Dy nga vlerat e moçme morale të shqiptarit “Besa “ dhe “Shtëpia e Zotit dhe e Mikut”, u nëpërkëmbën mbrëmë në një kanal televiziv ku i ftuar ishte Kryeministri, si i “Zoti” i kësaj shtëpie të madhe të shqiptarëve.
Kryeministri Rama u pre në “besë” mbrëme (15.10)nga malësori Berisha dhe i ”zoti i shtëpisë”, drejtuesi i emisonit të “Opinion” Blendi Fevziu.
E cilësoj Malësor ish-kryeministrin Berisha, jo vetëm për shkak të origjinës së tij por mbi të gjitha se Veriu i Shqipërisë ka trashëguar brez pas brezi Kodin e Parë të shqiptarëve” Kanunin ”. Pavarësisht mënyres se si është interpretuar Kanuni, aty shprehet qartë dhenia e Besës si vlerë e pakontestueshme e shqiptarëve.
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” duket që ka patur një sfidë të madhe me gazetatët, ndaj të cilëve për hirë të së vërtetës pati një sjellje arrogante duke kaluar çdo normë te etikes zyrtare që duhet të ketë një Kryeministër.Por ajo që la shije të hidhur fatkeqësisht nga drejtuesi i emisonit , gazetari Blendi Fevziu ,duke respektuar të drejtën e përcjelljes së një mesazhi nga ish-kryeministri Berisha, padashur shkeli etiken gazetarske por dhe morale duke u bërë “ lajms” i një mesazhi fyes për Kryeminsitrin Rama duke i përmendur nënën e ndjerë.
Pasi Fevziu i tha se sot ish-kreu i qeverisë ka sot ditëlindjen, Kryeminisitri Rama e uroi per ditelindjen Z. Berisha edhe pse ne menyrene tij .“Doktor, të uroj të kesh 100 dhe plus sa të duash dhe ti për nipat për mbesat për stërmbesat, po Për këtë pjesë je histori, lëre historinë të flasë për ty, se kur historia flet nga puseta me mrroklla dixhitale thjesht dhe vetëm turpëron veten. Doktor nuk ke moshë më të vazhdosh të turpërohesh. Edhe 100 e sa të duash ti, me jetë e shëndet familjarisht, por Shqipërinë lëre rehat, njerëzit lëri rehat , mbylle pustën edhe fli gjumë doktor fli gjumë,” tha Rama.
Edhe pas këtij mesazhi urimi live të Ramës për Berishen, Blendi Fevziu nuk arriti ta kurseje mesazhin(mund të refuzonte ta lexonte meqe Rama ishte i ftuari i tij) që tashmë kishte në inbox nga ish-kryeministri , ku i përmendte nënën e ndjerë. “Berisha më thotë ka marrë fund fare, flet për Anetën si Enveri për Anenë,” i lexoi Fevziu mesazhin e Berishës.
Në këto momente duket që Rama mbeti pafjale dhe i kthehet Fevziut: “Ca lidhje kishte kjo, ça mund t’i thuash atij kur flet për nënën time të ndjerë, ai është një kokrra e mjerimit, dhe ti që e lexon këtu ai që thotë për nënën time, ai është kokrra e mjerimit,” tha Rama. Rama: Hape dhe këtu pusetën ta nxjerrë kokën Saliu këtu edhe lëpija kokën ti atij dhe ta lëpij edhe ai ty bëni ça të doni. Nxirrni edhe Lulin bashkë, varja. Nuk mund ajo kokërr e mjerimit të flasë për nënën time.
Pa fjalë mbetëm të gjithë ne si gazetare e teleshikues për këtë “prerje në bese” , duke përmendur një Nënë tashme të ndjere.
Kjo tregon se sa e paskrupullt dhe e pamoralshme është politika, ku etja për pushtet të delendis jo vetem mes të gjallëve por dhe të vdekurve duke shkelur çdo normë a vlerë shoqërore e njerëzore./d.m
© Argumentum