Zheljko Trkanjec[i]
Gjermania ka përsëri suficit me ShBA-të, vitin e kaluar ai u rrit në 71,4 miliardë euro. Në ShBA, sipas agjensisë statistikore Destatis, shkon 10 përqind e eksportit gjerman. ShBA-të janë partneri kryesor gjerman, madje para Kinës. Për shkak të Kinës, ky do të duhej të ishte lajm i gëzueshëm për Trampin, por ai do të dëgjojë vetëm fjalën deficit. Përgjigja e tij për deficitin janë doganat.
Të martën, në mbledhjen e përbashkët mbi marrëdhëniet transatlantike mbajtur në pallatin belg Egmont diskutuan anëtarët dhe anëtaret e Këshillit Europian, ndërsa të shtunën, në grupin e eurodeputetëve “Patriotët për Europën”, grupimi i partive të djathta në parlamentin europian, partitë e të cilëve i drejtojnë Viktor Orbani, Marin Le Pen, sovranisti italian Mateo Salvini, sikurse paralajmëron Euroactiv, në Madrid do të diskutohet mbi idenë e Trampit për shpërnguljen e palestinezëve.
E përshëndetën fitoren e tij por janë disi të shqetësuar
Kaluan dy javë që nga ardhja e bosit të madh të pronave të patundshme për herë të dytë në Shtëpinë e Bardhë. BE-ja përgatitet për ballafaqim me të (pa)njohurën, por një pjesë e kësaj BE-je janë edhe partitë e djathta të cilat përshëndetën njëzëri ardhjen e Trampit në pushtet. Orbani tashmë gjëmon e bubullon duke thënë se duhet zbuluar se cilave organizata të shoqërisë civile u vinë paratë amerikane në mënyrë që të mund t’ua mbyllë gojën akoma më shumë.
“Tani është e qartë ajo që bën Trampi dhe ajo që kemi bërë ne në 15 vitet e shkuara. Jemi të lumtur. Të rilaksuar”, tha në një bisedë për The Neüe Zürcher Zeitung (NZZ). Duke shtuar se shpreson se amerikanët do të invesotjnë më shumë në vendin e tyre. Nuk e përmendi në asnjë vend faktin se sekretari i Shtetit Marko Rubio i tha ministrit të jashtëmn hungarez Péter Szijjártó– se duhet ta zvoglojnë angazhimin me Kinën.
Obsioni i djathtë politik në BE është i ndarë. Ndajnë idenë bazë me Trumpin, luftën kundër emgiracionit dhe dëshirojnë masa të reja parandaluese. Por ideja e zhvendosjes se paletinezëve, në mënyrë të paevitueshme do të shpinte në një valë të re emigracioni në kufinjtë e Europës. Ndajnë qëndrime të njëjta, dy gjini, heqjen e të drejtave për individët transgjinorë, presion ndaj pakicave gjinore, tradicionalizëm të egër. Por kjo është ideologji. Jeta varet nga ekonomia. Nëse ndonjëherë Trumpi godet doganat e BE-së, do të pasojë një goditje e fortë për ekonominë hungareze e cila është e lidhur me industrinë automobilistike gjermane. Hungaria po lëkundet ekonomikisht për shkak të dobësimit të Gjermanisë dhe nuk po di të gjejë një rrugëdalje, zgjedhjet janë në vitin e ardhshëm, ndërsa Orbani paralajmëron ndihma shoqërore për pensionistët, trupi zgjedhor besnik i, tij të cilit prej kohësh nuk po u vinë paratë.
Raporti i tij me Trampin do të mbetet i përzemërt në nivel personal, por kjo nuk është se do t’ia kthejë mendjen presdientit nga lufta doganore nëse vendos për një gjë të tillë. Budapesti nuk është se do të përjashtohet. As Roma ku qeveris Giorgia Meloni, e vetmja zyrtare e lartë europiane që mori pjesë në inaugurimin e Trumpit në Uashington.
Deshi t’i përshpërsite diçka Trumpit por …
Qeveria e saj po përballet me vështirësi me një sërë presionesh ekonomike, borxhin e lartë publik, çmime të lëkundura të huave shtetërore, rritja që nuk mbulon kamatat, për fat të mirë agjensitë deri tani nuk rrëzuan rejtingun kreditues për shkak të stabilitetit politik (mendoj se në vendimin e tyre ndikoi edhe politika sipas së cilës dështimi i huave shtetërore kërcënonte me një krizë të re financiare në nivel eurozone). Melonin e konsideronin të gjithë si përsoni që mund t’i përshpërisë Trumpit, por deri tani mundësitë për këtë nuk kanë ekzistuar, sikurse shprehen burimet publike. Doganat e Trumpit kanë sjellë presion të ri ndaj ekonomisë italiane. Italia, deri tani, ka ndarë për mbrojtjes 1,57 përqind të PBB-së, gjë që është nën pragun e tanishëm prej 2 përqind, e Trumpi kërkon 5 përqind.
Jordan Bardella, kryetari formal i Grumbullimit popullor (ish Fronti Nacional që e pati themeluar Jean-Marie Le Peni, i cili vdiq kohët e fundit), ishte brutalisht i sinqertë. E Tmerron deportimi rrufe i emigrantëve nga Trumpi, por mendon se emigrimi është “kërcënim ekzistencial për Francën dhe Europën”. Doganat do t’i trondisnin fort bujqit të cilët janë trup zgjedhor stabël i partisë së tij. “Nëse nuk mbrojmë interesat rona, kemi për t’u zhdukur”, tha në një konferencë për gazetarët javën e kaluar. Kryeministri francez François Bayrou i mbijetoi votëbesimit në Asamblenë Popullore edhe në sajë të mbështetjes së partisë së Bardellit vendimi i së cilës është edhe pasojë e kërcënimit të Trumpit me doganat.
Në këtë moment, e vetmja parti e djathtë e cila vazhdon të jetë plotësisht e hapur ndaj politikave të Trumpit është Alternativa për Gjermaninë (AfD). Përqafoi përzierjen e Elon Muskut në fushatën parazgjedhore, mbështeti planin për emigrantët të Friedriech Merzit, liderit të CDU-së, plan i cili u rrëzua në Bundestag, në dhomën e ulët të parlamentit, sepse kundër tij ishin edhe disa pjesë të vetë CDU-së, e kësisoj Mrzi u dobësua. Kështu, AfD vazhdon të mbetet edhe më tej, në fushëpamjen e saj e ndoshta edhe në përceptimin e një pjese të rëndësishme të opinionit publik, i vetmi obsion politik që është i vendosur të realizojë masat e Trumpit kundër emigracionit nëse ndonjëherë vjen në pushtet. Ky argumenti i fundit, ardhja në pushtet, i mundëson AfD-së që të mos mëkojë shqetësimet e obsionit të djathtë francez dhe italian. Nëse Trumpi godet doganat, AfD do të ketë hapësirë për të sulmuar qeverine sepse nuk ka ditur të bëjë si duhet bisedimet, mund të pohojnë se këtë mund t’a kishte bërë më mirë Alice Weidel,kandidatja e tyre për kancelare dhe kësisoj të gërryejë koalicionin e ri i cili nuk do të arrihet.
Përçarje e thellë në të djathtën
Orbani për Neüe Zürcher Zeitung (NZZ), shprehet në mënyrë interesante se AfD është më shumë lëvizje sesa parti politike. Për këtë mund mund ta dalin njerëz dhe ide – rrezik të cilin Grumbullimi Popullor nuk deshi t’a ndërmerrte (Partia e Bardellit ishte kundër pranimit të AfD-së në grupimin parlamentar “Patriotët për Europën”).
Skena e djathtë europiane është e ndarë dhe ndarjet në shumë aspekte janë të pakapërcyeshme. Në Parlamentin Europian ka tre grupime që ndahen në qëndrimin ndaj Rusisë, e ardhmja e BE-së (përshëmbull, AfD dëshiron krijimin e një bashkësie të re), të sigurisë (PiS polake dëshiron mbrojtjen amerikane), disa janë për tregjet e hapura, të tjerë janë për proteksionizmin.
Pothuajse të gjithë pritën se Trumpi do të sjellë erën në favor të tyre duke mos llogaritur se atë BE-ja e nervozon shumë dhe me shumë dëshirë do t’a shkatërronte. Tipi që e sheh veten si të zgjedhurin e Zotit (“njerëzit që ka përcaktuar Zoti”) nuk ka kohë të merret me Orbanin, Melonin apo Weidelin. Para tij qëndrojnë detyra në nivel kozmik.
Liderët ballkanikë, të cilët, të gjithë me radhe shpresojnë se Trumpi do të marrë anën e tyre, janë komikë në mënyrë të veçantë. Serbia ka besimin se është i mundur një takim i ri në Uashington mbi Kosovën, si ai në vitin 2020. Kryeministri kosovar Albin Kurti, pohon se Trumpi do t’a forcojë pozitën e Prishtinës. Njëra palë duhet të jetë gabim, ndoshta të dyja. Dragan Çoviçi, kryetari i HDZ-së në Bosnjë e Hercegovinë, i ka dërguar një letër Trumpit ditën që është zgjedhur ku e informonte për shkeljet e të drejtave të kroatëve (në BH). Përgjigje nuk ka. Millorad Dodiku, presidenti i Republikës Srpska, entitet në Bosnjë e Hercegovinë, paralajëmron se do t’i kërkojë policisë të hetojë punën e USAID-it në vilajetin e tij. Gjithashtu porosit se nuk ka më kuptim të ecet drejt BE-së sepse atë Trumpi “e ka bërë të pakuptimtë”. Me sa duket pret një ftesë për në Shtëpinë e Bardhë duke harruar se administrata e re nuk ka për t’i hequr heq sanksionet që ka vënë ajo e vjetra.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.jutarnji.hr/vijesti/svijet/europska-desnica-dugo-je-sanjala-trumpa-ali-sada-im-je-iz-washingtona-servirana-nocna-mora-doci-ce-nam-na-granice-15550832?cx_linkref=jl_home_vijesti_vise_1