Matija Sheriç-Gjeopolitika[i]
Ekziston perceptimi se ndikimi politik i Kinës në Afrikën Lindore dhe në Kenia është i padiskutueshëm kryesisht për shkak të iniciativës së Rrugës së re të mëndafshit e cila duket mjaft mbresëlënëse. Megjithatë, në realitet, fuqia dhe ndikimi i Kinës në rajon varen edhe nga faktorë të tjerë siç janë fuqia investuese, prania e mediave, teknologjia dhe fuqia e butë. Fuqia politike e Pekinit është tejet më e dobët nga ajo ekonomike.
Republika e Kenias është një prej shteteve më të rëndësishëm në Afrikë në çdo drejtim. Gjendet në Lindje të Afrikës (në kuptimin më të gjërë është pjesë e Bririt të Afrikës) në kufirin perëndimor të rajonit Indo-pacifik. Kufizohet me Sudanin e Jugut në Veriperëndim, Etiopinë në Veri, Somalinë në Lindje, Ugandën në Perëndim, Tanzaninë në Jug dhe Oqeanin Indian në Juglindje. Pozita e saj gjeografike, sidomos dalja në Oqeanin Indian, i japin Kenias rëndësi të madhe gjeopolitike. Megjithatë, rëndësia gjeopolitike nuk rrjedh vetëm nga pozita gjeografike e vendit. Kenia është ndër shtetet e para ekonomike dhe demografike të Afrikës. Me popullsi me diçka më shumë se 55 milionë banorë, ajo zë vendin e shtatë në Afrikë për nga numuri i popullsisë dhe moshën mesatare të ulët të saj. Nga pikëpamja ekonomike ekonomia e Kenias zë vendin e tretë në ekonomitë e Afrikës Subsahariane pas Afrikës së Jugut dhe Nigerisë dhe më të madhen në Afrikën Lindore dhe Qendrore. Kryeqyteti Nairobi është nyje e rëndësishme tregtie dhe qarkullimi.
Kenia moderne është shtet demokratik shumëpartiak me sistem presidencial të pushtetit. Është anëtare e të gjithë institucioneve ndërkombëtare më të rëndësishme siç janë OKB, FMN, Banka Botërore, Gjykata ndërkombëtare penale (ICC), por edhe Kommonvelthi britanik, si dhe e organizatave rajonale afrikane siç janë Unioni Afrikan, Tregu i përbashkët i Afrikës Jugore dhe Lindore (COMESA), Bashkësia Afrikanolindore (IORA), Bashkimi i shteteve që lagen nga Oqeani Indian. Për shkak të zhvillimit të saj të dhjetëvjeçarëve të fundit Kenia me shumë të drejtë konsiderohet si fuqi e mesme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Bëhet fjalë për një vend i cili vetëm dhjetëvjeçarët e fundit ka filluar të shfrytëzojë talentet e tij.
Zhvillimi historik
Banorët më të hershëm të Kenias ishin gjuetarët-mbledhës si puna e fisit Hadza. Përdoruesit e gjuhës kushite ishin të parët që erdhën për të banuar në ultësirat keniane mes viteve 3.200 dhe 1.300 p.e.s. Blegtorët që flisnin gjuhën nilote filluan të emigrojnë nga zona e Sudanit të sotëm të Jugut drejt Kenias rreh 500 vite p.e.s. Populli Bantu u vendos me banim në bregdet dhe në brendësi mes viteve 250 p.e.s dhe 500 pas e.s. Rreth shekullit të dytë qytetet tregtare si puna e Mombasit ekzistonin përgjatë bregedetit kenian dhe tanzanian në Afrikën Jugore, të njohur me emrin Zanzh (“Toka e zezakëve”). Qytetet bregdetare të Afrikës Lindore bënin tregti me botën e jashtme, përfshirë Kinën, Indinë, Lindjen e Afërt, Afrikën Veriore dhe Persinë. Rreth shekullit të nëntë, përzierja e afrikanëve, arabëve dhe persianëve që jetonin dhe bënin tregti në territorin kenian njihej si Swahili (“njerëzit e bregdetit”) me gjuhën e veçantë (ki)swahili dhe kulturën e tyre të veçantë.
Portugezët erdhën në vitin 1490. Duke shfrytëzuar Mombasën si bazë ata deshën të monopolizojnë tregtinë në Oqeanin Indian. Portugezët, në fund të shekullit 17 i shtynë mënjanë forcat e bashkuara të Omanit dhe Patesë, ishull ky i afërt. Në vitin 1890, Gjermania dhe Britania e Madhe morën e ndanë mes tyre rajonin afrikanolindor, ku britanikët morën Veriun, ndërsa gjermanët Jugun, përfshirë edhe Tanzaninë, Burundin dhe Ruandën e sotme. Në vitin 1895 britanikët krijuan protektoratin afrikanolindir, i cili në vitin 1920 u shndërrua në koloni dhe u quajt Kenia sipas emrit të malit më të lartë të vendit. Një sërë konfliktesh politike mes kolonisë dhe Londrës shpunë në kryengritjen e dhunshme Mau Mau, e cila filloi në vitin 1952 dhe vazhdoi deri në shpalljen përfundimtare të Kenias në vitrin 1963. Jomo Kenyatta, udhëheqës i luftës çlirimtare, e udhëhoqi Kenian që nga fitimi i pavarësisë në vitin 1963 e deri në momentin e vdekjjes së tij në vitin 1978, kohë kur zevëndëspresidenti Daniel Arap Moi erdhi në pushtet me rrugë ligjore.
Desatabiliteti politik bashkëkohor.
Kenia de facto ishte shtet njëpartiak që nga viti 1969 deri në vitin 1982, kohë pas së cilës Unioni afrikan kenian (KANU) ndryshoi kushtetutën duke mbetur partia e vetme politike në vend. Presidenti Moi i toleroi kërkesat për liberalizim politik në vitin 1991. Opozita e ndarë etnikisht nuk arriti ta largojë KANU nga pushteti në zgjedhjet e vitetve 1992 dhe 1997, të cilat u shënuan nga dhuna dhe keqpërdorimi i pushtetit. Presidenti Moi dha dorëheqjen në vitin 2002 pas zgjedhjeve të rregullta. Mwai Kibaki i cili kandidoi si përfaqësues i opozitës ë bashkuar, Koalicioni kombëtar i ylberit (NARC), fitoi kundër kandidatit të KANU-së Uhurua Kennyatta (djali i themeluesit të Kenias Jome Kenyatta) dhe mori detyrën presidenciale.
Kibaki u rizgjodh edhe në vitin 2007. Pas zgjedhjeve vijuan dy muaj dhune paszgjedhore që shkaktoi vdekjen e 1.100 njerëzve dhe emigrimin e qindra mijërave. Kandidati opozitar, Raila Odinga, akuzoi qeverinë për manipulim masiv të votave. Ndërmjetësimi nën kujdestarinë e Unionit Afrikan që u drejtua nga ish sekretari i përgjithshëm Kofi Anan, rezultoi me marrëveshjen për ndarjen e pushtetit gjë që e solli Odingën në pozitën e kryeministrit. Marrëbeshja për ndarjen e pushtetit përfshinte edhe një program të gjërë dhe të detatjuar reformash, përfshirë edhe atë kushtetuese. Në vitin 2010, kenianët miratuan me shumicë votash kushtetutën e re nëpërmnjet referendumit kombëtar. Kushtetuta e re vendosi parimin e ekuilibrit të pushtetit ekzekutiv dhe kalimin e kompetencave në 47 qarqe të sapoformuara.U eleminua posti i kryeministrit dhe u fut sistemi presidencial. Uhuru Kenyatta (nga vii 2012 deri në vitin 2016 anëtar i Partisë Aleanca kombëtare dhe nga viti 2016 Partia Jubilare) fitoi në zgjedhjet e para presidenciale sipas kushtetutës së re në muajin mars të vitit 2013. Kenyatta në vitin 2017 fitoi mandatin e dytë, pas zgjedhjeve të diskutueshme dhe të përsëritura. Në vitin 2022, Willaim Ruto (Aleanca e bashkuar demokratike) fitoi me rezultat të ngushtë në zgjedhjet presidenciale, dhe detyrën e mori një muaj më vonë pasiqë Gjykata e Lartë e Kenias e shpalli fitues.
Karakteristika të përgjithshme të Kenias
Gjuhët zyrtare të Kenias janë swahili dhe anglisht. Gjuha angleze është zgjedhur për shkak të ndryshimeve të mëdha, grupimeve të ndryshme etnike, gjuhësore dhe fetare të vendit. Për këtë edhe motoja zyrtare e Kenias është: “Harambaee”, në përkthim: “Le të mblidhemi sëbashku”. Sipas rregjistrimit të popullsisë në vitin 2019, popujt që banojnë në Kenia janë: Kikuyu 17,1%, Luhya 14,3%, Kalenjinët 13,4%, Luot 10,7%, Kamba 9,8%, Somalët 5,8%, Kisiitë 5,7 5, Mijekenda 5,2%, Meru 4,2% Maasai 2,5%, Turkana 2,1% etj. Himbi zyrtar “Ee Mungu Nguvu Jetu”, në përkthim “O Zoti i të gjithë krijesave” thekson shumëllojshmërinë e besimeve fetrare dhe pasuritë e grupimeve të ndryshme fetare. 85,5 % janë të krishterë (60,8% protestantë, 20,6% katolikë, 4,1% i përkasin bashkësive të tjera të krishtera”), 10,9% muslimanë etj. Kenia ka një sipërfaqe prej 580.367 kilometër katror, gjë që e rreshton në vendin e 47 në botë për nga sipërfaqja. Gjatësia e bregdetit në sajë të daljes në Oqeanin Indian është 536 kilometër. Klima varion nga ajo tropikale në bregdet në klimë të thatë në brendësi. Nga bregdeti i Oqeanit Indian rrafshnaltat vinë duke u ngritur deri në lartësinë mesatare që e ndan Lugina e Madhe e Çarë, ndërsa rrafshnaltat pjellore gjenden në të dyja anët e çarjes, duke filluar nga Liqeni Viktoria drejt Lindjes. Rrafshnaltat malore të Kenias janë ndër zonat më të sukeesshme për prodhimet bujqësore në Afrikë.
Eksplozion demografik
Kenia ka përjetuar një rritje dramatike të popullsisë duke filluar që nga mesi i shekullit 20 për shkak të shkallës së lartë të natalitetit dhe shkallës së ulët të mortalitetit. Pothuajse 40% e kenianëve janë më të rinj se 15 vjeç për shkak të natalitetit të lartë dhe të vazhdueshëm, martesave në moshë të re dhe familjeve të paplanifikuara. Rritja e shpejtë e popullsisë në Kenia e tejngarkon tregun e punës, shërbimet publike, tokën e punueshme dhe burimet natyrore. Megjithëse Kenia në vitin 1967 ishte vendi i parë i Subsaharës që e ndërpreu programin kombëtar të planifikimit familjar, nuk është se pati ndonjë përparim në zvoglimin e shkallës së natalitetit deri në fundin e viteve 90-të kur qeveria u fokusua në luftën për parandalimin e AIDS-it. Puna e qeverisë dhe e bashkësisë ndërkombëtare nxitën përdorimin e kontraceptivëve, duke ulur kësisoj shkallën e fertilitetit (fëmijë për një grua) nga 8 që ishte në fundin e viteve 1970 në më pak se 5 në fundin e viteve 1990. Shkalla e natalitetit është ruajtur në 3 fëmijë për grua në vitin 2022.
Vendi i emigrantëve dhe imigrantëve
Kenia është vendi i emigrantëve dhe migrantëve. Gjatë viteve 1960-1970 kenianët shkonin në Britaninë e Madhe për shkak të faktit se Kenia është anëtare e Commonwelth-it, por meqënëse rregullat britanike për imigrantët u ashpërsuan, ShBA-të, Bashkimi Sovjetik dhe Kanadaja u bënë synime më atraktive për studentët kenianë. Ekonomia keniane në stanjacion dhe problemet politike gjatë viteve 1980-1990 sollën largimin e ekspertëve kenianë që kërkonin punë në Perëndim dhe në Afrikën Jugore. Edhe përkundër kësaj, stabiliteti relativ i Kenias që nga pavarësia e saj në vitin 1963 në raport me disa vende të tjera afrikane, tërhoqi me qindra mijëra refugjatë nga vendet fqinjë që iknin nga konfliktet dhe luftërat. Vitin e kaluar Kenia i ofroi vendqëndim afro 200.000 refugjatëve somalianë.
Ekonomi në rritje.
Ekonomia keniane është ekonomi që rritet me shpejtësi, e orientuar për nga kërkesat e tregut. Si pasojë ajo është ekonomia e tretë më dominante në Afrikën Subsahariane. Kenia është mesatarisht e industralizuar por është më e mira nga rivalët afrikanojugorë. Bëhet fjalë për një shtet me të ardhura mesatare të ulëta por qeveria planifikon ta industrializojë vendin deri në vitin 2030. Valuta e Kenais është shilinga. Ekonomia mbështetet më shumë te bujqësia, pylltaria, peshkimi, minierat, prodhimet e uzinave, energjetika, turizmi dhe shërbimet financiare. Burimet dominuese natyrore janë: kafeja, çaji, lulet, gurët gëlqerorë, kripa, gurët e çmuar, fluoriti, zinku, silikatet e buta, gipsi, kafshët e egra, hidroenergjia. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) nominal në vitin 2022 ishte 128 miliardë USD (vendi i 65 në botë), ndërsa PBB per capita (për frymë) ishte 2.290 USD (vendi i 140 në botë). PBB formohet nga bujqësia (29%), industria (18%) dhe shërbimet (53%). Vitin e kaluar inflacioni ishte 7,9% ndërsa shkalla e papunësisë 5,5%. Borxhi publik është 67% e PBB-së. Kenianët më sumë eksportojnë çaj, lule, kafe, naftë të përpunuar, titan, peshk, çimento, hekur, çelik, vajra eterike dhe plastikë. Partnerët e Kenias në eksport janë Uganda, Pakistani, Holanda, ShBA-të, Britania e Madhe, ndërsa partnerët më të rëndësishëm në import janë Kina, India, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite.
Rëndësia e madhe gjeopolitike e Kenias
Kenia është shteti më i rëndësishëm i Afrikës Lindore në kuptimin gjeopolitik për disa arësye. Arësyeja e parë është se ky vend dallohet për pozitën e tij strategjike. Gjendet në bregun Lindor të Afrikës. Rajoni i Afrikës Lindore karakterizohet nga ndërlikueshmëria dhe dinamizmi i faktorëve politiko-shoqërorë dhe atë të sigurisë, përfshirë edhe varfërinë, terrorizmin dhe piraterinë në det. Afrika Lindore është territor i shteteve dhe i popujve nga më të ndryshmit, është e pasur me burime natyrore, si naftë, gaz, nëpërmjet territorit të saj kalojnë hekurudha të rëndësishme dhe ka disa porte që janë me rëndësi për stabilitetin ekonomik dhe politik të rajonit. Kenia bën pjesë në Bashkësinë Afrikanolindore (EAC) ku bëjnë pjesë edhe Tanzania, Uganda, Ruanda, Burundi, R.D. e Kongos dhe Sudani i Jugut. Porti kryesor i Kenias është Mombasa që përbën njëkohësisht edhe portën kryesore nëpërmjet së cilës Afrika Lindore dhe Qendrore komunikojnë me botën. Për këtë Kenia është nyje kryesore e transportit në Afrikën Lindore. Arësyeja e dytë është ekonomike. Ekonomia keniane është ekonomia më e madhe në Afrikën Lindore dhe Qendrore. Për shkak të mjedisit relativisht stabël politik dhe investues, Kenia është shndëruar në vatër tërheqëse për investimet e huaja. Krahas kësaj, Kenia është e pasur me burime natyrore, përfshirë naftën dhe mineralet.
Arësyeja e tretë është rëndësia politike e vendit. Kenia ka një histori të gjatë bashkëpunimi me ShBA-të dhe Britaninë e Madhe që daton gjatë Luftës së Ftohtë dhe vazhdon edhe në ditët e sotme, kryesisht në luftën kundër terrorizmit islamik. Në vitin 2011, Kenia rreshtoi ushtrinë e saj, Forcat e mbrojtjes së Kenias (KDF) në Somali ku trupat keniane luajtën një rol me rëndësi në luftën kundër grupimeve militante terroriste Al-Shabaab. Arësyeja e katërt e rëndësisë gjeopolitike të Kenias vjen nga ndikimi saj rajonal në Afrikën Lindore dhe në Bririn e Afrikës. Kenia si udhëheqëse e EAC-së në kuptimin e plotë të fjalës drejton integrimin rajonal. Nairobi zyrtar është përfshirë si ndërmjetës në zgjidhjen e konflikteve në vendet fqinjë siç janë Etiopia, Sudani i Jugut dhe R.D e Kongos. Në Bririn e Afrikës, kombinimi i afërsisë gjeografike, lidhjeve ekonomike, prania ushtarake në Somali dhe anëtarësimi në organizatat rajonale siç është Organizmi ndërqeveritar për zhvillim (IGAF- bllok tregtar i përbërë nga tetë shtete afrikane) i kanë dhënë Kenias mundësinë të projektojë një ndikim me rëndësi rajonale. Kenia është një vend shembullor i fuqisë mesatare në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Investime të mëdha kineze.
Për shkak të rëndësisë gjeopolitike, Kenia është shtet i dëshiruar të cilin të gjithë shtetet duan ta kenë partner. Shembull në këtë rast janë fuqitë aziatike Kina dhe Japonia. Pekini dhe Tokio dëshirojnë të bashkëpunojnë në projektet zhvillimore infrastrukturore në Kenia dhe këmbëngulin për të siguruar akses në burimet natyrore. Përshembull, projektet zhvillimore infrastrukturore u ofrojnë shteteve të huaja të kenë ndikim në rajon dhe kësisoj të zvoglojnë ndikimin e rivalëve. Në dy dhjetëvjeçarët e fundit investime të mëdha kineze në formë kredish për projekte infrastrukturore e kanë bërë Pekinin financuesin më të madh të Kenias dhe Afrikës Lindore në tërësi. Në vitin 2017, kinezët ndërtuan hekurudhën Nairobi-Mombasa me 578 kilometër gjatësi dhe me vlerë 3,6 miliardë dollarë. Ky është projekti më i madh infrastrukturor që nga koha e pavarësimit të Kenias. Kjo hekurudhë do të lidhë Ugandën, Ruandën, Burundin, R.D. të Kongos, Sudanin e Jugut dhe Etiopinë me portin Mombasa në mënyrë që ky port të mund të kryejë funksionin e tij si portë hyrëse e Kinës (dhe të shteteve tjera të interesuara) në Oqeanin Indian për Lindore. Në ndërtimin e kësaj hekurudhe morën pjesë 25 mijë punëtorë kenianë.
Kompania kineze CCCC po ndërton portin kenian Lama. Kinezët kanë ndëertuar edhe autostradën Nairobi Expressway me gjatësi 64 kilometër me një çmim prej 764 milionë dollarë si dhe projekte të tjera në përputhje me projetin “Vizioni kenian 2030”- plan zhvillimor i paraqitur në vitin 2008 i cili synon që Kenian ta shndërrojë në një vend i të ardhurave mesatare dhe të rrisë cilësinë e përgjithshme të jetës deri në vitin 2030. Financimi dhe ndërtimi i projekteve të mëdha si puna e rrugëve dhe hekurudhave në Kenia nga ana e Pekinit, është pjesë e përpjekjeve kineze në kuadër të iniciativës “Rruga e re e mëndafshit” që është projekti më i madh infrastukturor nëpërmjet të cilit kinezët synojnë dominim global. Është e pritshme se kjo ka sjellë shqetësimin e shteteve të QUAD-it (në mënyrë të veçantë Japonisë) mbi humbjen e ndikimit në Kenia dhe në mbarë Afrikën Lindore. Edhe japonezët, nëpërmjet projekteve të tyre duan të projektojnë ndikimin e tyre
Investime japoneze
Kenianët kanë vendosur të mos luajnë vetëm me kartën kineze dhe për këtë në Kenia kanë bërë investime të mëdha edhe shtetet të tjera, në mënyrë të veçantë Japonia. Sipas studimeve japoneze, Kenia është destinacioni më tërheqës për sipërmarrjet japoneze që duan të investojnë në Afrkë dhe se është para Afrikës së Jugut dhe Nigerisë. Kenia është atraktive për japonezët sepse është nyje transporti e Lindjes së Afrikës dhe vend i cili e ka më se të nevojshëm zhvillimin e infrastrukturës, zotëron një potancial të madh energjie gjeotermale, ka industri automobilistike në rritje e sipër. Agjensia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JICA) dhe partnerë të tjerë janë të angazhuar nga ana e kenianëve për projektimin e ndërtimin e veprimtarive operative në pikat hyrëse kufitare në Kenia në mënyrë që të lehtësohet tregtia dhe udhëtimet duke ulur kohën e qëndrimit nëpër pikat kufitare. Japonia gjithashtu luan një rol kyç në zgjerimin e portit të Mombasës dhe ndërtimin e financimin e zonës speciale ekonomike Dongo Kundu. Ky projekt është pjesë e planit për industralizimin.
Kenia nuk është shtet vasal kinez
Ekziston percpetimi se ndikimi politik i Kinës në Afrikën Lindore dhe Kenia është i padiskutueshëm kryesisht për shkak të Iniciativës Rruga e re e mëndafshit e cila duhet shumë mbresëlënëse. Megjithatë, në ralitet, fuqia dhe ndikimi i Kinës në rajon varet nga faktorëtë ndryshëm sikurse është fuqia investuese, prania e mediave, teknologjia dhe ajo që quhet fuqi e butë. Fuqia politike është tejet larg nga ajo ekonomike. Në zonën e Indo-Pacifikut perëndimor, ndikimi i Kinës nuk është në atë shkallë që pritet. Shtetet afrikanojugore si puna e Kenias, Ugandës dhe Tanzasnisë vërtetë mbajnë marrëdhënie të mira me Kinën por duan të shpërndajnë njëtrajtëshëm partneritetin me fuqitë e mëdha, Nganjëherë projektet kinzeze janë refuzuar sepse janë shpallur shfrytëzues ndaj vendeve ku pritej të zbatoheshin. Në mënyrë që të largohen nga Kina, kohët e fundit, administrata e presidentit Rutta është kthyer më shumë për nga ShBA-të, Britania e Madhe dhe vendet e tjera perëndimore. Vizita e Ruttos në Uashington për të marrë pjesë në samitin amerikano-afrikan në muajin dhjetor të vitit 2022 është tregues i forcimit të marrëdhënieve që ishin dobësuar gjatë kohës së administratës Tramp.
Kenia – fuqi e mesme e Afrikës dhe Indo-Pacifikut
Për shkak të interesave kineze, japoneze, amerikane dhe interesa të shteteve të tjera, Afrika Lindore po bëhet një rajon ku fuqitë e mëdha garojnë për dominim të Detit Kinez të Jugut dhe Gjirit Persik. Udhëheqja shtetërore keniane është e vetëdijshme të rëndësinë gjeopolitike të vendit të saj gjë të cilën e kanë në kohën e tij ish presidenti Uhuru Kenyatta dhe president i tanishëm William Rutt. Elitat politike keniane shqetësohen për tre probleme kryesore: militarizimi i Bririt të Afrikës, sfidat e piraterisë në det dhe kriminalitetit transnacional dhe ndikimi negativ i ndotjes së detit. Politikanët kenianë theksojnë se vendi i tyre këmbëngul të përfitojnë nga kjo pozitë gjeostrategjike – dyert e Afrikës Lindore. Kenia si anëtare me rëndësi e Organizatës së Bashkimit të shteteve që lagen nga Oqeani Indian (IORA) e shfrytëzon këtë platformë për zgjidhjen e problemeve si peshkimi ilagal dhe pirateria në Oqeanin Indian. Presidenti Kenyatta në vitin 2013 pohonte se prosperiteti i Kenias është i lidhur ngushtë me basenin e Oqeanit Indian. “Duhet të kemi mundësi ekonomike ta shfrytëzojmë (Oqeanin Indian. Shën. autorit) dhe të punojmë për këtë në mënyrë që ai të jetë stabël dhe i përshtatshëm për tregti. Ky është prioriteti i interesave tona kombëtare për këtë gjeneratë dhe gjeneratat e ardshme”.
Lëvizjet e Kenias tregojnë se Nairobi bën një politikë të pavarur e cila nuk varet nga raportet e fuqive të mëdha. Kenianët refuzojnë me këmbëngulje për tu rreshtuar në ndonjëfarë kampi qoftë ky Perëndimi (ShBA, BE) apo Lindor (Rusia, Kina) dhe përfaqësojnë një politikë tyë jashtme të pavarur që është e orientuar për nga rajoni Indo-Pacifik. Kenia lëkundët mes poleve të ndryshme gjeoolitike dhe me këtë rast u dërgon të huajve mesazhin: “jemi të hapur për biznes por vetëm atë që është i mirë për interesat tona”.
Një politikë e tillë është më e mira, sepse të jesh satelit i Kinës apo Amerikës nuk është vendim i mençur në epokën e multipolarizmit. Kohët e fundit në Kenia po zhvillohen protesta të dhunshme për shkak të taksave të larta dhe shpenzime të larta të jetës por gjithsesi kjo nuk e pengon zhvillimin kombëtar.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.neës/analize/m-seric-kenija-regionalna-sila-afrike-i-indo-pacifika/