Editorial
Zgjedhjet presidenciale amerikane të mbajtuara në Nëntor të 2020 u mbyllen me 306 vota elektorale për Joe Biden dhe 75 milion vota popullore, shifra më e lartë e demokratëve e të gjithë kohrave! Joe Biden është Presidenti i 46 i SHBA-ve, ndërsa Kamala Harris, e para grua zv.presidente me prejardhje afro-aziatike!
E ndërsa më 6 Janar të 2021 do të bëhej çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, qindra mbështetës dhe protestues vërshuan drejt Capitol Hill me pankarta “Stop Vjedhjes”.
Skenat kaotike që shtangen mijëra njerëz në mbarë botën erdhën pasi Presidenti Trump iu drejtua mbështetësve pranë Shtëpisë së Bardhë, duke përsëritur pretendimet e tij se zgjedhjet e 3 nëntorit u vodhën me manipulime në shkallë të gjerë.
Megjithate pas 6 orësh kaos, disa të plagosur dhe 5 viktima Kongresi amerikan konfirmoi fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Presidenti Donald Trump, tha se “do të ketë një kalim të rregullt pushteti më 20 janar “, ditë kur bëhet dhe inagurimi i Presidentit te 46 amerikan, ndonëse nuk pajtohej me rezultatin.
Protesta dhe okupimi i Capitol Hill nga mbështetësit e Trump u cilësua si sulm ndaj Demokracisë dhe u dënua nga të gjithë liderit nëpër botë.…pavarësisht se Demokracia do të harrohet kur platformat më të mëdha digjitale të komunikimit, do ti hiqnin të drejtën e shprehjes vetë Presidentit Trump. A quhet dhe ky akt dhunim i Demokracisë?
Sot 48 orë para inagurimit e presidentit e ri amerikan, Capitol Hill duket si një bazë ushtarake, duke përcjellë frikë, ankth, pasiguri, terr informativ për qytetarët amerikanë dhe për çdo qytetar tjetër anembanë botës ku sytë i kanë tek Demokracia Perëndimore, pishtarin e së cilës e ka mbajtur deri tani Amerika.
Ishte e pritshme që Inagurimi i Joe Biden si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara do të duket shumë ndryshe nga ato të paraardhësve të tij, duke pasur parasysh pandeminë e vazhdueshme të koronavirusit, por pas 6 janarit, më shumë se sa përgatitjet për inagurim të presidentit duket si një demonstrim force në një shesh beteje ku nuk dihet as se kush është “armiku” dhe as se si do të përfundoje.
Pentagoni ka autorizuar 25,000 anëtarë të Gardës Kombëtare për të ndihmuar në sigurimin e Uashingtonit, DC, për Ditën e Përurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Kjo është përveç mijëra Shërbimeve Sekrete të SHBA, Policia e Kapitolit dhe policia DC që do të jenë në fuqi për ngjarjen.
Kjo është një prani masive e sigurisë. Madje mediat amerikane citojnë se kjo është rreth gjysma e numrit të plotë të trupave amerikane të stacionuara aktualisht në Japoni. “Rritja” e trupave shtesë të SHBA-së në Afganistan në fund të vitit 2009 përbëhej nga 30,000 trupa.
Dhe deri më tani, askush – nga Shërbimi Sekret i SHBA në FBI të vetë Garda Kombëtare – nuk ka dhënë një arsye të qartë pse një forcë kaq e madhe është e nevojshme për të siguruar Capital Hill.
Javen e kaluar në një konferencë shtypi Matt Miller, agjent i ngarkuar me zyrën në terren të Shërbimit Sekret në Uashington, u tha gazetarëve, “Ne nuk mund të lejojmë një përsëritje” të llojit të dhunës të parë në kryengritjen e Kapitolit të SHBA javën e kaluar.
Por a është e nevojshme të vendoset një bazë e tillë ushtarake kundër vetë qyetarëve amerikane?
Kujtojmë se ndryshe nga administrata e mëparshme, e cila vendosi forcat amerikane në disa rajone të botës gjatë tetë viteve, Trump vendosi të zvogëlojë gradualisht praninë ushtarake të SHBA rreth globit.
“Amerika e Para” … Në 4 vite si në politiken e jashtme dhe atë të brendshme Trump kishte një slogan “America First”
Nuk tentoi të sillte “Demokracinë” në vende të tjera sikundër kishin bërë paraardhësit e tij por u mundua të bëje Amerikën e madhe duke u përqëndruar te zhvillimi ekonomik i saj.
Ndonëse me karakterin e tij të paparashikueshëm pritej që së paku Presidenti Trump dhe SHBA-të të hynin në luftë me Korenë e Veriut por Trump dhr Kim Jong Un përfunduan duke i dërguar letra kortezie njëri-tjetrit si asnjëherë më parë. Në një moment, Trump tha se ai dhe Kim “ranë në dashuri”.
E pra në politikën e tij të jashtme nuk kishte luftë…për herë të parë ushtaret amerikane qëndruan të qetë në kazermat e tyre deri në Janarin e 2021.
Madje duke qenë se nuk ishte aspak njeriu i luftës disa muaj para zgjedhjeve presidenciale, ai vendosi përgjysmimin e trupave ushtarake në Gjermani .
Sot vetëm pak orë nga inagurimi i presidentit të 46-të të Amerikës, duket që trupat e ushtrisë Amerikane kanë nisur “stërvitjen, si një sinjal që Amerika është rikthyer. Prova e tyre e parë është 20 Janari pasi për herë të parë Amerika do ballafaqohet me vetën e saj!/m.d
© Argumentum