Si për shtetarët ashtu edhe për politikanët me këmbë në tokë është përherë më mirë që të jenë të nenvlerësuar sesa të mbivlerësuar. Të mbivlerësuarit si rregull të zhgënjejnë, ndërsa të nënvlerësuarit nganjëherë dinë të na befasojnë në mënyrë të këndshme.
Karriera politike e presidentit francez Emanuel Makron si e tillë është një befasi, sepse ai mandatin e parë në vitin 2017 e fitoi nga radha e dytë e kandidatëve si person i pavarur, duke u ballafaquar që në fillim të mandatit presidencial me nënvlerësime. Megjithatë, ai që në fillim ishte gjithçka, vetëm jo klloun dritëshkurtër siç ishin para tij Sarkozi dhe Oland. Pastaj, nëpërmjet manovrave të shkathëta arri të marrë edhe mandatin e dytë, gjë që për dy kllounët e parë ishte diçka e pabesueshme. Vetëm në mandatin e dytë Makroni perfeksionoi shkathtësinë e tij të manovrimit, dhe gjithçka ndodhi që nga zgjedhjet europiane dhe deri te këto më të freskëtat, zgjedhjet parlamentare në Francë ishte një operacion i ideuar mirë për thyerjen e së djathtës ekstreme, gjë e cila, sëpaku deri në këtë moment, doli me se ishte efekt.
Është naive të mendosh se ekipi i Makronit nuk e dinte se në eurozgjedhjet po përgatitej humbja, sepse presidenti si rregull është personi më i mirëinformuar në çdo vend, e kësisoj në tavolinën e tij rrjedhin të gjitha analizat e mundshme. Kështu, ka shumë mundësi që, vendimi i Makronit, kur pas suksesit të së djathtës ekstreme në zgjedhjet europiane të shpallte zgjedhjet parlamentare, ishte një ide e menduar mjaft mirë që më përpara, sepse e dinte shumë mirë se kushtetuta franceze është thjesht ideale për atë që nga gara zgjedhore të hidhet jashtë “i treti” i padëshiruar, gjë për të cilën sistemi dyraundësh zgjedhor me shumicë të thjeshtë është thjesht perfekt. Edhe ekipi “inxhinierik” i Makronit filloi të bëjë manovra menjëherë pas fluturimit të së djathtës ekstreme në zgjedhjet europiane, kur filloi procesi i ngritjes të së majtës e bashkuar kjo me të majtën ekstreme dhe të matur, ndërsa vetë Makroni u zhvendos paksa djathtas në mënyrë që degolistëve të thekur në rrënim e sipër t’u hiqte ndonjë mandat në zgjedhjet parlamentare.
Raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare franceze zgjidhi vetëm 76 nga 577 mandatet, e kësisoj për 501 të tjerët u mbajt raundi i dytë, para të cilit Makroni dhe e majta e rilindur u morën vesh madje për 221 zona zgjedhore në mënyrë që ata që kishin dalë dobët në raundin e parë të tërhiqeshin në mënyrë që votat kundër së djathtës ekstreme të bashkoheshin, gjë që përfundimisht doli e frytshme sepse e majta fitoi numurin më të madh të mandateve, në mënyrë që e djathta ekstreme aq entuziaste përfundoi në vendin e tretë. Me këtë ky operacioni “karafili i kuq” kompletoi misionin e tij sepse parlamenti francez është sot më shumë kuq e verdh sesa i zi dhe nuk duhet dyshuar se ky operacion të vazhdojë edhe gjatë operacionit të formimit të qeverisë që vjen më vonë, ku gjithçka do të vlojë nga manovrimet dhe taktizimet.
Destinacioni përfundimtar i këtij operacioni duhet të jetë në zgjedhjet parlamentare në vitin 2027, kur do të duhet të gjendet një trashëgimtar i mundshëm i Makronit, i cili duhet të garojë kundër le Penit dhe ta pengojë të bëhet presidente. Ky operacion ka patur sukses një herë kundër babait të saj në vitin 2002, kur Zhak Shiraku, duke bashkuar të kuqtë, të verdhët dhe blutë, fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve me 82 përqind të votave. Megjithatë, Makroni me frontin e tij të bashkuar fitoi kundër Le Penit në vitin 2022 në raundin e dytë me “vetëm” 58 përqind të votave, dhe pikërisht kjo është e keqja e kësaj pune, sepse bota dhe Franca, që nga koha e Le Penit e deri te e bija Marina, kanë ndryshuar shumë, meqënëse qendra është ngushtuar gjithandej, e kësisoj e ardhmja e Francës dhe e Europës, edhe përkundër shkathtësive të “operatorëve” dhe operacioneve, është realisht e panjohur.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.kurir.rs/licni-stav/4412592/dr-neven-cveticanin-operacija-crveni-karanfil?utm_source=kurir&utm_medium=home_ëidget&utm_campaign=adria_internal