Sot Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u njoh me aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që Dhomat e Specializuara në Hagë kanë ngritur ndaj tij. Njëkohësisht edhe Ish-presidenti Thaçi është njohur me të njejten akuze pak orë me vonë.
Po sot Shqipëria Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi në kuadër të “Mini-shengenit Ballkanik”. Ky bashkepunim vjen i hidhur për familjaret e atyre që jane sot para aktakuzave për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.
Gresë Krasniqi ka reaguar ditën e sotme pasi babai i saj, Jakup Krasniqi është duke u përballur me akuzat në Hagë. Duke publikuar një foto në Facebook, ku duket Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç në një krah dhe babai i saj, Jakup Krasniqi në Hagë, në krahun tjetër, Gresë Krasniqi pyet: Shqypni pa m’thuej si je?
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet..