Zekirjah Smajiç[i]
Sëbashku me uljet e shtirura të çmimeve të para Krishtlindjeve, krahas etheve të turpshme konsumatoreske dhe shenjtërisë shekullore – dhjetori, që nga viti 2018, është edhe muaji i samitit vjetor para Vitit të Ri i liderve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
Çdo vit me këtë rast mediat e dirigjuara rajonale dhe aktorët e diktaturës së populizmit nga të dyja anët, përsëri e përsëri, hiperbolizojnë këto lloj takimesh joformale me krerët e shteteve (“joformale” në terminologjinë europiane do të thotë: pa kompetenca për vendime të detyrueshme) duke vazhduar në mënyrë hipokrite mashtrimin e qytetarëve të këtyre gjashtë shteteve mbi “të ardhmen europiane” të këtij rajoni i cili, nga ana historike, kulturologjike dhe gjeopolitike, në fakt nuk është asgjë tjetër veçse Europë!
Të gjithë ne të cilët për vite me radhë raportojmë për punën e institucioneve europiane dhe e njohim leksikologjinë e burokracisë brukselase, kujtojmë se frazeologjia mbi “të ardhmen e Ballkanit në Bashkimin Europian” daton që nga viti i largët 1998 kur në samitin e radhës së liderve të atëhershëm të pesëmbëdhjetë antarëve të BE-së është miratuar e ahtuquajtura “Strategji rajonale për Ballkanin Perëndimor” (Regional Aproach). Statusi i “kanidatiti potencial për antarsim në BE” të gjithë shteteve të sapoformuara në hapësirën gjeografike të ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë është miratuar madje që para 24 vitesh në samitin e krerëve të BE-së në kampin e pushimit veror portugez në Santa Maria de Feira, ndërsa konkluzionet më të shprehura mbi “perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor” janë çimentuar, më besoni ose jo, në samitin e parë të përbashkët BE-Ballkani Perëndimor në fundin e muajit tetor të po atij viti bash në Zagreb.
Edhe përkundër rëndësisë historike, ky, takimi i Zagrebit, i krerëve të shteteve, u harrua shumë shpejt dhe në mënyrë të pakuptueshme, si në Bruksel ashtue dhe në kreun shtetëror kroat si dhe nga liderët e të gjithë partive politike në Kroaci. Madje as në samitin e përsëritur po në Zagreb BE-Ballkani Perëndimor të muajit maj 2020, as pushteti kroat dhe as burokracia europiane nuk u morën hollësisht me thelbin e konkluzioneve të tyre të vitit 2000 dhe as të vitit 2020. Përkundrazi, riprodhimi i frazave të vjetra në formën e kuazi-inkurajimeve u bë aq i njohur saqë ideja mbi zgjerimin e BE-së, ka kohë që, as për mediat e rajonit dhe as për qytetarët e tij, nuk është më lajm dhe as fakt politik me vlerë reale.
Strategji dhe narrativ i ri, hipokrizi e vjetër
Nga i ashtuquajturi samit historik i liderve europianë në kampin grek të pushimit veror në Porto Carras, jo larg Selanikut, të mbajtur në mesin e vitit 2003 (dy vite e gjysëm pas Takimit të liderve në Zagreb) liderët e Bashkimit Europian – i cili ndërkohë ishte zgjeruar nga 15 antarë në 27 antarë – gjithmonë niseshin nga të njëjtat premisa sa herë që në rendin e ditës së mbledhjeve të tyre gjendej tema e zgjerimit të BE-së. Gjithmonë mes kushteve për antarsim ishin: a) bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe respekti reciprok; b) demokracia dhe të drejtat e njeriut; c) pavarësia e institucioneve gjyqësore dhe shteti i së drejtës; d) ekonomia e tregut dhe konkurrenca e shëndetshme; e) administrata efikase shtetërore dhe institucionet e forta shtetërore.
Për herë të parë tani, në samitin e dhjetorit të kaluar në Bruksel, liderët europianë si prioritetin më të rëndësishëm imponuan, ndërsa liderët ballkanikë e “gëlltitën” në heshtje, formulimin mbi “partneritetin strategjik të Bashkimit Europain dhe Ballkanit Perëndimor”. Njëkohësisht “e ardhmja e përbashkët në Bashkimin Europian” vetëm sa u sinjalizua si ardhme potenciale e largët te e cila ndoshta nuk do të arrihet kurrë “me ndihmën e Planit afatgjatë të rritjes së miratuar vitin e kaluar, dhe nëpërmjet thellimit të angazhimit politik dhe bashkëpunimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor në shumë fusha të politikave të përbashkëta – sëpari në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, ndpërmjet ndërtimit të themeleve ekonomike për të ardhmen dhe nëpërmjet bashkëpunimit në administrimin e emigracionit dhe luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar”.
Logjika koloniale e Brukselit dhe besnikëria prej vazali e Ballkanit
Megjithëse presdienti i Këshillit të Europës Antonio Kosta, i cili këtyre ditëve u gjend për herë të parë kë karriken e drejtuesit të KE-së – përsëriti shumë herë frazën boshe “të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe antarët e tanishëm të Bashkimit Europian, i përkasin familjes europiane, gjenden në të njëjtin kontinent, dhe kemi të njëjtat përkatësi dhe vlera”- trajtimi i antarëve potencialë të Unionit as këtij dhjetori nuk ishte afër të qënit “partneritet”. Logjika koloniale e Brukselit, dhe besnikëria prej vasalësh e vendeve ballkanike edhe kësaj herë rezultuan me një zero të madhe kur ishte fjala për perspektivën e këtij rajoni brenda BE-së.
Megjithëse paraardhësi i Kostas, Charles Micheli, deri para pak kohësh para largimit nga pozicioni i kreut të Bashkimit Europian përhapi shpresën e gënjeshtërt mbi “zgjerimin e madh në vitin 2030”, në samitin e parë BE-Ballkani Perëndimor pas emërimit të krerëve të Këshillit dhe të Komisionit Europian, nuk u përmend asnjë fjalë mbi prognozën e Michelit apo ndonjë datë tjetër të prognozuar. Nuk e fol as për vendet e favorizuara për antarsim (deri tania ato ishin Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria) as u përmendën ato që lëkundeshin.
Në kundërshtim me praktikën e deritanishme, të gjatë prej tri dekadash, nuk u fol për demokracinë, të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut dhe administratën efikase në shtetet ballkanike. U fol ekskluzivisht mbi teknikat e “thellimit të angazhimit politik të BE-së ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor”, kryesisht në sektorin e politikës së jashtme dhe asaj të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive, në sektorin e bashkëpunimit dhe rritjen e rezistencës ndaj kërcënimeve hibride dhe kibernetike për parandalimin e përzierjes së jashtme dhe dezinformimin…”. Madje edhe gjatë darkës, liderët e 27+6 debatuan ekskluzivisht mbi “kontekstin gjeopolitik dhe sfidat me të cilat përballen të dyja palët partnere”.
Unitet në përballje me “sfidat urgjente”
Edhe në deklaratën e përbashkët përfundimtare gjithashtu në plan të parë nënvizohet “shqetësimi i përbashkët për të ardhmen” dhe theksohet “përballja me sfidat urgjente të cilat vetëm të bashkuar mund t’i kapërcejmë me ndihmën e parimeve dhe vlerave të përbashkëta të BE-së dhe në interesin e përbashkët”.
“Harmonizimi i politikës së jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor me politikën e përbashkët të jashtme dhe atë të sigurisë, dhe në përputhje me ‘kontekstin gjeopolitik’ në të cilin gjendet sot Europa, që në samitin e parë të përbashkët pas ndërtimit të Kominsionit të ri europian, u bë pra, kusht i të gjithë kushteve, për çfarëdolloj lëvizjeje në procesin integrues. Pajtimi, bashkëpunimi inkluziv rajonal dhe marrëdhënet e fqinjësisë së mirë “të cilët gjenden në vetë zemrën e Bashkimit Europian”, u shtynë mënjanë në periferinë e politikës së zgjerimit ashtu si edhe lëkundjet e gjata prej tre dhjetëvjeçarësh të vendeve kanidate për realizimin e reformave ekonomike, juridike dhe institucionale. Urrejtja kolektive ndaj armikut të përbashkët dhe planet e skicuara të militarizimit të Europës u bënë kësisoj dy parametrat themeltarë të zgjerimit të ri gjeostrategjik të BE-së në Juglindje, sikurse pati ndodhur në mënyrë identike në fillim të viteve 2000 me shtetet Balltike të lindura për shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik.
Por, kësaj here sëpaku “mbreti” është plotësisht lakuriq. Ashtu sikurse ideja e lirisë është e parealizueshme sepse askush nuk është në gjendje t’a përdorë atë me masë, po ashtue dhe ideja e zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, edhe për një kohë të gjatë, e ndoshta edhe gjithmonë, do të mbetet e parealizueshme, sepse asnjë prej poleve gjeopolitike europiane nuk ka liderë që t’a sendërtojë, ndërsa Amerikës së ardhshme me Donald Trampin në krye, me siguri që as Europa dhe as Ballkani Perëndimor nuk do të jenë prioritet i interesave kombëtare amerikane. Nga ana tjetër, edhe në dokumentin përfundimtar të takimit të fundit të liderve në Bruksel është shënuar në mënyrë të padyshimtë se “në sajë të Planit të Rritjes ekonomike (të miratuar vitin e kaluar) progresi ekonomik në rajon duhet të dyfishohet gjatë dhjetëjeçarit në vazhdim, ndërsa konvergjena social-ekonomike mes vendeve partnere dhe BE-së mund të përshpejtohet vetëm nëse partnerët ballkanikë realizojnë në tërësi reformat që janë të lidhura me të gjitha politikat kyçe të Bashkimit Europian”.
A e njohu Vuçiçi sovranitetin e Kosovës?
Duke mos mohuar faktin se BE-ja edhe sot është ende partneri më i afërt i rajonit ballkanik, investitori i tij kryesor, donatori dhe partneri më i madh, liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor edhe kësaj here ranë dakord se përveç harmonizimit me politikën e jashtme dhe të sigurisë, rol shumë të madh për stabilitetin rajonal kanë edhe pajtimi, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe tejkalimi i konflikteve që kanë hedhur rrënjë nga trashëgimia e së kaluarës. Për këtë qëllim nga vendet ballkanike kërkohet që “me mirëbesim dhe me rezultate konkrete të fillojnë vënien në jetë të politikave europiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë edhe vendimin strategjik të BE-së për zbutjen e pasojave të luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës”.
Që kësaj herë nuk pati për asnjërin hapësirë për lëvizje, sikurse ka qënë përherë në samitet e deritanishme të këtij formati, e vërteton ndoshta edhe fakti se presidenti serb Aleksandër Vuçiçi, (i cili madje i jep vetes titullin e nderit të “veteranit të skenës politike europiane”), përherë frenues, kësaj here nuk pati guximin që t’i kundërvihej terminologjisë së pushtetit më të lartë europian sipas të cilit dikur de iure krahina kushtetuese serbe e Kosovës dhe Metohisë, kësaj here de facto është rreshtuar plotësisht si e barabartë mes “gjashtë shteteve të pavarura ballkanike me të cilët bashkimi Europian do të vazdojë proceset e antarsimit në përputhje me meritat e secilit prej këtyre shteteve”.
Me sa kam njohuri unë, ky ishte rasti i parë që Vuçiçit i’u desh të pranojë sovranitetine Kosovës si fakt përfundimtar në mënyrë që në këmbim së shpejti, në tremujorin e dytë ose në fillim të tremujorit të tretë të vitit 2025, të hapë klasterin e tretë në procesin e bisedimeve mbi antarsimin me Komisionin Europian. A do të thyhet së shpejti presidenti serb edhe në lidhje me qëndrimet e tij për Rusinë? A do t’i bashkohet paketave europiane të sanksioneve kundër Moskës dhe Pekinit, në të cilët sikurse dëshiron të thotë ai janë “shtetarët më të mëdhenj të huaj”? A do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet? Dhe kush tjetër brenda BE-së në radhët e “partnerëve strategjikë” do të ketë mundësinë e “koncerteve solo” në shtetet e tyre kuazi-sovrane?
Kam besimin se në shkallën e arritur të diktaturës demokratike në të cilën gjendet sot Bashkimi Europian, Amerika Veriore, anglosfera dhe e tërë hemisfera perëndimore – shanse për mbijetesë kanë vetëm ata që janë të mbërthyer në “të kënduarit në kor”. Dhe të cilët me (mos)dijen, (jo)moralitetin dhe të papërcaktuar shpirtërisht përsëritin tri të vërtetat tmerrsisht dërmuese të Orvellit: “Lufta është paqë; Liria është robëri; Mosdija është fuqi”!
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/analize/novo-doba-za-tri-orwellove-stravicne-istine/