Momir Turudiç[i]
Megjithëse në mediat botërore, pothuajse njëzëri, si shkak për demonstratat theksohet zemërimi i grave si rezultat i pozitës dhe i të drejtave të tyre në Iran dhe vetëm shkarazi përmendet pakënaqësia e njerëzve me situatën ekonomike, shkaqet e shpërthimit të protestës në këtë vend janë gjithsesi të ndërlikuara.
Situata në Iran nuk po qetësohet. Televizioni shtetëror iranian informoi se në valën e protestave që kanë përfshirë vendin, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, deri tani janë vrarë 41 persona, përfshirë këtu demonstrantë dhe përfafësues të forcave të sigurisë si dhe janë arrestuar 1200 veta. Megjithatë ky nuk është bilanci përfundimtar.
Presidenti irianian Ebrahim Raisi tha se “Irani duhet të merret me vendosmëri me ata që shkatërrojnë sigurinë dhe paqen në vend“. “Duke folur për atë që po ngjet, qoftë nëse është fjala për organizata sindikale, organizatat e punëtorëve, natyrisht që kjo është normale dhe plotësisht e pritshme, por duhet bëjmë dallimin mes demonstruesve dhe vandalëve”, deklaroi Raisi. Ai e deklaroi këtë gjatë bisedës telefonike me përfaqësuesit e familjes të një pjestari të forcave vullnetare “Bashigj”, i cili vdiq gjatë aksionit kundër trazirave në qytetin Mashad.
Ky detaj, në dukje si i parëndësishëm, flet për atë se protestat kanë përfshirë tërë vendin: Mashadi, qyteti i dytë për nga madhësia pas Teheranit, gjendet në Lindjen e largët të vendit, afër kufirit me Afganistanin; demonstratat e para shpërthyen në provincën Kurdistan, në Verilindje të vendit.
FILLIMI I KAOSIT
Gjithçka filloi kur me 16 shtator vdiq Mahsa Amini, të cilën tri ditë më parë e burgosi në Teheran, ku ishte sëbashku me vëllain, “policia e moralit” me akuzën “pëer mbajtje të papërshtatshme të hixhabit”. Ditën e parë në burg ajo humbi ndjenjat, më pas u dërgua në spital ku vdiq pas tri ditësh në koma. Nga ataku në zemër lajmëroi pushteti, duke theksuar se Amini nuk e duroi keqtrajtimin as gjatë arrestimit dhe as kur ishte në paraburgim, ndërsa më parë kishte patur një sërë sëmundjesh që kontribuan në atë që ndodhi.
Anëtarët e familjes së Mahsës përgënjështruan pohimet e organeve të pushtetit, sipas të cilëve ajo kishte parakushte për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, si epilepsi e diabet, si dhe kishte shkelur rregullat për mbajtjen e hixhabit. Vëllai i Mëhsës thotë se kalimtarët e rastit që ishin të pranishëm kanë parë se ajo është keqtrajtuar fizikisht teksa po e arrestonin. Amxhad Amini, i ati i Mahsës, pohon se nuk e kanë lejuar të shohë raportin mbi autopsinë e kufomës së vajzës së tij.
Protestat fillimisht nisën në qytetin e lindjes së Mahsinës, Sakaz, në provincën e Kurdistanit, ku vajza është varrosur dhe pastaj u përhapën në disa qytete të atij rajoni. Edhe ky është një detaj i kuic-it të vështirë të asaj që po ndodh në Iran: Në këtë shtet ka diku mes tetë dhe dhjetë milionë kurdë dhe, njëlloj si në Irakun fqinjë, në Turqi dhe në Siri, ata janë konsideruar përherë si njëfarë “faktori pengues”. Irani, gjatë këtyre demonstratave ka akuzuar “disidentët e armatosur kurdë” se janë përzierë në trazira dhe se Garda revolucionare iraniane ka sulmuar disa baza të “ekstremistëve kurdë” në Veri të Irakut.
Sidoqoftë, protestat janë përhapur në shumicën e provincave në Iran. Pamjet e konflikteve të tmerrshme të demonstruesve me policinë, automobilëve të djegur, grave të cilat në shenjë proteste presin flokët, viktimave dhe të plagosurve (gjatë fundjavës së kaluar, rezistenca fitoi edhe një simbol tjetër, 20-vjeçaren Hadis Nagjafi, për të cilën thuhet se policia e ka vrarë gjatë protestave në Karagj, afër Teheranit), kanë vërshuar në internet, megjithëse pushteti iranian ka ndërmarrë masa shtërnguese për rrjetet Vatsap dhe Intagram, duke deklaruar se do të kufizojë aksesin në internet derisa nëpër rrugë të mos mbretërojë përsëri qetësia, sajtet e qeverisë iraniane janë sulmuar nga hakerat, ndërsa përgjegjësinë e morën Anonimus-ët.
Janë organizuar edhe kontramitingje nga ana e atyre që mbështesin pushtetin, presidenti i shtetit Raisi tha se demonstratat proqeveritare tregojnë forcën e madhe të Republikës Islamike, ndërsa policia nënvizon se te protestuesit e arrestuar janë gjetur armë, municione dhe eksplozivë.
REAKSIONE NËPËR BOTË
Në Irakun fqinjë, kurdët irakenë dhe iranianë demonstruan para Selisë së Kombeve të Bashkuara në qytetin Erbil (në pjesën irakene të Kurdistanit), duke thirrur “vdekje diktatorit”, duke patur parasysh me këtë liderin e Iranit Ali Hamnei. Demonstrata të kurdëve dhe të kundërshtarëve të regjimit iranian janë mbajtur në shumë qytete europianoperëndimore. Sikurse ndodh shpesh në këto raste, temperatura e ngritur morale merr shpesh edhe forma groteske: në Paris demonstruesit dënuan presidentin francez Emanuel Makron sepse para pak kohësh, në Nju Jork, në koridoret e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është takuar me kolegun iranian Ebrahim Raisi, megjithëse biseda mes tyre më shumë kishte të bënte me programin bërthamor iranian, çështje gjithsesi e rëndësishme për paqen botërore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, armiku i kahershëm i Iranit, e dënuan, si edhe shumë shtete të tjera, vdekjen e Mahsa Aminit dhe dhunën e forcave të sigurisë në protesta, duke deklaruar se kanë ndërmarrë hapat e duhura për të mbajtur në punë lidhjen me internet në Iran. Teherani nënvizoi se kjo lëvizje është në përputhje më politikën armiqësore të Uashingtonit, se ShBA-të shfrytëzojnë protestat për të destabilizuar vendin dhe paralajmëroi se “kjo nuk do të kalojë pa përgjigjen përkatëse”.
SHKAQET DHE ARËSYEJA
Megjithëse nëpër mediat botërore, pothuajse njëzëri, si shkak për demonstratat theksohet zemërimi i grave si rezultat i pozitës dhe të drejtave të tyre në Iran dhe vetëm shkarazi përmendet pakënaqësia e njerëzve me situatën ekonomike, shkaqet e shpërthimit të protestës në këtë vend janë gjithsesi të ndërlikuara.
Një prej shkaqeve tashmë e përmendëm, gjithçka filloi në Kurdistanin iranian, ku prej dhjetëvjeçarësh janë ngritur zëra që kërkojnë më shumë autonomi dhe barazi, ndërsa vdekja e Mahsa Aminit, kurdes etnike, ndezi zjarrin.
Protestat e tanishme në Iran janë më të mëdhatë që nga viti 2019, kur gjatë demonstratave u vranë 1.500 veta. Atëbotë iranianët protestuan për shkak të rritjes së çmimit të karburantit dhe, ky shtrenjtim është një prej shembujve të qartë të krizës ekonomike në të cilën është zhytur Irani. Nëse ndonjë artikull në Iran ka qënë i lirë, kjo ishte benzina, dhe ky fakt ishte një prej ventilëve socialë në një popull ku të gjithë udhëtojnë me automjete. Por, megjithëse Irani është shtet që ka rezerva të mëdha, ai eksporton naftë dhe naftë të papërpunuar, ndërsa importon benzinë meqënëse kapacitetet e rafinerive të tij nuk janë të mjaftueshme për nevojat e vendit. Një prej shkaqeve kryesore janë sanksionet prej shumë dekadash amerikane, gjë për të cilën shteti nuk është në gjendje, përshembull, të importojë pajisje të teknologjisë moderne për të rinovuar rafineritë ekzistuese dhe për të ndërtuar të reja. Sanksionet nga jashtë dhe ngurrtësimi i ekonomisë, e bazuar më së shumti te eksporti i naftës dhe gazit, ndikojnë në mënyrë drastike në shkatërrimin e standartit jetësor të 80 milionë banorëve të Iranit, ndërsa vitet e fundit inflacioni po rritet me shpejtësi. Epidemia e kovidit, gjatë së cilës vendi vuajti shumë, dhe përgjigja joadekuate e pushtetit në fillim të epidemisë, gjë për të cilën pasojat ishin akoma më tragjike, vetëm sa shtuan benzinën mbi zjarrin e pakënaqësisë që po vlonte. Në këtë përzierje eksplozive, ngjarje si puna e vdekjes së Mahsa Aminit janë shkëndijë që shkakton shpërthim.
Përsa i përket të drejtave të grave, shumë iraniane janë, me të drejtë, të pakënaqura, kjo për shkak të rregullave të përcaktuara të veshjes dhe për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftushme në shoqëri dhe normat ligjore të cilat shpesh i diskriminojnë ato, por nga ana tjetër një numur tejet i madh iranianesh janë të arsimuara, të emancipuara dhe e dinë mirë sesi këto të drejta janë në Perëndim. Por, megjithëse për iranianet kjo nuk është ndonjëfarë nfgushëllimi, të drejtat e grave në një numur të madh shtetesh islamike janë tejet më të pakta nga ato që ekzistojnë në Iran. Numuri i vajzave që studiojnë në fakultete në Iran është më i madh se ai i djemve (mdegjithëse ka shumë më pak gra të punësuara në krahasim me burrat), gratë mund të ngasin automjetet, të marrin pjesë në jetën politike… Natyrisht që në praktikë, shumë gjëra të cilat janë të garantuara me ligj, nuk janë ashtu si në letër, por gjithsesi fakti se gratë janë të pranishme në një numur kaq të madh në demonstrata tregon shkallën e vetëdijes dhe emancipimit të tyre.
Përsa u përket rregullave të veshjes, për të cilat flitet më shumë si shkak i protestave në Iran, po, e saktë është se, sipas ligjit, këto rregulla janë shumë të ashpra, grave nuk duhet tu shihet asnjë tufë flokësh nën shaminë e kokës, veshja duhet të jetë e tillë që të mos u duket asnjë pjesë e trupit. Është e saktë se “ruajtësit e moralit publik” kanë të drejtë që të kontrollojnë publikisht rastet e veshjeve “të papërshtatshme” dhe ti arrestojnë gratë. Dhe kjo natyrisht që i pengon gratë moderne dhe përparimtare.
Por, çdo i huaj që ka shëtitur rrugëve të qyteteve iraniane këto njëzet e kusur vite, me siguri që ka mbetur i habitur nga numuri i vajzave dhe grave që i shkelnin këto rregulla, shamitë e hedhura në qafë, si një formë mode, palltot e ngjitura për trup, kozmetikën dhe buzëkuqin (gjithashtu të ndaluara me ligj) në fytyrat e grave iraniane… Dhe me mbylljen e syve të pushtetit ndaj sjelljeve të tilla, pushtet i cili dërgon “ruajtësit e moralit”, vetëm në aksione të përkohëshme për të ndaluar dhe qortuar gratë (por edhe burrat, në mënyrë të veçantë të rinjtë) për shkak të veshjeve dhe sjelljeve të papërshtatshme. Se çfarë dhe sa në lidhje me këtë kanë ndryshuar gjërat ndryshuar në Iran, vështirë të thuhet, se ky është një vend në të cilin shumë gjëra ndalohen zyrtarisht, por tolerohen heshturazi, dhe, kur ndodh ajo që ndodhi me Mahsi Aminin, pasojat janë të paparashikueshme…
Sidoqoftë, zemërimi i iraniaeve dhe iranianëve i këtyre ditëve nëpër rrugë, meriton me të drejtë mbështetjen e mediave dhe politikanëve botërorë si edhe gjykimin e të drejtave të grave në Iran. Dhe kësaj nuk ke se çfarë ti kritikosh, vetëm se në këto dënime dhe gjykime është e pranishme njëfarë hipokrizie. Nëse është fjala për të drejtat e grave, duhet të angazhohemi për to në çdo shtet. Kështu si paraqitet, na del Irani është si mos më keq, ndërsa, përshembull Muhamed bin Salmani, trashëgimtari për çdo çështje i Arabisë Saudite, është “reformator i madh” sepse paska deklaruar se në vendin e tij gratë do të mund të ngasin automobilat dhe, në të ardhmen, do të mund të kandidojnë në zgjedhje. Të mos flasim pastaj se Arabia Saudite e lartpërmendur, dhe një sërë shtetesh të tjera të ngjashme me atë, janë partneri shumëvjeçar në biznes, ushtri dhe çfarëdo lloji tjetër, i shumicës së shteteve që dënojnë Iranin. Por, kjo është tashmë pjesë e politikës botërore e lidhur ngushtë me hipokrizinë që përmendëm më lart.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA