Editorial
Emmanuel Macron katër muaj pas marrjes së postit në vitin 2017 shpalosi planin e tij të madh për të ardhmen e afërt të Bashkimit Europian. Presidenti i Francës erdhi me idene se do ta forcojë Europën nga brenda dhe t’i japë një orientim të ri strategjik asaj në botën e globalizuar.
BE-ja është “shumë e ngadaltë, shumë e dobët, shumë jo efikase”, ishin këto fjalët e Macron që zgjoi kritiket e Europës
Ndër kërkesat qendrore të Macronit bën pjesë edhe forcimi i përpjekjeve të përbashkëta në BE për mbrojtjen dhe armatimet. Krahas një buxheti ushtarak në nivel europian ai bëri thirrje edhe për një “trupë të përbashkët të ndërhyrjes” dhe “një doktrinë të përbashkët” në sektorin e mbrojtjes.
Në luftën kundër terrorizmit, Macron ka shpresa të mëdha tek një “prokurori speciale europiane”. Macron kërkon gjithashtu një akademi të shërbimeve sekrete për BE-në. Po ashtu ai preferon edhe një “autoritet europian për azilin”, në mënyrë që kërkesat e refugjatëve të mund të shqyrtohen më shpejt. Edhe një polici kufitare europiane është e nevojshme sipas tij.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel (SPD), i përshëndeti propozimet e presidentit francez. Macron, tha Gabriel në Berlin, ka “dhënë një apel të guximshëm, pasionant kundër nacionalizmit dhe për Europën. Gjermania dhe Franca duhet ta shfrytëzojnë shansin, për ta bërë BE-në më demokratike dhe më të mirë për të ardhmen.
Duhet thënë se Gjermania ka qenë mbështetëse e ideve të Macron edhe për shkak të akteve terroriste që terrorizuan Europën, ndaj në këtë pikëpamje herë pas here i kemi parë të ecin paralelisht.
Insistimi i Emmanuel Macron për reformimin e Europës e shohim serish dy vite më pas, në 2019 kur Ballkani Perendimor priste medeomos driten jeshile për hapjen e negociatave, por që mori një zhgënjim të madh.
Ishte pikërisht Macron, Ai që e justifikoi këtë mëdyshje të Europës jo sepse nuk ishin plotësuar kushtet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por sepse sipas tij para se Bashkimi Evropian të vendosë për zgjerimin, duhet të reformojë së pari veten.
“Nëse ne nuk funksionojmë si duhet me 27 anëtarë, si mund të jetë më mirë me 28,29 apo 30. Nuk e ndjejmë ende veten gati për të hapur derën, pavarësisht se e dimë që kishte shpresë të madhe te vendet që kanë bërë përparime. Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete”, ishte deklarata e Presidentit francez.
Sigurisht vetoja e Frances u kritikua nga anetaret e KE-se ,madje Presidenti në ikje i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, tha se vendimi negativ për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një gabim historik.
Megjithate kjo “veto” u kapërcye në emër të një progresi të madh për Europën .
Macron, tashmë shihej si lideri i ri i Europës që pret të “legjitimohet” sapo Merkel të largohet si kancelare e Gjermanisë.
Sot në vitin 2020, ku pandemia ka “ngrirë” pothuajse gjithcka në jeten politike, ekonomike dhe sociale, Macron rikthen në vemëndje Reformimin , këtë reformim që e ka kërkuar që në krye të heres pas zgjidhjes së tij President i Francës.
Kësaj radhe si domosdoshmeri e Reformimit të EU, Macron rikthen në vemendje sulmet më të fundit terroriste që goditen Francën dhe Austrinë.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se kërcënimi i terrorizmit është bërë një realitet i ri evropian dhe u bëri thirrje vendeve evropiane të dalin me një përgjigje të koordinuar dhe të shpejtë për të. Macron sugjeroi që Zona Shengen duhet të reformohet dhe se BE duhet të rimendojë politikën e kufirit të hapur të zonës.
Ai sqaroi se ndërsa BE dëshiron të mbajë të hapur kufijtë Shengen, ajo gjithashtu dëshiron që ata të mbrohen më mirë. Macron shtoi se është mbrojtja e kufijve të jashtëm që është në rrezik, jo një kufizim i së drejtës për azil, i cili për mendimin e tij është “keqpërdorur”.
“Ne duhet të reformojmë Shengenin në mënyrë që ajo të bëhet një hapësirë sigurie“, tha Macron.
Sërish Gjermania është në krah të Frances, pasi të dy liderit Macron dhe Merkel kërkojnë reformimin e zonës Shengen pas sulmeve terroriste në Evropë
Deklaratat e tij u përsëriten pjesërisht nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila argumentoi se vendet duhet të dinë se kush hyn dhe del nga Zona Shengen. Kancelarja gjithashtu theksoi se një sistem i ri hyrje-dalje është planifikuar të vendoset në kufijtë e jashtëm të Zonës Shengen në 2022 për të monitoruar arritjet dhe largimet e banorëve jo-Shengen dhe për të mbledhur të dhëna për to, përfshirë biometrik.
Duhet ta rikujtojmë se a i përket aktit terrorist në Vjenë, megjithse autoret ishin me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ata ishin lindur e rritur po në Vjene, e pra nuk ishin nga ata të Zonës Shengen por qytetarë europian.
Ndërsa në aktet e tjera autoret kryesisht janë azilkërkues nga vendet e lindjes të cileve po ashtu nuk përfitojnë nga zona Shengen.
Ndaj Macron nuk mund të flase sot për reformin të Zonës Shengen, në emër të terrorizmit por në emër të endërres së tij për reformimin e vetë Europës . Faktikisht në emër të kësaj “endërre” (reformimi) politikat europiane kanë mbetur në vendumero.
Vërtet, Presidenti francez është koherent në idenë e tij për reformim, por marrja e vendimeve të tilla, si deklarata e fundit për zonën shengen humb besueshmërinë tek vlerat e familjes Europiane.
Aktualisht sot lëvizja në zonën shengen është e pezulluar, por Macron duhet të deklarohet hapur. Pezullimi i levizjes së lirë, është për shkak të Pandemisë Covid-19 apo sepse po “reformohet” Europa? Reformimi është një ide, apo ka nisur fazen e implementimit?
Kemi 3 vite që nga Macron dëgjojmë fjalen “Reformim të Europës”. Duket se kjo fjalë përdoret rëndom atëherë kur dështon Europa pasi sa herë flitet për reformim të Europës, aq here më duket se po deformohet ajo./d.m
© Argumentum