Robert Bajruši-[i]
Sikurse mund të pritej, për shkak të proceseve politike të viteve të fundit, në Mal të Zi ndodhi një ndryshim pas a shumë domethënës i strukturës politike të popullsisë, kjo sipas rezultateve të rregjistrimit të popullsisë që bëri publike drejtoria për statistikën e atjeshme (Monstat). Sipas rezultateve, nga 633.158 të rregjistruar vazhdon të ketë më shumë malazezë – 41,12 përqind (256.436 qytetarvë), por është rritur numuri i serbëve që janë 32,93 përqind (205.370), ndërsa boshnjakë ka 9,45 përqind (58.956), shqiptarë 4,97 përqind (30.978), rusë 2,06 përqind (12.824), muslimanë 1,63 përqind (10.162), romë 0,9 përqind (5.629), kroatë 0,83 përqind (5.150), ndërsa 2,88 përqind e qytetarëve të Malit të Zi nuk deshën të deklaroheshin për kombësinë.
Në Mal të Zi rregjistrimi i popullsisë është më shumë çështje politike se statistikore, në mënyrë të veçantë në pjesën që ka të bëjë me përkatësinë etnike dhe gjuhësore. Sepse, që nga referendumi për pavarësinë në vitin 2006, shoqëria malazeze mbeti thellësisht e ndarë në pjesën që dëshironte të mbetej në bashkësinë me Serbinë dhe në pasuesit e pavarësisë së Malit të Zi. Ky ishte rregjistrimi i parë i përgjithshëm i popullsisë pasiqë në vitin 2020, pas tri dekadash në pushtet, ndodhi ndryshimi i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) të Millo Gjukanoviçit. Tani qeverisin kryesisht partitë proruse me në krye Frontin Demoratik.
Në rregjistrimin paraardhës të popullsisë, i zhvilluar në vitin 2011, 44,98 përqind e qytetarëve u deklaruan se malazezë, ndërsa 28,73 përqind si serbë, gjë që do të thotë se tani ka 3,85 përqind më pak malazezë – ose në numur, 22,429, ndërsa serbë ka më shumë 3,85 – ose në numur 17.260. Në të kaluarën, në rregjistrimin e parë pas Luftës së Dytë Botërore 90 përqind e qytetarëve u deklaruan si malazezë, ndërsa si serbë vetëm 1,8 përqind. Në rregjistrimin e fundit në kuadrin e ish Jugosllavisë, në vitin 1991, malazezë kishte 61,9 përqind, ndërsa serbë 9,3 përqind.
Serbizimi më i theksuar shihet në çështjen e gjuhës. Në rregjistrimin e vitit 2011, gjuhën malazeze atëbotë e flisnin 36,97 përqind, serbe 42,88, boshnjake 5,33, shqiptare 5,27 përqind e qyetatarëve. Tani kjo ka ndryshuar dukshëm sepse, megjithëse gjuha malazeze pas rinovimit të pavarësisë në vitin 2006, është shënuar në Kushtetutën e Malit të Zi si gjuhë zyrtare, më shumë qytetarë në Mal të Zi, madje 271.422 (ose 43,52 përqind), kanë deklaruar se flasin gjuhën serbe, ndërsa 225.956 (ose 36,23 përqind) komunikon në gjuhën malazeze.
Me fjalë të tjera, një numur i madh banorësh që deklarohen si malazezë mendojnë se gjuha e tyre është serbishtja, e kjo është pikërisht në përputhje me ideatorët e “botës serbe”, sipas të cilëve të qënit malazez është vetëm përkatësi rajonale (si puna e vojvodinasve, shumadinasve, dalmatinasve apo likasve- këto dy të fundit madje, rajone në Kroaci), por në fakt janë serbë.
Nga gjuhët e tjera në Mal të Zi, boshnjakisht flasin 41.636 qytetarë (ose 6,68 përqind), shqip 27.979 (4,49 përqind), rusisht 13.783 (ose 2,21 përqind) dhe serbokroatisht 9.421 (ose 1,51 përqind). Kur bëhet fjalë për besimin fetar, 443.394 banorë të Malit të Zi janë deklaruar se janë ortodoksë (shumica të Kishës Ortodokse serbe – sepse në Mal të Zi ekziston edhe Kisha Ortodokse malazeze), të besimit islam 124.668 qytetarë, të besimit katolik 20.408, ndërsa ateistë ka vetëm 14.260.
Rezultatet nuk janë befasi sepse rregjistrimit i parapriu një fushatë intensive e forcave proserbe dhe proruse të cilat u bënin thirrje qytetarëve të deklarohen se serbë. Edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka potencuar shumë herë rëndësinë e rregjistrimit për të vërtetuar numurin e serbëve në Mal të Zi.
Duke shpjeguar rezultatet, portali Antena M vëren se një rol të dukshëm ka luajtur edhe Patriarku serb Porfirije i cili pikërisht nga Podgorica u bëri thirrje qytetarëve që në rregjistrim të deklarohen se pjestarë të popullit serb të cilët flasin gjuhën serbe. Për më shumë, me atë rast Porfirije Podgoricën e shpalli qytetin e lindjes shpirtërore të të gjithë serbëve, kështjellën osmane në përbërje të Ribnicës dhe Moraçës si qyteti i Nemanjës, ndërsa gjuhën e Njegoshit e përcaktoi se “gjuhën më të pastër serbe”.
Fushata në prag të rregjistrimeve të kujtonte atë parazgjedhore. Kësisoj, mes të tjerash, Budva ishte e zbukuruar me pllakata në të cilat shkruhej “Krenarë për prejardhjen serbe” dhe shënohej se ushtria serbe ka fituar betejën e Kosovës, gjë që është gënjeshtër historike e kategorisë së parë.
Megjithatë, sikurse analizon metodologu Millosh Beshiç, përfaqësuesit e serbëve në Mal të Zi gjithsesi nuk mund të jenë plotësisht të kënaqur sepse prisnin që, për shkak të nbdryshimit të rrethanave politike, në këto rregjsitrime do të dekaroheshin si serbë shumë më tepër qytetarë. “Ata besojnë se politika e Millo Gjukanoviçit, PDS-së dhe e pavarësisë së Malit të Zi përkohësisht i ka detyruar një numur të caktuar njerëzish që të deklarohen si malazezës, dhe jo si serbë, por ky rregjistrim tregoi se nuk është kështu. Ai tregoi në të vërtetë identitetin kombëtar të Malit të Zi, të fituar nga rrethanat historike dhe politike, dhe me rrënjë të thella, i cili tani është e vështirë të ndryshohet”- shpjegoi Beshiçi.
Skena politike mbetet e ndarë mes proserbëve dhe pasuesve të identitetit autokton malazez. Kryeministri dhe njëkohësisht lideri i Lëvizjes “Europa tani”, Millojko Spajiç, njoftoi në rrjetin X se “fituesi i vtëm dhe i vërtetë i rregjistrimeve është Mali i Zi europian dhe qytetar, i cili është mjaftueshëm i madh për të gjithë”, ndërsa partneri i tij në koalicion, kryetar i parlamentit Andrija Mandiç, njëkohësisht edhe lider i frontit demokratik prorus, nënvizoi se “si pjestar e popullit serb” është i kënaqur me rregjistrimin. “Situata është shumë më e mirë se më parë”, mburret Mandiçi, një nga ata për të cilët Mali i Zi duhet bashkuar me Serbinë, “të zhbëhet” njohja e pavarësisë së Kosovës dhe të dilet nga aleanca e NATO-s.
Nëj gjë nuk i’a arritën, dhe kjo është ajo që synonin që më shumë se gjysma e popullsisë të deklaroheshin se folës të gjuhës serbe. Në këtë rast rryma e Mandiçit do të shpallte referendumin me të cilin në Kushtetutë do të përfshihej neni që gjuha serbe është gjuhë zyrtare në Mal të Zi, dhe me sa duket një gjë e tillë u dështoi, ose e kanë shtyrë për më vonë.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.jutarnji.hr/vijesti/svijet/iza-kulisa-popisa-u-crnoj-gori-veliku-ulogu-odigrali-su-vucic-i-porfirije-a-u-igri-je-i-povijesna-laz-najvise-kategorije-15512873