Mario Stefanov- Gjeopolitikanews[i]
Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA
Pas një sërë mossuksesesh, Bashkimi Europian, jo për meritë të tij, mundet përfundimisht të përfitojë. Vendimi i Bajdenit për ti hequr sanksionet Iranit gjë që bën të mundur rifillimin e programit bërthmor iranian do ti mundësojë firmave të fuqishme europiane të bëjnë biznes përsëri në këtë vend. Megithëse Komisioni Europian, as nuk kishte ndonjë lidhje me këtë vendim, pas rrëmujës me vaksinat, kjo mund të faturohet si fitore e tij.
Rinovimi i marrëveshjes bërthamore iraniane, gjë për të cilën në Vjenë filluan bisedimet direkte mes SHBA-ve dhe Iranit dhe mundësia e heqjes së sanksioneve kundër Iranit, janë shpresë e re e ekonomisë së BE-së dhe ekonomive më të fuqishme të shteteve europiane.
Në momentet e krizës ekonomike që erdhi si pasojë e krizës së zgjatur shëndetsore-publike për shkak të pandemisë së koronavirusit, krijimi i mundësive për realizimin e punëve të kontraktuara që më parë nga kompanitë europiane me Iranin në kontekstin e riafirmimit të marrëveshjes bërthamore me këtë vend, të njohur si Plani i përbashkët gjithëpërfshirës i aktiviteve (Joint Comprehensive Plan of Action-JCPOA) për të cilat është rënë dakord në vitin 2015, ishte një prej lajmeve të rralla të mira për ekonominë e Bashkimit Europian. Pas një sërë dështimesh të Komisionit europian ky do të ishte suksesi i parë i politikës së jashtme të diplomacisë së shteteve udhëheqëse të Bashkimit Europian. Interes për rinovimin e plotë të vëllimit të punëve me Iranin ka mbi të gjithë Gjermania si fuqia ekonomike udhëheqëse europiane.
Kompanitë gjermane menjëherë pas nënëshkrimit të marrëveshjes bërthamore kontraktuan pjesën më të madhe të punëve me Iranin. Megjithëse nuk u pezulluan të gjithë punimet me daljen e SHBA-ve nga marrëveshja gjatë kohës së administratës Tramp dhe vënies së sanksioneve ndaj Iranit dhe kompanive që bëjnë biznes me të, punimet e kontraktuara të kompanive gjermane dhe europiane gjithsesi u vunë në pikëpyetje me kërcënimin për vënien nën sanksione dhe me këtë dinamika e tyre u ngadalsua. Pala amerikane që në fillim të zbatimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe heqjes së plotë të sanksioneve ishte e pakënaqur me faktin se shumica e kontratave me Iranin ishte lidhur nga ana e kompanive gjermane dhe europiane dhe për këtë nuk është e këshillueshme të mos merret parasysh teza se një pjesë e motiveve për frenimin e marrëveshjes së arritur me Iranin ishte pikërisht pozita e pafavorshme e SHBA-ve në ndarjen e kulaçit të pasur të punëve. Me siguri që atëherë Irani favorizonte me vetëdije kompanitë europiane dhe kësisoj bashkësia europiane e biznesit, me shumë arësye, pret që Irani pas rinovimit të marrëveshjes bërthamore të vazhdojë me një politikë të tillë dhe kompanitë europiane të vazhdojnë të mbajnë pozicionin dominues në tregun iranian.
Interesat gjermane
Kompanitë gjermane pa dyshim që kanë interesin më të madh nga reafirmimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin, gjë që shihet nga vëllimi i punimeve që kanë kontraktuar me palën iraniane.
Politika gjermane, në momentin e lidhjes së marrëveshjes bërthamore me Iranin në vitin 2015, vlerësoi realisht se në konfliktin e madh gjeopolitik të Lindjes së Mesme që u gjend në drejtimet e projeksioneve të interesave të saj mes Iranit shiìt dhe shteteve arabe sunite të udhëhequra nga Turqia de Arabia Saudite askush nuk mund të mbizotëronte e për këtë nevojitej një qëndrim tjetër. Kësisoj vendosi të bëjë politikën e balancimit mes Iranit dhe Arabisë Saudite, gjë të cilën askush tjetër në Perëndim nuk do të mund ta bënte, aq më pak Uashingtoni.
Duke zbatuar instrumentet e politikës së saj të butë, duke bashkëpunuar ekonomikisht dhe politikisht me të dyja palët, Berlini që në fillim u përpoq të arrijë uljen e tensioneve dhe të vendosë një balancë forcash. Bash sikur e ka përshkruar politikën gjermane Herfried Münkler, profesor i teorive politike i Universitetit Humboldt në Berlin: „fuqia gjermane rrjedh nga kombinimi i fuqisë ekonomike dhe autoritetit moral“. Politika gjermane është e vetmja në tërë Perëndimin që ka ruatur besimin, respektin dhe autoritetin në Lindjen e Mesme. Ka luajtur gjithashtu edhe një rol me rëndësi në lidhjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Ofensivë diplomatike.
Në Lindjen e Mesme dhe në Teheran po ashtu në Riad, thjesht kanë besim te Berlini. Në mënyrë të pakundërshtueshme gjithë të tjerët- italianët, francezët, britaniket dhe në mënyrë të veçantë amerikanët, janë të komprometuar në territorin e Lindjes së Mesme dhe askush nuk u beson. Me krijimin e infrastrukturës së re të sigurisë në trekëndëshin e konflikteve në Lindjen e Mesme, Gjermania përfundimisht u afirmua si lojtar global. Por Berlini nuk i ka vënë të gjitha paratë në një kartë të vetme dhe për këtë lidhi kontrata me vlerë miliarda eurosh njëkohësisht edhe me Arabinë Saudite dhe klanin e saj si dhe Iranin kundërshtar, dhe nëse nuk arriti në një masë të madhe të dikojë në krijimin e pamjes gjeopolitike të Lindjes së Mesme, gjithsesi doli me fitim dhe është e sigurtë në praninë e saj politike dhe ekonomike në këto territore.
Përshembull, Gjermania në vitin 2015, vetëm disa ditë pas nënëshkrimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin, nisi një ofensivë të paparë diplomatike dhe ekonomike. Ministri i atërhershëm i ekonomisë Sigmar Gabrijel sëbashku me një delegacion të Volkswagenit ateroi në Teheran dhe në muajt në vazhdim u zhvilluan vizitat e afro 200 përfaqësuesve të kompanive gjermane, po ashtu edhe politikanë, përfshirë edhe ministrin e ekonomisë së Krahinës Baden Württemberg Nils Shmid, ministrin e ekonomisë së krahinës së Saksonisë së Poshtme Olaf Lies. Një prej kompanive më të mëdha të tregtisë së jashtme “Der Nah-un Mittel-Ost Verein e.V.” ose NUMOV organizoi forumin mes partnerëve biznesmenë iranianë dhe gjermanë në nivel të lartë me ndërmjetësinë e Ministrisë të punëve të jashtme dhe me pjesëmarrjen e dialogueses gjermane në bisedimet bërthamore me Iranin Helga Schmid.
Peshë e madhe
Fokusi nuk mbeti vetëm në fushën e tregtisë, por u bisedua edhe për investimet sepse qeveria iraniane po përpiqet të rrisë pjesën e pronësisë private në ekonomi, e cila është ende 80% pronë e shtetit dhe e fondacioneve fetare. Në muajin tetor të vitit 2015, ministrja e ekonomisë së Krahinës së Bavarisë Ilse Aigner hapi në Teheran përfaqësinë e Shoqatës bavareze të biznesit VBW (Verbände vbW-Vereinigund der Bayerischen Wirtschaft e. V.) dhe me këtë rast, drejtori ekzekutiv i VBW-së Bertram Brossardt theksoi se “Irani është hyrja në një zonë ekonomike që përfshin popullsinë ndërkufitare prej 400 milionësh” dhe deklaroi se kompanive gjermane u nevojitet urgjentisht mbështetje akoma më e madhe politike e shtetit gjerman dhe BE-së, sepse konkurenca amerikane është e pranishme në Iran dhe shfaq një nivel të lartë pakënaqësie ndaj aktiviteteve gjermane dhe europiane.
Në fillim të muajit maj të vitit 2016 Sigmar Gabrijeli vizitoi përsëri Teheranin dhe tashmë kontratat e para për kompanitë gjermane ishin përpiluar dhe ishin të gatshme në tryezë. Kështu Siemensi kontraktoi punimet për elektrifikimin e hekurdhës mes Teheranit dhe Masharit si dhe ndërtimin e hekurudhës së shpejtësisë së lartë ngas Teherani deri në Isfahan. Për hekurudhat gjermane kontraktoi shitjen e 500 lokomotivave dhe, në bashkëpunim me kompanisë iraniane Mapna Group, fillimin e prodhimit të turbinave me gaz dhe përfundimisht në vitin 2016 nënëshkrua letra e synimeve mbi përfshirjen e Siemensit në modernizimin e përgjithshëm të elektrodistribucionit iranian. Iranit i nevojitet hyrja e partnerëve europianë në tregun e tij dhe lidhja e kontratave me kompanitë europiane, sepse llogarit se në rast të vënies së sanksioneve të mëdha me nxitjen e SHBA-ve, politika europiane do të lobonte e vendosmëri kundër tyre për të shpëtuar punimet që tashmë ishin kontraktuar. Doli se Teherani kishte të drejtë. Pala europiane e integrimit transatlantik kurrë nuk e pranoi hedhjen poshtë të marrëveshjes me Iranin gjatë kohës së administratës së Trampit dhe nuk e pau me mirëdashje vendosjen e sanksioneve që kërcënonin direkt bizneset e tyre.
Me riafirmimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, shtetet antare më të fuqishme europiane të udhëhequra nga Gjermania, do të marrin miratimin e vlerësimit të mirë të udhëheqes së tyre politike dhe ekonomike dhe do ti futen me të gjitha forcat biznesit fitimsjellës me Iranin. Bisedimet që sapo kanë filluar në Vjenë, për Gjermaninë dhe kompanitë europiane, nuk kanë vetëm rëndësi politike por edhe një peshë të pamatë ekonomike dhe financiare.
© Argumentum
[i] https://www.geopolitika.news/analize/m-stefanov-dogovor-s-iranom-spasava-europu/