Zoran Meter-Gjeopolitika[i]
Ndërsa Izraeli dhe Gaza “po mjekojnë plagët” e shkaktuara nga konflikti i sapopërfunduar izraelo-palestinez (lufta me Hamasin), diku në prapavijë, gjithnjë në Lindjen e Afërt turbulente, po ravijëzohen procese tërësisht të reja madje edhe të papritura gjeopolitike. Një prej shkaqeve kryesore (me siguri jo dhe i vetmi) është politika e re amerikane e Lindjes së Afërt.
Sepse, Bajdeni, ndryshe nga Trampi, synon zvoglimin e tensioneve me Irakun dhe rikthimin e SHBA-në në marrëveshjen bërthamore me Teheranin, me kushte disi të ndryshuara që do të mund të kënaqin edhe interesat izraelite (sepse ky vend është kundër bisedimeve mes Uashingtonit dhe Teheranit). Nga ana tjetër parardhësi i Bajdenit ndërtoi një strategji amerikane në rajon nëpërmjet forcimit të boshtit Izrael-Arabia Saudite-Emiratet e Bashkuara Arabe me një platformë antiraniane, me tërheqjen graduale të komponentes ushtarake të SHBA-ve dhe kalimin e shqetësimeve për sigurinë e rajonit në duart e lojtarëve të atjeshëm- partnerë të amerikanëve, të cilët Uashingtoni i ndihmon me logjistikë (eksport të armëve moderne dhe furnizimin me të dhëna cilësore informacioni, para të gjithave ato satelitore).
Me këtë të fundit është dakord edhe administrata e Bajdenit, gjë që është bërë e dukshme edhe me tërheqjen amerikane nga Afganistani, nga i cili për afro dy muaj janë larguar 20 përqind e forcave amerikane të stacionuara dhe të cilat në atë vend gjenden që prej vitit 2002 e tani do të duhet të tërhiqen plotësisht deri me 11 shtator të këtij viti.
Përveç tërheqjes, pothuajse me panik, nga Afganistani para se talibanët të “trimërohen” maksimalisht dhe ta shndërojnë “tërheqjen e organizuar” në diçka të ngjashme mne Vietnamin e Jugut prej ku ata u patën larguar në mënyrë pothuajse kaotike prej sulmit të forcave komuniste Vietkong, Pentagoni këtyre ditëve ka iniciuar në Departamentin e Shtetit iniciativën që do të mundësojë zhvendosjen në SHBA të afganistanasve të cilët për 20 vite me radhë u kanë aredhur në ndihmë forcave amerikane. Propozohet që atyre tu mundësohet dhënia e të ashtuquajturave viza lufte. Kjo është çështje humane mendon Pentagoni, duke paralajmëruar se të gjithë këta persona (numuri i tyre nuk saktësohet por me siguri nuk janë pak duke patur parasysh faktin se bëhet fjalë për një periudhë prej dy dhjetëvjeçarësh) mund të gjenden në shënjestrën e talibanëve me tu tërhequr amëerikanët. Me fjalë të tjera-Pentagoni e pranon në mënyrë indirekte se asnjë faktor brenda afganistanas dhe as ndonjëfarë ndarje paqesore e pushtetit nuk është reale dhe se është e qartë se kush do të dominojë në shoqërinë e ardhshme të këtij vendi- terrorizmi islam i të gjitha llojeve dhe fraksioneve, brenda tyre të përçarë por përherë unikë në problemin e intervencionizmit të huaj dhe vlerave njerzore që duan të imponojnë. Bisedimet që po bën tani në Doha qeveria afganistanase, me ndërmjetësinë e fuqive botërore kryesore, përbëjnë vetëm blerje kohe për ecuri sa më paqesore të tërheqjes së ushtarëve amerikanë dhe të NATO-s.
Bashar Assadi po bëhet “mall i kërkuar” për bashkëpunim
Procesi i dytë i madh që po zhvillohet aktualisht është ai i lidhur me Sirinë. Dhe ky në një mënyrë që pakkush e priste.
Presidenti sirian Bashar al Assad, në pushtet që nga viti 2000, fitoi mandatin e katërt shtatëvjeçar në zgjedhjet e 26 majit të këtij viti. Gjoja fitoi diçka më shumë se 95% të votave, me një pjesmarrje shumë të madhe në zgjedhje, rreth 78%, gjë që përbën diçka më shumë se 14 milionë sirianë. Qeveria në Damask sot kontrollon dy të tretat e territorit në krahasim me Sirinë e paraluftës.
Megjithëse SHBA-të dhe vendet europiane këto zgjedhje i quajtën “fiktive” dhe “farsë”, kjo duket se nuk e shqetëson aq shumë Assadin. Ai e di mirë se ka fituar luftën qytetare dhe të ashtuquajturën opozitë siriane dhe islamistët radikalë pas të cilëve qëndrojnë, në një mënyrë a në një tjetër, por ai Perëndimi, me ndihmën e bollshme të lojtarëve kyç rajonalë. Megjithatë, disa nga këta lojtarë kanë filluar ”ta ndryshojnë pllakën”- të vetëdijshëm se Assadi edhe për shtatë vite do të jetë “zoti i Sirisë”- natyrisht, me ndihmën e pandërprerë të Rusisë si garanti kryeësor i fitores dhe të ardhmes së tij politike. Çfarë do të bëhet pas Assadit gjithsesi nuk është me shumë rëndësi- tani është koha të merren vendime kyçe dhe lëvizjet e duhura. Atëherë do të jetë tejet vonë- tani bota po riformatohet.
Rusia ndryshon raportin strategjik të forcave.
Por para se ti kthehemi “pendimit arab” dhe “qaravitjes” për gabimet, duhet të tërheqim vëmendjen te diçka shumë thelbësore. Rusët përfunduan zgjerimin e njërës prej pistave të fluturimit në bazën e tyre ajrore siriane Hmeimim në Latakia. Ajo është tani e gjatë 3 kilometër dhe mund të pranojë uljen e të gjithë tipeve të avionëve ekzistues rusë, përfshirë edhe bombarduesit strategjikë si dhe avionin transportues gjigand An-124. Demonstrimin e mundësive të reja të bazës së rikonstruktuar rusët e bënë muajin e kaluar kur në pistë u ulën tre bombardues të rëndë të tipit Tu-22M3, që mund të mbartin armë bërthamore. Ditën tjetër ata kryen fluturime trajnimi në lindje të Detit Mesdhe.
Bëhet fjalë për një element plotësisht të ri luftarak i cili ndikon cilësisht në raportin e përgjithshëm të forcave në Lindjen e Afërt, sepse Siria tani bëhet pjesë e sistemit bërthamor të kundësulmit ndaj kundështarëve potencialë të Rusisë.
Deri tani avionët streategjikë rusë që vepronin kundër shënjestrave terroriste në Siri arrinin nëpërmjet hapësirës ajrore të Iranit dhe Irakut dhe në këto kushte nuk ishin në gjendje të vepronin në kohë reale domethënë të reagonin menjëherë ndaj një informacioni të caktuar me karakter ushtarak të zbulimit, megjithëse ky element, duke patur parasysh potencialin shkatërrues të armatimit të tyre edhe nuk luan ndonjë rol kaq të madh si në rastin e llojeve të zakonshme të avionëve me fuqi zjarri shumë më të vogël.
Nëse marrim në konsideratë edhe informacionin ushtarak të mesit të muajit maj 2021, sipas të cilit Rusia po modernizon bazën e saj ushtarake Tartus në Siri duke ndërtuar platformën pluskuese për ankorimin e anijeve dhe nëndetëseve të mëdha, si dhe infoirmacionin e javës së kaluar nga burime mediatike izraelite sipas të cilëve flota ruse përfshin ndjekjen e tankerëve iranianë që transportojnë naftë për Sirinë (dy vitet e fundit ata kanë qënë shënjestër e shpeshtë e sulmeve diversioniste të forcave speciale izraelite në Detin e Kuq dhe para bregdetit izraelit, më së shpeshti nëpërmjet përdorimit të minave nënujore magnetike, është e qartë se Rusia po realizon një veprimtari të integruar në mbrojtjen e interesave të saj në rajon, përfshirë këtu edhe ato të aleatëve të saj në Lindjen e Afërt.
Ky informim i shkurtër mbi të rejat e planeve ruse ishte i nevojshëm për të kuptuar përse Assadi tabi është kaq me vetëbesim dhe përse ndaj tij edhe monarkitë kryesore Arabe po fillojnë të sillen, ndoshta jo me respekt, por sëpaku nga pozitat e pranimit të realitetit. Por gjithsesi një gjë e tillë nuk është në favorin e tyre. Përveç ndryshimit të politikës amerikane që i lë ata “njëri përballë tjetrit” me Iranin e forcuar nga pikëpamja diplomatike të cilit i “buzëqesh” edhe mundësia e heqjes së sanksioneve amerikane, Rusa e ka “çimentuaar” qëndrimin e saj në Siri gjë me të cilën edhe sponsorizimi i mëtejshëm i forcave “proxy” në formën e organizatave të ndryshme islamiste humbet çdo kuptim. Për më tepër, në Veri të Sirisë është “ngulur” Turqia rivale e Arabisë Saudite e cila pak a shumë lojtarët sauditë në terrenin që ajo kontrollon i ka marrë nën mbrojtjen e saj pas humbjes nga ana e ushtrisë së Assadit. Dhe jo më pak e rëndësishme në Siri është forcuar edhe ndikimi iranian, si vend i cili, krahas Rusisë, ishte i vetmi që luftoi për Assadin dhe qeverinë e tij në Damask.
Por, meqënëse as turqit dhe as arabët nuk janë arabë, ndërsa Siria është republikë arabe, ka ardhur koha për ndryshimin e strategjisë. Këtë gjë që prej afro dy vitesh e kanë pranuar Emiratet e Bashkuara Arabe të cilët kanë rinovuar në Damask punën e ambasadës së tyre pasiqë Siria në vitin 2011 ishte përjashtuar nga Lidhja Arabe, gjë e cila pati bërë që shumë vende arabe të ndëpresin marrëdhëniet diplomatike me të. Para pak kohësh edhe Bahreini ndoqi shembullin e Abu Dabit dhe ripërtëriti marrëdhëniet diplomatike me Damaskun. Egjypti pak a shumë e ka përkrahur përherë Asadin i cili luftonte kundër Turqisë së urryer të Erdoganit dhe planave që kishte ai në këtë vend para hyrjes “destruktive” të Rusisë në këtë lojë të madhe dhe të ndyrë të bashkësisë ndërkombëtare- të njohur edhe si “pranvera siriane”.
Nga ana tjetër edhe Rusia, nëpërmjet kanaleve diplomatike, po nxit ish armiqtë arabë të Bashar Assadit të rinovojnë dialogun me Damaskun sepse nuk dëshiron të vendosë e pavarur “për jetën dhe vdekjen” në Siri sëbashku me partnerin e saj në këtë situatë, por në realitet shumë të paparashikueshëm, Turqinë. Kthimi në palën e Assadit edhe i Arabisë Saudite për Moskën nuk është diçka që nuk mund të realizohet. Ajo gjithsesi ka marrëdhënie partneriteti me Riadin, përveç kësaj, as forcimi i tepruar i ndikimit iranian në Siri nuk është i përshtatshëm për Moskën.
Në rrethana të këtilla kaq të ndërlikuara dhe nevojës për “ecje nëpër tel”, ka rëndësi vendimtare të kesh një strategji të qartë dhe muskuj të fuqishëm ushtarakë për operacionalizimin e saj.
Megjithatë duket se administrata e Bajdenit nuk ka ende një strategji të qartë për atë se çfarë duhjet të bëjë në Siri. Në këtë vend gjenden akoma 1.000 usahtarë amerikanë, të cilën kanë detyrë kryesore të mbrojnë fushat siriane të naftës në Lindje të saj që janë akoma nën kontrollin e njësive kurde SDF- besnikë të Uashingtonit. David Shenker, ndihmës i sekretarit të shtetit për Lindjen e Mesme në administratën e Trampit, deklaroi muajin e kaluart për Bloomberg-un se, megjithëse ekipi që është momentalisht në Shtëpinë e Bardhë nuk është i kënaqur me status-kuonë në Siri, gjithsesi “konsideron të gabuar rehabilitimin e Asadit, duke synuar të rinovojë sigurinë” në rajon.
Po ashtu ShBA-të nuk dinë se çfarë do të bëjnë me Jemenin, ku kryengritësit shiitë hutu (pas të cilëve nga ana logjistike qëndron Irani) refuzojnë paqen me Arabinë Saudite sipas kushteve të vendosura nga Uashingtoni, gjë e cila do të përbënte tërheqje “me faqe të bardhë” të Riadit nga kjo luftë 7-vjeçare e pakuptimtë, në të cilën hyri me aq fodullëk dhe vetëbesim. Sepse, edhe përkundër armatimeve të bollshme ushtarake amerikane që merr, ky vend nuk arriti të thyejë rezistencën e hutuve, për më tepër që edhe vetë tani ballafaqohet me sulme ajrore dhe kërkon në mënyrë të ethshme mënyrën sesi të dalë me “faqe të bardhë” nga kjo situatë.
Zbuluesit sauditë arrijnë në Damask.
Gjatë muajve të fundit politika e jashtme e Arabisë Saudite po shjfaqa gjithnjë e mnë shumë prirje për ndryshimin e orientimit të saj. Udhëheqja e Arabisë Saudite me në krye trashëgimtarin e fronit Mohammed bin Salman (MbS), po përpiqet të evitojë konfliktin e ashpër në marrëdhëniet me Iranin dhe të vendosë marrëdhënie normale partneriteti me Sirinë, kundër së cilës Riadi bëri luftë të pashpallur në periudhën 2010-2018. Suksesi i një politike të tillë do të krijonte një situatë cilësisht të re politike në tërë rajonmin e Lindjes së Afëtrt dhe do të mund të zhbllokonte shumë probleme që frenojnë zhvillimin e tij- ndoshta edhe atë më të madhin- problemin palestinez.
Muajin e kaluar, drejtori i shërbimeve sekrete suadite, gjenerali Khalid al-Humaidan u takua me presidentin sirian Assad dhe i ofroi rinovim të marrëdhënieve dhe ndihmë financiare në këmbim të ndërprerjes së bashkëpunimit me Iranin. Sirianët e refuzuan një ofertë të tillë, por gjithsesi i lanë dyert e hapura për kontakte në të ardhmen. Edhe për këtë informoi Bloomberg-u.
Nga ana tjetër, sipas disa burimeve analitike ruse, edhe ngjarjet në Liban kanë qënë gjithashtu faktor kyç për konsultimet e lartpërmendsura në Iran, sepse Ridait i nevojitet ndihma e Damaskut për stabilizimin e gjendjes politike dhe ekonomike në Liban. Sepse Bejruti vazhdon të jetë në qendër të interesit saudit në Levant. Vlerësimi i Departamentit të Shtetit i vitit të kaluar, të cilin e citojnë burimet ruse, thekson se Damasku po e rikthen dominimin e tij në politikën libaniane, gjë për të cilën ka rëndësi të përmendet se Siria ka ndjekur përherë interesat e saj në Liban dhe jo ato iraniane. Është pikërisht ky aspekt i politikës siriane që i pëlqen më shumë Riadit, i cili, me ose pa Libanin, dëshiron ta ketë Bashar al-Assadin në anën e tij, gjë që do të bënte të mundur zgjerimin e fronit kundër ndikimit turk dhe iranian në Levant.
Përsëri po citoj Bloomberg-un i cili pohon se, sipas diplomatëve Perëndimorë, qeveritë europiane dhe ajo amerikane po u luten monarkive të gadishullit arabik që ti normalizojnë raportet e tyre me Sirinë. Mosgatishmëria e tyre për ti hyrë betejës me Assadin, i ka lënë hapësirë të lirë Moskës e cila, sëbashku me Ankaranë dhe Teheranin, ka formuar konturet e pasluftës në Siri, konkludon kjo medie amerikane.
Arabia Suadite dhe Irani
Me datë 16 prill 202312, Financial Times informoi se në Bagdad janë kryer bisedime të fshehta mes delegacioneve iraniane dhe saudite. Iranin e përfaqësonte sekretari i Këshillit të lartë për sigurinë kombëtare (NSC) kundëradmirali Ali Shamkhani ndërsa Arabinë Saudite shefi i agjensisë qendrore të zbulimit (GIA), gjenerali i lartpërmendur Khaled bin Ali al-Humaidani. Ky është kontakti i parë në këtë nivel që prej vitit 2011.
Çfarë e nxiti udhqëheqjen politike të Arabisë Saudite për tu afruar me armikun e mallkuar Iranin, të cilin Riadi vetëm para pak kohësh e konsideronte shkakun e të gjithë problemeve dhe destabilitetit në rajon, madje edhe ia refuzonin identitin islam iranian, duke i quajtur ata “fëmijë të magjistarëve” (Banù al-Majus), ose të profetit Zaroaster, të njohur si Zarathustra?
- Ndryshimet e cituara më sipër të politikës amerrikane ndaj Iranit, nëpërmjet të cilëve administrata e Bajdenit dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet, gjë që automatikisht dobëson ndikimin e Riadit në rajon, ndërkohë që forcon atë iranian. Përveç kësaj ushtria amerikane gjithnjë e më shumë po tërhiqet nga rajoni dhe po fokusoihet në “frontin” kundër Rusisë dhe Kinës, gjë që do të thotë se krijohet një vakuum shtojcë në Lindjen e Mesme të cilin dikush duhet ta mbushë. Dhe, kuptohet, nuk ka kush tjetër veç Rusisë dhe Kinës, për të cilët ky rajon është ku e ku më i rëndësishëm sesa për amerikanët, të cilët ka kohë që kanë pushuar së qëni të varur nga nafta e Lindjes së Mesme dhe, nga një eksportues i madh i saj, janë shndërruar në një prej eksportuesve më të mëdhenj të ”arit të zi” në botë;
- Riadi është për bashkëveprim me Iranin i motivuar edhe nga lufta afatgjatë dhe e pasuksesshme me Jemenin, luftë e cila po bëhet gjithnjë e më jopopullore për shoqërinë suadite. Lufta në këta dy vitet e fundit gjithnjë e më shumë po përhapet edhe në territorin suadit, duke u bërë kësisoj kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit. Po shkatërrohen objektet dhe infrastruktura saudite e naftës, sa nga dronëet aq edhe nga raketat balistike. Pas tyre në një mënyrë apo në një tjetër qëndron Irani dhe këtë e dinë shujmë mirë të gjithë. Pra, Riadi (vetëm) tani e ka kuptuar se çfarë i sjell radikalizimi i mëtejshëm i raporteve me Teheranin. Për shkak të politikës megallomane dhe të rrezikshme të Mohamd bin Salmanit mund të rrezikohet edhe vetë mbijetesa e vendit. Sigurisht, atë kanë për ta ndihmuar me armatime dhe diplomaci ShBA dhe Perëndimi si dhe shumë të tjerë, por ama asnjë ushtar nuk ka për tu vrarë për sauditët.
Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/analize/z-meter-kljucne-promjene-na-bliskom-istoku-assad-kao-trazena-roba/