Mario STEFANOV*
Hungaria në përqafimin e gjeopolitikës.
Hugaria është shtet i vjetër, i cili për shekuj me radhë ka qënë një prej shtyllave të Perandorisë së madhe dhe të fuqishme të Habsburgëve, sidomos pas rregullimit austro-hungarez të vitit 1867, nëpërmjet të cilit u themelua Monarkia e Dyfishtë ose Monarkia Austro-Hungareze. Kujtesa kombëtare dhe shtetërore e bashkudhëheqësve të kësaj Perandorie nuk është zhdukur me kalimin e kohës, po kështu as istinkti gjeopolitik i elitës intelektuale dhe politike, madje edhe pas “100 vjetëve vetmi” siç e quan kryeministri hungarez Viktor Orban periudhën e jetës juridiko-shtetërore që nga viti 1918 kohë e shpërbërjes së Perandorisë Austro-Hungareze e deri në vitin 1991-rënia e komunizmit.
Ndërsa antarët e tjerë të Bashkimit Europian po përballen me pasojat e furnizimit të përbashkët me vaksina antikovid dhe kolapsit të plotë të strategjisë së Komisionit Europian, qeveria hungareze në mënyrë të ftohtë dhe pa kurrfarë pasojash për statusin e saj brenda Bashkimit Europian, hyri në zonën e tabusë europiane dhe mori furnizime me vaksina për qytetarët e saj nga Rusia dhe nga Kina. Po ashtu, më parë hungarezët refuzuan lojën e pandershme të antarëve më të fuqishëm të BE-së të udhëhequr nga Gjermania rreth pranimit të fuqisë puntore të emigrantëve për nevojat e ekonomive të tyre dhe përpjekjet e zhvendosjes së tyre në shtetet e tjera antare. Budapesti zyrtar deklaroi qartë se Hungaria e refuzon një politikë të këtillë sepse nuk ka marrë pjesë në organizimin dhe shpërndarjen e emigrantëve dhe as nuk i ka të nevojshëm si fuqi puntore, as dëshiron të lejojë kalimin e tyre nëpër territorin hungarez dhe aq më pak vendosjen e tyre në Hungari. Hungaria gjithashtu ka refuzuar të gjithë presionet ga BE-ja dhe SHBA-të për të hequr dorë nga bashkëpunimi me Rusinë për projektin e fazës së dytë të ndërtimit të centralit bërthamor hungarez Paks. Dhe të gjithë këto pa kurrfarë pasojash. Diku tjetër, madje edhe në vendet antare të BE-së, veprime të tilla do të shkaktonin karrike kryeministrash dhe rrëzim qeverish, por Hungaria dhe kryeministri i saj Viktor Orban e qeveria e tij vazhdojnë me të tyren pa probleme.
Është qartësisht e respektueshme edhe fuqia e politikës së jashtme hungareze në një shkallë të tillë saqë megjithëse Budapesti vazhdon me këmbëngulje të veprojë sipas vullnetit të tij sovran dhe të kryejë lëvizje në favor të interesave të tij kombëtare, të cilët jo rrallë nuk janë në harmoni me politikën dhe pozicionet e Brukselit dhe të fuqive udhëheqëse të BE-së, ajo gjithsesi nuk përballet me pasoja serioze për statusin e saj në BE, përveç sulmeve verbale të herëpashershme të burokratëve nga Brukseli. Madje mund të thuhet se bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak i Hungarisë e Gjermaninë dhe me antarët e tjerë kyç të BE-së është në rritje të vazhdueshme.
Një pozicionim i këtillë i Hungarisë nuk është i rastësishëm, as varet nga vullneti i mirë i Brukselit dhe Berlinit, por buron nga strategjia e politikës së jashtme hungareze të ideuar dhe planifikuar në mënyrë afatgjatë të mandateve të kryeminnistrit Viktor Orban pas vitit 2010.
Fuqia dhe ndikimi i politikës së jashtme hungareze mbështetet, nga njëra anë, nga pozita gjeopolitike dhe ekonomike e saj si dhe nga një strukturë shtetërore dhe politike efikase në anën tjetër. Budapesti nëpërmjet diplomacisë tradicionale të fuqishme dhe aktive shfrytëzon me shkathtësi përparësitë komparative gjeopolitike dhe ekonomike për promovimin e interesave të tij kombëtare. Në thelb qëndroin ndikimi i Hungarisë i bazuar në pozitën gjeopolitike si dhe në rëndësinë politike dhe ekonomike të saj në Europën Qendrore që është një rajon europian i gjendur në kryqëzimin e fuqive gjeopolitike të të gjithë aktorëve europianë dhe fuqive të mëdha të Perëndimit dhe Lindjes. Krahas kësaj Hugaria është shtet i vjetër, i cili për shekuj me radhë ka qënë një prej shtyllave të Perandorisë së madhe dhe të fuqishme të Habsburgëve, sidomos pas rregullimit austro-hungarez të vitit 1867, nëpërmjet të cilit u themelua Monarkia e Dyfishtë ose Monarkia Austro-Hungareze. Kujtesa kombëtare dhe shtetërore e bashkudhëheqësve të kësaj Perandorie nuk është zhdukur me kalimin e kohës, po kështu as istinkti gjeopolitik i elitës intelektuale dhe politike, madje edhe pas “100 vjetëve vetmi” siç e quan kryeministri hungarez Viktor Orban periudhën e jetës juridiko-shtetërore që nga viti 1918, kohë e shpërbërjes së Perandorisë Austro-Hungareze e deri në vitin 1991-rënia e komunizmit. Fjalët e tij se Hungaria e ka tejkaluar këtë periudhë të vetmisë shekullore tregojnë për rikthimin e hungrisë në burimet e saj historike të fuqisë nëpërmjet revitalizimit të pozitës së saj gjeopolitike, ekonmike dhe traditës së diplomacisë së saj.
Në fjalën e me 29 nëntor 2019 në Universitetin Balvanis viktor Orbani deklaron: “Nga këndvështrimi jonë është prioritar plani për rinovimin e tërë bazenit të Karpateve (Ultësirës së Panonisë). Jemi përsëri të fortë, të vendosur, kurajozë dhe kemi fuqi, para dhe mjete. Gjatë disa viteve të kaluara kemi treguar fqinjëve tanë se cilido që bashkëpnon me hungarezët ka sukses. Tani ka ardhur koha për rinovimin e bazenit të Karpateve. Kemi një propozim për fqinjët tanë. Propozimi jonë mund të përblidhet në idenë se duam të lidhim përfundimisht vendet tona, njëherë e përgjithmonë dhe me qëllim serioz. Mendojmë se këto lidhje, të cilat akoma nuk ekzistojnë, si ato mes Debrecinit de Nagyvaradit (Arad-Rumani), mes Kassa (Koshice-Sllovaki) dhe Mishkolcit, mes Nyireghyzit dhe Szatmarnemeti (Satu Mare-Rumani), mes Erszeka (Osijek-Kroaci) dhe Peçuhut (Hungari), ose mes Kolozsvarit (Cluj-Rumani) dhe Budapestit. Gjithashtu propozojmë edhe lidhjen mes rrjeteve tona energjetike. Është për të ardhur keq që një gjë e këtillë nuk është realitet. Propozojmë të koordinojmë politikën tonë si dhe bashkëpunimin tonë ushtarak… Për këtë kemi propozime për fqinjët tanë: le ta ndërtojmë sëbashku bazenin e Karpateve. Natyrisht mbi bazën e respektit reciprok sepse edhe projekti jonë bazohet pikërisht në këtë frymë. Lidhja mes nesh kërkon respektim të kërkesave si dhe dialog të hapur dhe të sinqertë”.
Nuk ka dyshim se në territorin europian, pas Turqisë, po rinovohet fuqia edhe e një shteti të lënë mënjanë në skenën ndërkombëtare, të nënvlerësuar, të plaçkitur territorialisht që prej një shekulli. Viktor Orbani ka të drejtë kur shprehet se njëqind vitet e vetmisë hungareze kanë kaluar në mënyrë të pakthyeshme dhe Hungaria, i pëlqen kjo ndokujt ose jo, pas asaj që gjatë gjithë periudhës së passluftës ka shërbyer praktikisht si zonë tampon mes BRSS-së dhe Perëndimit, po imponpohet përsëri si shtet europian me rëndësi. Një drejtim të tillë nuk e përcakton rastësia e zhvillimit historik por doktrina e re gjeostrategjike hungareze e bazuar në potencialin gjeopolitik dhe gjeoekonomik të Hungarisë në Europën e Mesme në pikëprerjen e drejtimeve të ndikimit të fuqive rajonale dhe globale. Hungaria në zgjimin e saj nga gjumi shekullor gjendet e mbështjellë me mbulesën gjeopolitike e cila asaj i jep fuqinë që deri tani nuk ka mundur ose nuk ka ditur ta shfrytëzojë.
Pozicioni hungarez në nyjen gjeopolitike të Lindjes dhe Perëndimit, Europës Lindore dhe Perëndimore, Balltikut me Adriatikun dhe Mesdheun është me të vërtetë burim i fuqisë së saj të përgjumur. Ajo po zgjohet, ndërsa shteti hungarez me ndryshimet e raporteve ë Europë dhe me fuqinë e politikës së saj të jashtme të planizuar në një doktrinë konsekuente gjeopolitike dhe gjeoekonomike po ngrihet përsëri në rangun e një fuqie europiane me ndikim të paevitueshëm. Mespërmes territorit të saj shtrihen drejtimet kyçe të projektimit të interesave gjeopolitike të fuqive europiane mbi të gjitha ato të Gjermanisë drejt Lindjes së Afërt e më tej drejt Azisë dhe Kinës si dhe ndaj Lindjes së Europës, Rusisë dhe Kaukazit.
Në teatrin gjeopolitik europian Hngaria është në qendër të koridoreve kyçe të BE-së. Këto janë fijet nervore të BE-së nëpërmjet të cilave kryhet eksporti i energjentëve dhe tregtia e brendshme dhe e jashtme e integrimit europian. Vetëm një shikim të hartë flet gjithçka. Nëpër territorin hungarez zgjaten tre rrjetet e koridoreve tashmë funksionalë të Bashkimit Europian dhe këta: rrjeti i drejtimeve rrugore të koridorit Mesdhetar, rrjeti i koridoreve rrugore Lindje-Mesdhe dhe rrjeti i koridoreve mes lumenjve Rajna dhe Danub.
Koridori mesdhetar me rrjetin e tij të drejtimeve rrugore lidh portet Iberike Algeciras,Kartagjena, Valencia, Tarragon dhe Barcelonën, nëpërmjet Francës Jugore, e lidhje deri në Marsejë, ndërsa Lioni me Italinë e Veriut, Slloveninë dhe degën nëpërmjet Kroacisë deri në kufinjtë e Hungarisë dhe Ukrainës. Përfshin linja hekurudhore dhe rrugë automobilistike, porte ajrore dhe detare në Italinë Veriore përfshirë edhe rrjedhën e lumit Po. Koridori Lindje- Mesdhe lidh portet gjermane Bremen, Hamburg dhe Rostok nëpërmjet Çekisë dhe Sllovakisë e degëzimin drejt Austrisë, më tej nëpërmjet Hungarisë deri në portin rumun Kostancë, portin bullgar Burgas, me lidhje me Turqinë, deri në portet greke Selanik dhe Pirè përfshirë dhe komunikimin detar drejt Qipros.
Koridori Rajna-Danub lidh Strasburgun dhe Manhajmin nëpërmjet dy akseve paraleve në Gjermaninë Jugore, njëri përgjatë Shtutgardit dhe Mynihut, me degëzim deri në Pragë dhe Zhilinë më tej deri në kufirin sllovako-ukrainas, nëpërmjet Austrisë, Sllovakisë dhe Hungarisë deri në portet rumune Konstancë dhe Galatë. Përfshin hekurudha, rrugë, aeroporte dhe porte detare, diga dhe sistemin e rrugëve të lundrimit të brendshëm Majn, kanalin kryesor Danubin, tërë rrjedhën e poshtme të Danubit deri në Kelheim dhe lumin Sava.
Kryeqyteti hungarez Budpesti është nyje e katër nga dhjetë koridoret rrugore të Bashkimit Europian. Dhe këto janë koridoret IV, V, VII dhe X. Koridori rrugor IV lidh Dresdenin në Gjermani me Stambollin në Turqi nëpërmjet Pragës, Brnos, Vjenës, Budapestit, Aradit dhe Krajovës në Rumani e Sofjes dhe Plovdivit në Bullgari. Koridori rrugor V lidh Venecien me Kievin në Ukrainë, nëpërmjet Triestes, Koprit, Ljubljanës me Detin e Zi nëpërmjet Austrisë, Sllovakisë, Hungarisë, Kroacisë, Serbisë, Bullgarisë dhe Rumanisë. Koridori rrugor X me degëzimet e tij lidh Salzburgun në Austri me Selanikun në Greqi, nëpërmjet Ljubljanës, Bratisllavës, Budapestit, Zagrebit, Beogradit, Nishit dhe Shkupit.
Hungaria është e pozicionuar kësisoj në pjesën qendrore të Europës së Mesme në boshtet gjeopolitike Berlin-Stamboll, Berlin-Moskë. Me rastin e vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Budapest, kryeministri hungarez Orban theksoi nevojën e bashkëpunimit të Hungarisë në trekëndëshin Berlin-Moskë-Stamboll. Orbani tha se pozita gjeostrategjike e shtetit hungarez është tashmë një realitet që nuk mund të ndryshojë dhe për këtë ajo duhet shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Sipas “Hungary Today” pikërisht kjo është “faktor vendimtar i doktrinës së politikës së jashtme të Hungarisë të orientuar drejt marrëdhënieve të mira politike dhe ekonomike përreth saj por në këtë proces të mos varet tejet shumë prej tyre”. Në artikullin e tij në fund të muajit nëntor 2018, gjeopolitikani Xhorxh Fridman, themelues i agjensisë private të informacionit, think-thankut “Geopolitikal Futures” nënvizon gjithashtu se Hungaria ka mbijetuar si shtet në të kaluarën dhe sot po forcon fuqinë dhe ndikimin e saj sepse mban në mënyrë të suksesshme lidhje me shtetet përreth dhe me të gjithë fuqitë rajonale dhe globale, duke ruajtur lirinë e saj të vendimmarrjes dhe duke mos luajtur vetëm me një kartë.
Hungaria është në ngritje e sipër pikërisht për shkak të pozicionimit të saj si faktor ndikues në nyjen e drejtimeve të projeksione të interesave gjeopolitike të Gjermanisë, Rusisë dhe Turqisë. Trekëndëshi Berlin-Moksë-Stamboll është themeli i të gjithave. Drejtimi për nga Stambolli që kalon nëpërmjet Hungarisë është drejtim shekullor i interesave gjermane drejt Lindjes së Afërt dhe Azi. Ky është drejtimi jugor i orientimeve gjeopolitike gjermane. Drejtimi Lindor është orientuar nëpërmjet Moskës drejt tregut të madh të Rusisë e më tej drejt Kaukazit e drejt Azisë. Budapesti po e ndërton pozicionin e tij pikërisht nëpërmjet pozicionimit në nyjen gjeografike dhe politike të këtyre drejtimeve gjermane për promovimin e interesave të saj. Për pasojë, Gjermania është për Hungarinë partner strategjik dhe kurrfarë ndasish ideologjike nuk do ta kërcënojnë këtë raport, thjesht për faktin se Hungaria është për Gjermaninë partner në mbajtjen e raporteve drejt Rusisë dhe Turqisë. Këtë politika hungareze e di mjaft mirë dhe për këtë të gjithë aktivitetet e saj i harmonizon në këtë drejtim.
Hungaria, me mbështetje strategjike në antarsimin në Bashkimin Europian dhe në NATO, mban dhe mëkon marrëdhënie të mira me Gjermaninë si partner primar, por njëkohësisht edhe me Rusinë e Turqinë. Duke mbajtur krahas këtyre edhe lidhje të mira me SHBA-të, Hungaria shumëfishon ndikimin e saj në rajon dhe imponohet, mbi bazën e bashkëpunimit aktiv me lojtarët kyç europianë dhe globalë, si fuqi qendrore e të ashtuquajturit bazen të Panonisë. Ndikimi i saj politik, ekonomik, diplomatik dhe kulturor në rritje në këtë territor e shndërron Hungarinë kësisoj në lojtar kyç të Europës së Mesme e për pasojë edhe lojtar me rëndësi në skenën politike europiane dhe brenda strukturës së Bashkimit Europian.Ky synim i politikës së jashtme hungareze, konsistente dhe të planifikuar mjaft mirë, është edhe arësyeja përse Viktor Orbani mund të thotë se periudha njëqindvjeçare e vetmisë për Hungarinë i takon së kaluarës. Hungaria nuk e ndërton pozicionin e saj nëpërmjet mbylljes në vete apo një rrethi të ngushtë aleancash apo nëpërmjet konfliktimit me të tjerët por në bashkëpunimin aktiv me fqinjët, partnerët rajonalë dhe fuqitë e mëdha. Këtu qëndron edhe e fshehta e rritjes së fuqisë së politikës së jashtme hungareze, e cila në kuadrin rajonal dhe europian rritet dita ditës.
Elitat politike të një pjesë të shteteve fqinjë i shqetëson një zhvillim i tillë dhe te Hungaria herë pas here ata shohin rrezikun, por edhe aleatin e dëshiruar. Sido që të jetë së shpejti do të bëhen të vetëdijshëm për ndryshimin e raporteve gjeopolitike dhe, si në rastin e Turqisë, edhe të rolit të ri të Hungarisë si fuqi e re në rritje.
Elita politika hungareze e vetëdijshme për pozitën e saj territorialde dhe ndikimin historik në rajonin e Europës së Mesme, nëpërmejt shfrytëzimit me shkathtësi të raporteve në Europën moderne dhe rëndësinë rajonale të vetë Hungarisë ka krijuar një kombinim doktrinar fitues i cili Hungarinë po e zgjon nga gjumi shekullor dhe po e transformon si fuqi europiane në rritje e sipër.
Përktheu për Argumentum.al : Xhelal FEJZA
© Argumentum