Ju bëjmë thirrje gjithë naftëtarëve që të bashkohen ditën e nesërme, 17 shtator, ora 11:00, para ministrisë së infrastrukturës dhe energjisë!
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen dhe t’na mbështesin në kërkesat tona. bashkohemi për të drejtat tona, për djersën e ballit dhe bukën e fëmijëve! punë, pagë, perspektivë!”, thuhej në njoftimin e naftëtarëve.
Eshte kjo thirrja që ka bashkuar naftëtaret por dhe aktiviste të shoqerisë civile në një proteste e cila duhet të ishte paqësore para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por që degjeneroi në përplasje fizike me policinë.
Në fakt janë të rralla rastet kur në rruget e Tiranës shohim protesta për gjendjen e vështirë ekonomike , jashtë aureoles politike.
Por edhe kur ndodh kështu, fatkeqësisht përballen me dhune dhe arrogance shtetërore.
Naftëtaret e Ballshit protestuan para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për të kërkuar një të drejte të tyre,. Ata deklarojnë se ndodhen në gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe se kanë 20 paga të pa marra dhe 11 muaj pa punë.
Por forca të policisë kanë ndërhyrë për të mos lejuar mbajtjen e protestës, për shkak të pandemisë së COVID-19.
“Prej shumë vitesh ne, naftëtarët e Ballshit, jemi vjedhur, tallur e nëpërkëmbur nga pronarët dhe pushtetarët. Kemi thuajse 20 paga pa marrë, edhe pse i kemi fituar me gjyq. Jemi të papunë këta 11 muaj të fundit, pa bukë për fëmijët dhe familjet tona!
Gjatë protestës së naftëtarëve në Tiranë, shumë prej tyre kanë deklaruar se protestat do të shkojnë deri në grevë urie. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj thotë se nuk përjashtohet si mundësi, por fillimisht presin reagimin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës.
”Prej 2 javësh ne kishim filluar për të firmosur kontratën. Ne sot gjendemi përpara godinës së ministrisë nga vetë ministre. Normalisht ata mund të heshtin. Përderisa kryeministri e publikoi në faqen e tij atëherë do na plotësohet. Të gjithë naftëtarët janë në kushte të këqija ekonomike. Ne po flasim për mbijetesën e rafinerisë, jo për paratë. Në grevë urie këta të lënë të vdesësh. Nuk përjashtohet si opsion. Ne duam një përgjigje nga ministrja se çfarë do bëhet sot. Unë kam dy fëmijë”,-tha Dautaj.
Ndërkohë dhe Partia Demokratike ka reaguar pas protestes së naftëtarve dhe përplasjes së tyre me policinë. PD thekson se qeveria duhet të dëgjojë zërin e tyre dhe t’u zgjidhë problemin pa vonesa dhe mashtrime. ”Edi Rama duhet të mbajë premtimet që u ka dhënë naftëtarëve. Të autorizojë Belinda Ballukun që të presë përfaqësinë e naftëtarëve”,- thuhet në deklaratën e PD-së
Policia e Shtetit nuk duhet të përdoret kundër qytetarëve. Naftëtarët janë në të drejtën e tyre për të kërkuar pagat e prapambetura dhe vijimin e punës. Qytetarët nuk mund të shfrytëzohen, të mos paguhen dhe në vend të zgjidhjes, të dhunohen nga Policia. Kjo është e turpshme!
Edi Rama nuk duhet të fshihet pas punonjësve të Policisë! Ai duhet të mbajë premtimet që u ka dhënë naftëtarëve. Të autorizojë Belinda Ballukun që të presë përfaqësinë e naftëtarëve!
Qeveria duhet të dëgjojë zërin e naftëtarëve dhe t’u zgjidhë problemin pa vonesa dhe mashtrime të tjera. Policia e Shtetit nuk duhet të jetë përballë qytetarëve, por përballë atyre që e vjedhur Rafinerinë e Ballshit.
© Argumentum