Kryetari i shoqatës “Komuniteti malazez në Republikën e Shqipërisë z. Marinko Culafic, me ftesë të përfaqësuesit të Amzës malazeze z. Miroljub Orlandic, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Shtypshkronja malazeze me alfabet kirilik e shekullit XV dhe XVI” të organizuar nga Amza malazeze në Fakultetin e filozofisë në Shkup.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin gjithashtu drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Dijasporës të Malit të Zi z. Predrag Mitrovic, Ambasadorja e Malit te Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut zj. Marija Petrovic, sekretari i përgjithshëm i Amzës Malazeze z. Ivan Ivanovic, dekani i Fakultetit të filozofisë në Shkup z. Ratko Duev etj.


Me këtë rast z. Culafic, në emër të Komunitetit Malazez në Shqipëri, i dorëzoi certifikatat e mirënjohjes të shpërndara në 3-vjetorin e krijimit te shoqatës ZCGA, Sekretarit të përgjithshëm të Amzës Malazeze z. Ivan Ivanovic dhe përfaqësuesit të kësaj organizate për Maqedoninë e Veriut z. Miruljub Orlandic.