Zoran Meter[i]
Kështu punon diplomacia e lartë pas dyreve të mbyllura fort, kur gjithçka duket se është e humbur! Megjithëse ajo e “humbura”, që të kuptohemi që në fillim – ende ekziston si kërcënim real.
Fillojmë me radhë dhe të shohim përse bëhet fjalë këtu, çfarë lojërash po luhen dhe çfarë është vënë në lojë.
Gjithçka nisi me ardhjen e Trumpit në pushtet
Jo shumë kohë më parë, në muajin janar të këtij viti, në prag të inaugurimit të Donald Trumpit, në Moskë shkoi presidenti iranian Masoud Pezeshkian i cili me kolegun rus Vladimir Putin, pas bisedimesh shumëvjeçare dhe cfilitëse të të dyja palëve, atëbotë përfundimisht u ra dakord për marrëveshjen afatgjatë të bashkëpunimit me dy shteteve fqinjë që ndajnë sëbashku detin Kaspik.
Të martën me 8 prill, dhoma e ulët e parlamentit rus – Duma, ratifikoi njëzëri marrëveshjen në fjalë, duke e bërë një gjë të tillë edhe para një lëvizjeve të tillë të parlamentit iranian (Mexhlis). Për më shumë këtë e bëri në kulmin e tensioneve mes ShBA-ve dhe Iranit në lidhje me programin bërthamor iranian dhe ditën e vizitës në Uashington të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në të cilin tema iranaine ishte një prej temave kryesore në bisedimin me presidentin Donald Trump – gjë që është sinjal i qartë i Moskës se nuk dëshiron të heqë dorë nga bashkëpunimi me Iranin dhe se në këtë qëndrim ka edhe mbështetjen e Kinës e cila dëshiron të njëjtën gjë duke patur parasysh se Pekini që para disa vitesh ka nënshkruar marrëveshjen 20-vjeçare mbi bashkëpunimin strategjik me këtë shtet të Lindjes së Mesme nga i cili Kina merr sasi të konsiderueshme nafte.
Ndërsa Trumpi akoma, sëpaku në dukje, preferon më shumë zgjidhjen paqesore në konfliktin me Teheranin, Netanjahu, gjithashtu sëpaku në dukje, këmbëngul për goditje luftarake kundër paijsjeve bërthamore iraniane si obsioni optimal sipas tij, ndërsa në atë dëshirën maksimaliste dëshiron edhe ndryshimin e rregjimit teokratik në Teheran.
Paralelisht me ratifikimin e larpërmendur në Dumën ruse, në Moskë është mbajtur takimi i përfaqësuesve rusë, kinezë dhe iranianë me temë përcaktimin e qëndrimit të përbashkët në lidhje me problematikën bërthamore iraniane dhe zgjidhjen e saj. Të tre vendet janë formalisht partnerë strategjikë dhe bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë në sferën e mbrojtjes.
Kujtoj gjithshtu se përfaqësuesit e Iranit, Kinës dhe Rusisë, për të njëjtën çështje janë takuar edhe para afro një muaji – më 14 mars në Pekin.
Para disa ditësh ministria ruse e punëve të jashtme deklaroi se është kategorikisht kundër sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite kundër Iranit dhe se është e nevojshme të gjendet zgjidhja përkatëse e të gjithë problemeve.
Takimi amerikano-iranian në Oman
Pak a shumë në të njëjtën kohë kur u zhvilluan ngjarjet e mësipërme në Moskë, erdhi lajmi se të shtunën e ardhshme në Oman do të mbahet takimi i parë i delegacioneve amerikane dhe iraniane – gjë që e pohoi edhe vetë Donald Trumpi, si dhe nga ana tjetër edhe Teherani zyrtar.
Zëdhënësja e ministrisë ruse të punëve të jashtme Maria Zaharova deklaroi të mërkurën se bombardimi i Iranit nuk do t’ia hapë rrugën paqes dhe se Moska shpreson se bisedimet mes ShBA-ve dhe Iranit mund të ndihmojnë në evitimin e krizës. Duke i’u përgjigjur pyetjes së Rojtersit, Zaharova tha se bota tashmë është e lodhur nga kërcënimet e “pafundme” kundër Iranit dhe se Rusia është dakord për një qëndrim të arësyeshëm në lidhje me programin bërthamor iranian.
Sekretari i Këshilit rus të sigurisë Sergej Shojgu bisedoi me shefin e Zyrës së pallatit në Oman, sulltanin bin Mohhamed al-Nu’amanijem, gjatë të cilit u bisedua për Lindjen e Mesme, deklaroi të mërkurën agjensia ruse e lajmeve RIA, dhe e përcolli edhe media saudite Ashraq Al-Awsat.
Teherani përsërit se nuk dëshiron bombvën bërthamore
Presidenti iranian Pezeshkian premtoi përsëri të mërkurën, pra në prag të bisedimeve në Oman, se kombi i tij “nuk dëshiron bombën bërthamore”, duke shkuar aq larg saqë la të hapur mundësinë e investimeve direkte amerikane në vendin e tij nëse të dy shtetet arrijnë një marrëveshje. Komentet e presidentit reformist iranian Masoud Pezeshkian përbëjnë largim nga qëndrimi iranian pas marrëveshjes së tij bërthamore ne fuqitë botërore në vitin 2015, pas së cilës Teherani u përpoq të blinte avionë amerikanë pasagjerësh Boeing, por pikërisht firmave amerikane u’a ndaloi hyrjen në vend.
“Shkëlqesia e tij nuk ka asgjë kundër investitorëve amerikanë në Teheran”, tha Pezeshkiani në fjalimin tij në Teheran duke patur parasysh udhëheqësin e lartë Ali Hamenej. “Investitorë amerikanë: ejani dhe investoni”.
Ky propozimi i fundit mund t’i interesojë presidentit amerikan Donald Trump, i cili në mandatin e tij të parë e tërhoqi Amerikën nga marrëveshja bërthamore me fuqitë botërore dhe tani kërkon marrëveshje të re me këtë vend – kështu komentojnë mediat saudite.
Pezeshkiani, i cili gjatë fushatës së tij të vitit të kaluar ka drejtuar platformën për afrimin me Perëndimin, shtoi gjithashtu se bisedimet e së shtunës në Oman mes ministrit iranian të punëve të jashtme Abbas Araghchija dhe të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme Stiv Witkof (kujtoj është i njëjti person i besueshëm i Trampit për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin) do të bëhen “indirekt”. Trumpi tha se bisedimet do të jenë negociata direkte – gjë që Teherani nuk e përjashtoi pas raundit të parë të bisedimeve.
Koment
Irani është antar i BRICS-it dhe i Organizatës së Shangait, në të cilin Kina dhe Rusia kanë rolin më të rëndësishëm. A do t’a ndihmojë ky pozicion aleat de fakto me dy fuqi bërthamore – në të vërtetë pa atë pjesë që ka të bëjë me aleancën ushtarake, kjo mbetet për t’u parë.
Sepse, Rusia dhe Irani, sipas marrëveshjes së lartpërmendur mbi bashkëpunimin strategjik, lidhur me çështjet e mbrojtjes kanë përcaktuar se të dy shtetet në këtë fushë do të forcojnë aktivisht bashkëpunimin ushtarak dhe se secila nga ato nuk do të ndihmojë cilindo vend i cili sulmon ushtarakisht njërin prej tyre. Me një fjalë, në këto luftëra nuk do të përzihen ushtarakisht, por nga ana tjetër kanë plane të mëdha ushtarako-teknike – mbi të gjithë ato të lidhura me furnizimin Iranit me avionë dhe nëndetëse moderne ruse.
Pra, megjithëse këtu nuk bëhet fjalë për alerncë të tipit të aleancës së NATO-s, është mjaft serioze të sfidojë, thënë butë kjo, vëmendjen e të gjithë lojtarëve të Lindjes së Mesme, si edhe atyre të jashtmëve, që janë aktivë në këtë rajon të rëndësishëm botëror strategjik, i cili, për hir të së vërtetës, tashmë është i lodhur nga luftërat dhe këcënimet reciproke të cilat nuk çojnë askund.
A është i gatshëm Trumpi për ndonjë marrëveshje të madhe me Iranin e cila do t’i siguronte Izraelit bashkëjetësë të qetë me këtë vend? Vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetje duke patur parasysh kërkesat e ashpra të Trumpit ndaj Teheranit të cilat shkojnë në drejtimin e jo vetëm të heqjes dorë të Teheranit nga prodhimi i armëve bërthamore, por edhe nga çmontimi domosdoshëm i të gjithë atyre sistmeve nën kontrollin e ekspertëve të bashkësisë ndërkombëtare, si edhe ndërprerjen e zhvillimit të programit raketor bërthamor të Iranit, i cili është më shumë se i respektueshëm. Nuk mendoj se këto kërkesa janë të pranueshme për Teheranin, natyrisht gjithmonë nëse të shtunën vihen sadopak në tryezëm e negociatave.
Gjithashtu lë të hapur edhe mundësinë se pikërisht dështimin e bisedimeve të ardhshme në Oman, Trumpi do t’a përdorte si “alibi” për fillimin e sulmeve ajrore kundër Iranit. Por kjo gjithsesi do të shpinte në ashpërsimin e marrëdhënieve amerikane me Rusinë dhe Kinën, dhe do të shkaktonte rreziqe të larta sigurie për tërë rajonin duke patur parasysh se gjithçka që ngjet tani me Iranin dhe rreth Iranit ka ndikim direkt të fuqishëm në rajon, por edhe duke patur parasysh edhe kundërpërgjigjen e padyshimtë iraniane nëpër objekte amerikane dhe izarelite që në një rast të tillë do të niste patjetër.
Por, sikurse e kam cilësuar edhe më parë si shumë të rëndësishme në analizat e mia, Putini, në e debatin Valdai në Moskë në fundin e vitit të kaluar (pra para ardhjes së Trumpit në pushtet pas fitores në zgjedhjet e nëntorit të viti të kaluar), bëri publikisht me dije se ekzistojnë kontakte të caktuara amerikano-ruse në lidhje me shfrytëzimin e ndikimit rus në rajonin e Lindjes së Mesme rreth arritjes së një marrëveshje me të gjithë aktorët me ndikim në rajonin e Lindjes së Mesme mbi zgjidhjen e të gjithë çështjeve të vështira të sigurisë – gjë që përfshin e dhe Iranin dhe çështjen palestineze. Në fakt Putini atëbotë tha se bëhet fjalë vetëm për fillime delikate – ende “në shpërgaj” – si dhe për rezultate tejet të panjohura, por gjithsesi i bëri publike.
Kur këto fjalë të tij i analizojmë në kontekstin e ditëve të sotme ku në Shtëpinë e Bardhë gjendet Donald Trumpi dhe kur Moska me Teheranin kanë nënshkruar një marrëveshje strategjike mbi bashkëpunimin dhe me këtë ka përforcuar ndikimin e saj në Iran, por edhe në kontekstin e gjithçkaje të përmendur në këtë analizë – përfshirë edhe rolin ndërmjetës të Stiv Witkofit – asgjë nuk mund të përjashtohet.
Megjithatë, parë në përgjithësi – ka plot pyetje, tejet pak përgjigje dhe tejet shumë frikëra paralizuese të cilat mund të gjenerojnë lëvizje të paparashikueshme dhe mungesë të rëndë stabiliteti në rajon.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/razgovori/zoran-meter-geopolitika/americko-ruske-igre-ovako-to-radi-tajna-diplomacija-kad-je-vec-sve-izgubljenoastanak-sad-iran-u-omanu-investicije-sad-a-u-iran/