Pas rreth dy orësh diskutime, naftëtarët kanë dalë pa një vendim të qartë lidhur me kerkesat e tyre.
Si duket Kryeministri Rama ishte aty vetem për të “qarë “ hallin dhe jo për ta zgjidhur atë.
Kryeministri Edi Rama foli për media pas takimit me naftëtarët e Ballshit, të cilët ndërprenë dje grevën e gjatë të urisë, duke pranuar të ulen në bisedime. Pas takimit, kreu i qeverisë tha se është vendosur që qeveria t’i mbështesë naftëtarët financiarisht, por jo me pagën e tyre të punës.
U ulëm të qanim një hall. Po kalojnë një moment aspak të lehtë. Patëm një bashkëbisedim të hapur. Natyrisht çështja e këtyre njerëzve është një çështje që na takon ne ta adresojmë bashkë me ta. Për këtë arsye jemi të gëzuar që kemi marrë përsipër një mbështetje financiare. Nuk merremi me pagat e prapambetura, nuk është çështja jonë ajo, lidhet me detyrimet e kompanisë dhe jo me të qeverisë. Këto çështje i zgjidhin kompanitë. Të gjitha analizat tona tregojnë që rafineria nuk është përgjegjësia jonë. Sikur ta dija se kur mund të rinisë puna, do të ishte e thjeshtë, por nuk mund ta di këtë gjë”,- tha kryeministri Edi Rama.
“Patëm një bashkëbisedim të hapur. Më vjen mirë që i krijuan këto kushte, pasi në kushtet e grevës nuk mund të bisedohej. Janë gjithë ato familje që kalojnë një moment aspak të lehtë. Faktikisht kemi ndarë kohën, në sensin që çfarë janë çështje që lidhen me marrëdhënien private, janë çështje që nuk i takojnë qeverisë, por çështja e këtyre njerëzve sot është një çështje që na takon ne, që ta adresojmë së bashku me ta, me mirëkuptimin e tyre, pasi rruga e thjeshtë ligjore do të ishte që të drejtoheshin në zyrat e punës për të marrë asistencën. Në këtë rast bëhet fjalë për një grup njerëzish që kanë një eksperiencë dhe një formim profesional në një fushë që ne nuk kemi absolutisht luksin ta zhbëjmë.
Për këtë arsye ne i kemi propozuar që qeveria të marrë përsipër një mbështetje financiare në kohë për gjithë punëtorë, nuk mund të jetë paga e punës së tyre, sepse faktikisht rafineria është e fikur. Nuk është çështja jonë paga e prapambetur, ajo është një çështje që ka të bëjë me marrëdhënien e tyre me kompaninë. Vendimi gjyqësor për të cilin ata flasin lidhet me detyrimet e kompanisë, jo me të qeverisë. Qeveria nuk merr përsipër të zgjidhë ato çështje, që i zgjidhin kompanitë. Nuk i takon qeverisë të adresojë atë vendimi gjyqi. Ne nuk jemi dorëzuar lidhur me të ardhmen e kësaj rafinerie, sepse të gjitha analizat tona tregojnë se rafineria nuk është për skrap sot”, tha Rama.
Propozimi i qeverisë duket të jetë për një mbështetje financiare dhe jo shlyerje pagash të prapambetura, çështje të cilën sërish kryeministri Rama e ka cilësuar “private”.
Cuditërisht kjo kompani është kaq private sa vete shteti nuk mund ti prishe qetesinë kësaj privatesie për ata dhjetra familje që kërkojnë mundin dhe djersen e punës së tyre.
Përfaqësuesi i naftëtarëve tha se nuk ka pasur një përgjigje përfundimtare dhe se vendimi për këtë do të merret ditën e nesërme. Dautaj refuzoi ta cilësoi “të kënaqur” daljen nga këto bisedime, por shtoi se “asaj i duhet dhënë kohë”.
“Pas një diskutimi të gjatë asnjë nga palët nuk ka rënë dakord për pagat, është hedhur në tavolinë ideja për muajt në vazhdim për dhënien e një page, jo asistence, një pagë e ndërmjetme midis pagës që ne marrim në rafineri… një pagë e pranueshme, ky është një vendim që do të merret nga naftëtarët ditën e nesërme,” – u shpreh Sokol Dautaj, kryetar i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar.
“Risjellja e një kompanie serioze dhe dhënia e një page,” – kjo është “oferta” që sipas Dautajt ka bërë kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme.
“Vendimin për vazhdimin apo jo të grevës do ta marrin 900 naftëtarët, s’mund ta marrim ne përfaqësuesit, ne kemi një pikë kryesore nga ku nuk heqim dorë, pagat,” – këmbënguli Dautaj.
Takimi i mbajtur në mjediset e Bashkisë së Fierit, nisi rreth orës 18:20 dhe zgjati rreth dy orë.
Ai qe thirrur së dielës pasi gratë naftëtare vendosën të mirëprisnin ftesën e kryeministrit Rama për të ndërprerë grevën e urisë dhe për t’u ulur në diskutime.
Naftëtarët kishin nisur grevën prej muajit shtator, dhe 25 ditët e fundit atë e kishin vijuar gratë. Pretendimet kryesore të tyre mbeten shlyerja e dhjetëra pagave të prapambetura dhe rivënia në punë e rafinerisë.
Në përfundim të këtij takimi, e vetmja arritje është kokfortësia e Ramës për të biseduar me naftetaret vetem kur ata të dalin nga greva e urisë. Grevisitet e mbajten fjalën…dolën nga greva, po qeveria?