Hajrudin Somun-[i]
Gaza është shkak direkt i këtij aksioni. Sikur Netanjahu të kishte pranuar ndërprerjen e zjarrit, sikur ushtria izraelite të mos vazhdonte të shkatërronte Gazën dhe të vriste palestinezët madje edhe gjatë muajit të Ramazanit, ndoshta dronët izraelitë nuk do të fluturonin në drejtim të Iarealit. Për këtë të bën të besosh edhe shkaku i aksionit dhe shënjestrat e kufizuara vetëm kundër qendrave informative nga të cilat janë përcjellë të dhënat e nevojshme për bombardimin e konsullatës iraniane në Damask.
Presidenti amerikan Bajden dhe aleatët e tjerë të Izraelit i luten dhe i përgjërohen Netanjahut të mos ndërmarrë ndonjë aksion hakmarrje për barazhin e dronëve iranianë, të cilët në orët e mëngjezit të së dielës së kaluar ishin drejtuar për nga bazat ushtarake dhe të sigurisë së Izraelit. Duke mos goditur ndonjë shenjestër me rëndësi, ashtu të shpërndarë ata u shkatërruan nga mbrojtja antiraketore, ku, krahas luftës në Gaza dhe akoma më shumë ata u ndihmuan edhe nga pjesmarrja direkte e forcave amerikane. Kësisoj konstatojmë se as mediat botërore dhe as lokale nuk po e ndjekin situatën Lindjen e Mesme nga minuti në minutë, sikurse e bënë këtë pas 7 tetorit.
Ndërsa vazhdon kjo situatë dhe kabineti i përndezur i Netanjahut nuk po ndërmerr ndonjë aksion hakmarrje, përshembull kundër paisjeve iraniane bërthamore, ka shumë gjëra të cilat në kontekstin e gjërë gjeopolitik të rajonit mund të ndikojnë në destabilizimin e mëtejmë të tij ose në qetësimin e situatës. Por përderisa nuk konstatohet se deri kur mund të zgjasë kjo heshtje e gënjeshtërt, ka dy gjëra që të shpien te një konstatim dhe që shumë veta nuk duan t’i shohin. Këto janë: pozita e përkeqësuar e Izraelit dhe e ajo përmirësuar e Iranit.
Nuk ka dyshim se Izraeli zotëron ushtrinë më të përgatitur dhe më të sofistikuar në krahasim me të gjithë fqinjët e tij rajonalë. E ka këtë në sajë të njohurive të tij teknike, por edhe nga burimet materiale dhe financiare amerikane. Ndihmat nga Amerika nuk u ndërprenë as gjatë luftës në Gaza dhe as nga sulmet me dronë iranianë. Kongresi amerikan voton furnizime të reja me armë, por edhe atje shtrohet pyetja se deri kur do të zgjasin ato, në një kohë kur vetëm për ndalimin e këtyre dronëve iranianë u shpenzuan një miljardë e gjysëm dollarë të mbrojtjes së vlefshme antiajrore.
Ndërkohë ka diçka më të qëndrueshme dhe më të rëndësishme si për të tanishmen ashtu edhe për të ardhmen e Izraelit. Për të mos përmendur vargjet e poetit botëror dhe palestinez Mahmud Dervish, për të cilët kam shkruar në faqet e kësaj gazete, në të cilët ai shtron pyetjen për izraelitët deri kur do të ndjehen të sigurtë në tanke, deri kur do të ushqehen në tanke, do të shkruajnë dhe bëjnë dashuri brenda tankeve. Më mirë po citoj Michael Jungun nga Karnexhi Diwanì, i cili këtyre ditëve përmblodhi këtë pyetje në parim poetike të Dervishit “Letër ushtarit izraelit”, të cilën ndoshta ai nuk e ka lexuar kurrë. Ai thotë: “Sot, ky parim e zgjeroi Izraelin, duke përfshirë në të tërë rajonin, Megjithëse Jabotinski ishte armik i laburistëve izraelitë, të cilët për dekada të tëra dominuan në jetën politikë izraelite, idenë e tij mbi “murin e hekurt” njëherë ë një kohë e pati përqafuar udhëheqja dhe ushtria izraelite. Për këtë edhe përgjigja ndaj sulmit të Hamasit me 7 tetor të vitit të kaluar ishte aq e egër. Kjo ishte rezultat i së ashtuquajturës doktrinë të Dahiut, të cilën e paraqiti qartë një gjeneral izraelit. Gazi Einskot, anëtar i qeverisë aktuale izraelite. Sipas kësaj doktrine, e cila u shfaq në vitin 2006 gjatë kohës së luftës së Izraelit kundër Hejzbollahut libanez, “Izraeli duhet të angazhohet për asgjësimin jo proporcional të infrastrukturës civile dhe ushtarake të armikut në mënyrë që t’i çojë në një situatë që të mos jenë kurrë në gjendje të sulmojnë kurrë Izraelin” Jungu këtë nuk e thotë në mënyrë eksplicite, por është sikur ta thotë Benjamin Netanjahu, trashëgimtari direkt i Vladimir Jabotinskit (1880-1940), liderit radikal sionist i cili themeloi lëvizjën sioniste të rezistencës e cila luajti një rol me rëndësi në formimin e shtetit izraelit.
Irani, dronët e tij që dërgoi kundër Izraelit, të cilët janë treguar shumë efikasë në luftën ukrainase, i shfrytëzoi si paralajmërim, e mundet edhe si ndëshkim mbi atë që Izraeli po bën në Gaza. Pikërisht, Gaza është shkak direkt i këtij aksioni. Sikur Netanjahu të kishte pranuar ndërprerjen e zjarrit, sikur ushtria izraelite të mos vazhdonte të shkatërronte Gazën dhe të vriste palestinezët madje edhe gjatë muajit të Ramazanit, ndoshta dronët izraelitë nuk do të fluturonin në drejtim të Iarealit. Për këtë të bën të besosh edhe shkaku i aksionit dhe shënjestrat e kufizuara kundër qendrave informative nga të cilat janë përcjellë të dhënat e nevojshme për bombardimin e konsullatës iraniane në Damask. Atje u vranë disa komandantë të Gardës Revolucionare, e cila një një vend teokratik është më e rëndësishme se edhe vetë ushtria iraniane. Përveç një vajze të vogël të plagosur, nuk kishte dëme të mëdha në Izrael nga dronët iranianë. Testi i gatishëmrisë iraniane që të kërcënojë vetë ekzistencën e Izraelit nuk ishte kushedi se çfarë, por nëse kaq shumë dronë ranë atje ku ishin drejtuar, thonë në Izrael, çfarë do të bëjmë nëse iranianët fillojnë të dërgojnë raketa balistike. “Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, përgjigja jonë do të jetë akoma më e madhe se aksioni jonë ushtarak i mbrëmshëm”, tha shefi i shtabit i forcave të armatosura, gjeneral Bagheri, ndërsa përgjigja diplomatike është se “u kufizuam vetëm me këtë operacion ndaj asaj që na bëri rregjimi sionist me sulmin kundër konsullatës tonë”.
Një prej synimeve të revolucionit islamik iranian, që nga koha kur ishte gjallë Imam Khomeini, është çlirimi i xhamisë Al-Aksa në Jerusalem nga rregjimi sionist, sikurse shprehen ata për Izraelin. Qëkur ekziston Irani islamik, kjo gjë përsëritet në të gjithë tubimet dhe demonstratat, zyrtare dhe jozyrtare. Disa presidentë të tij madje edhe kanë mohuar genocidin, por kurrë më parë nuk ka ndodhur që Irani në mënyrë direkte ushtarake të shqetësojë ekzistencën e Izraelit. Pderi tani ka këmbëngulur ta bëjë një gjë të tillë nëpërmjet ndërmjetësve të tij në Siri, Liban, Jemen, nëpërmjet Hamasit dhe organizatave të tjera radikale palestineze.
Kjo është pra hera që parë që Irani “prek” Izraelin ushtarakisht, jo indirekt. Dhe këtë e bën për shkak të luftës genocidale në Gaza me të cilën Izraeli i përgjigjet sulmit të 7 tetorit. I takon administratës Bajden ta ndalojë luftën në Gaza, sikurse po e bën tani duke kërkuar vetëpërmbajtje, ose më mirë të themi duke e urdhëruar Netanjahun që të mos ndërmarrë aksion hakmarrje kundër Iranit. Ndoshta përfitimi indirekt ose kolateral i asaj që bëri Irani do të jetë presioni i shtuar, që të mos them urdhër dhënë Izraelit, që të ndërpresë luftën në Gaza dhe të përshpejtojë procesin politik të zgjidhjes së problemit palestinez mbi bazën e dy shteteve.
Është e qartë se presidenti Bajden është i vetëdijshëm, e duhet të jetë edhe Netanjahu, se Irani është diçka tjetër, se ai nuk është Iraku, as Siria, as Libani dhe as Jemeni, e për më shumë as Gaza palestineze. As Izraeli nuk e ka të sigurtë të tanishëm dhe më shumë të ardhmen nëse do të mbrohet vetëm me “murin e çeliktë” të Vladimir Jabotinskit ose Benjamin Netanjahut.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/iran-je-nesto-drugo-946719