Zoran Meter-[i]
Pas bisedës së para dy ditëve mes presidentit amerikan dhe atij ukrainas Xho Bajden dhe Vollodimir Zelenski, ky dyti, ditën e premte, deklaroi me çudi se nuk sheh asnjë përshkallëzim më të madh të situatës në vend se ç’ka qënë më parë dhe theksoi se deklaratat mbi përshkallëzimin e mundshëm të situatës me Rusinë kanë shkaktuar panik në tregjet ukraianase dhe në sektorin fianciar, gjë që ka ndikuar negativisht në ekonomi dhe për këtë investitorët po tërheqin investimet e tyre nga Ukraina.
Kievi është gjithashtu i pakënaqur se Shtetet e Bashkuara nuk po ndërmarrin masa preventive për pengimin e Rusisë, si puna e atyre, përshembull, kundër gazsjellësit Rryma e Veriut 2 gjë për të cilën foli këshilltari i presidentit ukrainas Zelenski.
Njëkohësisht, pushtetarët ukrainas ankohen vazhdimisht se vendi i tyre po përdoret si pion në lojërat gjeopolitike. Uashingtoni flet për një luftë të mundshme. Në këtë rast Kivei nuk fiton asgjë, vetëm humbet. Diplomatët e huaj po largohen nga Ukraina. Frenimi i Rusisë, sipas fjalëve të Zelenskit, është një proces tejet i shtrenjtë.
Në lidhje me këtë temë reagoi dje edhe CNN-i amerikan, duke nënvizuar se Uashingtoni është i pakënaqur me faktin se Kievi në mënyrë të hapur “zvogëlon rëndësinë e kërcënimeve (ruse. Shën. i autorit)”, në lidhje me informacionet e shërbimeve amerikane të informimit mbi mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit rreth Ukrainës. Sipas CNN-it, “tensioni po rritet” mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës edhe për shkak të të mosqënit dakord për mënyrën sesi të komentohen vlerësimet e shërbimeve amerikane të sigurisë mbi gjoja ofensivën e ardhshme të Rusisë kundër Ukrainës. Disa zyrtarë në Uashington theksojnë se Kievi po mbështet “pa mirënjohje të madhe” ndihmën amerikane.
“Kemi një pyetje: përse filloni të grindeni me ShBA-të? Përse lejoni dhe shtrembëroni informacionet nëse ShBA-të janë i vemti miku juaj i vërtetë? Dhe, përse kërkoni më shumë armë nëse thoni se kërcënimi nuk ka ndryshuar”-citon CNN fjalët e përfaqësuesve të pushtetit amerrikan.
Është interesante të vëmë në dukje sesi tani në ShBA, kundërshtarët politikë të Bajdenit, nga radhët e republikanëve, kërkojnë që të bëhet publik stenogrami i përmbajtjes së bisedës telefonike mes Bajdenit dhe Zelenskit, në po të njëjtën mënyrë si pati kërkuar Bajdeni përmbajtjen e bisedës së ish presidentit Donald Tramp dhe Zelenskit për shkak të gjoja presionit të Trampit ndaj kreut ukrainas me qëllim fitimin e zgjedhjeve parlamentare të afërta në atë kohë. Madje atëbotë ishte aktuale edhe afera e djalit të Bajdenit, Hanter, në lidhje me biznesin e tij të gazit në Ukrainë në kohën kur Xho Bajdeni ishte zëvendëspresident i ShBA-ve në administratën e Obamës dhe zyrtar i ngarkuar për raportet me Ukrainën. Sepse republikanët mendojnë tani se Xho Bajdeni, në bisedën telefonike me Zelenskin, ka kërkuar nga ky i dyti të forcojë retorikën mbi agresionin e ardhshëm rus ndaj vendit të tij.
Do të shtoja edhe këtë më poshtë:
E gjithë kjo tregon se Ukraina dhe e tërë kjo historia mbi invazionin e ardhshëm rus kundër saj (i cili kurrsesi nuk po ndodh) shfrytëzohet edhe për luftë politike të brendshme amerikane, jo vetëm në kontekstin e zgjedhjeve të vjeshtës për Kongresin amerikan, por edhe për përgatitjen e atyre presidenciale të vitit 2024. Sepse, nëse Bjadni do të tregohej i dobët në këtë “luftë” me Putinin- do të humbasë shanset për fitore, nëse do të kandidonte në emër të partisë demokrate në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Natyrisht, Bajdenit kurrsesi nuk i shkon për shtat lufta e madhe në Ukrainë me Rusinë sepse nuk ka asnjë mundësi të përzihet ushtarakisht në të, ndërsa nga ana tjetër do të përballej me kritika se nuk ka arritur ta pengojë për shkak të “mefshtësisë” së tij.
Me fjalë tjera gjendja e tanishme rreth Ukrtainës është ideale për Bajdenin (natyrisht për Ukrainën nuk është kursesi dhe Zelenski ka të drejtë kur flet për pasoja të tmerrshme ekonomike për vendin e tij në këtë gjendje as lufte dhe as paqe që zgjat prej kohësh). Kur e tërë kjo histeri dhe ky “pluhur” rreth Ukrianës të bjerë, Bajdeni do të mund të thotë lirshëm se “e shpëtuam Ukrainën (madje edhe Europën) nga agresioni rus”, “për më shumë këtë e bëmë pa hyrë në një konflikt të rrezikshëm ushtarak me Rusinë”. Për këtë do ti vinë në ndihmë mediat të cilat do të dinë që ç‘ke me të ta paraqesin këtë si një sukses të madh të administratës së tij.
Nëse kjo pat situatë në Ukrainë mban deri në vjeshtë (gjë që është e vështirë të besohet), atëherë kjo do ti japë administratës së Bajdenit dividendë politikë afatshkurtër, sepse loja e madhe gjeopolitike me Rusinë për Shtetet e Bashkuara është akoma përpara dhe madje me pasoja tejet të paparashikuara.
Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/razgovori/toptema/z-meter-svada-washingtona-i-kijeva-oko-nedolaska-ruske-agresije/