi që Shqipëria u konfuzua tërësisht përballë strukturave diplomatike të BE kemi parasysh se BE është organizatë me struktura diplomatike të shumta, paralele dhe të komplikuara. Në BE ekziston diplomacia shumëpalëshe më gjithë kompleksitetin e saj në nivel organizate, janë Komisioni Evropian, Këshilli Evropian, Parlamenti Evropian, Grupet Politike Parlamentare, Partitë Politike përfaqësuese në Parlamentin e BE. Të gjithë bëjnë diplomaci në BE. Të gjithë janë të rëndësishëm. Janë të pazëvëndësueshëm. Gjithë këto struktura marrin pjesë në politikë-bërje dhe vendim-marrje në masa dhe forma të ndryshme. Kjo strukturë reflekton parimin e gjithë përfshirjes multilaterale, ose të bazës së gjërë vendim-marrëse, si një prej parimeve kryesore qeverisesë të BE.
Garantimi i suksesit diplomatik me BE, varet kryekëput nga aftësia diplomatike e shteteve antare ose kandidate për në BE, për të punuar me të gjithë këto struktura shumëpalëshe, paralele dhe të komplikuara të BE. Diplomacia shqiptare Rama-Cakaj u futën në kaos diplomatik, duke mos e konsideruar këtë strukturë të BE. Dhe nuk kishte si të mos ndodhte kështu. Përballë parimit të gjithëpërfshirjes së BE, dyshja Rama-Cakaj vendosën parimin e perjashtimit, ose e shprehur pezhorativisht ”parimin e timonit dhe tepsisë”.
Kur themi se diplomacia shqiptare ndaj BE, hyri në konflikt institutional me diplomacinë e BE kemi parasyshë se ajo jo vetëm nuk iu përgjigj shumë dimensionalitetit, diversitetit dhe dinamikës së diplomacisë së BE, por edhe u përplas me të, duke tentuar të konfrontonte diplomacinë e Komisionit me atë të Këshillit, si dhe diplomacinë e Organizatës në tërësi me atë të shteteve anëtare të saj. Kjo lojë diplomatike dëshpëruese, buroi nga përpjekja për të mbuluar dështimet e brëndshme me propogandë diplomatike, kryesisht me Komisionin dhe delegacionin e tij diplomatik në Tiranë.
Të kapur vetëm pas Komisionit Evropian dhe delegacionit të tij në Tiranë, diplomacia shqiptare injoroi gjithëpërfshirjen në politikë-bërje dhe vendim-marrje në diplomacinë e BE, dhe kur e pa se kishte shkuar shumë larg në këtë aspekt, diplomacia Rama-Cakaj u përpoqën që të fusnin gurë nën rrota ndërmjet institucioneve të BE nga njëra anë, dhe organizatës dhe shteve antëtare nga ana tjetër. Ky ishtë një nga fajet më të rënda të diplomacisë shqiptare ndaj BE në mandatin e dytë të Qeverisë Rama, ose të diplomacisë Rama-Cakaj. Në Evropë kjo lojë është kuptuar gjërësisht. Dhe ndëshkimi ishte i qartë. Jo hapje negociatash.
- Hipokrizia në krye të OSBE
Viti 2020 ishte viti i kryesimit të OSBE nga Shqipëria. Ishte një moment shumë i rëndësishëm për vëndin, që të dëshmonte pjekuri për të udhëhequr një organizatë Euro-Atlantike, por edhe për të promovuar Shqipërinë në plan ndërkombëtar. Por, në vënd që të synonte arritjen e këtyre dy synimeve madhore për vëndin, shefi i diplomacisë shqiptare Rama e konceptoi këtë moment thjeshtë si promovim i “liderizmit të tij ndërkombëtar” dhe “i aftësive one-man-shoë” për të bërë propogandë diplomatike për Shqipërinë.
Ky devijim dështues ishte i pashmangshëm për kryediplomatin shqiptar, Rama. Parasëgjithash dështimi buronte nga zhvillimet e brëndshme në Shqipëri. Prej zgjedhjeve të vitit 2017 e më tej me zgjedhjet moniste në vitin 2019, dhe akoma më tej me zhvillimet demokratike, të dialogut politik në vënd, të lirive dhe të drejtave të njeriut, të lirisë së shprehjes dhe mediave, Shqipëria ka bërë hapa prapa në krahasim me standartet e OSBE. Shefi i diplomacisë Shqiptare, njëkohësisht shefi i Qeverisë Shqiptare, Rama ka bërë hapa prapa në demokraci, duke e distancuar Shqipërinë nga vetë standartet e OSBE qe kryesonte.
I vënë në këtë situatë kontraverse në krye të OSBE, Rama ndezi makinën e tij propogandistike politiko-diplomatike duke qarë hallet e botës për “problemet e mëdha”, por duke mbuluar hallet e Shqipërisë për “problemet e vogla’. Kjo situatë kontraverse dhe sidomos përpjekja propogandistike politiko-diplomatike e shndërruan liderizmin madhështror global në një lideruc grotesk lokal.
- Hallakajet e rrezikshme në Ballkan
I injoruar në nivele Euro-Atlantike, ndonëse në krye të OSBE, i dështuar në nivele Europiane, ndonëse vënd kandidat i BE, krye-diplomati Rama dhe hija e tij Cakaj i hynë aventurës Ballkanike. Ballkani vazhdon të mbetet një nën-rajon ku aventurat vijojnë të jenë të modës, ndonëse të vjetëruara. Si një nën-rajon me shtete të dobëta si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me shtete të reja si Kosova, me shtete të dështuara si Bosnie dhe Hercegovina apo me shtete që luhaten midis Perëndimit dhe Lindjes si Serbia, Ballkani i gjorë vazhdon të jetë një terren ku gjahtarët politik mund të ndërmarrin cdo lloj aventure.
Mbas viteve 2017, e sidomos në vitet 2018-2020 diplomacia Rama-Cakaj u josh nga mjedisi Ballkanik për të hyrë në skenare tejet të vjetra, por me petka të reja. Projekti i parë ishte ai i ndarjes së Kosovës, i cënimit të integritetit territorial të saj, duke mbështetur kështu planin e vjetër të Nacertanjies, të Cubrilovicit, të Andricit, të Memorandumit MANU, të Covicit e të Milloshevicit-zgjerimin territorial të Serbisë në drejtim të territoreve shqiptare. Shumë skema u bënë, shumë plane u lancuan, shumë sofizma u luajtën e shumë manovra u realizuan, duke përzjerë në corbën Ballkanike edhe lojtarë diplomatik pa diplomaci nga qëndra të mëdha vendim-marrëse Perëndimore. Por, gjithë kjo ngrehinë djallëzore e guzhinës Serbe përfundoi në greminë. Shqiptarët, por jo vetëm ato, edhe diplomacia Gjermane, Evropiane dhe Perëndimore përgjithësisht e hodhën në greminë këtë projekt kërcënues për Kosovën, Ballkanin dhe gjithë Evropën.
Plani i dytë ku dyshja diplomatike Rama-Cakaj u futën gjithë entuziazëm ishte projekti i “minishengenit Ballkanik”. Projekti u shit si shpikje, brand, patent e liderëve me vizion globale, që shohin përtej barrierave të sovraniteteteve shtetërore e mbi paragjykimet Evropiane. Sërish projekti ishte sajesë e Beogradit, që po gëlltiste me iniciativat e veta Tiranën zyrtare, dhe po shtrinte tentakulat e epërsisë ekonomike, tregëtare mbi tregjet Ballkanike; që po shfrytëzonte mediokritetin ose ndonjë dobësi tjetër të shefave diplomatik Rama-Cakaj për dalje në detë në Shqipëri; që po përdorte “epërsinë e shtetit amë, Shqipërinë” për të izoluar e gjunjëzuar “shtetin bijë, Kosovën” e së fundmi, jo nga rëndësia që po i hapte tregjet, influencën dhe interesat e Unionit Tregtar Euro-Aziatik me Rusinë në krye, mu në zëmër të Evropës. Ky projekt zuri vënd, pa kurrëfarë lidhje dhe zbatueshmërie edhe në marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë të 4 shtatorit 2020. Përfshirja e një nisme te dyshimte shumëpalëshe brënda një marrëveshje konglomerat dypalëshe ishte dhe do mbetet një absurditetet politik, diplomatik dhe juridik. Koha do e dëshmojë këtë absurditet praktikisht dhe juridikisht të parealizueshëm.
- Ku ishe? Asgjëkundi. Cfarë bëre? Një vrimë në ujë.
Në këtë hallakatje aventureske Ballkanike, iniciativat e diplomacisë Rama-Cakaj nuk munguan edhe në Jug të Shqipërisë. Këtë radhë aventura kishte ngjyra të kaltërta, jo të transparencës, por të detit Jon. Bëhej fjalë për negociatat për delimitimin e hapsirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Mbas dështimeve Bushati-Dendias, ish kundërshtuesi i marrëveshjes Greko-Shqiptare të viteve 2009-2010, kryediplomati Rama filloi të rrekej ne negociata me Grekët pa e ditur mirë se cfarë do synojë të arrijë, se cfarë do ruajë e cfarë do flakë poshtë nga marrëveshja e 2009-2010, se kë ka në krahë dhe kë ka përballë, sesi do taktizojë me palën Greke dhe si do e përmbyllë tërë këtë lojë. Shkurt diplomacia Rama-Cakaj hynë në një lojë pa e ditur se ku do dilnin. Dhe ndërkohë që ato ngelën në një tunel të mbyllur, pala greke ishte e qartë dhe publike: ajo u shtri në ujrat territoriale me 12 milje, ndërsa problemet e mbetura me Shqipërinë do shtrojë në Hagë.
Ky ishte fundi i vitit 2020, që e gjeti dyshen diplomatike Rama-Cakaj të divorcuar, duke lënë pas kaos diplomatik me BE, hallkatje diplomatike në Ballkanin Perëndimorë dhe enigmë diplomatike të paqartë me Greqinë. Ku ishe ish ministër i jashtëm, z. Rama? Asgjëkundi. Cfarë bëre në krye të diplomacisë shqiptare, z. Rama? Një vrimë në ujë. Ky është bilanci i dështimit diplomatik Rama-Cakaj në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Rama erdhi në krye të diplomacisë me slloganin “zero probleme me fqinjët’ dhe iku prej saj duke lënë pas realitetin “një mal probleme me fqinjët”.
© Argumentum