Gojko Beriç[i]
Bosnjës dhe Hercegovinës nuk i nevojitet armik më i madh sesa “miku më i madh” Aleksandër Vuçiç, i cili, gjoja, është i dhënë i tëri për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë vend, e nuk pushon që, nga andej matanë Drinës të lëshojë pishtarë me mbushje djegëse të lehtë politike.
Gjithçka ngjet në Bosnjë e Hercegovinë në këtë moment, dhe e cila mund të quhet kriza më e thellë politike dhe e sigurisë që nga fundi i luftës së kaluar, ka për të vazhduar gjatë. Sa gjatë, askush nuk është në gjendje t’a thotë, meqënëse koha është koncepti më relativ nga të gjithë konceptet e kësaj bote, por gjithsesi mjaft gjatë që të sjellë përsëri trazira në jetët tona edhe kështu të zymta, ndërsa vendit t’ia ndalojë zhvillimin, nëse vërtetë mund të bëhet fjalë për ndonjëfarë zhvillimi serioz. Situata, të cilën e provokoi Millorad Dodiku nëpërmjet një goditje serioze ndaj rendit kushtetues, është e rrezikshme për të gjithë ne, për njerëzit dhe popujt, madje edhe për mbijetesën e shtetit të imponuar, i cili objektivisht nuk i vlen askujt, por është njëqind herë më i mirë se çfarëdo konflikti, sidomos atij qytetar, sikurse paralmëmërojnë disa lajmëtarë ferri të punësuar në mediat e Vuçiçit. Sigurisht, ekzistojnë tensione të mëdha politike dhe etnike mes Sarajevës në një anë dhe Banja Llukës dhe Beogradit në anën tjetër. Thënë shkurt, është vendosur gjendje e jashëtzakonshme me të cilën secila palë duhet të përballet si di dhe si mundet. Nuk i’a vlen që jeta politike më Federatë të ngërthehet nga përplasjet e mundimshme me shpirtërat e këqinj të Millorad Dodikut, e për më shumë edhe me njëfarë triumfalizmi mbi fatin e tij të pritshëm. Nuk është as momenti për polemikën e paevitueshme frustruse mbi atë se cili është fajtor që erdhi puna deri këtu dhe përse Dodiku nuk është ndaluar në mënyrë më energjike shumë kohë më parë. Këtu ka shumë kooperantë vendas dhe të huaj.
Por meqënëse kjo nuk është bërë, atëherë vasali në shpërbërje e sipër i Vuçiçit nisi të shkatërrojë shtetin e vet. Ajo që është, është – paralajmëroi sistematikisht secilën nga këto veprime shkatërruese të tij. Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës vendimet e tij i devalvoi, por, sipas tij, ky institucion është vrima e fundit e kavallit. Gërmoi gropën e vet në të cilën do të bjerë me vullentin e tij. Në fund kaloi Rubikonin dhe stisi një Kushtetutë të Republikës Srpska, që është fund e krye pamja më e zezë e një rregjimit totalitar. Nuk ndaloi, por qeverinë e tij e urdhëroi që në afatin më të shkurtër të mundshëm të përpilojë propozimin e ligjit me të cilin policia kufitare e Bosnjë e Hercegovinës në territorin e Republikës Srpska të zëvendësohet me policinë kufitare të këtij entiteti. Shteti jam unë! Megjithatë, pengesat që ka përpara janë të mëdha dhe të shumta – procedurale, politike dhe llojeve të tjera. I ashtuquajturi urdhër-arresti qendror që është lëshuar për të do të vazhdojë të ekzistojë. Por, nëse lëshohet edhe ai i kuqi, urdhër arersti ndërkombëtar, pozita e Dodikut do të rëndohet. Atij do t’i duhet të paraqitet në gjyq ose të veprojë si ilegal politik. Praktikisht, do të shndërrohet në i vdekur politikisht. E zgjodhi vetë këtë rrugë pa kthim. Por, sadoqë një ecuri e tillë duket logjike dhe e vetmja e pranueshme, gjithçka është më e ndërlikuar sesa mund të mendohet.
Kemi një situatë në të cilën shteti, sadoqë i brishtë në përballjen me mungesen e ligjit, ka vendosur t’i lajë hesapet me armikun e tij nr. 1, sikurse quhej dikur Dodiku në mediat srajevase, para se të hynte në qeveri nga dera e madhe (Autori aludon për mbështetjen politike që i ka dhënë Dodikut, në fillim të viteve 2000, ish sekretarja e shtetit e ShBA-ve Madlen Ollbrajt, e quajtur me ironi edhe “nëna politike” e tij. Shën. i përkth.). Atëbotë Amerika shihte te ai lojtarin kyç në lëvizjen e vendit drejt integrimit euroatlantik, por kur zbradhi dita, panë se kishin të bënin me një Kalë Troje i cili që atëherë e deri tani u ka hapur shumë telashe. Pra, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës, shteti kundër individit që ka ngritur krye kundër ligjit! Fillimi ishte spektakolar, meqënëse shteti pranoi publikisht pafuqinë që në situatën e tanishme të arrestojë Dodikun. Pas deklaratës së SIPA (Agjensia Shtetërore për hetime dhe mbrojtje e Bosnjë e Hervegovinës. Shën. i përkth.) se ishte fjala për operacion me shkallë të lartë rreziku, njeriu i parë i saj Darko Qullumi dha dorëheqjen dhe pranoi pa kundërshtim ftesën e qeverisë së Republikës Srpska, sipas së cilës serbët e këtij entiteti, të punësuar në SIPA, në Gjykata dhe Hetuesinë e Bosnjë e Hercegovinës dhe ata në Gjykatën dhe Hetuesinë e Lartë, t’i braktisin institucionet dhe të kalojnë me punë në Republikën Srpska. Askush që e sheh situatën me sytë e hapur, nuk është se priste ndonjë gjë tjetër nga kjo. Ata që kundërshtojnë ftesën e qeverisë së Republikës Srpska u kërcënuan me sanksione dhe ndoshta do të ketë edhe të tjerë që do të shkojnë në rrugën e Qullumit. I inkurajuar nga kjo fitore, e cila në të vërtetë mund të bëhet edhe dështimi i tij, Dodiku ndoshta nuk do të qëndrojë me kaq dhe nesër mund t’u bëjë ftesë edhe formacioneve serbe që gjenden në përbërje të sistemit të Frocave të Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës. Dhe atëherë ky do të jetë fundi i rrugës qorre në të cilën gjendet i arratisuri për të cilin shteti i tij ka lëshuar urdhër arresti. Kjo nuk do të thotë së dëmet që do t’i shkaktojë Bosnjë e Hercegovinës do të jenë të vogla dhe të riparueshme lehtësisht, por gjithsesi, kjo gjendje e jashtëzakonshme dhe sëbashku me të edhe Dodiku, duhet të marrin fund. Mashtroi duke besuar se presidenti Trump do t’a mbështeste, ndërsa tani, sëpaku në këtë situatë, e ka tradhëtuar edhe Dragan Çoviçi i cili, te partneti i tij politik shumëvjeçar, tani njohu “një kokë të nxehtë”.
Megjithëse Dodiku është negativi kryesor në këtë histori, jo sepse është ekzektuesit kryesor i punimeve të porositura në Oborri beogradas por edhe sepse është i dashur për mediat se shoumen politik sipas shijeve popullore. Të gjithë ne që merremi me këto tema e dimë se adresa kryesore është: Aleksandër Vuçiçi, Beograd. Ai ka deklaruar se Dodiku është “njeri trim, nuk ka për t’u ankuar, por situata është gjithnjë e më e vështirë” dhe se do të shkojë në Bruksel për të biseduar personalisht për situatën në Bosnjë e Hercegovinë. Serbia po shkundet nga kryengritja studentore, ndërsa presdienti i saj shkon në Bruksel për të shpëtuar “syrin e dytë” në kokën e tij. Bosnjës dhe Hercegovinës nuk i nevojitet armik më i madh se “miku më i madh” Aleksandër Vuçiç, i cili, gjoja, është i dhënë i tëri për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë vend, e nuk, pushon që andej matanë Drinës të lëshojë pishtarë me mbushje djegëse të lehtë politike.
Ndoshta vlerësimin më të saktë të gjendjes së krijuar me projektin e shkatërrimit të Bosnjë e Hercegovinës e ka dhënë Tonino Picula, deputet në Parlamentin Europian dhe raportuesi i tij i përhershëm për Serbinë: “Kjo është situatë në të cilën gjërat duhet të zgjidhen. Të gjithë ata që bëjnë thirrje për qetësimin e situatës kanë të drejtë. Tani është pikëpyetje nëse Bosnjë e Hercegovina do të arrijë të tregojë forcën e institucioneve të saj, gjykatave, policisë, apo jo. Nëse nuk arrin, atëherë destruksioni do të shkojë më tej, derisa të ndodhë diçka që askush nuk e dëshiron”.
[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/vanredno-stanje-1029391/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA