Presidenti Meta ka shprehur ngushelimet pas lajmit per ndarjen nga jeta në mënyre të papritur i mjekut dhe politikanit Profesor Sabit Brokaj pas një ataku kardiak.
Lajm trishtues për mjekun dhe intelektualin e shquar, gjithmonë i angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër. Humbje e pazëvendësueshme që na lëndoi të gjithëve ne që e njohëm nga afër, shkruan Presdienti Meta ne Facebook.
Mesazhi i plotë i Presidentit Meta,
“Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Profesor Sabit Brokaj, mjekut dhe intelektualit të shquar, gjithmonë të angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër.
Ngushëllimet më të ndjera familjes Brokaj, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të pazëvendësueshme që na lëndoi të gjithëve ne që e njohëm nga afër.
I paharruar kujtimi i Profesor Sabitit!