Miodrag Vllahoviç-Pobjeda[i]
Lajmet nga Tbilisi ishin të pritshme. Opozita proeuropiane, “Lëvizja e bashkuar kombëtare” dhe aleatët e saj, shpalli fitoren, gjë që nuk e pengoi “Ëndrrën gjeorgjiane” të kryeministrit- tajkun Bixhine Ivanishvili të bëjë të njejtën gjë. Në horizont edhe një krizë tjetër, ose më mirë të themi vazhdimi i saj. Në vendin i cili krahas Rustavelit dhe Dumbadzhes, lindi edhe një Josif Dugashvil dhe Lavrenti Berija, të cilët vendit të tyre të lindjes dhe njerëzimit, krahas listës së pafundme të të pabërave dhe vuajtjeve njerzore të papërshkrueshme, i lanë si trashëgimi edhe kuptimin për pushtetin i cili është: nëse përgatiten mirë – zgjedhjet edhe nuk janë të rëndësishme.
Për Gjeorgjinë në fqinjësinë e saj direkte me Federatën Ruse, me kufinj të cilët në kuptimin e vërtetë të fjalës mund të ndryshojnë brenda natës, e ngarkuar me territore secesioniste – Osetija e Jugut dhe Abkazija – dhe me një rregjim i cili, pa marrë parasysh gjithçka pararendëse, ndjek interesat ruse, përfshirë edhe ligjin e sapomiratuar mbi agjentët e huaj, në mënyrë që – edhe përkundër protestave të mëdha të opozitës dhe opinionit publik demokratik – shtypi veprimtarinë e organizatave perëndimore të orientuara demokratikisht.
Këtë pjesën mbi “agjentët e huaj” kishim rastin ta dëgjonim para pak kohësh edhe në Mal të Zi. Me synime vërtetë antieuropiane.
NUMURIM FINAL
Kjo e Gjeorgjisë ka ngjashmëri me situatën politike amerikane, natyrisht nëse udhëhiqemi nga veçoritë e njërit dhe tjetrit vend. Me përjashtim të një “detaji”, kjo po qëndron. Mbi format dhe metodat e ndikimit malinj rus në vendin udhëheqës të bashkësisë euroatlantike do të shkruhet për një kohë të gjatë – pa marrë parasysh ecurinë e zgjedhjeve të ardhshme, të cilat, sipas traditës, do të mbahen në të martën e parë të nëntorit.
Politika e jashtme që promovojnë Donald Trampi dhe kandidati i tij për zëvendëspresident Xhejms Vansi, është një segment në të cilin shihet më së miri ndikimi i Kremlinit. Qëndrimet në lidhje me agresionin në Ukrainë janë tregues i asaj se partia republikane – më qëndrimet e thata populiste, përmbajtje dhe projeksione që janë karakteristike që nga koha kur senatori Xhon Mejekn ishte i detyruar të shprehej pro për guvernatoren absolutisht jo kompetente Sara Pejlin – e cila ishte tërësisht në orbitën e Kremlinit. Ka kohë që është bërë më pak e rëndësishme se në çfarë mënyre Trampi u gjend i nënështruar – dhe shumë mund të thonë edhe i shantazhuar – në pozitën e tij ndaj Vladimir Putinit. Rezultati është i dukshëm: republikanët kanë udhëheqje që bën një version të ri të politikës izolacioniste, me qëllim tërësisht të qartë të braktisjes së mbështetjes për Ukrainën.
Deklarata e Trampit se ai do ta mbyllë “atë punën” në Ukrainë për një ose dy ditë është gjëja më e keqe që mund të dëgjohet nga kandidati më i vjetër për president në histori. Por le t’i lëmë mënjanë gafat dhe çudirat – dy janë karakteristikat e rëndësishme të asaj që flet dhe, duke gjykuar për nga shumë dëshmi, edhe që mendon presidenti i dikurshëm.
E para, parë nga ana politika, është më e rëndësishmja, sepse ka pasqyrim, madje edhe model në disa vende të Bashkimit Europian. Politika anti emigracion – le ta quajmë kështu në mënyrë eufemistike – është boshti i lëvizjes politike të Trampit. Nga ajo, pak a shumë në mënyrë të dukshme, shërthejnë ksenofobia dhe mostoleranca ndaj “emigrantëve jolegalë” ose më mirë të themi frika e theksuar dhe e sforcuar nga “aliens”, e cila është fjalë që përdoret për ata që vinë nga jashtë dhe jo vetëm për jashtëtokësorët. Klasa e ulët dhe e mesme e shoqërisë amerikane në këtë sheh rrezikun për atë që ata e përjetojnë si mënyrë amerikane të jetës. Për këtë, edhe mërmërimat më të çuditshme dhe të pazbërthyeshme të Trampit ngjisin te këta “redneck” provincialë dhe të varfëruar nga njëra anë por edhe të klasa e mesme borgjeze amerikane nga ana tjetër. “Ata hanë qentë tuaj, ata hanë macet tuaja, ata hanë kafshët tuaja shtëpijake” do të mbetet një nga refrenet absurde të fushatës së republikanëve.
Por për fat të keq vetëm për ata që nuk do të votojnë për Trampin.
Sepse pasuesit fanatikë nuk i pengojnë aspak dëshmitë e bashkëputorëve të tij të dikurshëm, përfshirë edhe zyrtarët më të lartë ushtarakë, mbi adhurimin e tij për Adolf Hitlerin. I cili, sikurse është i gatshëm të thotë Trampi (është folur jo vetëm sot por edhe para tridhjetë viteve) “megjithatë kishte disa gjëra të mira”?! Krahas kësaj është edhe adhurimi i Trampit për Putinin dhe Kim Jong Unin. Për të parin shfaq adhurim madje edhe para dëshmitarëve, për shkak të fuqisë që ai ka për të eleminuar njerëzit në mënyrë diskrete, ndërsa të dytin sepse e dëgjojnë pa kundërshtuar aspak – të gjithë dhe në të njëjtin moment. Pra, kandidati për president adhuron hedhjet nga dritaret dhe shfaqjet masive të adhurimeve në Feniang.
Shtetet e Bashkuara përbnallen kështu me zgjedhje të cilat nuk ofrojnë zgjidhje. Të gjithë lëshimet dhe gabimet e administratës së Bajdenit dhe fakti që kandidatja demokrate Kamala Harris erdhi në këtë pozicion në mënyrë të logjikshme, por gjithsesi, me krijimin e rrethanane – zbehen para skenarëve të rrezikshëm që mund të sjellë me vete kthimi i Trampit në Shtëpinë e Bardhë.
Por gara ende nuk ka përfunduar – jemi ende larg. Motivimi i votuesve në ditët e fundit të fushatës do të jetë vendimtar.
Na mbetet që me optimizëm të presim rezultatin. Nuk i’a vlen të dëshpërohesh përderisa nuk ka arësye për dëshpërim.
OPTIMIZËM I ÇUDITSHËM
Optimist ishte edhe turneu ballkanoperëndimor i Ursula fon der Lajenit, presidentja e re dhe e vjetër e Komisionit Europian.
Në Beograd ky rast u prish me lajmin se raportuesi i ri i Parlamentit Europian për Serbinë do të jetë ministri i dikurshëm kroat i punëve të jashtme Tonino Picula. Fushata fyese e koordinuar kundër tij, e cili nisi menjëherë – gjë që natyrisht nuk kishte si të fillonte pa miratimin e vetë Aleksandër Vuçiçit – tregoi se kjo përzgjedhje është e jashtëzakonshme. Tamam në qendër!
Më vonë, në konferencën për mediat, presidenti i Serbisë u nervozua nga thirrjet e publikut “Nuk ke për të gërmuar!” (është fjala për demonstratat kundër nxjerrjes së litjumit në Serbi. Shën. i përkth), në mënyrë që pastaj kjo vizitë europiane do të kurorëzohej me refuzimin e takimit të Von der Lajenit me kryeministrin Vuçeviç, për shkak të takimit të tij – bash atë ditë- me një ministër rus.
Gjithçka tjetër kundërmonte kënaqësi dhe mbështetje – në mënyrën dhe në masën që ishte proporcionale me përmendjen e çfarëdolloj problemi në jetën politike të Serbisë dhe në raportet e saj me fqinjët – të njohur, gjysëm të njohur dhe jo të njohur.
Zyrtarja më e lartë europiane kësaj here nuk pati probleme me avionin, “me mjegullën” në Podgoricë dhe dukuri atmosferike të këtilla, por vizita e saj në Mal të Zi rrodhi në një ton kurtuazije dhe ceremonie. Përshtypja për situatën e panjollë u margjinalizua dhe “u lëkund” nga takimi i përgatitur i shefit të ri të Delegacionit të BE-së në Podgoricë, diplomatit austriak me kryetarin e parlamentit, Andrija Mandiç. Informimi nga ky takim tingëllon disi sureal, madje edhe nëse kujtojmë se motivi i mundshëm për këtë takim gjendej në nevojën që të evitoheshin pyetjet përse Fon der Lajeni nuk do të shfaqë kënaqësi që në kabinetin e vojvodës Mandiç e prisnin edhe flamuri tringjyrësh serb.
Presidenti Millatoviç, nga ana e tij, sikurse njoftuan mediat, i paraqiti mikes pengesat dhe rreziqet që qëndrojnë para Malit të Zi në realizimin e idesë super-ambicioze (dhe do të thoja edhe ekstremisht optimiste) se Mali i Zi do të jetë anëtari i ri i BE-së në vitin 2028.
Komunikimet dhe pohimet propaganidstike të kryeministrit Spajiç nuk është nmevoja t’i komentojmë, Ai mund të vazhdojë të promovojë politikën që abstragon jo vetëm situatën në partinë e tij por edhe, mbi të gjitha, në qeverinë në të cilën nominalisht është në krye të saj.
Mbi ecuritë reale shoqërore, ekonomike dhe politike në vendin tonë, të cilat janë thellësisht dhe thelbësisht jo-europiane dhe antieuropiane mund të dëshmojnë, madje në mënyrë shumë të detajuar, të gjithë ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Podgorisë, madje edhe ata që katë shërbim e kryejnë nga Beogradi.
Prandaj themi se është optimist qëndrimi i zonjës Von der Lajen se politika europiane ndaj Podgoricës zyrtare nuk ka për të ndryshuar. “Të gjitha dyert janë të hapura”, “gatishmëria ekziston” – edhe përkundër prirjeve dhe proceseve që shkojnë në drejtim të kundërt. Pas zhgënjimeve dhe karamboleve me mbështetjet për qeveritë e Zdravko Krivokapiçit dhe Dritan Abazoviçit, diplomacia e BE-së do të përpiqet edhe një herë. Optimizëm deri te zhgënjimi i ardhshëm.
Për agjendën europiane malazeze si dhe për aktorët politikë dhe shoqërorë që janë të europianë autentikisht të orientuar – emërimi i Marjana Sharecit, europarlamentare nga Sllovenia, është gjithsesi një lajm i mirë. Madje do të jetë akoma më i mirë nëse kësaj i shtohet edhe mundësia që diplomatja sllovene Marta Kos të jetë komisarja e re europiane për zgjerimin.
ZHGËNJIME PREMTUESE EURO-ATLANTIKE
Diplomacia malazeze, e sakatuar akoma më shumë me grumbullimin krejtësisht të panevojshëm dhe dyfishimin e funksioneve (dy zëvendëskryeministra për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën e jashtme dhe europiane, dhe dy ministra- për punë të jashtme dhe europiane) nuk është në gjendje të ndjekë atë që janë përcaktueset e politikës zyrtare.
Në këtë punë atë e pengojnë edhe pengesa formale, pamundësia e marrëveshjes në relacionin qeveri-president, në lidhje me emërimin e ambasadorëve të rinj, por edhe mungesa e bazës ligjore për një banalizim dhe degradim akoma më të madh të shërbimit diplomatik. Larg syve të opinionit publik dhe pa interesimin elementar të mediave, në Ministrinë e punëve të jashtme po përgatiten ndrryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Punët e jashtme. Në vend të obsesionit për të ashtuquajturit diplomatë karriere – përndryshe obesionin i panevojshëm i sforcuar (populist), në një sistem që është njësuar me me punësuarit në MPJ të Malit të Zi për një kohë të pacaktuar, në kabinetin e Ervin Ibrahimoviçit po përpunohet modeli i angazhimit të diplomatëve të rinj pa kurrfarë dije dhe eksperience diplomatike. Kjo do t’ia hapë derën akoma më shumë punësimit sipas linjës partiake dhe nepotizmit. Gjëra për të cilat, nëse bëhet traditë, do të marrim vesh më shumë kur zëvendëskryeministri Ibrahimoviç nuk do të jetë më ministër. Ose anasjelltas. Por, në këtë rast është optimiste shpresa se diplomacia do të mbetet imune nga punësimet “me rrënjë e me degë”, të cilët, më shumë se kurrë më parë, janë të dukshme në sferat e tjera të pushtetit dhe në sipërmarrjet publike.
Ajo ku as optimizmi nuk mund të ndihmojë është mungesa i politikës konsistente dhe të vërtetë euro-atlantike të qeverisë së Malit të Zi. Janë të kota përsëritjet dhe frazat e kortezisë dhe inkurajimeve. Pa një politikë me përmbajtje europiane, synime dhe motivime – do të përballemi, heret apo vonë, me shpërbërjen e qeverisë së tretë të “pas gushtit”.
Në botën e lidhur dhe të ndërvarur, indikacionet e para të asaj çfarë na pret në muajt dhe vitet para nesh, do të na i japë 5 nëntori në ShBA.
Optimizmi është linja e fundit e mbrojtjes. Për këtë edhe vizita e Ursula fon der Lajenit mund të jetë e dobishme, në Bruksel dhe në Ballkanin Perëndimor, për nja dhjetë ditë, le të themi kështu. Ose plotësisht e panevojshme nëse në Amerikë fiton Donald Trampi.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.pobjeda.me/clanak/optimizam-kao-posljednja-linija-odbrane