Kryeministri Edi Rama ka siguruar një milion doza nga vaksina kineze pas vizitës së tij në Turqi. Dërgesa e parë përmban mbi 100 mijë doza ndërsa të tjerat pritet të vijnë brenda pak ditëve
Pas vaksinimit të mësuesve, pedagogëve, bluzave të bardha pritet të fillojë edhe vaksinimi i të gjithë të moshuarve, efektivët e policisë dhe gazetarët e terrenit.
Qeveria shqiptare ka siguruar një milion doza vaksinash kineze Sinovac kundër COVID-19, duke negociuar me një kompani turke të autorizuar për distribuimin e tyre.
Nga kontrata e nënshkruar sot në Stamboll parashikohet që fillimisht të blihen vetëm gjysma e kësaj ngarkese, pra 500 mijë doza, të cilat pritet të vijnë gjatë dy muajve të ardhshme.
Lajmi u njoftua nga kryeministri Edi Rama në Facebook, i cili ishte sot bashkë me ministrat Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu në Stamboll për të përmbyllur marrëveshjen me kompaninë “Keymen Ilaç Sanayive Ticaret”.
Duke përcjellë pamjet nga aeroporti i Stambollit ku po bëhej ngarkimi i një sasie vaksinash, Rama theksoi në Facebook se në kthim qeveria do të sjellë 192 mijë dozat e para të marrëveshjes.
Detajet e kontratës me kompaninë turke, si çmimi dhe përgjegjësitë e palëve mbeten të paqarta. Por kryeministri Rama pritet të mbajë një konferencë për shtyp në kthimin nga Turqia.
Kujtojmë se 3 ditë më parë, “10,000 doza të vaksinës Sputnik, mbërriten në Shqipëri si një donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe,
Duket se Kryeministri Rama pas deklaratave të tij të mëparshme ku refuzonte në mënyre kategorike marrjen e vaksinanve kineze dhe ruse, tashme po shmang dhe vete përfaqësite diplomatike të këtyre vendeve , duke evituar kontaktet e drejtpërdrejta me Rusinë dhe Kinën , por duke i marrë këto vaksina nëpermjet palëve të tjera si Turqia për vaksinat kineze dhe Emiratet e Bashkuara për vaksinen ruse.
Sigurisht marrëveshja është e mbrojtuar nën titullin” sekret tregtar”.