Zoran Meter Gjeopolitika [i]
Raporti i fundit i projektit Cost of War (Çmimi i luftës) shih: https://theintercept.com/2021/09/01/war-on-terror-deaths-cost/ ofron vlerësime marramendëse për shpenzimet njerzore dhe financiare të “luftërave të përjetshme” të zhvilluara nga ana e Shteteve të Bashkuara në mbarë botën, por pa asnjë efekt të qënësishëm në fund të “balladës”. Për më shumë në skenë ka dalë edhe organizata e re dhe më e fuqishme “Shteti islamik” e cila para njëzet vitesh, kur filloi lufta globale kundër terrorizmit, as që ekzistonte
Në këtë artikull nënvizohet se lufta globale kundër terrorizmit e udhëhequr nga ShBA-të, e filluar para dy dhjetëvjeçarësh, mori afro një milionë jetë njerëzish dhe kushtoi më shumë se tetë bilionë (8 mijë miliardë) dollarë. Këta numura të pabesueshëm dalin nga raporti i rëndësishëm, të cilin me datë 15 shtator e publikoi projekti “Cost of War” i universitetit Brown, qëllimi i të cilit është të dokumentojë ndikimin në ekonomi dhe në jetën e njerëzve të operacioneve ushtarake të zhvilluara që nga 11 shtatori 2001. Raporti përfshin luftërat dhe viktimat e luftërave në Irak, Siri, Afganistan, Pakistan, Somali dhe në rajonet e tjera në të cilët kanë operuar ShBA-të. Ai ofron raportin më të detajuar publik mbi ndikimin e konflikteve të pakufizuara të ShBA-ve në Lindjen e Afërt, Azinë Qeëndrore dhe në Afrikë, të cilët zakonisht quhen “luftëra të përjetshme”.
Por, nënvizohet në këtë artikull, madje edhe shpenzimet marramendëse të luftës kundër terrorizmit zbehen në krahasim me ndikimin direkt humanitar, i cili matet me numurin e njerëzve të vrarë, të plagosur dhe të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Vlerësimet më të reja nga projekti Cost of War flasin për gjithsejt 897.000 deri në 929.000 të vrarë. Nga të vrarët, 387.000 janë civilë, 207.000 pjestarë të policive dhe ushtrive fetare dhe nacionale, dhe 301.000 janë luftëtarë opozitarë që janë vrarë nga forcat e koalicionit të udhëhequra nga ShBA-të dhe aleatët e tyre. Raporti përmend gjithashtu se në këto luftëra janë vrarë 15.000 ushtarë amerikanë dhe persona civilë të angazhuar me kontratë, po ashtu edhe një numur i ngjashëm nga forcat aleate perëndimore të përfshira në konflikt, si dhe disa qindra gazetarë dhe veprimtarë humanitarë.
Sipas studimeve të deritanishme të projektit, numuri i rastve të vdekjeve nga dhuna vlerësohet në disa qindra. Janë vrarë më shumë se një milionë njerëz direkt apo indirekt vetëm në luftimet në Irak, Afganistan dhe në Pakistan. Përcaktimi i numurit të rasteve të vdekjeve ndërlikohet edhe nga refuzimi i ushtrisë amerikane për të ndjekur numurin e viktimave gjatë operacioneve të tyre, si dhe nga largësia e rajoneve të konfliktit, nënvizohet në tekstin në fjalë.
Si edhe në studimet paraardhëse, numuri i rastve të vdekjeve përfshin vetëm rastet e vdekjeve të shkaktuara nga veprimi direkt i luftës kundër terrorizmit, ndërsa vdekjet indirekte, ato të shkaktuara nga humbja e aksesit për ushqime, ujë, asgjësim të infrastrukturës apo sëmundje si pasojë e luftimeve mbetet pas kulisave.
Hetimi i paradokohëshëm i faqes ushtarake Connecting Vets përfshinte edhe video rregjistrimet që kishin “rrjedhur” si dhe raportet mbi fushatat e avionëve pa pilot në vitin 2019 në provincën afganistanase Helmand. Ish operatorë të avionëve pa pilot kanë deklaruar se atyre u ishte dhënë dritë jeshile për të vrarë çdo banor të kësaj krahine të rrezikshme që shihej se mbante në dorë radiomarrëse apo parzmore pune. Për një sërë zyrtarësh të lartë amerikanë të cilët komandojnë avionët pa pilot, duke qënë të frustruar nga pamundësia e arritjes së fitores strategjike, madje edhe kushte më të përshtatshme për bisedime me talibanët, “kriteri i suksesit ishte numuri i njerëzve të vrarë”, nënvizohet në këtë hetim.
Raporti mbi çmimin e luftës nënvizon se konkluzionet mbi vdekjen janë konservative dhe se shumë të tilla edhe nuk janë përllogaritur. Megjithëse mund të thuhet se afro një milionë njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftës kundër terrorizmit, madje edhe ky numur marramendës, thotë një prej drejtuesve të projektit “me siguri nënvlerëson viktimat reale të këtyre luftërave”.
Shpenzime ekonomike
Shpenzimet financiare të qeverisë amerikanë kapin shifrën 2,3 bilionë (2,3 mijë milardë) në operacionet luftarake në Afganistan dhe Pakistan, 2,1 bilionë në Irak dhe në Siri dhe 355 miljardë në Somali dhe rajonet e tjera të Afrikës. Shto këtu edhe 1,1 bilionë dollarë të shpenzuara në masat brenda territorit të ShBA-ve për sigurinë që nga viti 2001, gjë jep si shumë se shpenzimet direkte për luftën kundër terrorizmit brenda dhe jashtë vendit arrijnë shifën astronomike në 5,8 bilionë dollarë.
Por kjo nuk është e gjitha. Me dhjetra mijëra amerikanë janë kthyer nga luftërat në shtëpitë e tyre të plagosur dhe të sakatuar, duke i bërë ata kësisoj persona të varur përjetësisht nga qeveria federale. Shpenzimet e invaliditetit dhe kujdesit mjeksor për këta veteranë ndoshta mund të kalojnë shifrën 2,2 bilionë dollarë deri në vitin 2050, gjë e cila bën që fatura e përgjithshme për këto “luftëra të përjetëshme” të kapë shifën 8 bilionë dollarë.
Më tej në tekst nënvizohet se shpenzimet financiare astronomike të luftës globale kundër terrorizmit do të zemërojnë shumë veta, jo për shkak të rezultateve të dobëta, por për shkak të mospërputhjes mes shpenzimeve të vërteta të luftës me premtimet fillestare të zyrtarëve amerikanë. Një prej këtyre shembujve është lufta në Irak. Në muajin shtator 2002, ish këshilltari kryesor ekonomik i presidentit Xhorxh W. Bush, Laurenc Lindsej, vlerësonte se “kufiri i sipërm” për invazionin dhe pushtimin e Irakut mund të ishte mes 100 dhe 200 miljardë dollarë. Më vonë, po atë vit, drejtori i Zyrës për administrim dhe llogari i presidencës, Miç Daniels, paraqiti një vlerësim akoma më konservativ duke thënë se shpenzimet e luftës vështirë se mund ta kalonin shifrën 50-60 milardë dollarë.
Milionë jetë të humbura dhe bilionë dollarë të hedhura në plehra- kush fitoi?
Ngjarjet e errëta që po zhvillohen aktualisht vënë në dukje faktin se situata ka dalë nga kontrolli. Përgjegjësinë për sulmin e para pak kohëve në aeroportin e Kabulit, ku u vranë dhjetë ushtarë amerikanë dhe rreth 170 afganistanas, e mori mbi vete dega lokale e organizatës terroriste “Shteti Islamik”, e cila as që ekzistonte në fillim të luftës globale kundër terrorizmit, sepse ka lindur në kaosin që krijoi pushtimi amerikan, nënvizohet në tekst.
“Çfarë arritëm në të vërtetë në 20 vite luftë pas 11 shtatorit? Milionë viktima dhe biliona dollarë, e në fund- kush fitoi? Kush humbi dhe me çfarë çmimi?”-pyet Stefani Savelli, bashkëdrejtuese e projektit “Çmimi i luftës”.
Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/vijesti/tko-je-kriv-americki-globalni-rat-s-terorizmom-odnio-oko-milijun-zivota-i-8-bilijuna-dolara-bez-rezultata/