Zekerijah Smajiç[i]
Sorosi financon madje 8 nga 11 organizatat e Facebook-ut për vërtetimin e fakteve në Europën e Mesme dhe Lindore. Platforma informative europianoqendrore Remix News, me seli në Budapest, pohon se 19 nga 20 antarë të komisionit të Facebook-ut për vërtetim global të fakteve ka lidhje me Sororin i cili prej dhjetëvjeçarësh financon synimet liberale në mbarë botën.
Deklarata e Mark Zuckerbergut e datës 7 janar sipas së cilës Meta në rrjetet e saj sociale do të heqë vërtetimin e fakteve nga ana e palës së tretë (TRFC), përfaqëson një rrezik për cilësinë e informacioneve të aksesueshme nga publiku global – ky është qëndrimi e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) me seli në Bruksel.
“Dëmi kumulativ që vjen nga vendimi më i ri do të ndikojë në mënyrë të paevitueshme tek të gjithë ofruesit e informacioneve në nivel global. Një platformë globale e tillë siç është Meta e cila i’a heq të vërtetës prioritetin, rrit presionin ndaj mediave edhe kështu të kërcënuara, u’a hap rrugën dezinformacioneve akoma më bestiale dhe gjuhës së urrejtjes, kjo do të mund të dëmtojë akoma më shumë besimin e opinionit publik në mediat sociale dhe në përgjithësi te mediat si burim informacioni të paanshëm” – mendojnë një Unionit më të madh botëror të gazetarëve. IFJ sjell në kujtesë Kartën etike botërore të saj në të cilën që në nenin 1 pohohet se “respektimi i fakteve dhe e drejta e opinionit publik për të vërtetën janë detyra më e parë dhe më e rëndësishme për çdo gazetar”.
Meta, në pronësi të të cilit janë Facebooku, Watsapi, Instagrami dhe Threadsi, vërtetimin faktit që në hapin e parë do të heqë vetëm për përdoruesit amerikanë, dhe, sipas modelit të platformës Z në pronësi të Elon Maskut fact-cheking-u i sotëm do të zëvendësohet me “shënimet e bashkësisë” të cilin e gjenerojnë vetëm përdoruesit e këtyre rrjeteve shoqërore për deklaratat e pavend, të dyshimta apo të pavërtetueshme.
Duke argumentuar “ndryshimet gjithëpërfshirëse të cilët do të ndryshojnë në mënyrë themelore mënyrën sipas së cilës postimet, videoregjistrimet dhe përmbajtjet e tjera moderohen nëpërmjet internetit” Zuckerbergu këtyre ditëve pranoi se deri tani në platformat e tij janë shfaqur përmbajtje shumë të dëmshme dhe shqetësuese.
Vendim politik sipas dëshirës së Donald Trumpit
Ndryshimet e paralajmëruara të cilët kanë befasuar edhe partnerët më të afërt të Mete-s si dhe fact-cheker-ët në mbarë botën, duket qartë se vinë direkt në prag të inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp, me 20 janar të këtij muaji. Vetë Trampi, por edhe një numur i madh republikanësh, konservatorësh, sovranistësh dhe oligarkësh të tjerë amerikanë e kanë kritikuar Zuckenbergun dhe Meten e tij për “censurë politike të zërave të agumentuar të arësyes”. Duke i’u përgjigjur këtyre akuzave, drejtori i Metes këtyre ditëve pohoi se do të bashkëpunojë pa rezerva me presidentin e sapo zgjedhur amerikan jo vetëm në Amerikë, por edhe në mbarë botën.
Megjithatë, bashkësia Fact-checking dyshon se arësyet e vërteta për një vendim të tillë të themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të METE-s nuk kanë të bëjnë me kurrfarë “censure politike” të cilën gjoja e kanë bërë të vërtetë kërkueseve amerikanë, as gjoja në problemet me funnksionalitetin në dizajnin e programit TPFC të Mete-s.
“Vendimi për heqjen e provës së vërtetësisë është në vetvete pikërisht politik dhe është marrë ekskluzivisht për të kënaqur kërkesat e administratës Tramp në ardhje e sipër”, nënvizojnë përtnerët e organizatës qeveritare “Raskrinkavanje” (“Çpleksja”)- një nga OJQ partnere të kompanisë Mete në rajonin tonë. Së është pikërisht kështu, pohohet në këtë deklaratë, “mund të konkludohet qartë edhe nga fakti se vendimi më i ri i Zuckenbergut është në kundërshtim jo vetëm me faktet të cilët janë lehtësisht të vërtetueshëm, por edhe me qëndrimet që vetë METE ka shpërfaqur publikisht deri tani. Në mënyrë paradoskale bëhet fjalë për një lëvizje që përbën pikërisht shtypje ndaj gazetarisë së bazuar në fakte në përfitim të kërkesave politike të atyre që votuesit e tyre duan t’i mobilizojnë duke përdorur kryesisht pohime të pasakta dhe trullosëse”
Gjithashtu, bashkësia Fact checking dënon me indinjatë ekzistencën e çfarëdolloj “kompleksi industrial censurues” dhe e drejton gishtin për nga prania globale e diskursit sipas të cilit vërtetimi i fakteve të shpallura publikisht barazohet me censurën. Pohohet se dizajni komplet i programit TPFC- nga vlerësimi në platformat e Metes deri te aksesueshmëria me përmbajtjen saktësia e së cilës vlerësohet – është krijuar pikërisht nga Mete dhe asnjë prej partnerëve fact-cheking të përfshirë në programin TPFC, qoftë në ShBA qoftë kudo tjetër në botë, nuk ka mundur të kryejë asnjë “censurë politike” brenda një programi cheking të dizajnaur në këtë mënyrë.
Goditje ndaj së vërtetës nga të gjitha drejtimet.
Duke i dhënë prioritet lirisë së fjalës në vend të së vërtetës, Mete gjithashtu ka paralajmëruar edhe heqjen e kufizimeve për temat të tilla siç janë emigracioni dhe gjinia. IFJ me këtë rast mendon se një gjë e tillë i’a ka hapur gjërësisht dyert gjuhës së urrejtjes jo vetëm ndaj emigrantëve dhe bashkësisë LGBTQIA+, por edhe ndaj popullsisë femërore të kërcënuar në mbarë botën.
Duke hedhur poshtë këto akuza, Zuckenbergu nuk e fsheh se nëpërmejt “inovacioneve” të tij kontraverse nënvizon pikërisht qëndrimin e Maskut për të vërtetën sipas të cilit dëshira dhe aftësia për të folur publikisht atë që ndjen, mendon dhe dëshiron, janë më të rëndësishme se ajo nëse bash të gjitha fjalët e thëna janë të vërteta.
Në qarqet profesionale gazetareske përfshirë edhe Shoqatën ndërkombëtare të press-agjensive (IPA) dhe Press-qendrën ndërkombëtare në Bruksel (IPC) mendohet se e vërteta – qoftë si imperativ i çdo gazetari profesionist dhe me moral të lartë, qoftë si një prej themeleve të koncepteve shkencore-teorike – po përjeton ditët e saj më të vështira në tërë epokën bashkëkohore, mes tjerash edhe për shkallën gjithnjë e më të lartë të kuazi-demokracisë në të gjitha platformat e pranishme dhe popullore të komunikimit!
Ndërsa shpenzimet materiale të informimit profesional, pohohet në shoqatat e lartpërmendura mediatike, rriten çdo ditë e më tepër, ndërsa rreziet e sigurisë së punës në terren të veprimtarëve meditaikë shumëfishohen pa u ndalur – platformat sociale shfrytëzojnë rrjetet milionëshe të “autorëve” anonimë përmbajtja e të cilëve është emocioni dhe argëtimi, dhe aspak paanshërmia dhe informimi i saktë dhe i vërtetë i opinionit publik global. Ky zhvillim i ngjarjeve thekson në mënyrë dramatike dritëshkurtësinë e sunduesve shtetërorë në mbarë botën të cilën nuk kanë arritur të gjejnë mënyra që të mbështesin mediat profesionale – konkludohet në selinë e IFJ-së në Bruksel.
Gjuha e urrejtjes nuk është liri e fjalës
Sekretari i përgjithshëm i shoqatës botërore të gazetarëve, Anthony Bellanger, edhe me këtë rast e drejton gishtin të kodekset profesionale sipas të cilëve e vërteta është guri themeltar në çdo cep të Planetit, ndërsa vërtetimi i fakteve është punë e përditëshme e çdo gazetari.
“Vendimi më i ri i Mete-s mbështetet në idenë se liria e fjalës duhet të ndahet nga përgjegjësia që të jetë e vërtetë, dhe përbën një goditje të fuqishme nda eko-sistemit global informativ. Sadoqë vërtetimi i fakteve të jetë jo i përkryer, ai bazohet në parimin se ekzistojnë fakte që janë të vërtetueshme – dhe ky është ai ideali themelor të cilin tani e kërcënon seriozisht Zuckenbergu”- konkludon Bellangeri duke mos e fshehur frikën se edhe urrejtja sipas bazës nacionale, ideologjike, fetare, kulturologjike apo çdo lloji tjetër urrejtje në ambientin e krijuar mund të konsiderohet gjoja liri e fjalës.
Cilët janë punëdhënësit kryesorë të Mark Zuckerbergut?
Nuk ka dyshim se “reforma” e paralajmëruar e rregullave për shpalljen e përmbajtjeve në rrjetet sociale të Mete-s, megjithëse nuk është qëllimi kryesor, mund të ketë edhe efekte ekonomike të cilat mund të maten me qindra milionë dollarë kursime në vit, sepse me shumë siguri të parët që do të jenë nën goditje do të jenë kreatorët e softverëve dhe mjeteve-internet për vërtetimin e fakteve, si dhe rrjeti tejet i dëgëzuar i organizatave profesionale dhe joqeveritare të cilat merren me afirmimin e së vërtetës në hapësirën mediatike (fact-chekerët). Sadoqë një sistem i tillë i ndalimit të dezinformimit sistematik ka qënë jo fort i sigurtë, e vetmja detyrë e të gjithë atyre deri tani ka qënë vërtetimi i fakteve në informcionet e bëra publike nëpërmjet platformave të internetit dhe mediave elektronike. Efekti i përgjithshëm i ktyre vërtetimeve nuk është për t’u flakur tej.
Kur bëhet fjalë për vëzhgimin e përmbajtjes politike dhe vendimit se cila është e vërtetë dhe cila dezinformim, facebook-u deri tani është mbështetur te organizatat e palëve të treta për vërtetimin e fakteve. Momentalisht Facebook-u ka me qindra partnerë që provojnë përmbajtjen në më shumë se 50 gjuhë në mbarë botën, përfshirë edhe kroatishten dhe gjitha gjuhët e vendeve të rajonit, dhe shumë prej këtyre organizatave i ka financuar mijarderi liberal-progresiv amerikan dhe pothuajse filantropi Xhorzh Soros.
Sipas të dhënave të organizatës proamerikane joqeveritare Transparency International, e cila edhe në Kroaci vepron që nga viti 2000, Sorosi financon madje 8 nga 11 organizatat e Facebook-ut për vërtetimin e fakteve në Europën e Mesme dhe Lindore. Platforma informative europianoqendrore Remix News me seli në Budapest pohon se 19 nga 20 antarë të komisionit të Facebook-ut për vërtetim global të fakteve ka lidhje me Sorosin i cili prej dhjetëvjeçarësh financon synimet liberale në tërë botën. Krahas gjithë sipërmarrjeve të tij majtisto-liberale, Sorosi ka shpenzuar më shumë se 50 milionë dollarë vetëm në vitet e fundit për “rrënimin e qeverive “radikalisht të djathta” që janë pikërisht qeveritë konservatore në Hungari, Poloni, Sllovaki, Azerbexhan, Gjeorgji… pohojnë të njëjtat burime.
Pikërisht këtyre tentakulave politike sorosiane, u është besuar pra vërtetimi i saktësisë së përmbajtjeve në platformat e Mete-s duke i shënuar si të vërteta, të pavërteta apo dezinformime, e kësisoj me të drejtë mund të shtrohet pyetja mbi objektivitetin dhe potencialin real të (pa)anësisë në rrjetin më të gjërë social në botë.
Gjithëprania e organizatave për vërtetimin e fakteve në Facebook e lidhur kjo me vetëm një financues kyç i cili, për më tepër nuk është vetë Mete por “palë e tretë” në këtë mega-projekt është në vetvete tmerruese. Dhe realisht mund të të shtyjë në konkluzionin se vendimi më i ri i Zuckgerbergut mbi ndëprerjen e këtij lloji bashkëpunimi, me Sorosin, aspak të dashur për Trampin, nuk është i rastësishëm. As i kotë, sikurse mendojnë në bashkësinë e fact-chekerëve.
Nisi më akuzat nga Brukseli
Brukseli e priti pothuajse në heshtje vendimin e befasishëm të Zukerbergut për heqjen e censurës në platformat e tij. Zyrtarisht nëpërmjet deklaratave për mediat u hodhën poshtë vetëm ato pohime mediatike sipas të cilëve me direktivat ekzistuese europiane mbi internet-mediat “po institucionalizohet censura dhe për vështirësohet krijimi i çfarëdolloj gjëje kreative në tregun europian”. Zëdhënësit e Komisionit Europian përsërisin kryesisht se nga platformat e mëdha sociale kërkohet vërtetim i pavarur dhe i paanshëm i fakteve dhe eleminimi i të pavërtetave, fjalorit të urrejtjes, përmbajtjeve ilegale dhe formave të tjera që mund të jenë të dëmshme për fëmijët, demokracinë dhe BE-në dhe vlerat e tjera europiane.
“BE-ja nuk ka urdhëruar moderimin e përmbajtjes në platformat shoqërore dhe çfarëdolloj modeli të zgjedhin platformat e internetit duhet të jetë i efektshëm. Por, provojmë ekskluzivisht efektivitetin e masave ose politikën e moderimit të përmbajtjeve që kanë miratuar platformat e huaja brenda BE-së”, tha në fillim të javës një prej zëdhënesve të Komisonit.
Lufta retorike mes Komisionit Europian dhe Zuckerbergut ka nisur në fillim të nëntorit të vitit të kaluar kur në ditët e fundit të Komisionit paraardhës Mete-s i është dhënë ndëshkimi i parë antimonopol në masën prej 800 miljonë eurove (841 miljonë dollarë) për gjoja platformat popullore të lajëmrimeve të shkurtëra të Markeplace në Facebook. Ndëshkimi i parë rigoroz nga ana e vëzhguesit antimonopol europian ndaj Mete-s është dhënë pas pesë vitesh hetimi dhe gjoja provave të pakundërshtueshme se platforma socialo-mediatike e Zuckenbergut ka keqpërdorur pozitën dominuese në tregun informativ europian duke vepruar kësisoj në kundërshtim me parimet e konkurencës së shëndetshme.
Rregullatorët europianë deri tani i kanë dhënë ndëshkime antimonopol me shuma në miljarda euro, edhe dyshes tjetër të divave amerikanë teknologjiko-informativë, Google dhe Apple. Dhe me të njëjtin justifikim: kërcënim të konkurencës në tregun online europian. Në rastin e Mete-s akuzat kësaj here kishin të bënin me keqpërdorimin e të dhënave personale të përdoruesve dhe të të dhënave të biznesit të gjeneruara nga ana e internet platformave konkurente për lajmërimet e vogla.
Përegjigja e Zuckerbergut
Po atë ditë nga Nju Jorku arriti në Bruksel përgjigja në të cilën nënvizohej se Marketplace ka lindur si reaksion biznesi me kërkesë të konsumatorëve dhe se është pikërisht politika ndëshkimore e BE-së ajo që anashkalon realitetin tregtar dhe i shërben pikërisht mbrojtjes së tregut letargjik europian nga konkurenca luajale.
E vërtetë është se vendimet e Komisionit Europian mbi sanksionimin e Mete-s nuk saktësojnë kurrfarë faktesh mbi dëmtimin e konkurencës ose çfarëdolloj dëmi tjetër për konsumatorët. E vërtetë është gjithashtu se që në fillim përdoruesit e Fecebook-ut nëpërmjet kësaj platforme blinin dhe shisnin mallrat e tyre të çfarëdolloj përdorimi pa asnjë pagesë për shpalljen e lajmërimeve të tyre.
Pasiqë Marketplace i Facebook-ut nisi për herë të parë në mënyrë globale në vitin 2016, përdoruesit e këtij rrjeti social në hapësirën ekonomike europiane me vetëiniciativë krijuan më shumë se 400.000 grupe të destinuara për blerje, shitje dhe promovim të mallrave në Facebook. Marketplace, sikurse është thënë, lindi që t’u mundësonte përdoruesve një mënyrë më të lehtë për gjetjen, blerjen dhe shitjen e artikujve pa taksa shtesë. Duke bërë këtë, përdoruesve europianë i’u ofrua një obsion i ri jashtë tregjeve të mëdha ekzistuese të internetit, gjë që rregullatori gjerman i konkurenbcës tregtare, Bundeskartellamt, ndër të rrallët e përshëndeti si konkurencë efektive e të ardhurve nga Amerika (…) në tregun europian online.
Megjithëse në vendimin e Komisionit Europian pohohet se Markeplace “me kravatë ilegale” i’u është imponuar përdoruesve të Facebook-ut si treg global pa pagesë dhe me këtë “ka vrarë” konkurencën europiane në këtë sektor, është fakt se nëpërmjet marketingut në këtë platofrmë blerje-shitje kanë qarkulluar shuma të mëdha parash.
Konkluzion
Cilado që të jenë shkaqet financiare, arësyeja kryesore e sanksionimit kundër Mete-s, përfitimi nuk është elementi më i rëndësishëm i Mark Zuckenbergut në momentin e tanishëm kur nuk ka shumë mundësi zgjedhje. Afrimi me Trampin për të ruajtur pozitat në biznes, dhe pjesmarrjen aktive në krijimin e politikës së ardhshme teknologjike të ShBA-ve, janë shumë më të rëndësishme se fitimi kalimtar.
Zuku enigmatik ka dhuruar për inaugurimin e Trampit një miljonë dollarë, dhe pikërisht këtyre ditëve në organet administrative të mbretërisë së tij të biznesit ka punësuar disa djathtistë të afërt me Trampin. Kësisoj, burokracia europiane ka qëlluar përsëri këmbët e veta!
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/analize/da-li-i-kako-mark-zuckerberg-ubija-istinu-dok-eu-gura-u-ocaj/