Boshko Jakshiç*
Shefi i CIA-s vizitoi befasisht Kazablankën në Ballkan, dhe, ndërsa të gjithë shtrojnë pyetjen përse shkoi Ulliam Burns në Beograd, zyrtarët e këtushëm e dinë mirë se ekzistojnë shkaqet të forta për ardhjen e një prej zyrtarëve më të lartë të administratës amerikane gjatë viteve të fundit.
Perëndimi është i shqetësuar. Në kohën e luftërave në Ukrainë dhe në Gaza nuk i nevojiten kriza të reja, megjithëse Bernsi këtu nuk ka se për çfarë të flasë për luftën në Ukrainë. Mundet, për respekt, të falenderojë se Serbia ka pranuar të eksportojë municione për në ShBA, të cilët më vonë, i shkojnë ukrainasve, por atë që çfarë duhet bërë me luftën e diskuton me ata më të rëndësishmit. Në muajin qershor për një orë të tërë bisedoi me shefin e shërbimit informativ të jashtëm të Rusisë, Sergej Narishkinin.
Nuk kishte përse të fliste as për Gazën, megjithëse erdhi direkt nga Doha, ku sëbashku me drejtorët e Mosadit izraelit dhe Shin Betit, shefin egjiptian të sigurisë dhe kryeministrin e Katarit, u përpoq të arrinte një marrëveshje për ndëprerjen e luftimeve, e cila do të duhej të shoqërohej me çlirimin e pengjeve të cilët prej dhjetë muajsh i mban Hamasi palestinez. Nuk i’a arriti, por do të shkojë në Kajro për vazhdimin e bisedimeve.
Paralajmërim i drejtpërdrejtë dhe cili e shkeli marrëveshjen për fshehtësinë.
Pushimin mes dy misioneve në Lindjen e Afërme Bernsi e shfrytëzoi të vijë në Ballkanin Perëndimor, rajon në pronësi të të cilit janë prej dy dekadash dy pika nevralgjike: Bosnjë e Hervegovina dhe Kosova, një poligon tjetër ky në të cilin interesat e ShBA-ve konfliktohen në mënyrë të drejtpërdrejtë me sfidat më të mëdha amerikane të “garës strategjike me Kinën ambicioze në rritje dhe me Rusinë e cila gjithmonë na kujton se fuqia në rënie e sipër mund të jetë njëlloj shqetësuese sa edhe ajo në rritje e sipër”, sikurse e përcaktoi me të drejtë Bernsi, duke i folur vitin e kaluar një grumbullimi në Angli. “Synimi jonë është t’i japim formë asaj që vjen më pas- investimit të fuqisë tonë themelore si dhe punës në çështjen e përbashkët me ndihmën e rrjetit të aletatëve tanë dhe partneritetit të pashembullt – në mënyrë që brezave të ardhshëm t’u lëmë një botë që është më e lirë, më e sigurtë dhe më e begatë”.
Në truallin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti në atë të Serbisë, Rusia dhe Kina janë shumë të pranishme. A mund të llogarisë Uashingtoni te partnerët e tij në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi, dy shtetet e vetme të rajonit të cilët janë jashtë NATO-s? Sa do të jetë i fuqishëm paralajmërimi i drejtpërdrejtë i Bernsit se Rusia në një mënyrë dhe Kina në një mënyrë tjetër po i destabilizojnë këta vende duke u përpjekur t’i largojnë nga Perëndimi? Fakti që në Beograd erdhi edhe ndihmësi i Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s pohon shqetësimin në rritje të Perëndimit.
Nga Sarajeva ka pamje, po ashtu edhe nga Prishtina. Nga Beogradi asnjë. Asnjë fjalë për Bernsin. Si të mos kishte qënë fare. Vizita as nuk u pohua dhe as nuk u përgënjështrua. Gjithçka u la në dorë të tabloidëve. “Serbë, alarm! Drejtori i CIA-s shkoi befas në Sarajevë”, gjëmon Informeri dhe shton “Gjillasi, Shollaku, CIA, të gjithë kundër Serbisë! Litiumi është vetëm pretekst, synimi i tyre është rrëmbimi i shtetit dhe vrasja e Vuçiçit”.
Bernsi është diplomat me eksperiencë, si ambasador në Rusi dhe një prej atyre që është marrë me rajonin që në kohën e Dejtonit. Si pikë të parë të mini-turneut të tij në rajon përzgjodhi Sarajevën. Vizita të tilla zakonisht janë të fshehta, ndërsa kjo u bë publike. A u bë e mundur kjo në sajë të anëtarit boshnjak të Presidencës Denis Beqiroviç të cilin Banja Lluka e akuzon se ka shkelur marrëveshjen për fshetësinë?
Pa marrë parasysh këtë, vizita flet për prioritetin që i japin amerikanët Bosnjë e Hercegovinës, shtet i cili për vite me radhë përballet me kërcënime për ndarje që vijnë nga Banja Lluka. Bernsi gjithsesi nuk është nga ata që paralajmëron me doreza për aktivitetet e dëmshme të liderit të Republikës Srpska. Uashingtoni e ka vënë Millorad Dodikun në “listën e zezë”, shefi i CIA-as është çelësmbajtësi i lëvizjeve të tij, por doli se kjo nuk ishte e nevojshme që ai të pushonte së kërcënuari me idenë “për ndarjen paqesore” të Bosnjë e Hercegovinës.
Bernsi nuk është se erdhi për herë të parë në Sarajevë. Para se presidenti Xho Bajden në vitin 2021 ta emëronte si shef të CIA-s, ka ardhur me cilësinë e ndihmësit të sekretarit të shtetit. Atëherë, si edhe tani, kishte të njëjtin mesazh për angazhimin e ShBA-ve për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe Marrëveshjes paqesore të Dejtonit. Si edhe puna e Shmidit, që është shef i Kancelarisë së përfaqësuesit të lartë (OHR).
E gjithë kjo është në kontrast dramatik me atë që flet Dodiku, zëdhënësi më i zëshëm i interesave ruse në Ballkan. Ai nuk e njeh Kristjan Shmidin, e quan të “emëruar ilegalisht” dhe përfaqësues të “gënjeshtërt”, të cilin, sikurse deklaroi në muajin mars të këtij viti, do t’a deportojë nëse shkon në Republikën Srpska.
Nuk është më pak provokativ Dodiku edhe ndaj ambasadorit amerikan në Bosnjë e Hercegovinë, Majkell Marfi, të cilin e quan “kauboj” dhe “thashethemexhiu më i keq”. Nëse diplomati amerikan është ruajtës i Dejtonit, atëherë kjo është njëlloj sikur “dhia të ruante lakrat- dështimi është i garantuar”. “Vetëm ik dhe ky do të jetë fundi i horrorit”.
Duke e pranuar se “ndarja paqesore” mund të jetë fundi i tij, Dodiku u përpoq t’i bënte qejfin Bernsit dhe në komentin e parë e mohoi secesionizimin, gjë që është rrjetë kamuflazhi e njeriut i cili, ndoshta, edhe një herë po bën një përmbysje kopernikane. Kur i’u kundërvu Karaxhiçit, si “darlingu” i Madlen Ollbrajtit, tani është i dashuri i Putinit, dhe në Perëndim nuk i beson më askush.
Bernsi me shumë dëshirë do të deshte të ikë Dodiku, në mënyrë që të ndërpriste ndikimin e Moskës potencialet destabilizuese të së cilës janë më të mëdha në Bosnjë e Hercegovinë. Nuk ka dyshim se vizita e tij në Sarajevë është përgjigje direkte ndaj këtyre aspiratave shkatërrimtare.
Kush është i shqetësuar për Kosovën dhe cili për rastin Banjska dhe Milan Radojçiçin
Por, a do t’i besojë Aleksandër Vuçiçit i cili përsërit se respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës, duke i’a lejuar vetes që Dodiku në shoqërinë e tij të zhvillojë vizionin për bashkimin e Serbisë dhe Republikës Srpska? Sa i tingëllon e vërtetë Bernsit deklarata e presidentit për shqetësimin e madh në lidhje me “rrezikun konstant të përshkallëzmit të tensioneve” në Kosovë? Si është puna me Banjskën dhe me Millan Radojçiçin?
Më shumë se litiumin, shefin e CIA-s e interesonte se çfarë kanë për thënë në Beograd për atë që Vuçiçi deklaroi publikisht se i beson shërbimeve ruse të sigurisë sipas të cilëve, ata që kundërshtojnë minierën e lijtumit po punojnë kundër tij, se po përgatitet një Majdan i ri dhe se duan të shkatërrojnë rendin kushtetues të vendit.
Në fillim të vitit 2023, Vuçiçi pati deklaruar se gjatë Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, Beogradi ka qënë si Kazablanka, se një numër kaq i madh spiunësh në të nuk mbahet mend që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, dhe se pikërisht shërbimet e huaja “pengojnë ta shfrytëzojmë litjumin, i cili mund të sigurojë një rritje tejet të madhe ekonomike”. Bernsit, litjumi nuk i intereson shumë. Ka se kush të merret me të në Uashington dhe në Berlin. Shefin e CIA-s më shumë e intereson ajo që ka për të thënë Beogradi në lidhje me atë që Vuçiçi desh të bënte me dije publikisht kur tha se u beson shërbimeve ruse të informimit të cilët “praktikisht e kanë paralajmëruar” se, kundërshtarët e tij për shfrytëzimin e litjumit po punojnë kundër tij, po përgatisin një Majdan të ri dhe se duan të shkatërrojnë rendin kushtetues të vendit.
Kush po e shkatërron Serbinë dhe presidentin e saj
A ka dashur t’i besojë presidenti i Serbisë shefit të CIA-s i cili pohoi të kundërtën: se ShBA-të dhe Perëndimi nuk po e shkatërrojnë Serbinë dhe atë, porse bëhet fjalë për manovër klasike të makinerisë propagandistike ruse.
Mikpritësi zyrtar i Bernsit ishte Vladimir Orliçi. Nëse i ka shkuar mendja më parë të vinte në Serbi, e pra raste ka patur po aq sa edhe sot, shefi i Lenglit gjithsesi nuk do të deshte të takonte ish drejtorin e Shërbimit serb të sigurisë, bolshevikun e thekur Aleksandër Vulin, i cili është në listën e sanksioneve të ShBA-ve, e tani është ministër në qeveri. Megjithëse përparimtari Orliç është ndër ata që oponentët e tij i ka quajtur mercenarë të CIA-s, ata (përparimtarët) dinë të jenë shumë mospërfillës kur takohen me “armikun” ballë për ballë. Supozoj se Orliçi e ka dëgjuar me dinjitet atë që, mes tjerash, mendonte miku për bashkëpunimin e Serbisë me shërbimet “vëllazërore” ruse. Çfarë mendon për atë që Serbia për vite me radhë përhap teori komploti mbi atë se “CIA po shkatërron Serbinë” sepse “CIA mbështet shtetin e Kosovës”.
Do të ishte më se e logjikshme që Bernsin ta priste edhe presidenti Vuçiç. Në mënyrë simptomatike, në të njëjtën ditë ai deklaroi se ka qënë me ambasadorin e vendit për të cilin e paralajmëron Uashingtoni- Rusisë, sëbashku me subjektin tjetër të interesimit amerikan – liderin e Republikës Srpska. Interesante.
Ndoshta këtu qëndron edhe shpjegimi i sikletit që mbretëronte në Beogradin zyrtar. Çfarë të bësh dhe si duket kur të vjen në derë njeriu që planifikon ekzekutimin e Serbisë dhe presidentit të saj? A është ngritur në nivelin më të lartë shkalla e sigurisë?
Gjithsesi, ekzistojnë shumë vizita të shefit të CIA-s të cilat kanë kaluar nën radarë, por nëse Bernsi nuk e fshehu vizitën në Sarajevë dhe në Prishtinë, përse nuk e shpalli edhe atë që bëri në Beograd? Ndoshta për fshehtësinë zyrtare ka këmbëngulur Vuçiçi. Si t’i komentonte pastaj mesazhet e Bernsit i cili këtu nuk ka ardhur të merret me fraza diplomatike, por ndoshta ka sjellë edhe ndonjë dokumentacion?
Vuçiçi zgjodhi të heshtë. Jo vetëm sepse takimi eventual me shefin e CIA-s nuk do të kishte bash jehonë të mirë në një pjesë me rëndësi të opinionit publik serb, por edhe sepse më pas do t’i duhej të jepte sëpaku dy mesazhe: të parin rusëve – që të mbajnë larg gishtat nga Ballkani Perëndimor dhe të dytin atij vetë – të ketë kujdes se çfarë bën.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
Vilijem Berns u poseti: Balkanska Kazablanka pod lupom CIA (nova.rs)