Snjezhana Paviç[i]
Tajvani është në gjendje gatishmërie pasiqë Pakini, pa paralajmërim, ka stacionuar një numur të madh anijesh ushtarake dhe civile në Ngushticën e Tajvanit dhe rreth tij, duke bërë kësisoj të rriten tensionet për shkak të mbëshetetjes amerikane për ishullin ,të cilin pushteti në Pekin e konsideron pjesë të territorit kinez.
Tajvani të martën deklaroi se Kina po kryen operacionin më të madh detar në pothuajse 30 vitet e fundit. Pothuajse 90 anije kineze janë stacionuar në një zonë të gjërë që shtrihet nga ishujt jugorë japonezë deri në Detin e Kinës jugore. Numuri i anijeve që ka dërguar pushteti në Pekin të bën të mendosh se Kina jo vetëm që synon të marrë kontrollin mbi Tajvanin por edhe të mund të pengojë aleatët amerikanë si Japonia dhe Filipinet që të ngrihen në mbrojtje të Tajvanit, deklarohet në Tajpeh-kryeqyteti i Tajvanit.
Hakmarrje për shkak të vizitës në Amerikë
Tajvani është në gjendje gatishmërie që të hënën, nënvizon CNN, sepse pritej që Kina do të fillonte manovrat në mënyrë që të shprehte zemërimin për shkak të turneut të presidentit tajvanez Lai Ching-tea nëpër Pacifik, i cili përfundoi të preten e javës së kaluar. Presidenti tajvanez mes tjerash vizitoi edhe ishujt Havaj dhe territorin amerikan Guam. Kjo është vizita e tij e parë në territorin amerikan pas inaugurimit të tij në detyrë në muajin maj dhe pas miratimit të paketës së re të ndihmave ushtarake amerikane për Tajvanin.
Tajvani është i shqetësuar për shkak të rritjes së pranisë së anijeve ushtarake dhe civile kineze në Ngushticën e Tajvanit dhe në Pacifikun Perëndimor. Numuri i anijeve është vërtetë frikësues, u tha gazetarëve gjenerali Hsieh Jih-sheng nga ministria e mbrojtjes, sikurse informon The New York Times (NYT). Sipas zëdhënësit të Ministrisë Sung Li-fang, ky është operacioni më i madh kinez që në vitin 1996. Krahas operacioneve detare janë forcuar edhe ata ajrore. Ministria tajvaneze e mbrojtjes deklaroi të mërkurën se në 24 orët e fundit janë rregjistruar 53 avionë ushtarakë që fluturonin rreth Tajvanit, si dhe 11 anije luftarake dhe tetë anije të rojeve bregdetare.
Kina paraprakisht nuk ka paralajmëruar kurrfarë manovrash ushtarake detare, por me kalimin e ditëve janë shtuar hamendësimet se Kina do të inicojë lojëra luftarake si hakmarrje në shenjë proteste të vizitës së Lai Ching-teas në Havaje dhe në territorin amerikan, nënvizon NYT.
Mesazh i qartë për Trampin
Të mërkurën nga Pekini informuan se janë duke ndërmarrë “masat e duhura” për mbrojtjen e sovranitetit mbi Tajvanin, transmetoi agjensia Rojters. Sipoas lajmit, ndërmarrin masa për mbrojtjen e sovranitetit dhe nuk do të tolerojnë aktivitete separatiste. Nga Tajvani, para këtyre lajmeve, në mediat perëndimore është komentuar se manovra e befasishme e Kinës ka si qëllim t’i përcillet një mesazh politik administratës në ardhje e sipër të presidentit amerikan të sapozgjedhur të ShBA-ve Donald Tramp.
-Nuk do të lejojmë në mënyrë absolute që gjërat të kalojnë pa kontroll. Marrim masat e nevojshme për mbrojtje të vendosur të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit – i’u përgjigj Zhu Fenglian, zëdhënësja e Zyrës kineze për Tajvanin, pyetjes mbi akititetet e rritura ushtarake. Qeveria kineze ka qënë “shumë e kujdesshme ndaj prirjes së marrëveshjeve të forcave separatiste tajvanzeze me fuqitë e jashtme”, tha zëdhënësja në brifingun e rregullt për gazetarët në Pekin. Kina tashmë ka realizuar dy manovra ushtarake që nga dita e inaugurimit të presdientti Laj në muajin maj të këtij viti. Manovra e fundit ishte në muajin tetor.
Ndërsa Tajvani paralajmëron se po përballet me kërcënimin më të madh kinez në pothuajse tridhjetë vitete e fundit, zyrtari ushtarak amerikan deklaroi për Rojtersin se forcat detare kineze në Detin Lindor kinez dhe në Detin Jugor kinez për hir të së vërtetës janë rritur, por nuk është se kanë shumë ndryshim me manovrat e mëdha ushtarake në të kaluarën.
Tajpei thotë se Kina zbaton ndaj tyre strategjinë e shkopit dhe kulaçit sepse që javën e ardhshme në Tajpeh do të vijë për vizitë një prej nënkryetarëve të bashkisë së Shangait.
Manovra kineze mund të jetë njëfarë sinjali për administratën në ardhje e sipër të Trampit së cilës do t’i duhet të tregojë sesi do ta përballojë çështjen e Tajvanit. Presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp i ka bërë thirrje Tajvanit të rrisë shpenzimet ushtarake dhe është shprehur se dominon në prodhimin e gjysëmpërcjellësve. Ndërsa ishte në Havaj, Laj është takuar edhe me guvernatorin e Havait Josh Green. Gjithashtu ka patur një bisedë telefonike prej njëzet minutash me Nency Pelosin ish kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan. Sipas zëdhënëses së presidentit tajvanez Laj, temat e bisedës kanë qënë kërcënimi në rritje i Kinës dhe industria tajvaneze e gjysëmpërcjellësve. Laj ka vizituar pastaj edhe ishujt Marshall, Tuvalin dhe Palaun, tre shtetet të Pacifikut që janë mes dhjetë shteteve që mbajnë marrëdhënie diplomatike me Tajpehun
Tajvani është ndoshta tema më e madhe e ndarjeve në raportet mes Kinës dhe ShBA-ve. Lideri kinez Xi Jinping “ribashkimin” me ishulli e ka quajtur “të pavitueshëm” dhe ka deklaruar se Kina do të përdorë edhe forcën për këtë qëllim nëse do të jetë nevoja. Uashingtoni nga ana tjetër i përmbahet Ligjit për Marrëdhëniet me Tajvanin të vitit 1979, i cili detyron ShBA-të të sigurojë që Tajvani të jetë në gjendje të mbrohet.
Marrëdhëniet jozyrtare të Uashingtonit dhe Tajpehut, Kina i konsideron shkelje të sovranitetit, Në shenjë proteste për shkak të vendimit të muajit të kaluar që Tajvani të ndihmohet edhe me 387 milionë dollarë, Kina javën e kaluar vendosi sanksione për më shumë se dhjetë sipërmarrje ushtarake amerikan dhe disa menaxherë të tyre. Nëpërmjet blerjes së armëve nuk mund të blihet siguria, ndërsa “shumat për mbrojtjen” nuk mund të garantojnë pavarësinë e Tajvanit, tha para pak kohësh zëdhënësi i Zyrës kineze për çështjet e Tajvanit Chen Binhua.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.jutarnji.hr/vijesti/svijet/kina-oko-tajvana-rasporedila-najvecu-flotu-u-posljednjih-30-godina-prijeti-ozbiljna-eskalacija-ovo-je-osveta-i-jasna-poruka-15531909?cx_linkref=jl_home_g1