Pa asnjë dëmtim ose njerëz të plagosur ditën e gjashtë të protestës për vrasjen e të riut 25-vjeçar, Klodian Rasha nga një oficer policie përfundoi paqësisht të hënën në Tiranë pasi Kryeministri Edi Rama dha një pension të veçantë financiar për familjen Rasha si një kompensim për ‘humbjen aksidentale të jetës’ të djalit të tyre, sikunder ishte shenuar ne vendimin ne fletoren zyrtare.
Duke brohoritur parulla si ‘Rama Ik!’, “Poshtë diktatura!” dhe “Lironi djemtë tanë!” protestuesit, dukshëm më pak në numër krahasuar me ditët e mëparshme, marshuan përgjatë rrugëve të kryeqytetit nën mbikëqyrjen masive të forcave të policisë që përdorën gaz lotësjellës në raste të rralla sporadike.
Një kordon policie u pa përpara ndërtesës së Kryeministrisë por asnjë incident nuk u regjistrua midis demonstruesve dhe policisë.
Siç u pa protestuesit kryesisht qëndruan përpara ministrisë së brendshme, e cila ishte e rrethuar nga shumë oficerë policie, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve në protestat e mëparshme. Demonstrata ishte shumë e qetë dhe filloi shumë vonë pasi një tubim paqësor dhe grupe jo më shumë se 10 veta ecnin veçmas përgjatë rrugëve.
Ndërkohë raportohet se rreth dhjetëra shqiptarë u mblodhën në Bruksel para Ambasadës Shqiptare në një protestë kundër vrasjes së Rashës. Ata mbanin flamuj shqiptarë dhe brohorisnin parrulla ‘Drejtësi për Klodian!’, ‘Poshtë diktatura!’
Në një ngjarje tjetër ne Fletoren Zyrtare u publikua të hënën një vendim të Kryeministrit Edi Rama sipas kryefamiljarit Qazim Osman Rasha do të marrë një trajtim të veçantë financiar familjar mujor në kompensim për atë që u quajt ‘humbja aksidentale e jetës’ e Klodian Rasha. Vendimi mbante firmën e Kryeministrit Rama./argumentum.al